Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 06-12-07, 14:56   #1
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Historia Shqiptare(Malesie)

Malesorėt nė Mal tė Zi kanė njė tė kaluar tė ndritur.
Malėsia kreshnike edhe sot flet me shie tė madhe pėr trojet e saj, tė lara me gjakun e bijve mė tė mirė saj gjat luftrave shekullore kundra armiqve tė shumt tė popujve tė Ballkanit.
<FONT size=2><FONT face=Tahoma>
Kėta kreshnik e quajėn vehtėn malėsorė, sepse jetojnė nėper male tė thepisura, plot shkėmbej, suka, kodra, gerxhe…<SPAN style="FONT-SIZE: 10pt; FONT-FAMILY: Tahoma; mso-bidi-font-size: 12.0pt">


__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 06-12-07, 14:57   #2
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Historia Shqiptare(Malesie)

Nė tė kaluaren pėrfshinte pjesėn veri-pėrėndimore tė Shqipėrisė veriore qė nga Shala deri te Shpella e Berishes nė brigjet e lumit Moraēa.
Pėrbėhej nga zona tė vogla teritoriale tė njohura me emrin male, nė tė cilat zhvillohej jeta fisnore.
Ato ishin: Hoti, Sumasit (me vonė Grudė), Kėlmėndi, Kuēi, Kastrati, Shkreli, Triepshi, Koja, Kopliku, Tuzi (si pjesė e Grudės).

Nė krye tė ēdo mali ishte kryekreu, kurse ēdo vellazėri kishte kreun (tė parin) e vetė. Vepronin edhe pleqėt e maleve.

Toponimi (emrimi) Malėsi del nga fjala shqipe MAL-i me kuptim gjeografik dhe teritorial.
Malėsia e Madhe ndahet nė zonat bjeshkore: Triepshi, Korita e Hotit, Kėlmėndi, dhe disa zona te Shkrelit)
Zonat malore: Koja, Fudnat, njė pjesė e Grudės, pjesa e madhe e Hotit, njė pjesė e Kastratit dhe Shkrelit
Zona fushore: Kopliku, Gruemirė, Buz-Uji, njė pjesė e Kastratit dhe Hotit, kurse mė sė shumti fushė ka Gruda - Fusha e Cemit, Dheu i Zi, Vllanė, Vrane, Fusha e Tuzit, Mileshė dhe Dinoshė.

Cemi (lumi i vetėm nė Malesi) e ndanė Malėsinė fizikisht nė dy pjesė.

Malet kryesore janė Deēiqi dhe Suka (nė Grudė), Bukoviqi dhe Cemeri
(nė Hot), Kazhaniku (nė Triepsh), Kapa e Brojės (Kėlmėnd), Mokseti (Kastrat) e tjerė.

Qėndrat dhe katundet (fshatrat) me tė mėdha ishin Tuzi, Vranja, Vllana, Dinosha, Kėsheva, Prifti, Pikala, Selishti, Skoraqi, Arza, Drumja, Spija, Vuksalekajt, Kushet e Hotit, Bajza, Kopliku, Gruemirė, Vėrmosha, Stjepofi, Nikmarashi e tjerė.

Nė Malėsi ka tri klima: e butė-mediterane, malore dhe kontinentale.

Nė tė kaluerėn e lashtė ilire nė Malesi jetonte fisi i madh Ilir-Labeatet.
Tokrat malore tė Malesisė sė sotme quhėnin "Malet e Labeateve" (mons labeatis), fusha afėr Liqenit tė Shkodres ėshtė quajtur liqeni i Labeateve (lacus labeatus).

Vėndbanimet Ilire mė tė njohura nė Malesi janė Meduni, Qytezat (e Dinoshes, Buxes se Triepshit, Sukės sė Grudės, Kėshevės, Qafės sė Kishės, Arzės) pastaj Vuksalekajt, Burgu i Grudės (Dushiq), Samoborri, Cinna te Kopliku etj.

Nė kohėt e lashta nėpėr Malėsi kalonin rrugėt shumė tė rėndėsishme edhe pėr Europe, siē ishte ajo nga Norona nėpėr Dinoshė-Tėrgajė-Vėrmoshė-Guci dhe tjetra Noronė-Dinoshė-Tuz-Koplik-Shkodėr.

Mendimtarėt botėrorė (shumė nga ata) do tė cekin se deri me ardhjen e Turqėve, Shqipria veriore, pra edhe Malesia, me kurrgjė nuk do tė jetė mbrapa Europes.

Malėsia e Madhe deri me 1476 mbante lidhje tė mira dhe tė ngushta me Venedikun. Janė tė njohura pėrsonat historik qė mbanin qėndrime tė tilla dhe mbeshtetėshin nė Venedik (Itali) si Anaro Hoti (Hot), Vuksa Gela (Grudė), Vuksa Gjeca (Kėlmėnd). Poashtu, deri me atėherė Malėsia mbante lidhje edhe me Dinastitė e Ballshideve dhe Cernovekaseve (Ballshet dhe Cernojeviqet) tė etnosit shqiptarė.

Me 1479 kur sulltan ishte Muhamedi i dyte (1451-1481) Turqia do tė okupojė Malėsinė dhe do tė formoj nahitė (krahinat): Kuē (me tė do tė hyjnė edhe Triepshi e Koja), Kėlmėndi, Hot dhe Zhabjaku.
Gruda (tokrat e Mark dhe Gjon Sumės) do tė hyjnė nė kuadėr tė nahisė sė Zhabjakut.

Vuksa Gela si kryekreu i Grudės do tė luftoj kundėr turqėve dhe sllavevė.
Gruda do tė fitojė dhe do tė mbetet mal nė vehte. E tėrė Malėsia do te zhvillojė luftė kundėr otomaneve pandėrprerje qė deri me 1912.
Janė tė njohura luftat dhe kryengritjet e viteve: 1565-1575, 1596, 1601, 1609, 1610-12, 1624, 1638, 1652-53, 1668-69 ,1698-99 ,1712, 1732, 1808, 1822, 1832-34, 1838, 1844, 1856, 1862, 1871-72, 1879, 1883, 1869, 1910-1912.
Mė tė njohurit janė 1565-1575 (nė Hot e Grudė), 1610-11 (nė tėrė Malesi), 1638(nė Kėlmėnd), 1832-34(Hot-Kastrat), 1883 (nė Hot e Grudė), 1869 (Grudė) dhe kryengritja prej 24 mars - 2 gusht 1911.

Pjesa malore e Malėsisė kurrė nuk do tė pranoj pushtetin turk dhe nuk do tė paguaj taksat dhe tatimet (haraēin).

Me 1641 kryeprifti i Grudės dhe i tėre Malesisė Karlo Della Mirandella do tė organizojė nė brigjet e lumit Cem (Tėrgaje) besėlidhje nė mes maleve dhe do tė hapi shkollėn e parė nė gjuhėn shqipe nė Priftė tė Grudės.
Turqit do ta ndalojnė, siē kanė ndaluar ēdo send qė ishte pėrparimtarė.
Malėsorėt janė tė besimit katolik deri me ardhjen e turqėve, atėherė fillon perhapja e besimit islam.

