Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 03-12-07, 23:11   #1
sunshine
 
Avatari i sunshine
 
Anėtarėsuar: 29-11-06
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 330
sunshine i dashursunshine i dashursunshine i dashursunshine i dashur
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek sunshine
Gabim Flasin Jashtė Bordeleve

Numri i viktimave tė trafikimit nė Kosovė po rritet. Vajzat mashtrohen nė mėnyra tė ndryshme, derisa dėrgohen nė lokalet ku ushtrohet prostitucioni. Dy prej tyre, tė cilat kanė pasur rastin tė ikin, flasin pėr Express.
Nė prillin e vitit 2002, derisa V.J. kishte ndalur njė taksi qė ta dėrgonte te motra e saj nė njėrin nga fshatrat e Gjakoves, ajo ėshtė dėrguar nė njė klub nate. Jeta e saj prej a tij momenti, ėshtė bėrė ferr. Ajo ėshtė dėrguar nė njė lokal nate, i cili gjindet nė fshatin Xėrxė tė Komunes sė Rahovecit. Prej aty, ėshtė dėrguar nėpėr vende tė ndryshme tė Kosovės, duke u detyruar me forcė t’u shėrbente klientėve tė ndryshėm, pa asnjė cent.
Kjo nuk ishte e vetmja viktimė. Ajo kishte edhe njė shoqe – F.Sh. qė kishte pasur tė njėjtin fat, vetėm se atė e kishin mashtruar dy “shoqe”, tė cilat i kishin thėnė se do tė gjejnė punė pėr tė nė njė butik nė Prizren, pasi qė ajo, prej se ishte ndarė nga bashkėshorti, shiste gjakun e saj qė tė mbijetonte.
Ato tani kanė gjetur mbėshtetje nė njėrėn nga organizatat joqeveritare tė Kosovės, por janė mjaft tė shqetėsuara, sepse nuk kanė mbėshtetjen e duhur nga policia.
V.J. 27 vjeēe, nga rrethi i Pejės, tregon se ka qenė viktimė e trafikimit pėr mė tepėr se pesė vjet. Ajo ka njė vajzė tre vjeqare.
“Unė jam viktimė e trafikimit pėr pesė vjet e tre muaj. E kam njė vajzė trevjeēare, pėr tė cilėn mundohem nė jetė. Kur punoj unė, kujdesen prindėrit e mi, tė cilėt janė tė vjetėr dhe tė sėmurė”, tregon ajo. Rruga e saj ishte ndėrruar nga njė taxi.
“Unė jam nisė pėr me shkue te motra nė vitin 2002. Njė taxi BMW, me ngjyrė tė bardhė, mė ēoi nė njė lokal nate nė fshatin Xėrxė, komuna e Rahovecit. Pronari ishte shqiptar, rreth 36 vjeēar. Prej atij lokali, mė kanė dėrguar edhe nė lokale tjera”, tregon ajo me shqetėsim. Thotė se maltretimet kanė qenė tė papėrshkrueshme, dhe se nga shefi i saj ishte plagosur, pėr shkakun se nuk e kishte dėgjuar.
“Maltretime ka pasur shumė, se nė fillim kam qenė virgjine, mė ka rrahur dhe plagosė me armė.”
Ajo rrėfen se pasi qė kishte kuptuar se ka mbetur shtatzėne, kishte filluar t’i vardisej bosit tė saj dhe kishte arritur qė tė bėhet dashnorja e tij.
“Pasi qė kuptova se jam shtatzėne dhe mė ish lodhė kryet edhe trupi nga njerėzit, nisa me kalu me pronarin, por edhe ai mė shtinte t’iu bėj shoqėri klientėve kur mė lypnin, s’kisha ēare”.
Pėr tre minuta e kishin shpėtuar policia e Pejės, pasi qė i kishte lajmėruar dhe ata kishin shkuar dhe e kishin larguar nga ai ferr. Ajo tregon se nuk e ka denoncuar bosin e saj, sepse ka frikė dhe nuk dėshiron tė ketė probleme.
