Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 23-04-08, 21:25   #1
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Shteti dardan 2400 vjet mė parė

Organizimi i mbretėrisė dardane para dhe gjatė sundimit tė mbretit Longar


Shteti dardan 2400 vjet mė parė


Luan PERZHITA

Kultura ilire ėshtė formuar nė kėtė truall nė bazė tė kulturave mė tė vjetra parailire. Gjatė kėsaj periudhe nė Ballkanin Qendror, nė Dardani, ėshtė krijuar njė njėsi etnografike qė ka karakteristikat e veta kulturore. Mbretėria dardane shtrihej nė territorin e sotėm tė Kosovės dhe tė Maqedonisė Veriperėndimore, nė Serbinė Jugore dhe njė pjesė tė Sanxhakut. Dardanėt, ashtu si dhe ilirėt e tjerė u bashkuan 2400 vjet mė parė nė mbretėrinė e tyre. Studimet mbi etnosin ilir dhe origjinės sė tyre kanė treguar se, kultura ilire ėshtė formuar nė kėtė truall nė bazė tė kulturave mė tė vjetra tė epokės sė Bronzit. Dardanėt ilirė qė jetuan nė truallin e Kosovės sė sotme janė pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė grupeve etnike qė e populluan kėtė pjesė tė Evropės qysh nga fundi i Neolitit. Grekėt i quajnė ilirė ata popuj tė cilėt jetojnė mbi Maqedoninė dhe Thrakinė prej kufirit tė Kaonėve dhe Tesprotėve deri te lumi Istros (Danubi).

Fisi ilir dardan

Njė ndėr shtatėdhjetė fiset ilire, qė banonin nė njė trevė tė gjerė, ku zemrėn e trojeve tė tyre e pėrbėnte Kosova e sotme, ishin dardanėt. Herodoti nė veprėn e tij “Historia”, tė cilėn e shkroi nė mesin e shekullit V para Krishtit, shkruan: Nga tokat e ilirėve, duke rrjedhur nė drejtim tė veriut, lumi Agri mbasi futet nė tokat e tribalėve derdhet nė lumin Brong, kurse Brongu nė Istėr. Ndėrsa Straboni, gjeograf i njohur i shekullit I para Krishtit, i cili pėrshkruan gjendjen etnike tė Ballkanit antik nėnvizon: -....nga ana e Adriatikut janė fiset ilire, ndėrsa nga ana e Pontit fiset thrake; nė kufi me Thesalinė ėshtė Rodopi, mal shumė i lartė pas Hemit, dhe nga ana tjetėr, nė veri, viset ilire, d.m.th vendi i autoriatėve dhe dardanėve. Mbėshtetur nė lidhjet etno-kulturore tė kėtij rajoni, fisi ilir dardan mendohet se ėshtė pėrhapur nė kufijtė qė mund tė ndiqen nė veri tė Novi Pazarit, Nishit, nė tė gjithė Kosovėn, Maqedoninė Veriore si dhe nė rrethet Kukės dhe Tropojė tė Shqipėrisė Verilindore.