Kishat kryesore janė: e Grudės (mė e vjetra) e Sh'Mehillit nė Dinoshė, Arzė, Brigje tė Hotit, Triepsh, Selcė, Bajzė, Tuz etj.

Ndėr xhamitė mė tė vjetra nė Malesi janė ajo e Dinoshės, Tuzit, Koplikut dhe Vllanės.

Personalitetė shumė tė njohura qė kanė punuar dhe vepruar nė Malesi jane:
Karlo Della Mirandella, Leonardo Di Martino (prift dhe shkrimtarė), Pater Gjergj Fishta, Anton Harapi, Marjan Prelaj, Josip Rela (shkrimtare-arbėreshė nga Zara e Dalmacisė).

Jeta nė Malesi ishte shumė e veshtirė (gjatė pushtetit turk), por ajo, nė prėmtime diēka do tė lehtėsohet me reformat e Sulltanit tė vitit 1839 (Hatisherifi i Gjylhanes), dhe me Hatihumajanine vitit 1856, kur nė Shkodėr do tė organizohet Komisioni i bajraqeve (xhibala) me qellim qė veziri i Shkodrės mė lehtė ta sundoj dhe kontrollojė Malėsinė.
Malėsorėt do tė mbrohen nga sulmet malazeze me 22 prill 1880 (Beteja e Zharnices) ku u dalluan Baca Kurti Gjokaj, Paloke Gjoka Vulaj, Halil Haka Nikaj, kurse diēka mė parė nė Dinoshė (1863) Smail Martini Ivezaj dhe Om Haku Kajoshaj.

Me 1880-81 nė Vrane, Gruda do tė fitoj ushtrinė malazeze dhe pėrsėri dallohet Smail Martini, bajraktar i grudės.

Me 1879 Ēun Mula nė krye tė Hotit do tė luftoj kundėr ushtrisė se veriut tė Shkodrės por pa sukses; ushtria turke ishte e fortė.
Me 1883 dhe 1886 gjyqi ushtarak i sulltanit do tė dėnojė njė numėr tė madhė tė krerėve tė Hotit dhe Grudės pėr shkak se po prishnin pėrėndorin.
Me i njohuri nga tė dėnuarit ishte, patjeter Smail Martini Ivezaj qė do tė internohet, me krerėt e Grudės, nė Diari-Bekir (Anadolli-Afrik).
Disa nga krerėt e Malėsisė do tė marrin pjesė edhe nė Lidhjen e Prizrenit nė qershorė 1878 (Baca Kurti, Ēun Mula etj.)

Me vendimin e Xhibales (komisionit turk pėr Malesi) 1856 Malėsia e Madhe ndahet nė dy pjese: Triepshi dhe Koja do tė hyjne me kadillukun e Podgoricės, kurse pjesa tjetėr e Malesisė: Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati dhe Shkreli mbetėn nėn ndikimin e Shkodrės.
Me 1876-77 Triepshi, Koja dhe Fudnat fuqitė e mėdha ju dhane Malit tė Zi dhe kufiri u vendosė nga Vrana-Ura e Zharnicės-Omerbozhaj-Vorri i Vuksa Gelės (maja e lemuet ne Suke)-Lemajė.

Me 1887 nė Triepsh, kurse me 1888 nė Kojė do tė hapen shkollat nė gjuhė sllave dhe do tė futen mbiemrat e sllavizuar me mbaresen "viq" ose "iq"

Nė nėntorė 1907 nė Lemajė do tė zhvillohet njė betejė e trieshjanevė me turq, kurse po ato vite nė Tuz dhe Dinoshė do tė hapen shkollat fetare islamike, kur njė e Dinoshės do tė jetė edhe shkolla me Mulla Arapin pėr tė gjithė.

Revulucionin e Xhon-turqeve (turqit e rinjė) me 1908 malėsorėt do ta perkrahin duke shpresuar se ai do tė sjellė demokracinė, jetė e lirė, perparim, realizimin e tė drejtave nacionale-etnike, hapjen e shkollave nė gjuhėn shqipe etj., por nuk ndolli ashtu. Turqit, nėpėr mes misionarėve tė tyrė e tradhtuan atė dhe malėsorėt pėr tė realizuar tė drejtat e veta, si do tė ceki Faik Konica, filluan luftėn kundėr shumė ujqėve, jo tė sigurt se ushtarakisht do tė fitojnė, por do tė terhjekin vėmendjen e Europės, dhe mbas themelimit tė Komitetit Nacional Shqiptarė nė Podgoricė nė shkurt 1911 nė krye tė sė cilit vėndoset Sokol Baci Ivezaj dhe qė drejtohej nga Nikollė Ivanaj, Kole Martini (profesor i gjuhės shqipe nga Dukagjini), Kolė Sokol Baci Ivezaj dhe me njė numer tė anėtareve tė shquar si Dedė Gjon Luli Dedvukaj, Nikolle Soga (nga Shkodra), Luigj Gurakuqi etj.

Komiteti pėr sė afėrmi bashkpunonte me Pater Gjergj Fishten, At Ndre Mjeden, At Jak Serreqi, Pater Bona Gjecaj, Isa Boletinin, Ismail Qemalbeu, Dodė Brajcin, Mehmet Shpendin, Aleksandro Siliqin ete tjere.

Nė mbledhjen e Podgoricės (2-4 shkurt 1911) do tė vėndoset qė kryengritja do tė fillojė me sigurimin e armės, afer Shėn Gjergjit.
Pėr tė realizuar kėtė mision nga ana e Komitetit angazhohen Nikollė Ivanaj (shkon nė itali) dhe profesor Gjergj Pekmezi (nga Pogradeci) nė Vienė , por ajo filloi me parė me 24 mars me sulmin e nje ēetė tė Hotit kundėr kaushės turke nė Brigje tė Hotit.
Tė nesėrmėn malėsorėt sulmojnė kaushet ushtarako-policore nė kufirin me Mal tė Zi si janė Porokia, Lishahu, Qafė Bokrrine, Mergjes (Vrane) si edhe ato nė starre, Arzė, Rranxė tė Rrases, Pllanicė etj.

Betejat mė tė njohura janė ato qė u zhvilluan nė Deciē me 6 dhe 22 prill dhe 3 maj 1911 nė tė cilat u dalluan shumė persona e sidomos Tring Smailja Ivezaj.
Gjatė luftės, gjegjėsisht kryengritjės u dalluan nė tė madhe Dedė Gjon Luli Dedvukaj.

