Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 18-12-07, 22:34   #1
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Kafshėt pėr Kurban

Kafshėt pėr kurban


Kėto kafshė sillen nė Xhaminė e Shenjtė pėr tė kėrkuar afėrsinė dhe kėnaqėsinė e Allahut, i Cili thotė nė Kuran:
وَالْبُدْنَ جَعَلْنَاهَا لَكُمْ مِنْ شَعَائِرِ اللَّهِ لَكُمْ فِيهَا خَيْرٌ فَاذْكُرُوا اسْمَ اللَّهِ عَلَيْهَا صَوَافَّ فَإِذَا وَجَبَتْ جُنُوبُهَا فَكُلُوا مِنْهَا وَأَطْعِمُوا الْقَانِعَ وَالْمُعْتَرَّ كَذَلِكَ سَخَّرْنَاهَا لَكُمْ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ
“Devetė (therjen e tyre pėr kurban) ua kemi bėrė prej dispozitave tė Allahut e ju prej tyre keni dobi. Prandaj pėrmendeni emrin e Allahut duke qenė ato (gati pėr therrje) nė kėmbė dhe kur tė shtrihen nė tokė (dhe t’u dalė shpirti). Hani prej tyre dhe ushqeni nevojtarin dhe lypėsin. Ne ua vėmė ato nė shėrbimin tuaj qė ju tė jeni mirėnjohės”. (El-Haxh, 36).
Omeri ka thėnė: “Bėni kurban, sepse Allahu e do kurbanin”. Profeti (a.s.) bėri kurban vullnetarisht njėqind deve pėr kėnaqėsi tė Allahut.[1]



Kafshėt mė tė mira pėr kurban


Dijetarėt kanė rėnė dakord se kurbani duhet tė jetė prej kafshėve tė mėposhtme, tė cilat janė renditur sipas epėrsisė qė kanė nė kurban: devetė, mė pas lopėt, pastaj delet e kėshtu me radhė. Deveja ėshtė mė me pėrfitim pėr tė varfėrit pėr shkak tė madhėsisė sė saj (mė shumė njerėz mund tė pėrfitojnė prej mishit tė saj) dhe nė mėnyrė tė ngjashme, njė lopė ėshtė mė e dobishme se njė dele.
Megjithatė, ka njė ndryshim mendimesh pėrsa i pėrket se ēfarė ėshtė mė e mira pėr njė individ qė tė bėjė kurban duke ndarė njė tė shtatėn e ēmimit tė tyre. Pra, tė marrė pjesė nė bėrjen kurban tė njė deveje, lope apo dele. Nė dukje, parapėlqimi nga kjo anė lidhet me atė qė ėshtė me e dobishme dhe me pėrfitim pėr tė varfėrit dhe nevojtarėt.



Numri minimal pėr tė bėrė kurban


Njeriu mund tė zgjedhė tė bėjė kurban ēfarėdolloj kafshe. Profeti (a.s.) bėri kurban njėqind deve vullnetarisht. Numri minimal i kafshėve qė njė person ėshtė i detyruar tė bėjė kurban ėshtė njė dele ose njė e shtata e njė deveje apo lope (duke ndarė njė tė shtatėn e ēmimit tė tyre). Njė deve ose lopė mund tė bėhet kurban nė emėr tė shtatė personave.
Nė lidhje me kėtė Xhabiri ka thėnė: “Ne e kryenim haxhin me Profetin (a.s.) dhe thernim njė deve pėr shtatė veta ose njė lopė pėr shtatė veta”.[2] Transmeton Muslimi dhe Ahmedi.
Nuk ėshtė e nevojshme qė tė gjithė ortakėt tė jenė tė njė mendjeje pėr tė qenė kurbani i pranueshėm. Kėshtu, nėse disa e bėjnė pėr kėnaqėsi tė Allahut, ndėrsa tė tjerėt pėr tė marrė mish, pėrsėri kurbani do tė ishte i vlefshėm. Megjithatė, shkolla hanefite mendon se njė kusht i domosdoshėm ėshtė se tė gjithė ortakėt duhet tė kenė nė mendje kėnaqėsinė e Allahut kur therin kurbanin.



