Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 10-11-07, 17:07   #1
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Mbijetesa hebraike dhe etika e "BESĖS"- Rrėfim i panjohur pėr holokaustin nė Shqipėri

Ky artikull ėshtė botuar tek e Pėrmuajshmja e Kongresit Hebraik Amerikan.

MBIJETESA HEBRAIKE DHE ETIKA E “BESĖS” - RRĖFIM I PANJOHUR PĖR HOLOKAUSTIN NĖ SHQIPĖRI

Nė veprėn e tij Shpėtimi nė Shqipėri (Rescue in Albania), Harvey Sarner, shkruan se nė Kanun nuk ekziston koncepti modern i Perėndimit pėr “tė huajin”. Nė tė ekziston vetėm koncepti i “mysafirit”. Prandaj, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė Shqipėri nuk kishte hebrenj “tė huaj” por vetėm hebrenj “mysafirė“, qė duhej tė strehoheshin dhe tė mbroheshin, qoftė edhe me koston e jetės.

Nga: Shirley Cloyes DioGuardi, Kėshilltare e Ēėshtjeve Ballkanike e LQSHA

Ka shumė pak njerėz qė kanė njohuri pėr historikun e gjatė tė tolerancės fetare shqiptare dhe rezistencėn e tyre ndaj shtypjes. Kėta njerėz nuk kanė njohurinė mė tė vogėl se gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, tė gjithė hebrenjtė qė jetonin nė Shqipėri dhe ata qė kishin arritur tė shkelnin dhe tė kėrkonin strehė nė kėtė tokė i shpėtuan zhdukjes nga Holokausti. Kėto informata u ndrydhėn e shtypėn nga regjimi komunist - stalinist i Enver Hoxhės, i cili e sundoi Shqipėrinė pėr njė gjysmė shekulli. Kur hebraikėt evropianė filluan tė iknin nga vendet e tyre nė drejtim tė Shqipėrisė, me qėllim qė t’i shpėtonin asaj qė po shpalosej para syve tė tyre nė Evropėn Perėndimore nė fillim tė viteve tė tridhjeta, nė Shqipėri jetonin rreth 200 hebrenj. (Tė dhėnat arkeologjike dokumentojnė praninė e hebrenjve nė tokat shqiptare qė nga epoka e sundimit romak). Nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore, nė Shqipėri jetonin afėr 2000 hebrenj, i vetmi vend qė mund tė pohojė me tė drejtė se brenda kufijve tė tij tij i kishin shpėtuar Holokaustit tė gjithė hebrenjtė.
Njėri ndėr dėshmitarėt mosekzistimit tė antisemitizmit nė Shqipėri ishte Herman Bernshtajn, edhe vetė hebre, i cili ishte ambasador i ShBA-ve nė Shqipėri nga viti 1930 deri nė vitin 1933. Nė letrėn e tij Bernshtajn shkruante se: “Nė Shqipėri nuk gjen dot as edhe njė gjurmė tė vetme tė ēfarėdo diskriminimi kundėr hebrenjve, pėr arsye se Shqipėria ėshtė njėri ndėr vendet e rralla nė Evropėn e ditėve tė sotme ku nuk ekzistojnė paragjykimi dhe hasmėria fetare, megjithėse shqiptarėt vetė janė tė ndarė nė tri fe ...” – botuar nė “The Jewish Daily Bulletin“, Nju-Jork, vėllimi XI, nr. 2821, 17 prill 1934. Njėri ndėr faktorėt qė ndikuan nė kėtė argument tė mrekullueshėm ishte fakti se shqiptarėt ishin tė izoluar nga antisemitizmi i institucionalizuar shekullor i Evropės Perėndimore. Mirėpo, arsyeja kryesore pse shqiptarėt i mbrojtėn dhe i shpėtuan hebrenjtė ishte historia e tyre e tolerancės fetare e mbėshtetur nė Kanun dhe nė kodin e tij bazė tė “Besės”. Mehmet Hysref Frashėrit, pasardhės i njėrės prej familjeve mė me ndikim nė historinė politike tė Shqipėrisė, i cili i shpėtoi hebrenjtė nga Holokausti nazist, thotė se “Shqiptarėt nuk ishin tė befasuar; ata kanė menduar dhe mendojnė se shpėtimi i hebrenjve ishte veprim normal”. Deklaratės sė tij i bėn jehonė Beqir Qoqja, plaku nėntėdhjetetrevjeēar, i cili edhe sot e kėsaj dite jeton nė po atė shtėpi nė tė cilėn familja e tij e kishte strehuar Avraham Elisaf-in (Avraham Gani), nga viti 1943 deri nė vitin 1944. “Gjithė jetėn kam qenė mysliman i pėrkushtuar”, - i ka deklaruar Qoqja njė fotoreporteri tė arteve tė bukura nė njė intervistė nė vitin 2004. “Nuk bėmė asgjė tė veēantė; hebrenjtė i kemi vėllezėr e motra”.

