Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 05-02-08, 17:40   #1
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Rexhep Qosja Prap tenton ta pėrqaj Kombin

Kryetari kundėr historisė



Rexhep Qosja

Vizita e kryetarit tė Shqipėrisė, Bamir Topi, nė Kosovė prej 25- 27 janar, nė mediat e shkruara e elektronike dhe nė opinionin shqiptar tė Kosovės u quajt vizitė historike. Dhe, u quajt, kėshtu, vizitė historike, pėr arsye se u bė nė prag tė ngjarjes mė tė madhe nė historinė e Kosovės, tė ngjarjes sė ėndėrruar nga tė gjithė brezat e atdhetarėve gjatė njė shekulli: nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė.

U harrua se vizitat zyrtare tė politikanėve dhe shtetarėve nuk mund tė quhen historike vetėm pse ndodhin nė ēaste me rėndėsi historike. Vizitat zyrtare tė politikanėve dhe tė shtetarėve edhe mė shumė sesa ēasti me rėndėsi historike i bėjnė historike idetė e tyre, gjykimet e tyre, largpamjet e tyre, vizionet e tyre, mė nė fund, karakteri i tyre i treguar nė ēastet historike.

Vizita zyrtare e kryetarit tė Shqipėrisė, Bamir Topi, nė Kosovė, pėrpos se u bė nė prag tė ngjarjes sė madhe, historike pėr popullin e Kosovės dhe pėr popullin shqiptar nė pėrgjithėsi, nuk kishte asgjė tjetėr historike. As ide, as gjykime, as largpamje, as vlerėsime, as vizione historike. Pėrkundrazi: ajo kishte shumėēka tė vogėl qė nuk pėrkonte me ngjarjen e madhe, nė prag tė sė cilės ngjau. Fjalimet qė ai mbajti, sė pari nė institucionin mė tė lartė politik tė Kosovės - nė Kuvendin e Kosovės dhe, mandej, nė institucionin mė tė lartė tė arsimit, tė shkencės dhe tė edukimit moral e atdhetar tė rinisė shqiptare - nė Fakultetin e Filologjisė tė Universitetit tė Prishtinės, ishin fjalime tipike burokratike, tė cilave u mungonte ajo qė pritej ta kishin: larghedhja nė gjykime dhe shpirtgjerėsia nė vlerėsime.

Nė vend se ta shikonte Kosovėn nga lartėsia mendore dhe morale e kryetarit tė shtetit, qė qytetarėt e Kosovės e quajnė shteti Amė, ashtu siē e shikuan kur ishin nė Kosovė paraardhėsit e tij ish-kryetari Rexhep Meidani dhe ish-kryetari Alfred Moisiu, ai e shikoi nga niveli i njė partie - i partisė sė cilės i takon!

Dhe, shikimi i tillė, i partishėm, madje, palejueshėm i partishėm, i bėri fjalimet e tij intelektualisht boshe, historikisht tė papėrgjegjshme, politikisht polarizuese! Pse mund tė thuhet kėshtu? Mund tė thuhet kėshtu, e para, pėr arsye se kryetari Bamir Topi kishte harruar se Kosova ka bėrė luftė, ka bėrė njė luftė qė nė historiografi nuk ka se si tė quhet ndryshe pėrpos luftė ēlirimtare dhe, e dyta, pėr arsye se ai ishte kryetari i parė i Shqipėrisė, tė cilit gjatė kėtyre 95 vjetėve prej se Kosova i ėshtė shkoqur me dhunė Shqipėrisė, i ėshtė bėrė e mundshme tė flasė para popullit tė Kosovės nė Kuvendin e Kosovės.


__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:23.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.