Kur ėshtė e detyrueshme qė tė bėhet kurban njė deve?


Bėrja kurban e nje deveje ėshtė e detyrueshme pėr atė haxhi qė kryen tavafin nė gjendje papastėrtie (xhunub) ose pėr njė pelegrine femėr, e cila kryen tavafin ndėrsa ėshtė ende me menstruacione ose lehonė pas lindjes sė fėmijės. Po ashtu, kjo ėshtė detyrė edhe pėr atė haxhi qė kryen marrėdhėnie seksuale me bashkėshorten pasi ka kaluar ditėn nė Arafat, por pėrpara rruajtjes apo prerjes sė flokėve. Po ashtu, kjo gjė ėshtė e detyrueshme edhe pėr atė haxhi qė betohet tė bėjė kurban njė deve. Pra, nė tė gjitha kėto raste, ai duhet tė bėjė kurban njė deve dhe nėse nuk gjen dot njė deve, atėherė, nė vend tė saj duhet tė bėjė kurban shtatė dele.
Ibėn Abasi transmeton se njė burrė shkoi te Profeti (a.s.) dhe i tha se duhet tė bėnte kurban njė deve, pėr tė cilėn ishte nė gjendje ta pėrballonte si shpenzim, por nuk po gjente dot njė tė tillė. Pėr kėtė, Pejgamberi (a.s.) i tha: “Bli shtatė dele dhe bėji kurban nė vend tė devesė.” [3] Kjo ėshtė transmetuar nga Ahmedi dhe Ibėn Maxhe me njė varg tė sigurt transmetuesish.

Llojet e kurbanit

Kurbani mund tė ndahet nė dy kategori: i pėlqyeshėm (mustehab); i detyrueshėm (vaxhib).
Sa pėr kategorinė e kurbanit tė pėlqyeshėm, njė shembull ėshtė ajo ēfarė kėrkohet pėr haxhilerėt qė kryejnė vetėm haxhin (haxhin Ifrad) ose vetėm umren. Sa pėr kategorinė e kurbanit tė detyrueshėm, ajo mund tė ndahet nė:
1,2- Atė qė ėshtė i detyrueshėm pėr ata qė kryejnė Haxhin kiran (duke ndėrthurur haxhin dhe umren pa njė pushim nė mes), ose Haxhin Temettu’ (duke ndėrthurur haxhin dhe umren me njė pushim nė mes).
3- Atė qė ėshtė i detyrueshėm pėr haxhiun qė lė pa kryer njė rit tė rėndėsishėm (vaxhib) tė haxhit, p.sh. goditjen me gurė, veshjen e ihramit nė njė mikat (njė vend i caktuar pėr tė hyrė nė gjendjen e ihramit) ose bashkimin e ditės dhe natės kur qėndrohet nė Arafat. Po ashtu, edhe nė rastin e kalimit tė natės nė Muzdelife ose Mina apo largimi nga Meka pa kryer Tavafin el-Veda (rrethrrotullimin e Lamtumirės).
4- Atė qė ėshtė i detyrueshėm (vaxhib) pėr haxhilerėt qė bėjnė diēka tė ndaluar nė gjendjen e ihramit, pėrveē marėrdhenieve seksuale, si hedhje tė parfumit apo rruajtje.
5- Atė qė ėshtė i detyrueshėm (vaxhib) pėr kryerjen e njė krimi brenda rrethinave tė shenjta tė Haramit, si gjuetia dhe prerja e drurėve atje. Tė gjitha kėto janė shpjeguar mė lart nė ndarjet pėrkatėse.