“Shqiptarėt besėn e kanė pėr mikun e jo pėr ta shitur“
Duke i shpėtuar hebrenjtė, shqiptarėt, myslimanė e tė krishterė, jo vetėm qė rrezikuan jetėn e tyre, por deri tani nuk ka dalė as edhe njė rast i vetėm qė tė dėshmojė se ata kanė marrė ndonjė kompensim nga tė shpėtuarit. Kur Avraham Gani ofroi ta kompensonte Beqir Qoqjen pėr atė qė kishte bėrė familja e tij, Qoqja nuk pranoi dhe i tha atij se “Shqiptarėt besėn e kanė pėr mikun e jo pėr ta shitur“, pra jo pėr tė shkėmbyer me para.
Megjithėse Kanuni pėrmban vistėr rregullash, qė sipas publikimeve tė ndryshme, shpeshherė duken tė rėnda dhe pėr kohėn tonė arkaike me qė lejojnė gjakmarrjen, ai ėshtė kryesisht pėrmbledhje e ligjeve tė zakonshme shqiptare, tė cilat mbulojnė dhe rregullojnė tė gjitha aspektet e jetės brenda familjes, katundit dhe fisit me anėtarėt e fiseve tė tjera dhe me tė huajin, qoftė ky edhe nga skaji i botės. Kanuni ka qenė themel i shoqėrisė shqiptare pėr shekuj me radhė dhe siē shkruan profesori Leonard Foks (Fox) nė parathėnien madhėshtore tė pėrkthimit tė Kanunit nė gjuhėn angleze nė vitin 1989, ai ėshtė njė “shprehje dhe reflektim i karakterit shqiptar” – (Leonard Fox, Introduction to The Code of Leke Dukagjini, translated by Fox from the Albanian text collected and arranged by Shtjefen Gjecov (New York: Gjonlekaj Publishing Company, 1989), p. XIX).


__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 10-11-07, 17:07   #2
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mbijetesa hebraike dhe etika e "BESĖS"- Rrėfim i panjohur pėr holokaustin nė Shqipėri

