Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 29-03-08, 18:17   #1
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim 17 sekretet pėr t’i mbrojtur sytė nga dėmtimi

17 sekretet pėr t’i mbrojtur sytė nga dėmtimi

Tė moshuarit, tė cilėt kanė disa gjene tė caktuara, janė mė tė rrezikuar nga njė lloj humbjeje e shikimit, veēanėrisht kur janė tė kombinuar me faktorė tė tjerė si pirja e duhanit dhe mbipesha. Ky ėshtė pėrfundimi i disa studimeve tė bėra kohėt e fundit nga Shoqata Amerikane e Shėndetėsisė, sipas sė cilės kjo sėmundje ėshtė e pashėrueshme dhe shpesh shkakton verbim. Njė mjek amerikan, dr. Stephen Pappas, viziton tė paktėn 150 pacientė tė moshuar ēdo javė nė klinikėn e tij pranė Uashingtonit. Pothuajse gjysma e tyre janė diagnostikuar me njė formė tė rėnies sė theksuar tė shikimit. Dr. Pappas i kuron ata me njė ilaē tė ri tė quajtur Lucentis, pėrdorimi i tė cilit u miratua nė vitin 2006 nga Agjencia pėr Ushqim dhe Ilaēe.
Kėrkimi
Lucentis u krijua posaēėrisht pėr tė kuruar kėtė sėmundje, qė prek retinėn e syrit, duke shkaktuar njė zgjerim anormal tė enėve tė gjakut. Athena Cokenias, njė paciente e diagnostikuar me kėto gjene, thotė se nuk e kishte kuptuar se enėt e gjakut prapa retinės po rridhnin. Humbja e shikimit qendror mund tė jetė e pėrhershme, kėshtu qė dr. Pappas thotė se njė diagnostikim i shpejtė ėshtė kritik dhe i domosdoshėm, sepse, sipas vonesave, mund tė hasen edhe pengesa tė pakapėrcyeshme. Dyqind mijė amerikanė, kryesisht tė moshės mbi 55 vjeē, diagnostikohen me kėtė sėmundje tė shikimit ēdo vit. Nė shkallė botėrore, ajo radhitet e treta nga sėmundjet qė shkaktojnė humbjen e vėshtrimit. Tani pėr tani ėshtė e pashėrueshme, por disa gjėra dihen pėr kėtė sėmundje. Ajo prek kryesisht njerėzit e racės sė bardhė, zakonisht me sy me ngjyrė tė hapur. Duket se sėmundja ėshtė shpesh edhe e trashėguar.
Identifikimi
Studiuesit identifikuan gjene specifike dhe anomalitė e grupit mė tė vogėl, qė rrezikonin ata mė shumė. Rreziku rritej tek njerėzit qė pinin duhan, ishin mbi peshė ose vuanin nga tensioni i lartė. Mes faktorėve tė tjerė ishin ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet dhe mungesa e njė diete tė ekuilibruar me perime dhe peshk. Deri tani, ilaēi Lucentis ka qenė njė formė efektive kurimi. Por njė ilaē tjetėr, i quajtur Avastin, po provohet pėr tė parė efektet. Avastin ka njė kohė mė tė gjatė qė qarkullon nė treg, si pjesė e kurave pėr kancerin e zorrės sė trashė dhe ėshtė mė i lirė pėr t’u prodhuar. Derisa tė vėrtetohet se cili ilaē ėshtė mė i mirė se tjetri, dr. Pappas thotė se i ka bėrė pėrshtypje efektiviteti i Lucentisit. “Ėshtė njė ilaē qė u krijua pikėrisht pėr tė depėrtuar nė retinė. U bėnė shumė studime pėr tė. Ai mund tė injektohet direkt nė sy, mund tė depėrtojė nė retinė dhe ėshtė shumė i fortė”, - thekson ai. Pacientėt qė fillojnė kurėn me Lucentis shpesh fillojnė me njė injeksion nė muaj dhe pastaj i rrallojnė dozat, ndėrsa shikimi i tyre stabilizohet ose pėrmirėsohet. Por studimet tregojnė se ilaēi duhet tė vazhdojė, ose pėrndryshe shikimi i pacientit keqėsohet, ose mund tė arrijė nė verbim.
Rrezet ultraviolet dėmtojnė sytė