Kushtet e kurbanit

Kafsha pėr kurban duhet tė plotėsojė kushtet e mėposhtme:

1- Duhet tė jetė dyvjeēare, pėrveē deles. Sa pėr delen, mund tė bėhet kurban edhe njė qingj gjashtėmuajsh, por duhet qė tė jetė i majmė dhe i shėndetshėm.
Sa pėr devenė, ajo duhet tė jetė tė paktėn pesėvjeēare, lopa duhet tė jetė dyvjeēare dhe dhia duhet tė jetė tė paktėn njėvjeēare.
2- Kafsha pėr kurban duhet tė jetė e shėndetshme dhe pa asnjė tė metė fizike. Nuk duhet tė jetė me njė sy, nuk duhet tė ēalojė, nuk duhet tė jetė me zgjebe apo tė jetė shumė e dobėt dhe e pafuqishme.
El-Hasani citon dijetarėt tė kenė thėnė: “Nėse dikush blen njė kafshė tė shėndetshme pėr ta bėrė kurban, por mė vonė, pėrpara se ta therė kafsha sėmuret ose humb ndonjė sy apo fillon tė ēalojė, atėherė ai mund ta therė atė si kurban dhe kjo do t’i mjaftojė atij pėr tė pėrmbushur detyrimin”. Transmeton Seid ibėn Mensuri.



Pėrzgjedhja e kafshės pėr kurban


Maliku ka transmetuar nga Hisham ibėn Urvah se babai i kėtij tė fundit u thoshte djemve tė tij: “O bijtė e mi! Mos bėni kurban pėr hir tė Allahut njė kafshė tė tillė qė ju do ta ndjenit veten ngushtė po t’ia jepnit si dhuratė njė mikut tuaj tė ngushtė dhe tė repsektuar. Allahu ėshtė mė i Nderuari e mė Bujari dhe Ai meriton mė shumė se kushdo tjetėr qė t’i falet mė e mira e asaj qė keni”.[4]
Seid ibėn Mensuri transmeton se, njėherė, Ibėn Umeri hipi mbi njė deve tė hijshme, tė cilėn ai e pėlqente shumė dhe tha duke e admiruar: “E shkėlqyer! E shkėlqyer!”. Pastaj zbriti prej saj dhe i vuri shenjėn e kurbanit pėr ta flijuar pėr kėnaqėsinė e Allahut.



Shenjimi i kafshės pėr kurban dhe vėnia e njė qaforeje


Ish’ar (ose shenjim) do tė thotė se njė deve apo lopė qė do tė theret ėshtė shenjuar duke i prerė nė njėrėn anė gungat nė kurriz. Kjo shėrben pėr tė shėnuar se ato janė tė caktuara pėr t’u bėrė kurban, kėshtu qė askush nuk duhet t’u bėjė atyre ndonjė dėm.
Edhe taklidi ose vėnia e njė qaforeje do tė thotė tė vendosėsh njė copė lėkure rreth qafės sė njė kafshe pėr kurban pėr ta shenjuar atė si tė tillė. Profeti (a.s.) i vuri qafore deleve qė ai kishte pėrcaktuar pėr kurban dhe i dėrgoi ato nė Mekė me Ebu Bekrin, kur kreu haxhin nė vitin e nėntė.[5]
Ėshtė vėrtetuar se Profeti (a.s.) i vuri qafore kafshėve tė tij pėr kurban, i shenjoi ato dhe veshi ihramin pėr tė kryer umren nė kohėn e Hudejbijes.[6] Shumica e dijetarėve, pėrveē Ebu Hanifes, janė tė mendimit se shenjimi i kafshėve pėr kurban ėshtė njė veprim i pėlqyeshėm.