Shtėpia e shqiptarit ėshtė e Zotit dhe e mysafirit
Besa, e cila ndėrlidh nderin personal dhe respektin e barazinė me tė tjerėt, nė mėnyrė tė pandashme dhe komplekse, ėshtė themel i Kanunit. Besa ka domethėnie tė shumėfishtė, duke filluar nga feja, mirėbesimi paqėsor, armėpushimi dhe fjala e nderit deri te premtimi i shenjtė dhe obligimi pėr ta mbajtur premtimin dhe pėr tė ofruar mikpritje dhe mbrojtje. Ajo parasheh mbrojtjen e mikun nė mėnyrė tė palėkundur dhe tė pakompromis, nėse lipset edhe me kusht vetėsakrifikimi. Kėshtu, fjala vjen, kapitulli i tetėmbėdhjetė i Kanunit, qė i kushtohet “nderit shoqėror” hapet me parimin se “Shtėpia e shqiptarit ėshtė e Zotit dhe e mysafirit”. Mė pas kapitulli thekson se “Mysafirin e lodhur duhet pranuar dhe rrethuar me nder. Atij i lahen kėmbėt. Ēdo mysafiri duhet t’i shtrohet sofra nė shtėpinė mikpritėse”. Pas hyrjes nė shtėpi, mysafiri “duhet ta dorėzojė armėn e tij nė shenjė respekti pėr mikpritjen dhe mbrojtjen, sepse pasi i ėshtė thėnė “mirėserdhe” ai nuk ka pėrse tė frikėsohet, sepse e di qė ti je i gatshėm ta mbrosh atė nga tė gjitha rreziqet. Kanuni “kėrkon qė mysafiri tė pėrcillet deri larg truallit qė tė mos jetė viktimė e ndonjė vepre tė shėmtuar dhe tė ligė”. “Nė qoftė se dikush mysafirin tėnd e tall, e vė nė lojė apo e shanė, ti je i obliguar ta mbrosh nderin e tij edhe nėse tė rrezikohet jeta”.
Nė Kanun nuk ekziston koncepti modern i Perėndimit pėr “tė huajin”. Nė tė ekziston vetėm koncepti i “mysafirit” - (Harvey Sarner, Shpėtimi nė Shqipėri - Rescue in Albania. Faqe 63). Prandaj, nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nuk kishte hebrenj “tė huaj” por vetėm “mysafirė“ hebrenj, qė duhej tė strehoheshin dhe tė mbroheshin, qoftė edhe me jetė.
Historia e Ali Aliut nga Puka
Historia e Ali Aliut, pronar i njė shitoreje mallrash tė pėrziera nė Pukė, e ilustron nė mėnyrė dramatike shkallėn, nė tė cilėn shkuan shqiptarėt pėr t’i shpėtuar hebrenjtė.
Nė vitin 1943, njė automobil gjerman qė po bartėte nėntėmbėdhjetė tė burgosur shqiptarė drejt njė pune tė rėndė e tė detyrueshme dhe njė hebre, kishte ndaluar para shitores sė Aliut. Duke shfrytėzuar ndalimin, Aliu, qė gjermanishten e kishte folur nė mėnyrė tė mrekullueshme, i kishte ftuar nazistėt tė hynin nė shitoren e tij, u kishte ofruar atyre tė hanin dhe i kishte qerasur me verė, derisa ishin bėrė tapė. Ndėrsa po pinin, Aliu kishte arritur t’ua mbushte mendjen nazistėve se ishte e udhės qė edhe tė burgosurve t’u jepte diēka pėr tė ngrėnė. Me kėtė rast, tė burgosurit tė ri hebre i kishte dhėnė njė flegėr pjepri. Brenda saj, Aliu kishte fshehur njė pusullė, nėpėrmjet tė cilės e udhėzonte tė ikte nė mal dhe ta priste atė nė njė vend tė caktuar. Por, nė nisje, gjermanėt e kishin hetuar mungesėn e hebreut tė kapur prej tyre dhe kishin shpėrthyer nė zemėrim deri nė xhindosje.
Aliun e kishin tėrhequr zvarrė nė sheshin e katundit dhe e kishin lidhur pėr muri. Mė pas gjermanėt i kishin drejtuar atij tytėn nė zverk katėr herė, por ai prapė se prapė nuk e kishte nxjerrė fshehtėsinė. Mė nė fund, gjermanėt kishin hequr dorė nga kėrkimi i hebreut tė ikur, por mė pas ishin kthyer sėrish dhe kishin kėrcėnuar se po qė se Aliu nuk e tregonte tė vėrtetėn do ta digjnin tėrė katundin. Megjithatė Aliu nuk ishte ligėshtuar pėr asnjė ēast dhe mė vonė gjermanėt ishin larguar nga Puka pėrgjithmonė.
Aliu kishte shkuar dhe e kishte gjetur tė hebreun e ikur, qė mbante emrin Yasha Bayuhovio dhe e kishte mbajtur atė tė fshehur nė shtėpinė e tij dy vjet, deri kur lufta kishte marrė fund. Sot ai ėshtė dentist dhe jeton nė Meksikė (marrė nga kujtimet e Enverit, djalit tė Aliut, dhėnė Norman Gersham nė Tiranė nė maj tė vitit 2004).
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-11-07, 17:08   #3
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mbijetesa hebraike dhe etika e "BESĖS"- Rrėfim i panjohur pėr holokaustin nė Shqipėri

