Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-01-08, 22:07   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Hundėza

6 mijė kalorėsit ilirė
Pėrgatiti:
Prof. dok. Elmas Leci
REVISTA MBROJTJA

Paraardhėsit tanė ilirėt janė shpėrndarė gjithandej. Pas betejave pa lavdi tė prijėsve tė tyre, ata endeshin nė kėrkim tė njė atdheu tė dytė, larg nėnshtrimit dhe shfrytėzimit. Nė librin “Arvanitasit”, historiani i madh me prejardhje shqiptare, Aristidh Kola, dėshmon njė nga qindra histori tė vendosjes sė ilirėve nė njė shtet larg Ilirisė.
Po ashtu, edhe njė skenarist, i quajtur Hilton, xhiroi njė fis nė Pakistanin e largėt. Vendi ku ishin vendosur kėta njerėz quhej Hundėz. Hundėzakėt njė fis mė prejardhje ilire tashmė edhe sot e kėsaj dite me tradita, gjuhė dhe zakone tė ndryshme ėshtė vendosur nė Kafiristan, nė pjesėn e Pakistanit, aty ku e kanė kufirin e pėrbashkėt Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani. Historia e hulumtuar deri mė sot tregon se kėta janė pasardhėsit e 6000 luftėtarėve ilirė tė larguar nga shteti i tyre pas vrasjes sė mbretit Kliti, nga Aleksandri i Madh.
Karakteristikat e banorėve tė Hundėzės janė tė ndryshme nga ato tė pakistanezėve, ata jetojnė gjatė, janė shtatlartė dhe kanė flokė gėshtenjė, bėjnė dhe pijnė verė si askush tjetėr nga zonat dhe rajoni ku jetojnė. Flasin njė gjuhė tė veēantė, e cila nuk shkruhet.
Shkrimi pėr Hundėzėn po e fillojmė me njė pjesė tė marrė nga libri i Aristidh P. Kolės, “Arvanitasit dhe prejardhja e grekėrve”, Sh.B. 55, Tiranė, 2002, ku shkruhet: “
Rreth 6 mijė ushtarė ilirė, pas vrasjes sė Klitit nga Aleksandri i Madh, e veēuan pozicionin e tyre prej tij dhe u endėn nėpėr Braktane, derisa pėrfunduan nė Kafiristanin e sotėm, midis Afganistanit dhe Pakistanit verior
.
Pėrpara pak vjetėsh, skenaristi Xhejms Hilton xhiroi njė dokumentar tė titulluar “Horizonte tė humbura” (Lost Horizons). Banorėt e asaj zone janė tė gjatė, tė bardhė, me flokė gėshtenjė dhe jetojnė shumė vjet. Lugina ku jetojnė quhet nė ditėt e sotme Hundėza (Hundė e vogėl) dhe me tė vertėte kjo fushė mbyllet me njė hundėz midis dy maleve qė e rrethojnė. Njė tjetėr vendndodhje moēalore quhet Balta. Dialekti i tyre quhet Burrusheski, qė do tė thotė gjuhė e burrave. Reaguan ndaj futjes me detyrim tė fesė myslimane dhe megjithatė edhe sot bėjnė dhe pijnė (nė kundėrshtim nga tė gjithė banorėt e atjeshėm) verė e madje tė pėrzierė me ujė, siē bėnin tė lashtėt. Shumė zakone dhe tradita tė tyre dėshmojnė prejardhjen iliro-helene tė tyre; kėtė e dėshmon edhe Ernesto Skura nė shkrimin e tij, “Ilirėt nė Afganistan” nė gazetėn “Lidhja” tė Antonio Bellushit, maj 1983.
Kėrkimi nė bibloteka dhe internet nxori shumė tė dhėna, sqarime, studime, receta shėndeti dhe botime pėr Hundėzėn dhe gjuhėn Burushaski, gjuhėn e burrave, e cila ėshtė njė gjuhė e pashkruar.
Sot Kafiristanin e quajnė Nuristan, pasi thuhet qė banorėt kanė pranuar fenė myslimane. Vendndodhja e Kafiristanit ėshtė aty ku piqen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani dhe Hundėza ndodhet nė pjesėn e Pakistanit. Nga njė shkrim nė internet shpjegohet pse ai rajon ėshtė quajtur Kafiristan. Shpjegimi vjen nga fjala Qafiristan, qė do tė thotė vendi i qafirėve ose ndryshe, vendi i tė pafeve sipas myslimanizmit. Tani Kafiristanin e quajnė Nuristan (vendi i dritės), pasi thuhet qė banorėt kanė pranuar fenė myslimane.
Hundėzakėt janė shumė tė ndryshėm nė krahasim me pakistanezėt me lėkurė tė errėt apo me afganistanasit, taxhikistanasit e kinezėt. Hundėzakėt janė tė bardhė dhe me mollėza tė kuqe. Shumica e 50 mijė hundėzakėve kanė sy blu, tė gjelbėr ose bojė hiri dhe flokė qė kalojnė nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit. Disa fėmijė kanė edhe flokė tė kuq. Lart nė male ėshtė njė fis i madh qė quhet KALASH dhe ngjashmėria e tyre me paraardhėsit evropianė tė lė me gojė hapur. Perėnditė e Kalasheve kryesohen nga perėndia Di-Zau (Diell-Zeus). Kalashėt skalisin nė portat e tyre edhe njė gjė qė shpreh origjinėn e tyre tė lashtė ilire dhe lidhjen e tyre me Aleksandrin e Madh: dy brirė dhije (edhe Skėnderbeu dy brirė dhije kishte nė pėrkrenare). Njė lule tė egėr me ngjyrė tė verdhė, qė fėmijėt e mbledhin nė mal apo fushė e quajnė BISHA.
Njė libėr gjuhėsor i hollėsishėm pėr rajonin e Hundėzės ėshtė botuar nga prof. Etienne Tiffou, “Hunza Proverbs”, University of Calgary Press, Calgary, 1993. Nga ky libėr tregohet se hundėzakėt pėrdorin shprehjet apo fjalėt e mėposhtme: I bukur si yll (gjinia mashkullore); E bukur si Hėna (gjinia femėrore); Foljet kam dhe baj nė zgjedhimet e tyre tė ndryshme, si psh., e kam ba; Dhelpra e quan tė tharėt rrushin kur nuk e arrin; zor (vėshtirė); Shtrij kambėt sa ke jorganin; BUE (buejt e arės); Ku damė na zer besa; Sheja si ka ra e ka da; IN (nj_); BAR; Agon, a ke ni (po agon, e ndjen); bubullima; Ēila (hapa); kurban; beson; hunda; ballkon etj.
Ndėrsa tė dhėnat e mėposhtme janė nxjerrė nga libri i dr.Jay Milton Hoffman “Hunza: Fifteen secrets of the healthiest and oldest living people”, Professional Press Publishing Assoc, 5th Ed., Valley Center, 1985. Titulli i kėtij libri nė shqip ėshtė: “Hunza: Pesėmbėdhjetė tė fshehtat e njerėzve mė tė shėndetshėm dhe mė tė vjetėr qė jetojnė.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 02-01-08, 22:07   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Hundėza