__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 18-12-07 nė 22:38
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 18-12-07, 22:50   #2
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Kafshėt pėr Kurban

Urtėsia e Isharit dhe Taklidit


Urtėsia pas kėtyre dy veprimeve ka tė bėjė me nderimin pėr urdhėrat e Allahut dhe kjo ėshtė njė shprehje e kėtij nderimi. Veē kėsaj, kjo shėrben si njė mjet pėr t’i bėrė me dije njerėzit se kėto kafshė janė rrugės pėr nė Shtėpinė e Shenjtė, qė tė theren atje pėr kėnaqėsinė e Tij.


Hipja mbi kafshėt qė janė caktuar pėr kurban


Lejohet hipja mbi kafshėt qė janė caktuar pėr kurban. Po ashtu ėshtė dhe pėrfitimi prej tyre si devetė, lopėt etj.
Allahu i Madhėruar thotė nė Kuran:
لَكُمْ فِيهَا مَنَافِعُ إِلَى أَجَلٍ مُسَمًّى ثُمَّ مَحِلُّهَا إِلَى الْبَيْتِ الْعَتِيقِ
“Ju keni dobi nga ato (shenja-kurbanė) pėr njė kohė tė caktuar, e pastaj vendi i tyre ėshtė te Shtėpia e Lashtė”. (El-Haxh, 30).
Dahaku dhe Atau kanė thėnė: “Pėrfitimi prej tyre kėtu e ka kuptimin te pėrdorimi i tyre pėr t’i ngarė kur ėshtė e nevojshme dhe pėrfitimi prej qumėshtit dhe leshit tė tyre”. Fraza “njė kohė e caktuar” lidhet me periudhėn qė nga koha kur njė haxhi e shenjon kafshėn pėr ta bėrė kurban derisa ajo tė theret. Pėr sa u pėrket fjalėve: “… dhe pastaj vendi i tyre ėshtė te Shtėpia e Lashtė” lidhet me ditėn e Kurbanit, pikėrisht ditėn e dhjetė tė Dhul-Hixhes.
Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) pa njė burrė qė po tėrhiqte devenė e tij pėr nė vendin e kurbanit. Profeti (a.s.) i tha: “Hipi!” Burri iu pėrgjigj: “Ėshtė kafshė pėr kurban”. Profeti (a.s.) i tha dy a tri herė: “I mjeri ti, hipi!” [7] Transmeton Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi dhe Nesaiu.
Gjithashtu, ky ėshtė mendimi i Ahmedit, Is’hakut dhe pajtohet me njė qėndrim tė mirėnjohur tė Malikut. Ndėrsa Shafiu mendon se njė person mund t’i hipė njė kafshe tė tillė, nėse e ka tė nevojshme.


Koha e prerjes sė kurbanit


Dijetarėt kanė mendime tė ndryshme rreth kohės sė prerjes sė kurbanit. Sipas Shafiut, kurbani duhet bėrė ditėn e Nehrit (ditėn e Kurbanit), tė dhjetėn ditė tė Dhul-Hixhes dhe gjatė ditėve tė Teshrikut (dita e njėmbėdhjetė, e dymbėdhjetė dhe e trembėdhjetė e Dhul-Hixhes). Imam Shafiu e bazon kėtė te fjalėt e Profetit (a.s.): “Tė gjitha ditėt e Teshrikut janė ditė pėr Kurban”.[8] Transmeton Ahmedi.
Nėse dikujt i kalon koha e prerjes sė kurbanit, atėherė ai duhet tė therė njė kafshė mė vonė pėr ta zėvendėsuar. Maliku dhe Ahmedi mendojnė se, pavarėsisht nėse therja e njė kafshe ėshtė e detyrueshme apo akt vullnetar adhurimi, ajo duhet bėrė gjatė ditėve tė caktuara. Gjithashtu, shkolla hanefite ka tė njėjtėn pikėpamje nė lidhje me pelegrinin qė kryen Haxhin Temettu’ apo Haxhin Kiran. Ky haxhi duhet tė therė kafshėn gjatė ditėve tė caktuara (teshrikut).
Pėrveē kėtij lloji kurbani, tė tjerė kurbanė mund tė theren nė ēdo kohė gjatė vitit.
Kėta lloje kurbanėsh aplikohen pėr pėrmbushjen e ndonjė betimi, shlyerjen e mėkateve, kurbanin si akt vullnetar adhurimi etj.
Ebu Seleme ibėn Abdurrahmani dhe En-Nahiu kanė treguar se koha pėr therjen e kurbanit ėshtė qė nga dita e Kurbanit deri nė fund tė muajit Dhul-Hixhe.