Kanuni - pjesa qendrore e mbijetesės shqiptare
Shqiptarėt njihen gjerėsisht si banorėt mė tė vjetėr tė Evropės Juglindore. Ata janė pasardhės tė ilirėve, bėrthamės sė popullsisė parahelenike qė shtrihej nga Greqia deri nė Itali. Ilirėt i rezistuan asimilimit gjatė gjashtė shekujve tė sundimit romak mbi Ilirinė, i ruajtėn normat e tyre kanunore e ligjore dhe e ruajtėn kulturėn dhe gjuhėn e tyre, qė tė dy kėto veēori qė dallojnė dukshėm nga kultura dhe gjuha e fqinjėve tė tyre nė Evropėn Juglindore. Ilirėt e sotėm janė shqiptarėt, qė pėrdorin alfabetin latin, ndėrsa fqinjėt e tyre janė sllavėt tė cilėt pėrdorin alfabetin cirilik. Shqiptarėt janė myslimanė, katolikė dhe tė krishterė ortodoks qė kanė jetuar pėrkrah njėri-tjetrit nė harmoni pėr shekuj tė tėrė me radhė. Kanuni ka qenė themeli qendror i mbijetesės shqiptare tė gjendur pėrballė okupimit dhe gjenocidit shekullor. Si i tillė, Kanuni ėshtė formė e mbamendjes kolektive, e identitetit kulturor dhe e rezistencės. Besohet se disa nga traditat qė pėrshkruan Kanuni burojnė qė nga lashtėsia. Ato ishin bartur nė rrugė gojore nga brezi nė brez, me tė dhėna e shtesa nga autorė tė ndryshėm. Sė fundi, teksti i Kanunit (pėr tė cilin ne nė anglishte e pėrdorim fjalėn “Canon”) i atribuohet Lekė Dukagjinit, princit shqiptar qė jetoi nė shekullin e pesėmbėdhjetė (1410 deri nė vitin 1481). I arsimuar dhe edukuar nė vendlindjen e tij, Shkodėr tė Shqipėrisė dhe nė Venedik tė Italisė, Dukagjini mė pas shndėrrohet nė lider tė rezistencės shqiptare kundėr turqve otomanė, tė cilėt e pushtuan gadishullin ballkanik nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė katėrmbėdhjetė. Dukagjini ishte bashkėkohės dhe bashkatdhetarė e shok i armėve i Gjergj Kastriot Skėnderbeut, heroi kombėtar i shqiptarėve dhe figura qendrore e shekullit tė pesėmbėdhjetė qė luftoi kundėr otomanėve 25 vjet rresht dhe ua pamundėsoi atyre ta pushtonin Evropėn. Megjithėse Dukagjini vazhdoi tė luftonte kundėr dominimit otoman edhe njė dekadė pas vdekjes sė natyrshme tė Skėnderbeut nė janar tė vitit 1468, ai shquhet pėr kodifikimin e ligjeve e tė rregullave, qė mė pas do tė merrnin njiheshin si Kanun. Linguisti i ndjerė shqiptar, Martin Camaj, ka theksuar se “forma natyrore e kėtij ligji tė pashkruar ngelet e ngulitur nė shpirtin dhe mbamendjen e njė populli tė lashtė me tradita pėrherė nė kontakt dhe nė konflikt dhe ligjet e tė tjerėve qė vinin si pushtues”. “Rregullat e