Me 6 prill 1911 nė njė pjesė tė malit Deēiq, nė Bratilė, u ngrite flamuri kombėtarė-shqipėtarė e qė paraqet rastin e parė mbas vdekjės sė Gjergj Kastriotit me 1468, dhe ėshtė flamuri i kryengritjės shqiptarė pėr liri.
Me ushtrinė turke, shumė herė numėrikisht mė tė madhe se ajo malesorė dhe mė mirė e pregaditur, ushtruar dhe furnizuar, gjatė periullės sė kryengritjes ullėheqen Bedri Pasha, Et'hem Pasha, Turgut Pasha, Hasan Riza Pasha, Esat Pasha Toptani dhe mė nė fund Abdylah Pasha qė deri ater ishte nėnsekretar nė Ministrinė e Drejtėsisė
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-12-07, 14:58   #3
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Historia Shqiptare(Malesie)

KERKESAT E MALESOREVE

1.
Me 17 nentorė 1910 amnestia e pergjithshme tė shtypit me iradelurdher tė sulltanit
Shėrbimi ushtarak ne valetin e Shkodrės
Mudiri i qytetit tė Tuzit dhe maleve duhet tė jetė shqiptar-vėndas
Kajmakami i Malesisė duhėt tė jetė Kristian dhe duhet tė foli shqip
Armatimi ose ēarmatimi pėr tė gjithė njėsoj
Pasuria e konfeskuar tė kthehėt dhe tė paguhet dėmshperblimi

2.
Mbas formimit tė Komitetit Qendrore Shqiptare nė krye me Sokol Bacin (zgjidhet nė kėrkesėn e emigrantave shkodran) dhe me sekretarė Kolė Martinaj (profesor i gjuhės shqipe) dhe Kolė Sokol Bacit (jurist) me 2-4 shkurt nė fund tė njėjtit muaj do tė pėrpilohen kėrkesat drejtuar qeverisė turke nė Cetinė, Sadradinbeut, me 30 mars, e qė janė:
Njohja dhe ruejtja e tėrėsisė teritoriale tė tokave shqiptare.
Njohja e gjuhės shqipe si gjuhė zyrtare si dhe nė mėsim nė katėr vilajetet (Shkodėr, Kosovė, Janinė dhe Manastirė).
Tė gjithė nėnpunėsit tė jenė shqiptarė dhe kombi shqiptarė tė pranohet nga ana e stambollės.
Pėrdorimi i tė ardhurave nga viset shqiptare nė dobi tė kėtij kombi.
Ushtarėt shqiptarė tė merren dhe tė dalin jashte kufinjeve vetėm nė rast lufte me qeveritė e huaja.
Kėto kėrkesa u nėnshkruan nga 20 krerė nė mesin e cilėvė janė: Sokol Baci Ivezaj (Grudė), Dedė Gjon Luli Dedvukaj (Hot), Dedė Nika Ivezaj (Grudė), Gjeto Mark Ujka (Hot) si dhe Martin Preka (Triepsh)

3.
Gjatė kryengritjes, kurė Turgut Pasha kėrkonte dorėzimin e pakusht tė malesorevė dhe kur gjyqi ushtarak dėnoi udhėhėqėsit kryėsorė, krerėt e Malėsisė tė mbledhur nė Pikalė (pranverė 1911) perpiluar edhe njė listė:
kėrkesė qė drejtohet turqisė, e nė tė cilėn kėrkuan: Autonominė e tokrave shqiptare, lirinė, hapjen e shkollave, dėmshperblimet etj.
Nė mbledhje muarėn pjesė ndėr tė tjerė: Dedė Gjon Luli Dedvukaj, Mehmet Shpendi, Dodė Preci, Dedė Nika Ivezaj, Gjeto Mark Ujka Junēaj e shumė tė tjerė.

4.
Ndėr kėrkesat, apo memorandumet me mė zė tė malesorevė eshte "Libri i Kuq" i pėrpiluar nga Luigj Gurakuqi dhe tė tjerėt, qe u miratua nė Kuvendin e Grecės , me 23 qershore 1911, po ashtu i drejtuar opinionit europian, gjegjėsisht tė pėrmendurit Eduard Grej, qė ateherė konsiderohej ndėr diplomatėt mė lidėr tė Europės.
Kėrkesat e "Lordeve tė Malesise", siē i quante R. Rankin, korrespodent i "Tajmsit" dhe "Ēikago Herald Tribujn", krerėt malesorė janė tė pėrfshirė nė 12 pika:

Garanti nga ana e qeverisė sė Stambollės se nuk do tė pėrsėritet veprimtari tė tilla, respektimi i religjionit, traditės dhe zakoneve tė vjetra kanunore tė garantuara me kushtėtutė.
Njohja e plotė e kombit shqiptarė me tė drejtat si ēdo komb tjetėr.
Liri e plotė e kombit shqiptar pėr tė zgjedhur deputetėt e vetė.
Liria e plotė e mėsimit nė gjuhė shqipe, hapja e shkollave shqipe me te drejtat e barabarta me shkollat tjera nė Qeverinė Turke.
Autonomia dhe organizimi decentralist administrativ i vilajeve ku ndollen shqiptarėt.
Zgjedhja e valiut dhe nenpunėsve, zyrtarėve e tė tjerėve qė dinė gjuhėn shqipe dhe zakonet e vėndit.
Kajmakani i Tuzit, atėherė kryeqėndėr e Malesisė, tė jetė shqiptarė.
Pėrcaktimi i njė pėrfaqsuesi, inspektorit tė pėrgjithshem tė Sulltanit.
Pėrdorimi i gjuhės shqipe nė administratė dhe tė pranohet si gjuhe zyrtare, pran gjuhės turke.
Shėrbimi ushtarak nė vėnd tė vet dhe e drejta qė ata tė shėrbejne nė besimin (fenė) dhe zakonet e veta.
Tė ardhurat tė angazhohėn nė dobi tė vėndit tė vetė, pėrveē takses doganės (gjymrykut), tė ardhurat nga duhani dhe alkoholi, shfrytėzimi i pyjėve, kullotave e tjera.
Tė drejtat pėr keshillime nė lidhje me buxhetin e vilajetit.
Formimi i fondeve tė nevojshme dhe grumbullimi i tė hollave pėr rindėrtim e shtėpive, ndertimin e rrugave, dėmshperblimin pėr shkatėrrimet e bėra.
Formimi i komisionit tė pėrzier pėr mundėsimin dhe sigurimin pėr ata qė kthehėn nė vėnd dhe realizimin e dėmshperblimeve.

"Libri i Kuqe" (Menorandumi i Greēes) ėshtė shkruar shqip dhe frengjisht e nėnshkruhet nga Sokol Baci (Grudė), Dedė Gjon Luli (Hot), Dedė Nika (Grudė), Dodė Prėēi (Kastrat), Tomė Nika (Shkrel), Cal Dedi (Selcė), Lulė Rapuka (Vukel), Llesh Gjergji (Nikē), Gjeto Mark Ujka (Hot), Mehmet Shpendi (Shalė), Avdi Kola (Gimaj), Nikė Mėhilli (Shllak), Tup Cuni (Prekali), Binak Lulashi (Toplanė), Bash Bajrami (Nikaj) dhe Bek Delia (Dukagjin).