Dardanėt para mbretit Longar

Historia e shtetit dardan nuk njihet qė nė fillimet e tij, pasi mungojnė tė dhėnat nga burimet e autorėve antikė. Shteti dardan shfaqet nė histori nė shekullin IV para Krishtit, pra 2400 vjet mė parė, kur maqedonėt sulmuan shtetin ilir. Nė dokumentacionin historik tė kohės qė ėshtė e lidhur me vitin 344 para Krishtit, nuk pėrmendet emri i mbretit tė dardanėve. Mė pas, gjatė shekullit III para Krishtit, Dardania shfaqet nė skenėn politike si shtet i organizuar mirė me njė forcė tė fuqishme ushtarake. Kjo vėrehet qartė nė ndihmėn ushtarake qė ata i ofrojnė Maqedonisė, tė cilėt nė kėtė kohė ishin nė luftė mes fiseve barbare kelte. Nė kėtė kontekst kėto ngjarje janė tė evidentuara nga Justini, i cili shkruan:- ... vetė mbreti i Maqedonisė, Ptolemeu, e priti i shkujdesur lajmin e afrimit tė galėve. Ai u soll me pėrbuzje ndaj propozimit tė dardanėve, tė cilėt i ēuan fjalė me anė tė delegatėve, se mund t’i jepnin 20 mijė luftėtarė nė ndihmė. Nė mėnyrė fyese ai u tha se kjo ėshtė punė e Maqedonisė: Maqedonėt qė nėnshtruan tė gjithė Lindjen nuk kanė nevojė pėr dardanėt pėr tė mbrojtur kufijtė e tyre. Kur i thanė kėto fjalė mbretit tė dardanėve, ai u pėrgjigj se sė shpejti mbretėria e lavdishme maqedone do tė bjerė nga papjekuria e njė tė riu. Historianėt antikė nuk thonė se cili ishte mbreti dardan qė i propozoi Ptolemeut aleancėn kundėr galėve dhe as arsyen e vėrtetė politike tė refuzimit tė saj. Po ashtu, historianėt nuk pėrmendin emrat e mbretėrve dardanė edhe nė ngjarjet e mėvonshme historike, periudhė kjo kur Dardania del nė skenė politike si njė fuqi kėrcėnuese pėr Maqedoninė. Sė bashku me mbretėrinė ilire tė Agronit, mbretėria dardane po rritej dhe forcohej shumė nė krahasim me mbretėritė e tjera qė ishin nė atė kohė nė Ballkanin e sotėm. Ne nuk dimė ende emrin e mbretit qė udhėhoqi nė kėtė kohė kur disa ngjarje na tregojnė se mbretėria dardane luante njė rol mjaftė tė rėndėsishėm nė Ballkan.

Pozita gjeografike

Falė pozitės sė rėndėsishme, nė komunikacionin antik tė Ballkanit, pasurive minerare, si nė ar, argjend, hekur, zhvillimit tė bujqėsisė, blegtorisė etj., mbretėria dardane menjėherė filloi tė luajė njė rol shumė specifik nė ngjarjet qė zhvilloheshin nė atė kohė nė botėn e lashtė. Gėrmimet arkeologjike dhe burimet historike dėshmojnė se dardanėt nė kohėn historike formuan shtetin e tyre dhe arritėn njė zhvillim tė dukshėm ekonomik dhe shoqėror. Kryeqyteti i mbretėrisė dardane ishte Domastioni, i cili nė kėtė kohė kishte monedhėn e tij me emrin e qytetit. Nė simbolet e monedhės janė pėrdorur ēekani i minatorit, qė dėshmon se qyteti ishte qendėr e njė treve me minerale argjendi. I ndodhur pranė minierės sė argjendit, nė tokat e dyestėve, ky qytet u krijua si njė qendėr zejtarėsh e organizuar politikisht nė shembullin e qyteteve tė kohės. Argjendi dardan ishte njė nga burimet kryesore tė veprimtarisė monetare, i cili kishte pushtuar tregjet nė qytetet si Apollonia, Dyrrahu nė shekujt IV-I para Kr. Kaq e rėndėsishme ishte ky aktivitet sa Plini, njė historian antik, thotė se: ....rrathė ari qė vinin nga Dardania dhe prandaj quheshin dardanė.


__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 24-04-08, 16:43   #2
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shteti dardan 2400 vjet mė parė


Organizimi i mbretėrisė dardane

Mbretėria dardane kishte njė ushtri tė rregullt, tė madhe, me kėmbėsorinė dhe kalorėsinė. Nga historia mėsojmė se dardanėt kishin mbretin i cili nuk e drejtonte i vetėm. Pėr krah tij ishin miqtė e mbretit, burrat mė tė menēur, drejtuesit e ushtrisė me komandantin e kalorėsisė, komandantin qė ruante kufijtė e mbretėrisė, pėrfaqėsues nė mbretėri tė tjera fqinje etj. Ajo qė ne njohim mė mirė nė fazėn e parė tė organizimit tė mbretėrisė dardane, ėshtė organizimi i ushtrisė si dhe zhvillimi i zejtarisė. Megjithėse nė Dardani ka mbizotėruar popullsia fshatare, nė tė ka qenė e zhvilluar edhe jeta qytetare. Qendėr-banimet e fortifikuara ose gradinat e Kosovės, tė zbuluara nė njė numėr relativisht tė madh, tregojnė qartazi mbi zhvillimin e jetės urbane tė kėsaj periudhe. Duke i krahasuar me qendrat e fortifikuara tė mbretėrisė ilire ato sapo kishin filluar tė merrnin tiparet e qendrave tė vogla qytetare.

