Kosovarja - Arben Gjinaj
Kishin kaluar mė shumė sė 23 vjet qė familja Kitaj nga fshati Zit i Sadik Agės, nė Gjakovė, prisnin lindjen e njė trashėgimtari mashkull. Ēifti Prend dhe Prene Kitaj, nuk u dėshpėruan as pas lindjes sė 12 vajzave me shpresėn dhe besimin nė Zot se njė ditė do tė vijė nė jetė edhe djali. Ata ishin tė pėrkushtuar nė realizimin e dėshirės sė tyre, sjelljen nė jetė tė njė voglushi. Dhe kėshtu edhe ndodhi, dėshira e tyre u pėrmbush me vullnetin e Zotit: dy muaj mė parė, nė kėtė familje u lind fėmija i shumpritur, tė cilin prindėrit e pagėzuan me emrin Pjetėr (sipas Biblės, emri Pjetėr do tė thotė, gur, shkėmb).
Tė dielėn nė mesditė, kur Kosovarja e vizitoi kėtė familje, nė shtepinė e tyre ende vinin musafirė pėr tė uruar lindjen e djalit. Prindėrit shprehnin kėnaqėsinė mė tė madhe tė pėrjetuar nė jetėn e tyre. Hiq mė pak nuk mund ta fshihnin gėzimin as dymbėdhjetė motrat tė cilat e pėrqafonin vazhdimisht vėllanė e vogėl.
Nėna Prenė ndihej shumė e lumtur dhe e gėzuar pėr lindjen e birit tė saj.
Kemi pritur shumė gjatė, shumė vjet derisa erdhi koha tė na lindė djali. Tė dymbėdhjetė vajzat mė kanė lindur thuajse ēdo vit. Edhe pse lindnin vetėm vajza, nuk merzitėsha asnjėherė. E rėndėsishme ishte qė fėmijėt tė lindnin shėndosh e mirė. Si unė ashtu edhe burri, kishim besim tė madh se do tė vinte dita kur do tė lindte edhe djali. Pas dymbėdhjetė vajzave, Zoti na fali dhe na gėzoi edhe me njė djalė. Djali tash i ka bėrė dy muaj dhe ėshtė nė gjendje shumė tė mirė shėndetėsore. Edhe tash, po tė mė lindte prapė vajzė, nuk do tė isha pėnduar
., rrėfen nėna Prenė, pėr qėndrimin dhe vendosmerinė e saj dhe tė bashkėshortit derisa tu lindte djalė, teksa nė dorė mbante gėzimin e shtepisė, djalin e hasretit.
Burrin e kam djalė hasreti. Duke e ditur se edhe ai ishte i vetmi djalė nė familjen e tij, kishim dėshirė qė ta kemi njė trashėgimtar mashkull. E kemi pasur ndėrmend qė derisa tė lindė djalė tė lindim fėmijė. Na u ka pasė tekė qė ta kemi patjetėr njė djalė nė familjen tonė
thoshte Prena, 41 vjeēare.
Nė muajin e katėrt tė shtatzėnisė, nėna Prenė, nga mjeku kujdestar e ka kuptuar se embrioni qė po zhvillohej nė mitrėn e saj ishte i gjinisė mashkullore. Kur i ka treguar mjeku se fėmija ėshtė djalė, Prena vetėm ka qeshur, por mė pas nuk ka mundur ti pėrmbaj dot lotėt e gėzimit.Gjatė kohės sė shtatzėnisė kisha njė ndjenjė gėzimi, por nuk e besoja ende pa e parė me sytė e mi. Nuk kisha edhe shum besim, ani pse gajtė vizitave rutinore, mjeku me thoshte mos u brengos se fėmija ėshtė djalė. Edhe kur e linda beben, mjeku erdhi dhe me t
ha se fėmija ėshtė djalė. Prap nuk besoja deri sa ma sollen fėmijėn te shtrati. Kur ma sollėn djalin, pėr disa minuta kam mbetur si e shtanguar dhe nuk dija se ēka po bėj, nga gėzimi kam filluar tė qaj dhe e kam pėrqafuar shumė
., i shprehte me tė njejtin intensitet emocionet qė kishte pėrjetuar nė momentin kur e kishte parė djalin.
Prena thotė se nuk bėn dallime me fėmijėt, tė gjithė i shikon njejtė, madje tash ka kujdes mė tė madh pėr vajzat ngase i duket se mos po i len anash. Tė gjithė fėmijėt i afrohen, e puthin e perqafojnė, por vajza e tretė ėshtė e dhėnė mė shumė pas tij, ndėrsa e madhja mundohet qė tė kujdeset pėr tė. Sipas nėnės Prenė, fėmija ėshtė nė gjendje tė mirė shėndetėsore, ka shtuar shumė mirė nė peshė dhe ėshtė i urtė.
Asnjė fėmijė nuk e kam rritur me qumėsht gjiri, tė gjithė janė rritur me ushqim artificial, shtoi Prenė Kitaj.
Pas gėzimit tė lindjes sė djalit, Prena thotė se fėmijėt po i lutėn qė tė lindė sėrish fėmijė, pėr tua sjellė edhe ndonjė vėlla tjetėr, por tash ajo i ka kaluar tė dyzetat dhe nuk e di se ēfarė do tė bėjė nė tė ardhmen ngase thotė se nuk e di a do tė jetė nė gjendje pėr tė lindur fėmijė tjetėr.