Malėsorėt filluan dhe zhvilluan kryengritjen tė vetdijshėm se nuk kanė mundėsi dhe forcė tė mposhtin turqit, por tė bindur se do tė ndikojnė nė pėrmirsimin e pozitės sė tyre dhe tė bindin opinionin demokratik europian nė zgjedhjen e problemit tė shqiptarėvė.
Ajo bėri qė Hoti, Gruda, Kėlmėndi, Kastrati, Shkreli, Tuzi tė jenė nė pikėvėmėndjen e Europės, dha figurat e mėdha tė shqiptareve, Dedė Gjon Lulin dhe Tringė Smajlja Ivezaj, e posaēėrisht Kuvendi i Gerēes bėri qė europa tė fillojė tė mėndojė me mė kujdes pėr tė biseduar me urti, gjakėftoftėsi, durim, e qė janė cilėsi traditėn, idenė pėr fitim etj.

Mbas ngritjes sė flamurit nė Vlorė me 28.11.1912 - nga 16 dhjetore 1912 deri me 2 gusht 1913 u mbajte konferenca e ambasadoreve nė Londėr me pjesmarrjen e fuqive tė mėdha.
Me 17 dhjetorė u vėndosė qė tė formohet Shqipėria e lirė dhe e pavarur.
Me mbledhje udhėheqte Eduard Grej, kryeministri anglez.
Mbas planeve dhe projekteve tė shumta nė fillim tė marsit 1913 fuqitė e mėdha vėndosen qė Hotin dhe Fudnen t'ja japin Malit tė Zi si dhurate dhe kėshtu Malėsia pėrsėri u nda nė dy pjesė.
Nė majė 1913 malėsorėt do tė organizojnė demonstratat nė Tuz dhe Shkodėr, por pa sukses.
Me 29 korrik 1913 fuqitė e mėdha do tė prėnojnė Shqiperinė nė gjirin e shtetėve tė pavarura.
Kufirin shtetėrore shqiptaro-malazez do ta vendosi Komisioni Nderkombetare Rus Sergej Potapov.
Me 1912 Tuzi do tė shpallet Kapetani, kurse me 1914 do tė formohen komunat:
Tuz, Rapshė, Traboin dhe Grudė e mė vonė edhe Vrane.
Po tė njėjtėn kohe nė Tuz do tė hapen shkollat nė gjuhėn shqipe (nuk do tė punoj) dhe serbe.
Me 1916 nė Triepsh, Priften, Dinoshė, Tuz dhe Hot do tė hapen shkollat shqipe me mėsues nga fshati Arbanasi afer Zares (Dalmaci-Kroaci), nė mėsin e tyre ishin edhe Josip Rela dhe Josip (Zef) Duka.
Nė mes tė dy luftėrave botėrore nė Malėsi nuk ka shkolla shqipe (Hot, Grudė, Triepsh dhe Kojė) por ato do tė hapen mbas luftės sė dyte botėrore.

Sot veprojnė katėr shkolla tetėvjeēare (Tuz, Skorraq, Stjepov dhe Dinoshė) dhe shkolla e mesme nė Tuz.
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-12-07, 14:58   #4
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Historia Shqiptare(Malesie)

Karakteristikė e tė folurit tė Shqiptarevė tė Malesisė ėshtė pėrdorimi i togjeve zanore: "UO", "UA" dhe "`U" (nasale) nė vėnd tė pėrėmnit "unė" dhe vehtės sė tretė tė prezentit tė foljes ndihmtare.
Tė folurit e Malesisė ruan nė shumė niansa karakteristikat e gjuhės sė Buzukut (shekulli i XVI tė).
Pra, tė folurit e Malėsisė ėshtė nėn ndikimin e gjuhės letrare e tė civilizimit nė pėrgjithsi nė evolim e sipėr.

Nė Malėsi pėrdoret "`a" nė vėnd tė foljes "ėshte", pastaj "i" nė vėnd tė numrit "njė". p.sh.
"i herė" nė vėnd: "njė herė" ,
"kin" nė vėnd tė "kishin",
"in" nė vėnd "ishin" etj.

Nė Malėsi shqiptohet qarėt : ē, q, gj, xh.
Tė folurit e Shqiptarėve tė Shtojit dhe rrethit tė Ulqinit, dallohet fare pak nga ai i Malesisė.
Nė Ulqin pėrdoret "nelt", nė vėnd "lart", "atjenit" nė vėnd "atje", "isht" nė vėnd tė "ėshtė", "ē’ish" nė vend tė "ē’ėshtė" etj.
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-12-07, 14:59   #5
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Historia Shqiptare(Malesie)

Periudha e viteve 1878-1912 i takon periudhave mė tė lavdishme tė popullit shqiptar.
Pas Lidhjes sė Prizrenit (1878), e cila vuri themelet e ndėrgjegjėjes kombėtare, ėshtė fryt i levizjeve tė shumta tė popullit shqiptar pėr ēlirimin definitive nga Perandoria Otomane.
Nė fakt Lidhja e Prizrenit ėshtė kėthesė nė krijimin e marėdhėnjėvet tė reja shoqėrore-politike tė shqiptareve ashtu sikur kanė egzistuar marėdhėnje tė kėtilla tek popujt e tjere nė Ballkan po tė asaj kohė.
Ditet mė tė vėshtira qė pėrjetuan Malesorėt e kėtyre trevave kanė qėnė gjatė ekspeditave tė ndryshme tė komandanteve ushtarak Shefqet Turgut pashės dhe Bedri pashės.
Ushtria e Turgut pashės hyri nė Hot dhe pasi e bėri shkrum e hi Hotin dhe demtoi kishat, filloi akcionet kundra Malėsisė. Kjo i mbushi Malėsorėt plot mėllef.

Edhe Malėsia e Madhe (Malėsia e Mbishkodres), ka qėnė kurdohere nė kontakte tė pėrhershme me kryengritsit dhe me pjesmarrėsit tė Lidhjes sė Prizrenit.
Ajo nė mbledhjen e parė dhe tė dytėn dėrgoi perfaqsuesin e vet Baca Kurtin Gjokaj nga Gruda.
Janė tė njohura kryengritjet kundra rembeshit turk gjatė shekullit tė XVII e XVIII (1606-1633, 1638, 1696. etj.) Kjo do tė thot se Malėsori pa marrė para sysh prezencen e ushtris turke ka qėnė nė kryengritje tė pėrhershme.
Krimet dhe perdhunimet qė bėnte Pėrandoria turke si nė Malėsi ashtu dhe ne trevat tjera tė okupuara i detyroi Malėsorėt qė tė arratisen, tė leshojnė trojet e veta dhe tė organizohen nė lufte kundra saj.
Pėrpjekjet e Malesorėve tė kėsaj trevė pėr liri dhe pamvarėsi gjatė viteve tė fundit tė shekullit XIX-te kanė lidhje tė ngushtė me luftrat e mėparshme tė shqiptarėve kundra armikut shekullor.
Kryengritjės sė pergjithshme tė Malėsisė 1909-1912. u mėprin disa ngjarje tė rėndėsishme qė filluan me 1904.
Burrat mė tė dalluar tė Trieshit sulmuan po mė kėtė datė posten turke, me ē’rast vranė njė numėr ushtarėsh turq, kurse njė pjesė tjetėr e detyruan qė tė hikė nėpėrmjet tė Grykės sė Rapshės sė Hotit.
Nė kėtė pėrleshje muarėn pjesė dhe njė numėr burrash shqiptar nga Koja e Kuēit dhe ca malazez nga Rahoja-Kuēi.
I pari qė shtiri me pushkė nė ushtrin turke nė Urėn e Lemajės nė Cem tė Trieshit, qe Malotė Gjeka nga fshati Nikmarash – Triesh.