Kanunit”, thoshte ai, “qenė tė paprekshme. Ato kishin pėrparėsi mbi tė gjitha ligjet tjera”. – (Martin Camaj, Foreword to The Code of Leke Dukagjini, op. cit., p. xv. Parathėnie Kanunit tė Lekė Dukagjinit). Kėto rregulla janė ilustruar nė mėnyrė dramatike gjatė 500 vjetėve tė rezistencės qė shqiptarėt i bėnė okupimit turk, nga shekulli i pesėmbėdhjetė deri nė fillim tė shekullit tė njėzet. Sipas asaj qė shkruan Leonard Foks (Fox) nė parathėnien e botimit anglisht tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit, faqe 17, Syrja Pupovci nė parathėnien e tij bėrė ribotimit tė Kanunit nė nė vitin 1972, shkruan se ruajtja e Kanunit “ishte njėri ndėr elementėt mė tė rėndėsishėm qė e ndihmuan popullin shqiptar ta ruante individualitetin e tij nėn pushtimin e gjatė turk”. Kur otomanėt i pushtuan tokat shqiptare, shoqėria shqiptare kishte njė sistem tė pėrcaktuar mirė tė organizimit klanor dhe tė gjithė shqiptarėt ishin tė krishterė, katolikė dhe ortodoksė. Otomanėt vendosėn qė t’i shkatėrronin kėto klane nėpėrmjet konvertimit tė detyruar nė islam dhe pranimit tė detyruar tė ligjeve islamike. Megjithėse konvertimi masiv nė islam ndodhi nė shekullin e shtatėmbėdhjetė, kur zyrtarėt otomanė rėnduan popullsinė jomyslimane me taksa e tė dhjeta tė shumta, otomanėt nuk ia dolėn kurrė ta shkatėrronin as sistemin klanor shqiptar, as fuqinė e Kanunit. Konvertimi nė islam u bė vetėm sa pėr sy e faqe. Martesat e pėrziera midis myslimanėve dhe tė krishterėve janė veprim i rėndomtė edhe sot e kėsaj dite dhe religjioni pothuajse asnjėherė nuk ėshtė bazė konflikti, kjo pėr arsye se ai pėr identitetin shqiptar, individual dhe kolektiv qoftė, ėshtė dytėsor. Sipas Kanunit, “nuk ka dallim midis kėtij apo atij burri. Shpirti pėr shpirtin, tė gjithė janė tė barabartė para Zotit”.
Prifti franēeskan, Shtjefen Gjeēovi
Njeriu qė do ta kodifikonte Kanunin pėrfundimisht nė formė tė shkruar ishte prifti franēeskan i lindur nė Kosovė nė vitin 1874, Shtjefen Gjeēovi. Gjeēovi ishte njė shqiptar i zjarrtė qė kishte marrė pjesė nė kryengritjen e pėrgjithshme tė vitit 1912 kundėr turqve, e cila filloi pasi qė mė parė njė grup liderėsh shqiptarė e shpallėn pavarėsinė e Shqipėrisė nė Prizren (qė sot gjendet nė Kosovė)
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-11-07, 17:08   #4
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mbijetesa hebraike dhe etika e "BESĖS"- Rrėfim i panjohur pėr holokaustin nė Shqipėri