Shoqja e saj, F.SH. 28 vjeēe tregon se si dy “shoqe” tė saj e kishin mashtruar se do t’i gjejnė punė njė njė butik tė Prizrenit, pasi qė ajo sė bashku me djalin e saj ishin nxjerrur nga shtėpia, kur bashkėshorti i saj kishte kuptuar se ajo kishte mbetur shtatzėne. Atė nuk e kishte pranuar as familja e saj, ndėrsa nuk kishte kontaktuar me ta tash e gjashtė vjet.
“Para katėr vjete jam trafiku, nė atė kohė kur mė ka qitė burri prej shpisė, as me familjen s’kam pas kontakt, kam shitė gjak pėr me i ble djalit ushqim dhe pare tė qirasė, e masanej dy shoqe mė ofruan punė nė njė butik tė Prizrenit”, tregon ajo. Thotė se ka pasur raste kur me tė birin e saj ka fjetur nė hyrje tė banesave.
Mirėpo, premtimin qė ia dhanė shoqet – nuk u realizua. Ato kishin qenė bashkėpunėtore tė pronarit tė lokalit, ku ajo ėshtė detyruar tė punojė. Rrėfen se si ka takuar njė grua tė moshuar nė Prizren, e cila mė pas ishte kujdesur pėr djalin e saj, e ajo ishte detyruar tė punojė me urdhėrat e shefit e me dėshirat e klientėve. E kanė therrė tri herė me thikė dhe gjashtė muaj ka qenė e palėvizshme.
“Tri herė jam e therne me thikė, gjashtė muaj s’kam mujtė me lėvizė, sa qė nuk kam mujtė as zanin djalit me ia ni”.
Tė dy vajzat e trafikuara tregojnė sesa tė vrazhdė janė klientėt, pasi qė ata dehen e mė pasė kėrkojnė qė tė kenė mardhėnie seksuale me vajzat e lokaleve. Megjitahtė, F.SH. ka qenė me fat, pasi qė njėri nga klientėt e saj i kishte ndihmuar tė dal nga lokali.
“Njė klient, i cili ka jetuar nė Gjermani, mė ka ndihmuar, pasi qė e kam lutė dhe e ka pa gjendjen time shėndetėsore dhe plagėt, ai i ka dhanė shefit pare aq sa ka lypė, ai ma ka marrė edhe djalin, ai ma ka paguar edhe banesėn pėr dy muaj”.
Tė dy vajzat – viktima tė trafikimit janė mjaft tė revoltuara nė policinė, pasi qė, sipas tyre, nuk bėjnė aq sa duhet pėr mbrojtjen e femrave tė trafikuara.
“Policia nuk bėjnė aq sa duhet, sidomos ata tė Rahovecit. Ka pas raste kur na kanė pa tė pėrgjakura e nuk kanė ndėrmarrė asgjė, bile njė herė njė polic mė ka vetė sa e kam natėn. Marre me e majtė atė uniformė ai”, thotė V.J.
Zėdhėnėsi i policisė, Arbėr Beka, pranon faktin se numri i viktimave tė trafikimit ėshtė rritur, mirėpo edhe policia bėn krejt ēka ėshtė e mundur tė parandalojė kėtė aktivitet ilegal.
“Numri i viktimave tė trafikimit ėshtė rritur, mirėpo njėsiti kundėr Trafikimit me Njerėz punon nė mėnyrė intensive dhe lufton kundėr kėtij aktiviteti ilegal”, thotė zėdhėnėsi Beka.
Ai shton se vetėm nė gjashtėmujorin e fundit, janė arrestuar 26 persona lidhur me trafikimin me njerėz dhe janė kontrolluar 591 lokale dhe prej tyre 10 janė mbyllur.
Rrjeti i Grupeve tė Grave tė Kosovės pėrmes shoqatave “Kalabria” dhe “Dera e Hapur”, nė bashkėpunim me IOM, Zyren pėr Qeverisje tė Mirė, Zyren e Keyeministrit dhe Qeverinė Finlandeze, kanė ngritur njė fushatė kundėr trafikimit me njerėz. Kėto organizata ftojnė femrat e trafikuara qė tė drejtohen tek ato, pėr tė gjetur mbėshtetjen qė u duhet.