Mė rentifikimin e parė tė kufirit malazezo-turk tė vitit 1876 njė pjesė e Malėsisė sė Mbishkodres-Koja e Kuēit dhe Trieshi mbetėn nėn sundimin malazez.
Por ushtria turke mu nė kufi - nė Lemajė mbante forca tė veta me qellim qė t’u pėrballonte forcave-sulmėve tė shumta tė shqiptarėve nga Kėlmėndi, Selca, Hoti, Gruda, Trieshi e trevat tjera.
Dėbimi i ushtris turke nga posta e Lėmajes, paraqet njė date tė rėndėsishme, pėr arsye se ėshtė si pikėnisje e kryengritjes sė madhe dhe tė organizuar tė Malesisė sė Madhe.

Pėr kryengritjen e Malesisė (1909-1912):
Dihet se organizatori kryesor i kryėngritjes ka qėnė patrioti i madh shqiptar Dedė Gjon Luli Dedvukaj nga Hoti.
Ai i pari arrin qė tė organizoi shokėt mė tė dalluar tė Malesisė si: Nikė Gjelosh Lulin, Zef Lan Ulėn, Lekė Keqin, Nikė Gjekė Brelin, Nikash Martinin, Kolė Marash Vatėn, Ujkė Gjelosh Lekėn, Gjon Nikė Pllucin dhe tė tjerė pėr njė kryengritje tė pėrgjithshme.
Nė kėtė kohė situata nė kufirin turko-malazez ishte mjaft e acaruar.
Nuk ishin tė rralla as incidentet nė mes tė rojeve tė kufirit turk dhe melėsorėve tė armatosur.
Numri i malesorėve tė armatosur nė Malėsi ishte mjaft i madh.
Malesorėt nė krye me Dedė Gjone Lulin tė ndihmuar nga malesorėt e Shalės, Shoshit, Nikajve, Merturit dhe Krasniqės vėndosėn qė tė mos i zbatojne urdhėrat e Valiut tė Shkodrės nė lidhje me pagimin e taksave dhe dorėzimin e armėve.

E tėrė Malėsia: Hot, Grudė, Kėlmėndi, Shkreli, Kastrati dhe Podgorica ishte e pregaditur pėr kryengritje.
Podgorica atėherė ishte qėndėr e kryengritsave tė armatosur.
Nė mesin e tyre ndodhej edhe patrioti i dalluar nga Kosova Isa Buletini.
Nė Podgoricė me ndihmen e Kral Nikollės u formua edhe komiteti i kryengritjės nė krye tė cilit ishte Sokol Baci Ivezaj.
Komiteti nė fjalė ndėrmori njė varg masash pėr organizimin e malesorėve nė kryngritje.
Malesorėt pas dėbimit tė ushtrisė turke nga Lėmaja kishin pėr qellim qė t’i eleminon tė gjitha pozitat ushtarake nė kėt trevė, prandaj me 24.III.1911 sulmuan ushtrin turke qė ndollej nė Grykėn e Rapshės.
Pas Grykės sė Rapshės u sulmua edhe posta nė Traboinin e Moēėm.
Nga kjo postė turqit u dėbuan pa luftė dhe pa ndonje viktimė.

Po nė kėtė kohė malėsorėt dėbuan ushtarėt turq qė ndollėshin nė postėn Fierzė.
Posta e pėstė qė ndollej nė Qafėn e Bokrrinės, nė Selisht u sulmua dhe u ēlirua nga Grudėt, Kelmendėt dhe Trieshjant me 29.III.1911.
Nė kėtė kohė kur turqit u dėbuan gati nga tė gjitha postat kufitare nė Malėsi, Ēaushi i ushtrisė turke me qėndėr nė Tuz, mblodh njė ushtri mjaft tė madhe dhe e drejtoi nga Hoti.
Nė Qepur tė Hotit u zhvillua njė pėrleshje mjaft e pėrgjakshme nė mes tė ushtris turke dhe burrave tė Hotit.
U vra njė numer i madh i ushtris turke, por humben jetėn edhe disa burra nga Hoti si:
Kolė Marash Vata, Zef Lan Ula, Gjon Pllumi, Fran Zeka, vėllėzėrit Zef dhe Gjon Luli, Pjeter Uci, Ujkė Gjelosh Leka, dhe Leke Mirashi. Gjithashtu u plagos njė numėr i madh burrash nga Hoti. Turqit nė kėtė pėrleshje pėsuan disfate tė madhe.
Qepuri si datė e rėndėsishme historike pėrmėndet edhe nė kėngėt popullore.

Malėsorėt nga Hoti, Gruda, Kėlmėndi e Trieshi tė frymėzuarė nga zjarri i ēlirimit ndėrmarrin aksione tė njė pas njėshme.
Pas aksionit nė Qepur, sulmuan mėnjeherė postėn ushtarake turke nė Pikalė-Grudė. Nė pėrleshje mbetėn tė vrarė njė numer i madh turqish dhe u nxune rob rreth 70 sish. Nga malesorėt mbetėn tė vrarė: Tomė Hasi, Hasa Mirashi dhe Sokol Doka. U plagosen gjashtė malesorė.
Me 28.III.1911 ēlirohet edhe posta e shtatė e cila ishte e vėndosur nė Lishah nė afėrsinė e Ledinės nė Malėsi. Edhe kėtu mbetėn tė vrarė shum turq.
Nga malesorėt mbetėn: Zef Kurti dhe Martin Ujka, kurse shtatė u plagosen rėndė.
Malesorėt gadi ēdo postė qė pushtonin i jepin zjarr, kėshtu vepruan edhe nė postėn nė Pikalė dhe Lishah.
Po nė kėtė kohė dėbuan edhe ushtarėt turq tė postės kufitare nė Paroki nė afėrsinė e Fundnave.
Posta kufitare nė Omerbozhaj, afėr Dinoshės, konsiderohej si posta mė e fortė.
Nė kėtė postė ishin pėrqėndruar gadi e tėrė ushtria turke qė ishin dėbuar nga postat e ndryshme.
U ēliruan edhe postat nė Urėn e Rzharnicės dhe Dheut tė Zi.
Qėndėr kryesore e koncentrimit tė forcave ushtarake turke ishte Kalaja e Shipshanikut nė Tuz.
Malėsorėt edhe kėtė fortifikat turke e rrethuan me 22.IV.1911.
Me kėtė rast mbet i vrarė Nikė Pretash Leci nga Gruda, duke tentuar tė depertonte nė Kala me tė cilin rast u vra nė afėrsinė e Kalasė.
Nė luftėrat mė tė njohura tė malesorėve pėrmendet lufta nė Qafė tė Uglės.