Mbretėria dardane gjatė sundimit tė Longarit

Longari ėshtė sundimtari i parė dardan qė ne njohim me emėr, i cili ēliroi Paioninė nė vitin 231 para Krishtit. Nė fund tė shekullit III para Kr. ushtria dardane sė bashku me ushtrinė ilire arritėn tė ēlirojnė disa krahina, tė cilat mė parė ishin pushtuar nga maqedonasit. Nė kėtė betejė dardanėt kapėn 20000 robėr. Sipas burimeve historike, dardanėt kishin krijuar njė mbretėri tė fuqishme nė brendi tė Ballkanit. Nė kėtė kohė ata forcojnė miqėsinė me shtetin ilir. Mbretėria dardane dhe ajo ilire tė shqetėsuara vazhdimisht nga ushtria ekspansioniste maqedonase, lidhėn aleancė me Romėn pėr tė mbrojtur kufijtė e mbretėrive. Mė pas dardanėt me mbretin e tyre Longar, zhvilluan luftime me mbretėrinė maqedonase sė bashku me mbretin ilir Skerdilaidin dhe Republikėn e Epirit. Gjatė mbretėrimit tė Longarit, dardanėt njohėn njė zhvillim shumė tė madh ekonomik dhe ushtarak nė Ballkanin Qendror. Tashmė ata kishin njė ushtri tė rregullt tė organizuar dhe tė armatosur. Kjo vėrehet mjaft qartė nė betejėn qė vuri pėrballė njėra-tjetrės ushtrinė e armatosur rėndė tė dardanėve, kundėr kalorėsisė sė lehtė tė stėrvitur mirė tė maqedonasve, e cila pėrfundoi pa fitoren e asnjėrės palė. Taktika qė pėrdori ushtria dardane nė kėtė betejė bėri qė ajo tė mos kishte humbje dhe tė mos mbetej asnjė rob nė duart e ushtrisė maqedonase.

Mbretėrit Bato dhe Monun

Historia e mbretėrisė dardane nė periudhėn e sundimit tė mbretit Bato dhe Monun ėshtė e lidhur nė planin diplomatik me aleancat qė ky shtet kishte me shtetin ilir dhe Romėn. Kjo aleancė antimaqedonase shprehet mjaftė qartė nė vitet 200-176 para Krishtit. Nė kėtė periudhė dardanėt e futėn nė koalicionin antimaqedonas nė aleancė me Romėn dhe mbretėri tė tjera, tė cilat kishin qenė seriozisht tė kėrcėnuara nga mbretėria maqedonase. Tek Livi pėrmendet nė vitin 200 para Krishtit, Batoja, i biri i Longarit, si mbret i dardanėve. Ai thotė.....erdhėn mbretėr tė ndryshėm e prijės fqinjė tė maqedonasve, midis tė cilėve Pleurati, i biri i Skėrdilaidit dhe Batoja i biri i Longarit. Filipi V i Maqedonisė duke ndjerė rrezikun e humbjes sė luftės me dardanėt qė tashmė kishin sulmuar mbretėrinė maqedonase, thirri nė kėtė luftė njė fis barbar i cili jetonte nė veri tė Danubit, qė njihen me emrin bastarnėve, tė cilėve ju premtua qė pasi tė shkatėrronin dardanėt tė vendoseshin nė tokat e tyre. Tit Livi shkruan se, qėllimi i Filipit ishte...qė tė zhdukte fisin e dardanėve dhe tė vendoste nė tokat e tyre bastarnėt. Ky plan mė pas u realizua nga i biri Perseu.