Hundėza, vendi i vendosjes sė ilirėve
Pllaja e Hundėzės ėshtė 2300-2700 metra mbi nivelin e detit dhe tėrė lugina rrethohet nga male me lartėsi 6000-7500 metra mbi nivelin e detit. Edhe pse vendi ėshtė malor, ai ėshtė shumė pjellor nė prodhimin e zarzavateve, frutave e drithėrave tė ndryshme, si pėr shembull: patate, bizele, kastraveca, grurė, misėr, elb, kajsi, dardhė, mollė, pjeshka, kumbulla, fiq, qershi, rrush, shalqi etj. Banorėt janė bujq (ar-bėrės) tė shkėlqyer dhe kanė krijuar njė sistem mahnitės e madhėshtor taracash dhe vaditjeje pėr to. Kanalet kullues, qė lidhin dhe ushqejnė taracat me ujė quhen KULLSE. Njė mal ngjitur me luginėn ėshtė i mbuluar me akullnaja, tė cilat rrėshqasin me kalimin e kohės; ky mal quhet RAKAPOSHI (Ra kah poshtė).
Banorėt jetojnė nė harmoni tė plotė, kanė shėndet shumė tė mirė dhe rrojnė gjatė. Banorėt e Hundėzės janė tė gjatė, racė e bardhė dhe me flokė ngjyrė gėshtenjė. Banorėt e Hundėzės rrojnė 100-140 vjeē dhe nuk njohin ndonjė sėmundje, ēfardolloj qoftė. Njerėzit janė shumė mikpritės dhe ndihmues tė njėri tjetrit. Nuk ekziston ndonjė lloj krimi nė Hunza. Njė djalė i lindur ushqehet me gji pėr tre vjet, kurse njė vajzė pėr dy vjet dhe gjatė kėsaj periudhe burri dhe gruaja nuk kanė marrėdhėnie. Nė Hunzė nuk ka ndarje tė ēifteve martesore.
Hundėzakėt, tradita tė njėjta me shqiptarėt e lashtė
Banorėt pėlqehen tė quhen Hundėzakė (Hunzakuts), e cila tingėllon saktė sipas shqipes. Vallet e hundėzakėve shoqėrohen nga daullet, fyejt apo pipėzat dhe valltarėt kėrcejnė tė kapur dorė mė dorė nė formė rrethi. Njė valle popullore e rėndėsishme ėshtė Vallja e Shpatave, qė kėrcehet vetėm nga burrat dhe valltarėt vishen me rrobe me ngjyra tė quajtura KAMARBUNDE.
Veēan shtohet se pėr Vallen e spikatur Shqiptare tė Shpatave gjendet njė pikturė madhėshtore nė Vjenė e punuar nga njė piktor i famshėm austriak. Nė raste festimesh, mė tė vjetrit veshin pelerina leshi tė qėndisura, tė quajtura Ēuka. Kryetari i Hunzės e ka titullin “ MIR” (The Mir). Nė tetor bėhet festa e verės (pijes alkoolike). Gratė nuk janė tė mbuluara me perēe. Festa mė e rėndėsishme ėshtė festimi i Vitit tė Ri diellor (ashtu si pellazgėt, arbėreshėt) qė festohet mė 21 mars. Ky festim quhet NA UROSH dhe dita e parė e vitit tė ri bie mė 21 mars. Nė njė ditė tė vetme tė dhjetorit organizohen tė gjitha martesat e vitit.
Zakonet shqiptare
Burrat veshin pantallona tė bardha qė i quajnė SHALVARE (shal–varė), ndėrsa gratė bluzėn e tyre e quajnė KAMISHE. Banorėt tregojnė histori se si ata janė ngulmuar aty qė nga koha e Aleksandrit tė Madh. Nuk ka insekte, pėrveē mizės sė zakonshme. Derri nuk ekziston atje dhe po ashtu edhe mishi i derrit nuk pėrdoret pėr t’u ngrėnė. Ata mund tė quhen 99 pėr qind vegjetarianė, sepse mishin e dhive tė egra e hanė me pakicė, vetėm nė dimėr. Nuk hanė qen, mace, pula apo bretkosa. Veēan, dr. Hofman vėrejti qė banorėt hanin shumė frutin e kajsisė dhe tulin e bėrthamės sė kajsisė; biles dhe aq yndyrė sa pėrdorin e nxjerrin nga tuli i bėrthamave tė kajsive. Shkrimi pėr hundėzakėt po mbyllet me tė fshehtat e jetėgjatėsisė sė tyre, qė janė pėrmbledhur si mė poshtė nga dr. Hofman, i cili e vizitoi dy herė Hundėzėn. Sipas Hofman, hundėzakėt janė tė shėndetshėm dhe tė shplodhur. Jetojnė nė njė klimė tė mirė, ku mbizotėron ajri i pastėr. Hundėza ėshtė njė vend me tokė pjellore nė thellėsi. Kėta banorė kryejnė ushtrime fizike ditore, duke iu ngjitur dhe zbritur taracave. Po sipas Hofman, ata bėjnė gjum tė plotė dhe nė qetėsi absolute pėr tėrė natėn. Prirja e kėtyre banorėve ėshtė tė pijnė ujin qė rrjedh nga akullnajat. Preferojnė ēajin me rrėshirė shkėmbi qė e quajnė shėllir-jete. Hundėzakėt nuk kanė shqetėsime dhe ushqehen me vitamina dhe minerale frutash, drithėra tė pasitur, zarzavate. Ushqehen me asortimente ushqimore tė pasheqerosura, pa dhjamėra dhe yndyrna. Tek ata mungojnė sėmundjet dhe kryejnė jashtėqitje tė trashė, tre herė nė ditė. Nuk e hanė mishin e derrit dhe janė pothuaj jomishngrėnės. Nuk e pinė kafenė.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-01-08, 22:08   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Hundėza

