Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Gjuha Shqipe
Emri
Fjalėkalimi
Gjuha Shqipe Drejtėshkrimi i gjuhės, barbarizmat, morfologjia, gramatika, sintaksa, dialektet, historia, dhe studimet mė tė fundit nė lidhje me gjuhėsinė.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 18-11-07, 11:38   #1
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim 99 vjetori i Kongresit tė Abecesė nė Manastir

DY CAQE TĖ GJUHĖS SHQIPE
99 vjetori i Kongresit tė Abecesė nė Manastir


Dorėshkrimi i Teodor Shkodranit (1210)
I gjetur nė Vatikan, ai ėshtė botimi mė i vjetėr i njohur deri tani i gjuhės Shqipe. I tėri ėshtė nė pergamen dhe ka 208 faqe. I gjithė dorėshkrimi ėshtė i shkruar me shkronja latine dhe i tėri nė gjuhėn shqipe, nė tė folurėn e veriut. Dorėshkrimi ndahet nė tre kapituj, nė faqet 1r-97r mbi teologjinė; faqet 98r-146r mbi filozofinė dhe faqet 147r-208r mbi historinė. Ndėrsa nė fund, autori ka firmosur vetė duke shkruar: Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’Mmarxxitee. THEODOR SSCODRAANNITTEE. Rėndėsia e kėtij libri, qė nuk ėshtė abetare, ėshtė se tregon qė ka patur shkrues, botues dhe lexues tė shkolluar tė Shqipes nė vitin 1210.

Abecetė origjinale shqiptare (1761-1844)
Dorėshkrimi Elbasanas i Ungjijve njihet si Anonimi i Elbasanit (1761) ėshtė shkrimi mė i hershėm Shqip i shkruar me njė Abece origjinale. Autor ėshtė Gregori i Durrėsit, i njohur edhe si Gregori i Voskopojės, i cili qėndroi 15 vjet nė Elbasan para hartimit tė dorėshkrimit. Ai u pėrpoq tė shkruante nė njė gjuhė tė pėrbashkėt qė ta kuptonin shqiptarėt nga krahinat e ndryshme. Njė gjė bie nė sy nė Dorėshkrimin Elbasanas: Ka shumė pak fjalė tė huaja, vetėm tri fjalė latine dhe shtatė fjalė turke. 59 faqet e pėrkthimeve biblike nė Dorėshkrimin Elbasanas pėrmbajnė 6113 fjalė tė shkruara me njė Abece prej 40 gėrmash: 35 gėrma tė zakonshme dhe 5 gėrma tė rralla. Shumica e gėrmave tė kėsaj Abeceje janė krijime tė reja pa ndikim tė gjuhėve dhe Abeceve tė popujve fqinjė.

Gjithashtu, nė kapakun e Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve gjėndet njė vizatim dhe 12 fjalė tė shkruara me njė Abece qė ndryshon krejtėsisht nga Abeceja e dorėshkrimit; por e pa zbėrthyer akoma.

Abeceja e Todri Haxhifilipit (1730-1805) nga Elbasani, e cila ėshtė njė sistem i ndėrlikuar prej 52 gėrmash qė u pėrdor aty kėtu nė Elbasan nga fundi i shekullit XVIII.

Abeceja e Kodeksit tė Beratit (1764-1798), njė dorėshkrim prej 154 faqesh. Nė faqen 104 gjejmė dy radhė Shqip tė shkruara me njė Abece origjinale prej 37 gėrmash tė ndikuara nga glagolishtja.

Nga Gjirokastra kemi njė Abece tjetėr nga fundi i shekullit XVIII ose nga fillimi i shekullit XIX, e cila ėshtė njė sistem prej 22 gėrmash, por pak i pėrhapur.

Njė Abece tjetėr e shpikur nė Jugun e Shqipėrisė ėshtė ajo e Jani Vellarait (1771-1823). Ai ishte autori grek i shėnimeve gramatikore greqisht-shqip tė vitit 1801 pėr t’i mėsuar shqip grekėrve. Gjuhėn shqipe e shkroi me njė Abece origjinale prej 30 gėrmash nė bazė tė latinishtes dhe tė greqishtes.

Abeceja e Naum Veqilharxhit (1797-1846) nga Korēa prej 33 gėrmash tė botuara nė abetaren e tij Shqipe nė vitin 1844. Jehona e kėsaj Abeceje, e cila i ngjan njė lloj armenishtje tė pjerrėt, ishte e pakėt.

Kjo periudhė njėqindvjeēare 1750-1850 pėrmban njė shumėllojshmėri shkrimesh tė mahnitshme nė Shqipėri. Pas vitit 1850, gjuhės shqipe tė shkruar sipas shtatė Abeceve origjinalė tė lartpėrmendur iu shtuan edhe tre pėrshtatjet tė Abeceve te gjuhėve latine, greke dhe arabe. Ėshtė pėr t’u ēuditur qė kultura shqiptare arriti ta dallonte veten dhe tė mbijetonte me njė madhėshti e krijimtari tė tillė letrare. Egzistenca e tyre ējerr njėkohėsisht poshtėrsinė me tė cilėn u ndesh delegacioni Shqiptar nė Kongresin e Berlinit mė 1878 ku iu tha nė vend tė JO-sė pėr shtetin Shqiptar se “nuk mund tė ketė komb pa gjuhė tė shkruar”. Ndėrkohė qė kishte jo njė, por dhjetė Abece qė mund tė pėrzgjidheshin e zbatoheshin.

