Titulli: A po eksperimentohet edhe mė tej me Kosovėn
Se ēfarė pengesash ka paraqitur dhe paraqet rezoluta 1244 nė aspektin e ndėrtimit dhe funksionimit tė “institucioneve tė Kosovės”, kjo tashmė dihet nga tė gjithė qytetarėt e Kosovės, por edhe nga faktorėt relevant ndėrkombėtarė. Pėr kėto tetė vjet e ca tė administrimit nga UNMIK-u, nė tė vėrtet tė sundimit tė tmerrshėm nė tė gjitha sferat e jetės nga kjo ngrehinė tutorėsh tė KS tė OKB-sė, nė Kosovė janė bėrė shumė eksperimente politike, ekonomike etj etj., ndėrsa “institucionet e Kosovės” edhe pse kishin dalur nga zgjedhjet “verdikti i popullit”, nė kontinuitet do tė demonstrojnė vullnetin dhe gadishmėrinė pėr t“i shėrbyer interesave gjeopolitike - strategjike tė faktorėve tė ndryshėm jashtė Kosovės, se sa vetė qytetarėve tė Kosovės!
Pse ka ndodhur dhe pse ndodhė kjo?!
Kjo ka ndodhur dhe ndodhė, sepse vetė sistemi i administrimit nė Kosovė i ndėrtuar mbi bazėn e rezolutės 1244, prej ku kanė gjeneruar pastaj “korniza kushtetuese”, qindra rregullore e “urdhėrash ekzekutiv” etj., kanė bėrė qė gjithė superstruktura pushtetore nė Kosovė (vendore dhe ajo ndėrkombėtare) tė pėrqėndrohet tek sovrani UNMIK!
Prandaj, kur kihen parasysh kėto fakte, ėshtė i ēuditshėm, vėrtet shumė i ēuditshėm interpretimi i ekspertėve ligjor tė BE-sė, se rezoluta 1244 nuk e parandaloka shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės (!!!)
Sa pėr ilustrim, po i referohem pjesėve tė kėsaj rezolute.
Nė pikėn 10 tė rezolutės 1244 tekstualisht thuhet, (po citoi): ”10. Tė autorizojė Sekretarin e Pėrgjithshėm qė me ndihmėn e organizatave pėrkatėse ndėrkombėtare tė vendosė njė prani ndėrkombėtare civile nė Kosovė pėr tė siguruar njė administrim tė pėrkohshėm pėr Kosovėn nėn tė cilin populli i Kosovės tė mund tė gėzojė njė autonomi substanciale brenda Republikės Federale tė Jugosllavisė, prani qė do tė sigurojė njė administrim kalimtar ndėrkohė qė edhe do tė themelojė institucionet e pėrkohshme demokratike vetėqeverisėse si dhe do tė mbikėqyrė zhvillimin e tyre pėr tė krijuar kushtet pėr njė jetė paqėsore e normale pėr tė gjithė banorėt e Kosovės;”
Pastaj “Aneksi I” i rezolutės 1244 - parimi i gjashtė i G8-tės ndėr tė tjera saktėson (Po citoi): “Njė proces politik drejt arritjes sė njė marrėveshjeje pėr njė kuadėr politik tė pėrkohshėm qė do tė sigurojė njė vetėqeverisje substanciale pėr Kosovėn duke marrė plotėsisht parasysh marrėveshjen e Rambujesė dhe parimet e sovranitetit dhe tė integritetit tokėsor qoftė tė Republikės Federale tė Jugosllavisė, qoftė tė vendeve tė tjera tė rajonit, si dhe ēmilitarizimin e UĒK-sė;”
Ndėrkaq nė parimin 5 tė Aneksi 2 tė kėsaj rezolute thuhet (po citoi): “ 5. Vendosja e njė administrimi tė pėrkohshėm pėr Kosovėn si pjesė e pranisė ndėrkombėtare civile nė bazė tė tė cilit populli i Kosovės tė mund tė gėzojė njė autonomi substanciale brenda Republikės Federale tė Jugosllavisė, autonomi qė do tė vendoset nga Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė...” etj etj
Pėr mė tepėr nė kėtė rezolutė specifikohen edhe modalitetet shtesė ( pėr rikthim tė forcave serbe), pėrfshirė kėtu rolin dhe funksionet e personelit jugosllav/serb nė Kosovė, saktėsisht, pėrcaktohen (po citoi): “ Pajisjet qė bashkėshoqėrojnė personelet qė do tė rikthehen; Referenca e kushteve pėr pėrgjegjėsitė e tyre funksionale; Grafiku kohor i rikthimit tė tyre; Konturimi i zonave gjeografike pėr operacionet e tyre; Rregullat qė qeverisin raportet e tyre me praninė ndėrkombėtare tė sigurisė dhe me misionin ndėrkombėtar civil.”...(!!!) ( Pėr mė tepėr lexoni tė plotė rezolutėn).
Kjo besoj nuk do koment tjetėr.
Pa u futur nė elaborimin e zhvillimeve tė shumta qė kanė ndodhur ditėve tė fundit nė Kosovė dhe rreth saj, me kėtė rast vė nė spikamė vetėm njė ngjarje ogurzezė: hapjen e zyrave nga Qeveria serbe nė Mitrovicėn veriore, nė enklavat e sforcuara serbe ( edhe me pakon e Ahtisarit) si dhe nė Sharr ( ish – Dragash) nga komuniteti goran pro-serb, e cila tregon qartė se kah po shkon Kosova.
Mė 10 dhjetor me rastin e hapjes sė zyrės nė Mitrovicėn veriore, ministri pėr Kosovė nė qeverinė serbe Sllobodan Samarxhiq, pati deklaruar se Serbia do tė “instaloi njė paralelizėm tė plotė institucional nė Kosovė" .
Se ėshtė kėshtu shihet edhe nė dokumentin qė po qarkullon duarve tė zyrtarėve tė lartė tė BE, qė tashmė nuk ėshtė sekret, nė tė cilin autorizimet
Edhe misioni i ri qė pritet tė instalohet nė Kosovė, e qė do tė monitorohet nga BE, do tė jetė edhe mė i fuqishėm dhe mė i rreptė nė kopmpetencat qė do ti ketė. Pėrfaqėsuesi civil ndėrkombėtar do ta ketė fuqinė dhe tė drejtėn qė ta pėrjashtoj secilin zyrtar tė zgjedhur me votėn e qytetarit tė Kosovės. Gjithashtu ai do tė ketė tė drejtė qė ti ndryshoj dhe anulojė ligjet qė miratohen nė Kuvendin e Kosovės nga tė zgjedhurit e popullit. Kėto kompetenca, si dhe plot tė tjera, gjithsesi tė disfavorshme pėr Kosovėn, flasin qartė pėr pavarėsinė qė pritet ta kemi.
|