Vendi i therjes sė Kurbanit


Kurbani, qoftė i detyrueshėm apo vullnetar, nuk mund tė bėhet pėrveēse nė rrethinat e shenjta tė Haremit. Haxhiu mund tė bėjė kurban kafshėn qė ka caktuar pėr kėtė qėllim kudo qė tė jetė brenda kėtyre rrethinave.
Xhabiri transmeton se Profeti (a.s.) ka thėnė: “E gjithė Mina ėshtė vend pėr therjen e kurbanėve, e tėrė Muzdelifa ėshtė vend pėr tė kaluar natėn dhe tė gjitha rrugėt e Mekės janė vendkalime dhe vende pėr tė bėrė kurbane”.[9] Transmeton Ebu Daudi dhe Ibėn Maxhe.
Megjithatė, pėr haxhiun ėshtė mė e pėlqyeshme qė ta therė kurbanin e vet nė Mina. Pėr atė qė kryen umren, ėshtė e pėlqyeshme qė ta therė kurbanin afėr Merves, meqė ky ėshtė vendi ku haxhilerėt dalin nga gjendja e ihramit, si pėr haxhin ashtu edhe pėr umren.
Maliku ka transmetuar se atij i kishin thėnė se Profeti (a.s.) kishte thėnė nė Mina: “Ky ėshtė njė vend pėr tė therur kurban dhe e gjithė Mina ėshtė vend pėr therjen e kurbanit”. Duke folur rreth umres, Profeti (a.s.) ka thėnė: “Kjo (Merva) dhe tė gjitha rrugėt e Mekės janė vende pėr therjen e kurbanėve”.[10]



Therja e deveve mė kėmbė

Pėlqehet qė devetė tė theren gjatė kohės qė ato qėndrojnė mė kėmbė me kėmbėn e majtė tė lidhur si nė hadithet e mėposhtme:
1) Muslimi transmeton nga Zijad ibėn Xhubejri se Ibėn Umeri hasi njė burrė qė po therte njė deve ndėrsa ajo rrinte ulur. Ai i tha burrit: “Lėre tė ngrihet dhe lidhja kėmbėt, se ky ėshtė suneti i Profetit tėnd”.[11]
2) Ebu Daudi transmeton nga Xhabiri se Profeti (a.s.) dhe shokėt e tij i thernin devetė pėr kurban me kėmbėt e majta tė lidhura dhe duke qėndruar mbi tri kėmbė.[12]
3) Hakimi transmeton nga Ibėn Abasi nė lidhje me vargun kuranor: “...andaj pėrmendeni emrin e Allahut duke qenė ato (tė pėrgatitura pėr therrje) nė kėmbė …” (El-Haxh, 36), se ai intepretonte se ka kuptimin “duke qenė tė pėrgatitura dhe duke qėndruar mbi tri kėmbė.
Sa pėr lopėt dhe delet, ėshtė e pėlqyeshme qė ato tė theren duke qenė shtrirė. Sipas disave, nuk ėshtė e pėlqyeshme qė tė theret mė kėmbė njė kafshė qė duhet tė theret shtrirė dhe anasjellas. Tė tjerėt nuk pajtohen me kėtė dhe mendojnė se nuk ėshtė e papėlqyeshme.
Pėlqehet qė haxhiu ta therė kafshėn me duart e veta nėse ėshtė e mundur, pėrndryshe, ai mund tė caktojė dikė tjetėr ta bėjė kėtė nė vend tė tij, por duhet qė tė jetė i pranishėm vetė aty.