Marrė nga gazeta Express


__________________
E gjithė Bota mundohet tė na tregojė se nuk ka Pavarėsi pėr Kosovėn, por ka vetėm Bashkim Kombėtar, por ne nuk jemi duke i kuptuar!
sunshine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 06-12-07, 13:41   #2
Spektatore
 
Anėtarėsuar: 25-04-07
Postime: 14
Spektatore i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Flasin Jashtė Bordeleve

.....Cdo kush paguan cmimin e vet !!!

..... hmm, a thua se cfare rrefehet "Brenda Bordeleve" ?!!!
Spektatore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-12-07, 13:32   #3
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Flasin Jashtė Bordeleve

.....hmmmm,,,
VIKTIMA a paguan cmim,????

eshte shume e shemtuar,dhe e dhembshme kur keqperdoret
ne menyren me antinjerezore,ne menyren me brutale gjinia e bukur,per perfitime materiale te "gangstereve"....

athuaaa,kush e paguan CMIMIN E VERTETE ne fund,viktima apo autori.


Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Spektatore
.....Cdo kush paguan cmimin e vet !!!

..... hmm, a thua se cfare rrefehet "Brenda Bordeleve" ?!!!
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-12-07, 21:00   #4
sunshine
 
Avatari i sunshine
 
Anėtarėsuar: 29-11-06
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 330
sunshine i dashursunshine i dashursunshine i dashursunshine i dashur
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek sunshine
Gabim Titulli: Flasin Jashtė Bordeleve

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga legenda
.....hmmmm,,,
VIKTIMA a paguan cmim,????

eshte shume e shemtuar,dhe e dhembshme kur keqperdoret
ne menyren me antinjerezore,ne menyren me brutale gjinia e bukur,per perfitime materiale te "gangstereve"....

athuaaa,kush e paguan CMIMIN E VERTETE ne fund,viktima apo autori.
Fillimisht, e kam sjellur kėtė artikull vetėm e vetėm qė nė hapėsirat shqiptare, prostuticioni i detyruar apo vullnetarisht, ėshtė njė dukuri qė viteve tė fundit ėshtė pėrhapur shumė! Fatkeqėsisht, si nė jetėn institucionale gjithashtu edhe jetėn private, pak kush e ēanė kokėn pėr kėtė dukuri. Shihet edhe kėtu qė gati askush nuk ka shkruar, tė paktėn tė jap njė koment.
Eh, Legenda, meqenėse e hapa vet kėtė temė dhe se sinqerisht ndjejė dhėmbje me ato femra qė detyrohen tė mirren me prostuticion, nuk ma kap disi logjika qė njė femėr po u detyrojka me vite tė tėra tė punoj diēka kundėr vullnetit tė saj?! Njė gjė ėshtė mėse e sigurtė, qė nė Kosovė edhe nuk ke kujt tė i drejtohesh pėr gjėra tė tilla, por prapė se prapė, athua po i mbajkan nė dry kėto femra apo pse nuk ikin?!
Thjesht, temė prekse qė do duhej mė shumė tė mirreshin institucionet shtetėrore, po ja qė institucionet nuk po mundin tė zgjedhin probleme qė janė kapitale e kėto femra nuk i konsiderojnė as si qėnje njerėzore!


__________________
E gjithė Bota mundohet tė na tregojė se nuk ka Pavarėsi pėr Kosovėn, por ka vetėm Bashkim Kombėtar, por ne nuk jemi duke i kuptuar!
sunshine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:56.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.