Kongresi i Manastirit ose ndryshe Kongresi i Abecesė (14 Nėntor 1908)
Atdhetarėt me shpirt arbėror pėrpiqeshin ta bashkonin popullin dhe t’i kujtonin atij vlerat e historinė mijravjeēare, porse kishin pėrpara njė pėrēarje pėrgjumėse nė popull qė shkatohej nga politika Pėrēa-e-Sundo e qeverise osmane dhe armiqve tė tjerė, nga ngrehina shoqėrore feudale-fisnore nė Shqipėri e nga tėrheqjet e ndryshme fetare tė cilat pėrdornin turqishten, greqishten, italishten e gjermanishten nė vend tė Shqipes. Nė ato kushte hutimi por edhe zgjimi kombėtar, shoqėria Bashkimi e Manastirit thirri mė 14 Nėntor 1908 kongresin e parė tė pėrgjithshėm pėr diskutimin dhe miratimin e nje Abeceje tė njėsuar.

Aty ishin tė pranishėm 150 delegatė tė ardhur nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė dhe nga bashkėsitė shqiptare nė Rumani, Turqi, Egjypt, Itali, Amerikė e gjetkė. Ata zgjodhėn si kryetar Mithat Frashėrin, tė birin e tė shquarit Abdyl qė kishte kryesuar mbledhjen nė Prizren. Pėrfaqėsuesi i Shoqėrisė Biblike Gjergji Qiriazi u zgjodh nėnkryetar, kurse prifti protestant nga Korēa Grigor Cilka mori pjesė bashkė me tė nė Komisionin e Abecesė tė pėrbėrė prej 11 vetėsh. Parashqevi Qiriazi, e Shkollės sė Vajzave nė Korēė, shėrbeu si sekretare e komisionit. Ajo ishte e vetmja grua delegate nė Manastir dhe e para grua nė histori qė mori pjesė nė njė forum mbarėshqiptar. Zonja Fineas Kenedi, njė misionare amerikane nė Korēė, e pranishme aty si vėzhguese, shkruante pėr poetin Gjergj Fishta: “Kumtesa mė e mirė u mbajt nga njė prift katolik nga Shkodra, fjalėt e tė cilit bėnė qė dėgjuesve t’u rridhnin lotė; njė hoxhė u prek aq shumė, saqė rendi ta pėrqafonte para gjithė tė pranishmėve”.

Kongresi nėntėditor vendosi me votė tė plotė qė shqiptarėt ta linin mėnjanė Abecenė e Stambollit me dhjetė shenjat e tij tė veēanta dhe ta shkruanin gjuhėn e tyre vetėm me Abecenė latine. Abeceja e hartuar nė Manastir pėrmbante 36 shkronja apo bashkime shkronjash latine. Duke qenė se para kėsaj mbledhjeje gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja lindore (arabe, cirilike apo pėrshtatje tė tyre), vendosmėria e kėtyre delegatėve pėr t’i kthyer sytė nga perėndimi ishte haptazi nje shpallje kulturore e pavarėsisė, gjė qė shkaktoi kundėrveprime tė ashpra nga bizantinėt (qeveria osmane e moslemanėt, qeveritė sllave e greke dhe kishat e tyre). Njė pjesėmarrės i shquar nė Kongresin e Abecesė ishte i urti dhe atdhetari nga Shkodra, Ndre Mjeda. Tetė nga trembėdhjetė parashtrimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Ndonėse jetoi nė disa vende tė huaja dhe mėsoi tė fliste 13 gjuhė, poeti Ndre Mjeda mbi gjuhėn Shqipe nuk vinte gjė tjeter:

Ndėr komb’ tjera, ndėr dhena tjera
ku e shkoj jetėn tash sa mot,
veē pėr ty rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhė, qi jam tue ndie
Janė tė bukra me temel;
por prep’ kėjo, si diell pa hije,
pėr mue t’tanave iu del.

Kongresi vendosi gjithashtu ngritjen e Shtypshkronjės Shqipe nė Manastir nėn drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bė shpejt e njohur anembanė vendit si shpėrndarėse e librave dhe gazetave Shqipe. Por shpejt qeveria osmane i mbylli tė gjitha shtypshkronjat shqipe. Megjithatė mė 1911, Hoxhson, pėrfaqsuesi i Shoqėrisė Biblike tė Kostandinopojės, raportonte: “Tė gjitha shkollat shqipe janė mbyllur pa pikė mėshire, kurse pėrpjekjet ngulmuese pėr ndalimin e gjuhės dhe zhdukjen e letėrsisė Shqipe nuk kanė rreshtur kurrė. Gjendja e rėndė politike mund tė marrė flakė nga ēasti nė ēast”. Tashmė shqiptarizmi kishte shpėrthyer dhe nuk do ndalej mė!



Shkrimi ėshtė mbėshtetur edhe nė botime tė mėparshme tė autorėve Musa Ahmeti, Robert Elsie dhe Edwin E. Jacques.

Saimir Lolja



__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga rilinda : 18-11-07 nė 11:39 Arsyeja: Zmadhim i shkronjave
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:12.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.