Nė vitin 1918, shteti shqiptar u njoh dhe u krijua vetėm falė ndėrhyrjes sė presidentit Amerikan Vudro Vilson
Me kėtė kryengritje shqiptarėt e hoqėn qafe pushtimin 500 vjeēar tė Turqisė, por prapa shpine u erdhi pushtimi sllav, qė solli nė skenė luftėn ballkanike tė vitit 1912-13, nė tė cilėn u vranė apo vdiqėn nė forma tė tjera, njė gjysmė milioni shqiptar pėr t’u ndjekur mė pas nga shpėrthimi i njė racizmi, asimilimi tė detyruar, pėrzėnie e dėbimi, okupimi e gjenocidi tė paparė nė duart e regjimeve armiqėsore sllave, qė vende-vende, nė forma tė ndryshme vazhdojnė edhe sot e kėsaj dite.
Kjo ēėshtje ėshtė objekt tjetėr studimi dhe duhet ndarė nga ajo tė cilės i kushtohet ky shkrim. Ajo qė vlen tė theksohet ėshtė fakti se pas luftėrave ballkanike, shqiptarėt u ndanė padrejtėsisht dhe artificialisht. Me miratimin e tė ashtuquajturave Fuqive tė Mėdha, (Austro-Hungaria, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia), Serbia aneksoi gjysmėn e tokave shqiptare, duke pėrfshirė Kosovėn dhe pjesė tė tjera tė tokave shqiptare iu dhanė Malit tė Zi dhe Greqisė. Dhe nė vitin 1918, shteti shqiptar u njoh dhe u krijua vetėm falė ndėrhyrjes sė presidentit tė atėhershėm tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Vudro Vilson. Nė vitin 1939, kur forcat fashiste tė Musolinit hynė dhe e pushtuan Shqipėrinė, vendi qė nga viti 1925 ishte monarki. Nė vitin 1943, italianėt u pasuan nga nazistėt gjermanė, tė cilėt qėndruan kėtu derisa nuk u mposhtėn nga forcat aleate pas mė shumė se njė viti. Apostol Kotani, autoriteti kryesor i historikut tė hebrenjve nė Shqipėri dhe bashkėkryesues i Shoqatės sė miqėsisė Shqipėri-Izrael sė bashku me Dr. Petrit Zorbėn, thotė se nė fillim, shqiptarėt i strehuan dhe mbrojtėn hebrenjtė me vetiniciative dhe nė mėnyrė tė pakoordinuar. Mė vonė, nėn sundimin gjerman, gjendja u pėrkeqėsua dhe rreziku u shtua , prandaj operacionet e shpėtimit morėn formė mė tė organizuar dhe nė qytete dhe katunde ku ishin strehuar hebrenjtė, filluan t’i largonin ata nga njėri nė vendin tjetėr, qoftė me pasaporta tė rreme qoftė duke i maskuar qė tė dukeshin si katundarė shqiptarė. Zyrtarėt qeveritarė shqiptarė miratuan pak rregulla anti-hebraike, por vetėm sa pėr tė qetėsuar pėr sy e faqe italianėt dhe gjermanėt. Sepse ata kurrė nuk i zbatuan kėto rregulla, as edhe njė herė tė vetme. Kur gjermanėt u kėrkuan liderėve shqiptarė tė pėrpilonin listėn me emrat e hebrenjve qė jetonin nė Shqipėri nė vitin 1943, ata refuzuan – (Apostol Kotani, “Vepra heroizmi - Acts of Heroism,” Illyria, #369 New York, NY, 1997) Siē ka vėnė re filantropi amerikano-hebre, Harvey Sarner, nė librin e tij “Shpėtimi nė Shqipėri – Rescue to Albania”, rėndėsinė e Shqipėrisė si strehė tė shenjtė e dėshmon fakti se Holokaustit arritėn t’i shpėtonin vetėm 10 pėr qind e 70 mijė hebrenjve qė jetonin nė territorin fqinj tė Jugosllavisė. Dhe kjo pjesė e tyre arriti tė shpėtonte vetėm falė shqiptarėve tė shumtė qė jetonin jashtė kufijve aktualė tė Shqipėrisė e qė ashtu si tė tjerėt ishin nėn sundimin nazifashist si nė Kosovė, Maqedoni dhe Mal tė Zi. Ata i strehuan hebrenjtė, i pajisėn me dokumente tė rreme dhe u siguruan transport tė sigurt pėr nė Shqipėri
Kush e fshehu dhe e keqinterpretoi historinė, kulturėn dhe realitetin shqiptar?
Gjatė pesėdhjetė viteve tė pasluftės sė Dytė Botėrore deri nė rėnien e Murit tė Berlinit, historia, kultura dhe realiteti i shqiptarėve ose u fshehėn ose u keqinterpretuan nė mėnyrė drastike nga shtypėsit e tyre. Nė Shqipėri, diktatori komunist, Enver Hoxha , pėr 46 vjet me radhė ia imponoi vendit tė tij njėrin ndėr regjimet mė tė centralizuara, mė represive dhe mė totalitare qė kishte njohur bota ndonjėherė nė gjithė historinė e saj. Qeveria e Enver Hoxhės dhe pasardhėsit tė tij, Ramiz Alia, vrau apo burgosi qindra mijėra shqiptarė. Ndėrkohė, nėn sundimin e Titos, shqiptarėt qė jetonin jashtė kufijve tė Shqipėrisė, nė territorin qė dikur njihej si Jugosllavi, iu nėnshtruan njė shtypjeje tė egėr antishqiptare.
Ku i gjen sot hebrenjtė qė jetonin nė Shqipėri
Shumica e hebrenjve nga Shqipėria imigruan nė Izrael. Kjo u arrit falė pėrpjekjeve dhe angazhimit tė guximshėm tė Josef Jakoelit dhe bijės sė tij, Felicita, pas rėnies sė komunizmit nė vitin 1991. Josefin, qė kishte lindur nė komunitetin historik tė hebrenjve nė Vlorė, komunitet qė daton nga shekulli i gjashtėmbėdhjetė dhe motrėn e tij i kishte shpėtuar shqiptari me fe myslimane, Shyqyri Myrto
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-11-07, 17:09   #5
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mbijetesa hebraike dhe etika e "BESĖS"- Rrėfim i panjohur pėr holokaustin nė Shqipėri