Ekspozimi i pėrzgjatur, ose jo i duhur nėn rrezet e diellit mund tė shkaktojė dėmtim tė syve. Rrezatimi nga rrezet ultravjollcė B rrezikon pjesėt e jashtme tė syrit, korenėn, konjunktivėn dhe lenten kristaline, duke shkaktuar irritim, tharje, skuqje dhe plakje tė parakohshme. Rrezatimi nga rrezet ultravjollcė A ėshtė mė i rrezikshėm pėr lėkurėn dhe sytė, sepse rrezet janė mė tė shkurtra dhe kanė aftėsinė tė penetrojnė mė thellė nė sy, duke dėmtuar retinėn. Kataraktet dhe degjenerimi okular janė sėmundjet mė tė zakonshme tė shkaktuara nga dielli. Pėrdorimi i syzeve tė diellit pėr mbrojtje duhet tė fillojė gjatė fėmijėrisė. Duke minimizuar ekspozimin nėn rrezatimin diellor, ėshtė e mundur qė tė parandalohet dėmtimi i indeve okulare nga rrezet ultravjollcė.
Gjenet pėrgjegjėse pėr ngjyrėn e syve
Nėse do tė donit tė bėnit llogaritje pėr ngjyrėn e syve tė fėmijėve tuaj (me pėrafėrsi), ku duhet tė bazoheni? Pėrgjigjja do tė ishte e thjeshtė: nėse do tė kishim njė gjen tė vetėm nė njė kromozom tė vetėm, por kur kemi shumė gjene qė karakterizojnė tė njėjtin tipar, prandaj vėshtirėsia rritet. Ngjyra e syve ėshtė njė tipar qė kontrollohet nga disa lloj gjenesh qė ndodhen nė kromozome tė ndryshme, sepse ka akoma gjene tė pazbuluar qė mund tė ndikojnė nė ngjyrėn e syve. Njė ndėr ta ėshtė gjeni i quajtur "bey2", i cili ka dy lloj alelesh pėrgjegjėse pėr ngjyrat blu dhe kafe, si dhe gjeni qendror “bey1” pėrgjegjės pėr ngjyrėn kafe. Gjeni i quajtur “key” ka dy lloj alelesh pėr ngjyrat blu dhe jeshil. Aleli jeshil ėshtė dominant mbi alelin blu, por recesiv mbi alelin kaf.
Joga e syve, sekreti pėr t’i mbrojtur
Sekreti pėr t’i ruajtur sytė ėshtė joga e syve, duke mbajtur kokėn drejt, filloni duke pėrplasur qepallat. Merri frymė thellė dhe zhvendosni bebet e syve nė skajin sa mė djathtas, sa mė tė majtė, pa u sforcuar pastaj, lart dhe poshtė. Ushtrimi duhet pėrsėritur afėrsisht 10 herė, nė fillim ngadalė, pastaj shpejtė. Sy tė kuq dhe dhimbje koke. Kush lexon, shkruan apo shikon shumė televizor, e ka provuar se ē’janė kėto dhimbje. Zhvillimi teknik ka bėrė qė tė shtohen shkaqet pėr tė vuajtur nga sytė. Fėmijė qė luajnė me orė tė tėra me lojėra elektronike, studentė qė lexojnė gjatė sezoneve mė shumė se kurrė dhjetėra faqe duke kulluar sytė mbi dispensa tė shtypura si mos mė keq, tė rritur qė punojnė nė kompjuter apo qė pėr orė tė tėra nė darkė nuk i ndajnė sytė televizorit. Dhe sė fundi, njė numėr i madh miopėsh qė dorėzohen nė dyert e mjekėve okulistė, duke marrė prej tre receta apo numra syzesh optike. Sipas mjekėsisė tradicionale, nuk mund tė shėrohet miopia dhe sėmundje tė tjera tė syrit. Por a ėshtė e vėrtetė kjo? Nė Kinė mendojnė ndryshe: nė shumė ndėrmarrje dhe shkolla, dy herė nė ditė, studentė, punėtorė dhe nėpunės ndalojnė punėn pėr njė ēerek ore dhe nėn tingullin e njė muzike ēlodhėse, kryejnė, tė gjithė sė bashku, ushtrimet e dixhitodepresionit. Autoritetet shkencore tė Pekinit nuk kanė dyshim: metoda vlen pėr tė shmangur problemet pamore. Dhe ka mjaft studime qė tregojnė se si gjimnastika pamore mund tė pėrmirėsojė dhe shumė madje, cilėsinė pamore dhe pse kush ėshtė miop mbetet i tillė. Ushtrimet nuk bazohen vetėm mbi njė numėr lėvizjesh. Pėr tė shfrytėzuar sa mė shumė mundėsinė e gjimnastikės pamore, duhet tė jesh i qetė. Sipas mjekėve, duke folur pėr miopinė ėshtė harruar qė tė parit ėshtė njė proces shumė mė i ndėrlikuar qė fillon nė sy por mbaron nė tru. Studiuesit kanė arritur nė pėrfundim qė tė konvergosh pėr njė kohė tė gjatė shikimin mbi njė libėr apo ekran kompjuteri, si bėjnė studentėt, shkaktohet miopia, e cila varet edhe nga gjendja psikofizike e pėrgjithshme.