Deēiqi ėshtė pėrmėndore e vertet e betejave tė pergjakshme tė malėsorėve kundra forcave ushtarake turke.
Me 1.V.1911 nė Deēiq nė Majen e Bratilės pėr te parėn herė nė historinė e popullit shqiptarė, pas historisė sė lėvdishme shqiptare gjatė jetės sė fatosit tė madh shqiptar - Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, Dedė Gjon Luli ngriti flamurin shqiptarė dhe tregoi armikut turk dhe tėrė botės se Malėsia kerkon lirinė dhe pamvarėsine e vet.

Pas ngritjės e flamurit shqiptar nė muajin maj tė vitit 1911 ushtria turke ndėrmori ēdo masė pėr tė pushtuar pėrsėri Deēiqin dhe me 14.V.1911 arriti pėrsėri qė nė Deēiq tė vėndos flamurin gjysėm hėnė.
Mirėpo malesorėt e frymėzuar dhe nga dashuria pėr liri dhe urrejtja ndaj robėrisė sė huaj nuk i humbėn shpresat.
Pėr ēlirimin e Deēiqit pėrvec malesorėve muarėn pjesė edhe njesit e rregullta ushtarake malazeze nėn komandėn e gjeneraleve malazez Janko Vukotiqit dhe Mill Spasit.
Gjatė vitit 1912 nė pėrleshjet qe u zhvilluan nė Deēiq me 28 mars dhe 3 maj, mbetėn tė vrarė 14 malesorė.
Po nė maj tė vitit 1912 nė Bukoviq u zhvillua luftė e pėrgjakshme, ashtu edhe nė Helmicė e nė Qafė tė Kishės. Nė kėto pėrleshje mbetėn tė vrarė afėr 15 malesorė.
Nė luftėrat e pėrgjakshme qė bėri Malėsia kundra ushtris turke, duke filluar prej vitit 1907-1912 mbetėn tė vrarė 150 malesorė, kurse u plagosėn afer 90.
Ata gjatė kėsaj kohė ēliruan, me perjashtim tė Kalasė sė Shipshanikut tė gjitha trevat e Malėsisė sė Mbishkodrės.
Pėrpjekjet e malėsorėve me armė e material ushtarak i ndihmoi edhe Mali i Zi.
Mbas largimit tė ushtris turke nga Kalaja e Shipshanikut, malesorėt muarėn pjesė sė bashkut me formacionet ushtarake malazeze nė luftėrat e ndryshme gjėr me Shkodėr.
Pėrleshjet mė tė pėrgjakura u zhvilluan nė Bardhajt e Shkodrės dhe nė Tarabosh.
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-12-07, 14:59   #6
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Historia Shqiptare(Malesie)

Njėzėtetetė qershori 1970 ėshtė ditė historike pėr Malesinė.
Nė kėtė ditė, nė qytetėzen e vogel nė Tuz (Grudė) , malesorėt bėnė Besėlidhjen qė mos tė hakmerrėn ndaj kurkujt, pėrveē dorasit ose atij qė tė shpall gjygji si fajtor.
Ai tė ndjekėt jo vetėm nga ana e organeve shtetėrore, por edhe e tėrė Malesisė.

Inisiatorė pėr tė ardhur gjėr ky moment historik, kanė qėnė punėtorėt shoqėrorė e politik, pėrfaqsuesit e fiseve dhe tė tjerė nga trevat e Malesisė: (Hotit, Grudės, Trieshit e Kojės sė Kuēit e Fundnes).

Kėtė vepėr humanitare qė sodhen burrat e Malesisė, e pėrshendetėn pėrfaqsuesit e Kosovės, Ulqinit, Gusisė etj.
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-12-07, 15:00   #7
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Historia Shqiptare(Malesie)

Nė Malesi janė ruajtur edhe sot disa zakone rreth lindjes sė fėmijes.
Origjinėn e vet e kanė shumė tė vjetėr dhe janė tė ngjajshme me zakonet e popujve tjerė tė Ballkanit.
Lindja e djalit tė malesorėt ėshtė gėzim i madh.
Kur ndokujt i lind djalė jepet lajmi nė tėrė fshatin dhe shtijnė me pushkė ose revole dhe thonė: "u rritė me jetė".
Kur lind vajzė nuk shtijnė kurrkush me pushkė, por thonė: "shyqyr qė ka p'shtua nana e ishalla pas vajzės djali" etj.

Grat e fshatit kur vijnė tė shofin nėnėn nė lodhnim thonė: "mashalla" qė fėmia mos tė marrė mėsysh.
Ėshtė zakon qė nė djepin e fėmisė tė hullet bar i njomė ose gjeth me qellim qė fėmia tė qėndrojė gjithmonė i njomė.
Fėmijės mėshkull zakonisht i bėhėt pėrgim (pėrgzim).

Fėmia lahet vetėm nė mėngjes, nėse larja bėhėt mė mbramjė, uji nuk derdhet natėn, por nė mėngjes heret.
Ujin e derdhin nė rrėjė tė ndonjė bimė mė deshirė qė fėmija tė rritet.
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-12-07, 15:00   #8
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Historia Shqiptare(Malesie)

Shqiptarėt e Malėsisė kanė ruajtur shumė zakonet nga e kaluara e veēanarisht ato rreth martesės.
Dikur ai fis ose shtėpi qė nė shekuj me rradhė nuk ėshtė korit as nė luftė as nė kohė tė paqės i ka martua mė shpėjt bijat e veta. Sot kjo traditė ėshtė duke u zhdukur.
Ka qilluar qė vajzės tė ia caktojnė fatin edhe pa e njohtė bashkshortin, e bile, ka ngja qė fėmijve t’u caktohet fati pa lind.
Martesa dhe zakonet rreth saj fillojnė prej se nisin “shkuesit” pėr tė kėrkuar vajzen pėr djal. Darzma fillon atė ditė kur vajza-nusja niset nga shtėpia e prindėrve.
Dikur darzma ka zgjatė disa ditė, ndėrsa sot kryhet pėr 1-2 ditė.
"Shkuesit" janė njė ose dy vetė tė cilėt i cakton familja e djalit.
Ata shkojnė nė shtėpinė e vajzės dhe babait i kėrkojne vajzėn.
"Shkuesit" duhet tė janė tė menēėm dhe njohės tė mirė tė kuvendit dhe zakonit tė malėsorėve.
Ata zakonisht lavdėrojn djalin dhe shtėpin e djalit.
Babai i vajzės ka pėr detyr t’u japė fjalėn pozitive ose negative atė ditė apo njė ditė tjetėr, tė cilėn e cakton ai.
Dikur vajza nuk merrte pjesė nė zgjedhjen e fatit tė vetė, por pajtohej me atė burr tė cilin ia caktonin prindėrit.
Sot ky ligj mjaft i ashpėr i mardhėnjeve familjare ėshtė liberalizuar mjaftė.
Tani vajza tė shumtėn e rasteve vėndos vetė pėr fatin e saj tė ardhėshėm.
Pasi shkuesit marrin pėrgjegje pozitive, atėhėre babai i vajzės bashkė mė "shkuesit" dhe miqėt e rinjė caktojnė ditėn e fejesės.