Rėndėsia e studimit tė hundėzakėve
Veēan, studimi i Hundėzės dhe hundėzakėve ka rėndėsi tė madhe pėr kulturėn shqiptare, sepse, ngaqė ka qenė njė vend i izoluar pėr mijėra vjet, atje janė ruajtur tė gjalla tiparet popullore, gjuhėsore e zakonore pellazge-ilire-arbėreshe-shqiptare.
Venbanimi i pasardhėsve tė ilirėve nė Pakistan
• Lugina ku jetojnė sot quhet Hundėza (Hundė e vogėl)
• Kjo fushė mbyllet me njė hundėz
• Rrethohet nga dy male 6000-7500 metra mbi nivelin e detit
• Njė vend moēalor quhet Balta
• Pllaja e Hundėzės ėshtė 2300-2700 metra mbi nivelin e detit
• Vendi ku banonin mė pas u quajt Kafiristan (tė pafetė)
• Sot e quajnė Nuristan
• Vendbanimi i tyre ėshtė aty ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina, Taxhikistani, nė pjesėn e Pakistanit
• Dialekti i tyre quhet Burrusheski (gjuhė e burrave), dhe e pashkruar
• Reaguan ndaj futjes sė fesė myslimane
• Pijnė verė tė pėrzierė me ujė, si paraardhėsit e tyre