__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 29-03-08, 18:18   #2
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 17 sekretet pėr t’i mbrojtur sytė nga dėmtimi

Sekretet pėr tė ruajtur sytė
Nė lashtėsi njerėzit lexonin pa problem edhe nė moshė tė thyer, sepse nuk e njihnin skllavėrinė e kompjuterit. Por nėse ndiqni kėto 10 rregulla, mund tė lexoni si ata

Mos i ulni asnjėherė sytė shumė pranė kur lexoni dhe shkruani

Ruani pjerrėsinė e tastierės. Pėr tė pasur njė qėndrim tė mirė, krijoni pjerrėsinė nė lexim ose shkrim, tė ngjashme me bankat e shkollės. Pjerrėsia duhet tė jetė 20 gradė.

Sfondi pėrtej ekranit tė mos jetė asnjėherė krejt i errėt
Tė mos ketė reflekse nė ekran

Kontrasti dhe drita e ekranit tė rregullohen nė vlera mesatare

Ekrani duhet tė jetė rreth 50-60 cm larg syve

Mundėsisht tė pėrdoret filtėr pėr ekranin kundėr reflekseve
Tė pastrohet shpesh ekrani

Gjatė punės para kompjuterit ėshtė mirė qė disa herė nė orė tė shkėputet shikimi nga ekrani pėr rreth njė minutė

Tė rrotullohen sytė nė ambientin pėrreth ose tė paktėn ēdo njė orė tė bėhet njė pushim prej 15 minutash

Kėmbėt nė tokė. Zgjidhni njė karrige qė t’ju lejojė tė mbėshtesni mirė kėmbėt nė tokė qė ta shpėrndani peshėn kudo

Dritė natyrale sa mė shumė. Punoni vetėm gjatė ditės dhe me dritėn e diellit qė sjell gėzim dhe energji

Ėshtė mė e mirė llamba e zakonshme sesa ajo me neon. Nėse punoni nė dritė artificiale, pėrdorni vetėm llambat, sepse neoni skuq sytė dhe shkakton dhimbje koke

Drita tė vijė nga ana e majtė. Por nėse jeni mėngjarashė, duhet tė vijė nga e djathta

Shmangni fotokopjet. Pėrpiquni tė lexoni libra tė shtypur me germa tė mėdha

Vėshtroni peizazhin. Vėreni tryezėn pranė dritares pėr tė hedhur vėshtrimin larg herė pas here. Mė mirė nėse ėshtė nė natyrė

Shpėrqendrohuni. Largojeni vėshtrimin vazhdimisht nga libri apo ekrani i kompjuterit

Shikohuni nė pasqyrė. Nėse keni pranė jo dritaren, por njė mur, atėherė vini njė pasqyrė ku tė shiheni herė pas here

Masazhi i fytyrės: Fėrkoni lehtė me mollėzat e gishtėrinjve pjesėn e sipėrme tė syve pastaj tė poshtme. Duke nisur nga ana e brendshme, drejt hundės, rrėshqisni gishtat pėr nga ana e jashtme. Pėrsėriteni ushtrimin pėr tė paktėn dhjetė herė

Dixhitopresioni: Vini gishtat e mėdhenj mbi tėmtha dhe gishtėrinjtė e tjerė mbi ballė. Pastaj vini treguesit pak mė poshtė se tėmthat dhe gishtat e mėdhenj nėn mjekėr dhe fėrkojeni shumė herė


Pėrgatiti: JONIDA TASHI

Tė rejat nga shkenca/ Tingujt dhe zhurmat “nxisin” shikimin


Pėr tė perceptuar sende apo ngjarje tė botės qė na rrethon njeriu vė nė punė shqisa tė ndryshme. Shkencėtarėt kanė gjetur dėshmi mbi atė qė shqisat e tė parit dhe dėgjimit janė tė lidhura nė mėnyrė tė pandashme me njėra-tjetrėn. Neurologėt kanė zbuluar se kur tingulli i njė sendi tė tėrheq vėmendjen, atėherė tė shtohet edhe aftėsia pėr ta shquar kėtė send. Mund tė thuhej se, nėse njė send apo ngjarje lėshon njė tingull apo zhurmė qė pėrpara, atėherė ne do tė ishim nė gjendje ta shikonim atė mė qartė. Studiuesit eksperimentuan me 33 vullnetarė duke dėrguar dritė dhe zhurmė nė fillim nga i njėjti drejtim e pastaj nga drejtime tė ndryshme. Ky zbulim hedh dritė mbi mėnyrėn se si truri e vlerėson ambientin qė na rrethon. Po ashtu ndihmon nė zbulimin e llojeve tė reja tė kurimit pėr shqetėsimet nervore.


__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:54.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.