Pesorėt janė ata tė cilėt shkojnė pėr tė fejuar vajzėn. Me dy pesorė zakonisht shkon edhe njė shkues.
Tė shumtėn e rasteve pesorėt janė nga shtėpia e dhėndrit tė ardhėshėm.
Fejesa bėhet me njė lirė-monedhe tė caktuar.
Si shėnjė jepet unaza, apo ndonjė stoli tjetėr me vlerė, (gjėrdan, arė etj.)
Kur merret unaza konsiderohet se vajza ėshtė roguar (e kaparisur pėr djalė tė caktuar).
Pesorėt nė ditėn e fejesės japin meqėrin (tė holla).
Pesorėt me kėtė rast u falin grave tė shtėpisė tė holla dhe vajzave qė janė nė atė vellazėri.
Ata sjellin njė ferlik (dash tė prer pėr mish) dhe tri okė raki.
Atė ditė caktohet zakonisht data e martesės.

Mqeri ėshtė njė sasi tė hollash qė jepet nė ditėn e fejesės ose mė vonė.
Nė qoftė se babai i vajzės nuk merr mqerin, do tė thot se vajzėn nuk do ta martoj gjatė atij vitit.
Tė hollat qė i merr babai i vajzės i pėrdorė pėr tė pregaditur pajen e nusėrisė.
Tė hollat jepėn sa pėr t’i siguruar vajzės pesė xhubleta dhe pajėn tjetėr tė nusėrisė. Nėsė pajėn e nusėrisė e siguron shtėpia e dhėndrit, atėherė pesorėt nuk japin kurfar tė hollash pėr kėte qellim.
Qellon qė vajza pas fejesės nuk don tė marrė pėr burrė tė fejuarin, atėherė kjo punė del nė pleqėri.
Pleqet nėsė pajtohen se faji ėshtė i shtėpisė sė vajzės sjellin vėndimin qė shtėpia e vajzės tė paguaj dyfisht tė gjitha shpėnzimet qė janė bėrė rreth fejesės.
Nė kėtė rast vajza mbetėt e lirė.
Nėse pleqėria mbetet pezull, atėherė shtėpia e vajzės i ka borē sipas kanus (Kanunit tė Lekė Dukagjinit) njė mashkull, ose sillet vėndimi qė vajza tė ketė 24 deshmitare.
Nėsė ngjan e kundėrta, dmth djali nuk e don vajzėn e fejuar atėherė edhe kjo punė qitet nė pleqėrinė e fisėve tė cilėt siellin tė njėjtin vėndim sikur edhe pėr vajzen. Edhe nė kėtė drejtim marėdhėnjet tani kanė ndryshuar - vajza mund tė marr edhe burr tjetėr, por shtėpia e saj duhet tė paguaj dyfisht shpenzimet qė janė bėrė gjatė fejesės.

Dasmorėt-krushqit ditėn e caktuar shkojnė pėr nuse. Ata zakonisht shkojnė tė dielėn nė mbramje. Flėjnė atje e tė hėnėn kėthehėn me nuse.
Krushqit me vehte marrin njė dash tė rjepur me brira nė maje tė cileve i vėjne njė ose dy molla. Me vehtė marrin raki. Udhės i qarosin me raki tė gjithė ata qė i takojnė. Krushqit kanė kryetarin e vetė-bajraktarin me flamur i cili u mprin.
Tė gjithė nisėn nga shtėpia e djalit. Krushqit kėndojn e shtiejnė me pushkė ose revole.
Dikur pėr nuse shkonte njė dasmoreshė, mirėpo ka qilluar qė nusėn t’ia rrėmbenin, prandaj mė vonė u dėrgua pėr nuse njė dasmor e njė dasmoreshė ose njė dasmoreshė e shum dasmorė, sikur bėhėt tani.
Krushqit-dasmort nė shtėpinė e nuses, hane, pinė, luajnė e kėndojnė.
Krushqit ēojnė unazėn e kunorės nga shtėpia e dhėndėrit.

Nisja e vajzės-nusės bėhėt me njė ceremonial karakteristik; ajo kapet pėr vargojt e vatrės pėr derė tė shtėpisė, qanė me mallėngjim pėr shtėpinė, familjen e vėllazėrinė qė po i lėn.
Para se tė dalė nga shtėpia e siellin tri herė rreth zjarrit dhe pastaj vėllai mė i madh ia mbath opingėn apo kėpucen e djathtė.
Kryetari i krushqėve nė tė dalunėn e nusės nga dera e shtėpisė ia vėn unazen nė gishtin e dorės sė djathtė.
Ai atėherė nė shėnje gėzimi shtjen me pushkė.
Nusja posa del nga shtėpia qanė.
Nė oborr tė shtėpisė tė gjithė pėrqafohen me tė.
Njeri nga mė tė afėrmit e saj e siell tri herė nė atė krah ka lind dielli e pastaj ia dorzon dasmorit i cili e kap pėr dore.
Shkojnė bashkė disa hapa e pastaj e lėshon, me ē’rast e kap dasmoresha.
Nusja duke u larguar u lėn lamtumirėn mė tė aferme duke valvitur shamin e bardhė me tė cilen ka mbuluar fytyrėn me duvak.
Shoqėt e saja e pėrciellin me kėngė tė ndryshme, por nga njė herė edhe qajnė prej mallėngjimit.
Krushqit me nuse duhet tė arrijnė nė shtėpinė e dhėnderit para se tė muget nata. Mirėseardhjen e krushqeve me nuse e prźt e tėrė fshati me kėngė.