Karakteristika tė tjera gjasore
• Lart nė male njė fis i madh, qė quhet KALASH
• Perėnditė e Kalashėve kryesohen nga perėndia Di-Zau (Diell-Zeus) Kalashėt skalisin nė portat e tyre, qė shpreh origjinėn e tyre tė lashtė ilire, dy brirė dhije
• Edhe Skėnderbeu dy brirė dhije kishte nė pėrkrenare
• Njė lule tė egėr me ngjyrė tė verdhė e quajnė BISHA

Karakteristika tė hundėzakėve
• Gjithsej 50 mijė ėshtė numri i tyre
• Janė tė gjatė
• Tė bardhė
• Me mollėza tė kuqe
• Shumica e tyre kanė sy blu, tė gjelbėr ose bojė hiri
• Me flokė gėshtenjė, qė kalojn nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit
• Jetojnė shumė vjet

Studimi historik
Aristidh Kola nė librin e tij “Arvanitasit”

Fisi heleno-pellazg u shpėtua midis shekujsh dhe mijėvjeēarėsh, falė mundėsisė sė pafundme tė rezervave qė pozicioni gjeografik dhe morfologjia e terrenit i siguroi. Domethėnė, burimi i madh i popullit tonė ndodhej nė malet shkėmbore tė Epirit dhe tė Shqipėrisė sė sotme dhe prej andej, si lumenj grupesh popullore, kohė pas kohe zbriste pėr nė Greqi, Itali dhe Azi tė Vogėl. Nė kėto vende si rezultat i kishteve pakrahasimisht mė tė mira, zhvillohej qytetėrimi i saj dhe u ndryshua nga njėri vend nė tjetrin sipas kushteve ekzistuese. Nė ēdo rast qė popullsia nė vendet e reja dobėsohej pėr ēdolloj arsye, kishim zbritje dinamike grupore nga origjina. Zbritja e fundit ėshtė ajo e arbėreshėve tė shekullit tė XIV. Tjetėr nuk do tė ketė. Fatkeqėsisht historia na pėrgėnjeshtroi dhe dėshmoi pėr vėrtetėsinė e teorisė sime pellazge….
Aleksandėri i Madh, ilir nga nėna e tij, i kishte fuqizuar legjionėt e tij me ushtarė tė zgjedhur ilirė. Po nga kjo periudhė veēojmė se, pas vrasjes sė Klitit nga Aleksandri i Madh, rreth 6 mijė ushtarė ilirė e veēuan pozicionin e tij nga ky i fundit dhe u endėn nėpėr Braktane, derisa u pėrqėndruan nė Kafiristanin e sotėm, midis Pakistanit dhe Afganistanit…. Aleksandri i Madh kishte gjak ilir nė venat e tij, ashpėrsia e tij ilirike nuk mund tė krahasohet me atė tė Periandrit, dhe as me tė gjithė mitet tė varianteve tė Ali Pashė Tepelenės. Ilirėt nuk e gjetėn asnjėherė rrugėn qė tė ēon nė bashkim, megjithėse pėrpjekjet pėr tė krijuar njė konfederatė ishin tė shumta. Por, pas luftės sė Peloponezit dhe hipjes sė maqedonėve, ata luajtėn njė rol tė rėndėsishėm, megjithėse nė Greqinė Jugore ashtu dhe atje nuk ishte e lehtė njohja e Aleksandrit tė Madh, tė cilit iu desh tė jepte beteja tė ashpra pėr tė treguar vlerat e tij. Njė nga armėt mė tė forta tė Filipit, aq dhe tė Aleksandrit, nuk ishte dhe aq formacioni, rreshtimi i ushtrisė maqedonase sesa ari i Pangjeut. Pas Aleksandrit dhe pasardhėsve kemi Pirron, i cili tregohet njė nga prijėsit mė tė aftė dhe mė aktivė, qė pėrpiqet qė, me hir apo me pahir, tė bashkojė ilirėt.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-01-08, 23:45   #4
LOJETARI
Administratorėt
 
Anėtarėsuar: 12-10-05
Postime: 3,420
LOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Hundėza

No comment! .....

__________________
Perfekte Frauen gibt es in jeder Ecke , so sprach der Gott und schuf die Erde , rund.

Femra perfekte ka nė ēdo qyshe ,kėshtu tha zoti dhe krijoi tokėn e rrumbullakėt .
LOJETARI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-01-08, 00:00   #5
luckyman
 
Anėtarėsuar: 18-03-07
Postime: 3,373
luckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Hundėza

..... kame ndegju se nje pakice qe jeton ne Spanje,kishin prejardhje Ilire,........nuk jame i sigurt a ishte autri Aleksander Stipēeviē,!!

nese ka dikush nga antaret e FD te dhena me te hollsishme le te na sjell,ju lutem! ja vlen.


luckyman Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:10.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.