Shpėrblimi i kasapit me mish kurbani


Nuk ėshtė e lejueshme qė kasapi tė shpėrblehet me mishin e kafshės. Megjithatė, njė kasapi mund t’i jepet njė hise e caktuar e mishit pėr bamirėsi. Kjo mbėshtetet nė thėnien e Aliut: “Profeti (a.s.) mė urdhėroi tė kujdesesha pėr devetė e tij qė do tė thereshin pėr kurban dhe tė shpėrndaja mishin, lėkurėt e ēdo gjė tjetėr tė tyren (nevojtarėve), por ai mė kishte urdhėruar qė tė mos i jepja ndonjė hise kasapit”. Pastaj, ai tha: “Ne do t’ia japim atij nga vetja jonė (e jo nga kurbani)”.[13] Transmeton “Grupi”.
Ky hadith tregon se haxhiut i lejohet tė caktojė dikė tjetėr pėr tė therur kafshėn nė vend tė tij dhe t’ua shpėrndajė mishin, lėkurėn dhe pjesė tė tjera tė dobishme tė saj njerėzve tė tjerė, por atij nuk i lejohet qė t’i japė si shpėrblim kasapit ndonjė hise prej tij, si pagesė pėr punėn e kryer.[14]
Megjithatė, njė kasap duhet tė paguhet pėr punėn e tij siē ka thėnė Profeti (a.s.): “Ne do t’i japim nga vetja jonė”.
Ėshtė transmetuar se El-Haseni ka thėnė: “Nuk ka asgjė tė keqe nė
dhėnien e lėkurės sė kafshės kasapit”.[15]
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 18-12-07 nė 23:11
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-12-07, 22:54   #3
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Kafshėt pėr Kurban

Ngrėnia e mishit tė kurbanit

Allahu i urdhėron muslimanėt qė tė hanė kafshėt e therura pėr kurban:
فَكُلُوا مِنْهَا وَأَطْعِمُوا الْبائس الفقير
“Hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfėr!”. (El-Haxh, 28)
Nė pamje tė parė, ky urdhėr vlen si pėr kurbanin e detyrueshėm dhe pėr atė vullnetar. Juristėt kanė mendime tė ndryshme mbi kėtė temė.
Ebu Hanife dhe Ahmedi janė tė mendimit se haxhiu mund tė hajė nga kurbani i bėrė pėr haxhin Temettu’[16] ose haxhin Kiran[17] apo i flijuar vullnetarisht, por nuk mund tė hajė ndonjė kurban tjetėr.
Maliku mendon se haxhiu mund tė hajė nga njė kafshė e bėrė kurban si dėnim pėr prishjen e haxhit tė mėparshėm, pėr moskryerjen e haxhit, pėr kurbanin e bėrė nga haxhiu qė kryen haxhin temettu ose ēfarėdo kafshe tjetėr tė bėrė kurban, pėrveē asaj tė flijuar si dėmshpėrblim pėr vrasjen e njė kafshe tė egėr e ajo qė ėshtė bėrė kurban pėr ndonjė detyrim tė haxhit qė ėshtė lėnė pėr shkak tė ndonjė sėmundjeje apo atė qė ėshtė bėrė nijet pėr tė varfėrit dhe qė ėshtė flijuar vullnetarisht, pėrveēse kur ekziston frika se kafsha do tė dėmtohet pėrpara se tė arrijė nė vendin e kurbanit.
Shafiu mendon se personit nuk i lejohet tė hajė nga njė kurban i detyrueshėm, p.sh. njė kurban i detyrueshėm i bėrė pėr dėnim ose njė i tillė i bėrė pėr vrasjen e njė kafshe tė egėr ose njė qė flijohet pėr prishjen e haxhit, ose pėr haxhin Temettu apo haxhin Kiran.
Po ashtu, edhe atė pėr tė cilin haxhiu ėshtė zotuar. Megjithatė, nė rastin e kurbanit vullnetar, njė person mund tė hajė prej tij vetė si edhe t’u japė dhe tė tjerėve.