Gjeverėt janė dy mėshkuj tė cilėt caktohen zakonisht nga mė tė afėrmit e dhėndėrit pėr t’u kujdesuar pėr nusen ē’prej sė arrin e gjėr sa tė maroi darzma.
Tė ardhmėn e nuses nė oborr nė shėnjė qe nusja tė sjelle lumturin, begatinė nė familje njeri nga gjeverėt merr njė mollė me njė monellė brėnda tė cilėn e gjuan pėrmbi ēatinė tė shtėpisė.
Pastaj nė mesin e shtėpisė qesin ca gaca zjarrit dhe rreth tyre e siellin nusen tri herė.
Nusen pastaj e ulin tė rrij nė stol. Nė prehėr tė saj e vėjne njė djal tė vogel tė cilin ajo e puth dhe i fal njė palė ēarapa.
Nė mbrėmje arrijnė dy kumarėt: kumara i parė dhe i dytė.
Pasi arrijinė tė gjithė tė ftuarit, shtrohėn sofrat, sė pari pijė e meze dhe pastaj buka. Kumarėt zejnė kryet e vėndit, pastaj rrin tė tjerėt sipas vėndit qe u takon. Mbretėron njė atmosferė gėzimi qė duket se secili aty-atė natė martohet.
Dallinė pėrshėndetėse e nfren i zoti i shtėpisė, pastaj kumarėt dhe pas tyre tė gjith me rrallė.
Dhėndri nė kėtė gėzim nuk paraqitet aq shpesh.
Ai ėshtė i angazhuar mė tepėr rreth pėrgaditjeve me qellim qė darzma tė jenė sa mė mirė.
Nusja nuk merr pjesė nė kurrfarė defrimesh.
Gjatė tė ngrėnunit gjevert e siellin nusen me dasmoreshėn dy ose tri herė para tryezave tė bukės.
Nė atė rast nusės ia heqin duvakun prej fytyrės.
Kumara qė rrin nė sofrėn e parė i pari shtjen me pushkė ose revole.
Pasi ajo sė pari vjen pran sofrės sė parė e andej me rrallė tė tjerat.
Kumara duke shti me pushke thot: Kjoft me nafakė e me hije tė mirė.
Pastaj fillojnė tė kėndojnė…
Tė marten para se mbaron darzma kumara i fal tė holla nrikullės mbasandej edhe grave tė tjera tė shtėpisė dhe vajzave.

Tė marten qitet jasht nė njė vėnd tė caktuar e tanė paja e nuses me qellim qė tė dihet se ēka sjellė ajo pėrveē pajės sė sajė.
Ajo sjelle tė fala: ēarapė, shami dhe peshqirė, kėmisha etj. pėr kumarėn e tė afėrmit e burrit.
Dasmoresha tregon publikisht se tė cilat tė fala janė pėr kėnd.
Nė Malesi, vajzat i martojnė mė teper nė petka-tesha malsorēe: xhublete, grykce, duvak, vjerrca tė brezit, kapica, breza, ēarapa prej cohet tė qenisura me rrueza, opak dhe mashe pėr t’u ndezur duhanim musafirit etj.
Bashkėshortėt pa kunorzuar nuk flejnė bashkė.
Kunorėn e lidhin zakonisht tė marten nė zyrėn e gjendjes civile, e pastaj ato qė janė religjioze nė kishė.
Si nusja ashtu edhe dasmoresha janė tejet tė tėrpnuara, ato meken kur vėn kunorė, nuk ua kėthejnė shpinėn tė pranishmėve.
Pas tri javėsh martesė nusja shkon tė vizitonin gjininė.
Sa netė duhet tė flėj nė gjini, e cakton babai ose vėllai mė i vjetėr i burrit tė saj.
Kur kthehet nga gjinia duhet tė vijė me opakė ose kėpucė qė ia blen gjinia.
Atė mbramje mbildhet e tėr fshati e tej per t’i falur tė holla, kurse ajo sjelle nga gjinia, pemė e gjėra tė tjera.
Kur rrin, mė parė nusja tė gjithėve musafirėve u zbathte opangat e ēarapet, pastaj me rėnd ua lante e fshinte kėmbėt.
Tani edhe ky zakon ėshtė zhdukur krejtėsisht.
Nė Malesi fiset nė mes veti nuk martohen.
Sikurse nė ēdo vėnd tjeter ashtu edhe nė Malesi, disa zakone qė kanė qėnė pėrpara sot nuk zbatohen, por janė duke u thjeshtuar sipas deshirės sė tė rinjėvet.
Nė kohėt e mėparshme nuk ėshtė martuar nė mes vedit as bajraku.
Si vertetim i kėsaj ėshtė bajraku i Hotit i cili as sot e kėsaj ditė edhe pse numron mė tepėr se 500 shtėpi, nuk martohen me vajzat e fisit.
Ēdo martesė e kėtillė nė Hot nuk ka pasur sukses, por ka mbaruar me tragjedi. Duhet ta themi se edhe kjo ka nisė tė ndėrroj.
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-12-07, 15:01   #9
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Historia Shqiptare(Malesie)

Malesia ka shum Heroje Malesia!!Bijte e Malesis luftuan si trima te vertet me pushke ne ndore!! Rrofte Malesia Etnike
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-12-07, 15:01   #10
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Historia Shqiptare(Malesie)

ka edhe shum tjera per Malesoret dhe per Martesen e Malsorve dhe si i kan ndrrua zakonet
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-12-07, 15:13   #11
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Historia Shqiptare(Malesie)

Ju pėlqen letėrsia? Shkruani poezi ose prozė? Ju ftojmė tė merrni pjesė nė konkursin e letėrsisė "Albasoul" tė organizuar nga Forumi Shqiptar. Tė gjithė krijuesit shqiptarė tė vjetėr e tė rinj janė tė mirėpritur tė dėrgojnė krijimet e tyre qė nuk e kanė parė ende dritėn e botimit, pėr tu vlerėsuar nga njė publik i gjerė shqiptar nė mbarė botėn.

Krijuesit kanė afat deri nė datėn 4 dhjetor 2007 qė tė dėrgojnė krijimet e tyre. Kurse dashamirėsit e letėrsisė kanė afat deri nė 25 dhjetor, dita kur do tė shpallen fituesit, qė tė lexojnė e vlerėsojnė gjithė krijimtarinė tuaj. http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=87379

Pėr tu njohur me rregullat e konkurimit, vizitoni temen me poshte
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-12-07, 15:13   #12
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Historia Shqiptare(Malesie)

Duke u nisur nga fakti se shumė anėtarė nė vite kanė dashur tė bėjnė njė donacion nė mbėshtje tė forumit, kemi vendosur nė forum njė formular qė bėn tė mundur bėrjen nga ana juaj tė donacioneve direkt nga Interneti.

http://www.forumishqiptar.com/misc.php?do=donate

Shėrbimi mundėsohet nga PayPal dhe kushdo qė ka njė llogari me PayPal ose ka njė kartė krediti, mund tė bėjė njė donacion direkt nga forumi. Shėrbimi ėshtė i sigurt dhe pėrdoret nga miliona njerėz nė Internet.

Pėr tė parė listėn aktuale tė donatorėve:

http://www.forumishqiptar.com/misc.php?do=donlist

Pėr pyetje apo sqarime:

http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=83175

Duke ju falėnderuar paraprakisht,
Stafi i Forumit


__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:19.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.