Kush e ndihmoi daljen nė dritė tė pėrmasave tė angazhimit dhe tė sakrificės shqiptare?
Por, mbase ne kurrė nuk do tė arrinim t’i mėsonim pėrmasat e angazhimit shqiptar pėr shpėtimin e hebrenjve gjatė Holokaustit, po tė mos ishte udhėtimi qė nė vitin 1990 e bėnė nė Shqipėri, kongresisti Tom Lantos, edhe vetė i mbijetuar i Holokaustit nė Hungari dhe ish-kongresisti Joe DioGuardi. Ata qenė zyrtarėt e parė amerikanė qė po shkelnin tokėn e Shqipėrisė brenda pesėdhjetė viteve tė fundit. Nė pėrpjekje pėr t’i hyrė nė zemėr kongresistit Tom Lantos, diktatori Ramiz Alia, ia prezantoi atij njė arkiv tė paparė mė parė me letra, fotografi dhe pjesė tė kėputura gazetash qė flisnin pėr shqiptarėt qė ndihmuan e shpėtuan hebrenj gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Mė pas, DioGuardi i dėrgoi kėto dosje nė Izrael, ku ato u vėrtetuan nga Jad Vashemi (Yad Vashem). Nė vitin 1995, me ndihmėn e kongresistit Lantos dhe tė ish-kongresistit Ben Gilman, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan punoi me Muzeun Memorial Amerikan tė Holokaustit nė Uashington DC, pėr ta bashkėngjitur Shqipėrinė, mė parė e pa vėnė re nė sektorin e Muzeut, “Nė mesin e Kombeve tė Nderuara– Righteous among Nations”. Sot, nė shtetin shqiptar jetojnė rreth 3.5 milionė shqiptarė dhe rreth tre milionė tė tjerė jetojnė pėrkrah kufijve tė tij nė Kosovė, nė Maqedoni, nė Mal tė Zi, nė Luginėn e Preshevės (Serbi jugore) dhe nė Ēamėri (Greqia veriore), ndėrkohė qė rreth tetė milionė tė tjerė jetojnė nė diasporė, kryesisht nė Shtetet e Bashkuara, nė Evropėn Perėndimore, nė Turqi dhe Australi, pasi qė mė parė ishin detyruar t’i iknin terrorizmit sllav tė sponsorizuar nga shteti dhe mė pas po kėtij terrorizmi veē kėsaj radhe me ngjyrėn e komunizmit, qė pllakosi tokat shqiptare, brenda dhe jashtė Shqipėrisė.
Shqiptarėt i mbijetuan shekujt e gjatė tė shtypjes dhe sundimit tė tė huajve falėrespektit qė kishin pėr vlerat dhe etikėn e fuqishme tė Kanunit
Megjithėse nė epokėn e pasluftės u burgosėn, u torturuan dhe u vranė miliona shqiptarė, pėrpjekjet komuniste dhe sllave pėr t’ia ndrydhur dhe shkatėrruar qenien shqiptare traditat, zakonet dhe normat thelbėsore tė Kanunit, dėshtuan. Ajo qė u ka mundėsuar shqiptarėve qė nė vazhdimėsi ta mbronin veten pas njė fati tė dhembshėm tė pėrcaktuar nga pushtuesit dhe sundimtarėt e tyre, ėshtė vlera dhe respektimi i etikės sė fuqishme tė Kanunit. Kėto vlera dhe kjo etikė janė pikėrisht ajo qė i bėri shqiptarėt tė merrnin njė rol tė paparė pėr shpėtimin e hebrenjve nga Holokausti. Kjo ilustron fuqishėm ndėrlidhjen intime midis besės dhe tolerancės fetare qė e kanė karakterizuar Shqipėrinė e shqiptarėt ndėr shekuj. Nė shekullin 21, shqiptarėt duhet tė fillojnė t’i shėrojnė dhe tejkalojnė pasojat destruktive psiko-shoqėrore tė shkaktuara nga okupimi qindvjeēar dhe nga racizmi dhe gjenocidi. Njėkohėsisht, historia e tyre nuk ėshtė vetėm histori e shtypjes, por ashtu siē na dėshmon sjellja e tyre e guximshme gjatė Holokaustit, ajo ėshtė edhe histori e rezistencės ndaj shtypjes, histori e tolerancės fetare dhe histori e pėrkushtimit pėr drejtėsinė./