Sasia e mishit qė duhet tė hahet nga kurbani

Njė person qė bėn kurban mund tė konsumojė pa asnjė kufizim ēfarėdo sasie mishi qė mund tė dėshirojė. Po ashtu, ai mund tė falė apo japė pėr bamirėsi sasinė qė dėshiron. Disa prej dijetarėve kanė thėnė se njė person mund tė hajė gjysmėn dhe tė japė gjysmėn tjetėr pėr bamirėsi, ndėrsa disa tė tjerė kanė thėnė se mishi duhet tė ndahet nė tri pjesė; njėrėn pjesė mund ta mbajė pėr vete, njė pjesė tjetėr ta shpėrndajė dhe pjesėn e mbetur ta japė pėr bamirėsi.


Shkėputur nga libri "Fikhu Suneh"
Autor: Sejjid Sabik
Pėrkthyer nga njė grup pėrkthyesish
Nxjerrja e Haditheve: Bledar Albani


Referencat:

[1] Buhariu 1718.

[2] Muslimi 3174, Ahmedi 13/37.

[3] Hadith Daif. "El Irva" 1062. E ka nxjerrė Ibėn Maxheh 3136, Ahmedi 1/311, 312.

[4] Maliku 756.

[5] Buhariu 1702, 1703, Muslimi 3188, 3190, Ebu Daudi 1755, Nesai 2785, Ibėn Maxheh 3096.

[6] Buhariu 1694, 1695, Ebu Daudi 1754.

[7] Buhariu 1689, 2755, 6160, Muslimi 3195, Ebu Daudi 1760, Nesai 2798.

[8] Hadith Hasen. "Es Sahiha" 2476. E ka nxjerrė Ahmedi 4/82, Bejhakiu 9/295.

[9] Hadith Hasen Sahih. "El Mishkat" 2596, "Sahihul Xhami" 4536. E ka nxjerrė Ebu Daudi 1937, Ibėn Maxheh 3012.

[10] Maliku 1/393.

[11] Buhariu 1713, Muslimi 3180, Ebu Daudi 1768.

[12] Hadith Mursel Sahih. "El Irva" 4/365. E ka nxjerrė Ebu Daudi 1767, Bejhakiu 5/237.

[13] Buhariu 1707, 1716, 1717, 1718, 2299, Muslimi 3167, Ebu Daudi 1769, Ibėn Maxheh 3099, 3157.

[14] Dijetarėt muslimanė, nė unanimitet, janė tė mendimit pėr moslejimin e shitjes sė lėkurės sė kurbanit, apo e ndonjė pjese tė tij.

[15] Ibėn Ebi Shejbe 4/298.

[16] Nė tė cilin haxhi dhe umra janė tė ndėrthurura me njė pushim nė mes.

[17] Nė tė cilin haxhi dhe umra janė tė ndėrthurura pa njė pushim nė mes.

ps/Bond kerkoj falje per shkronjat, por shpresoj se ju do i permiresoni.


__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-02-08, 21:16   #4
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Kafshėt pėr Kurban

une e pata nji pytje vitin e kalum e kam ble nji dele per kurban do me than ktu nė gjermani po delja ka pas kontakte me derra gjat kullotjes a bahet kabull a jo
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-02-08, 23:09   #5
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Kafshėt pėr Kurban

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh
une e pata nji pytje vitin e kalum e kam ble nji dele per kurban do me than ktu nė gjermani po delja ka pas kontakte me derra gjat kullotjes a bahet kabull a jo
ska gje Guri ,nuk eshte ndytur. Dhashte Zoti te shperblej dhe ta kete pranuar ate veper.

ia kalofsh mire.
hasani


__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:10.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.