(Pėrktheu: Musli Bazhdaraj Pėrg.pėr botim Elida Buēpapaj)
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-11-07, 22:40   #6
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mbijetesa hebraike dhe etika e "BESĖS"- Rrėfim i panjohur pėr holokaustin nė

Interesant, se si e permendin kanunin lidhje e palidhje vetėm per t'mos i atribuar meritat komunitetit tė duhur. Edhe sot, edhe pse jemi te bindur qe kanuni nuk eshte ne favor te shqiptarve, disa prap se prap mundohen me ēdo kusht ta manipulojn popullin me nje ligjė qė te qon drejt e n'shkatrrim.


Si ka shpetuar Kanuni "ēifutėt" nga Holokosti !
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-11-07, 04:34   #7
SoKoLi-i-Maleve
 
Anėtarėsuar: 18-08-06
Postime: 1,199
SoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Re: Titulli: Mbijetesa hebraike dhe etika e "BESĖS"- Rrėfim i panjohur pėr holokausti

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Preshevar
Interesant, se si e permendin kanunin lidhje e palidhje vetėm per t'mos i atribuar meritat komunitetit tė duhur. Edhe sot, edhe pse jemi te bindur qe kanuni nuk eshte ne favor te shqiptarve, disa prap se prap mundohen me ēdo kusht ta manipulojn popullin me nje ligjė qė te qon drejt e n'shkatrrim.


Si ka shpetuar Kanuni "ēifutėt" nga Holokosti !

A ka mbet ndoj vend ne forum apo nen forum ,pa i fut hundet dhe me u mundue me e perlyje me paragjykime te huaja?


SoKoLi-i-Maleve Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:21.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.