Vendbanimet, kultura dhe veshjet

Shfaqja e njė serė vendbanimesh buzė luginave tė lumenjve, nė periudhėn e Bronzit (2100-1200 para Krishtit), shpjegohet me krijimin e njė tėrėsie etno-kulturore gjeografike qė shtrihet nė territorin e Kosovės antike. Riti i varrimit, kultura materiale si dhe mjaft elementė tė tjerė pėrbėrės, tregojnė se banorėt e kėsaj treve nė shek. XII-VIII para Krishtit, kishin krijuar njė njėsi etnografike e kulturore tė pėrbashkėt. Nisur nga materiali arkeologjik i zbuluar mendohet se, gjatė kėsaj periudhe nė Ballkanin Qendror, nė Dardani, ėshtė krijuar njė njėsi etnografike qė ka karakteristikat e veta kulturore, tė cilat reflektohen dhe nė zbukurimet e veshjeve. Kjo veēori e pėrgjithshme, pėrkrah shumė shenjave tė tjera, dėshmon se rruga e formimit tė etnosit ilir nė truallin e Dardanisė nuk ėshtė e veēantė nga zhvillimi i kulturės ilire nė pėrgjithėsi. Historianėt e kohės antike kanė shkruar se Dardania kishte shumė qytete tė mėdha qė ndodheshin afėr minierave ose pranė rrugėve kryesore tregtare. Dardanėt ishin dhe zejtarė shumė tė zotė sa prodhimet e tyre u njohėn dhe nė vende tė tjera tė lashta tė botės mesdhetare.

Mbretėria dardane nė shekullin IV-I para Krishtit

Mbretėria dardane shtrihej nė territorin e sotėm tė Kosovės dhe tė Maqedonisė Veriperėndimore, nė Serbinė Jugore dhe njė pjesė tė Sanxhakut. Dardanėt, ashtu si dhe ilirėt e tjerė u bashkuan 2400 vjet mė parė nė mbretėrinė e tyre.

Ku shtrihej mbretėria dardane

Treva ku u formua mbretėria dardane ndodhej nė zemėr tė Ballkanit dhe ėshtė trualli ku historianėt e vjetėr kanė vendosur fisin e madh tė dardanėve. Ky rajon nė kohėn e lulėzimit tė mbretėrisė dardane arrinte nė veri deri nė lumenjtė e Agros (Morava e Ibari) dhe qyteti Nais, nė kufirin me autoriatėt e skordiskėt. Nė jug mbretėria dardane shkonte deri te rrjedhja e lumit Axios (Vardar) duke u kufizuar me Paioninė, Pelagoninė e Penestinė. Ndėrsa nė lindje, lumi Margos (Morava Perėndimore) e ndante Dardaninė nga Trakia. Nė perėndim lumi Drin dhe mali i Sharrit e kufizonin nga trualli i shtetit ilir. Dardania e lashtė nė vija tė pėrgjithshme i pėrgjigjet territorit tė sotėm tė Kosovės.

Si shprehet njė historian i vjetėr pėr dardanėt

…dardanėt kanė kaq shumė skllevėr sa dikush kishte njėmijė….kurse tė tjerė edhe mė shumė. Secili nga kėta (skllevėr) nė kohė paqe punon tokėn, kurse nė kohė lufte merr pjesė nė ushtri, duke pasur si prijės tė zotin e vet.

Beteja e udhėhequr nga Monuni

Beteja e zhvilluar nė vitin 176 para Kr. e udhėhequr nga i biri i Longarit, Monuni, ishte shumė dramatike. Ja si pėrshkruhet kjo nga Tit Livi...Posa mėsuan kėtė tėrheqje, e cila i la bastarnėt vetėm me forcat e tyre, ata (dardanėt) i ndanė trupat nė dy ushtri, njėra prej tė cilave duhej tė marshonte drejt armikut dhe ta sulmonte nė ballė, ndėrsa tjetra do ta sulmonte nga prapa pasi tė sillej nėpėr rrugė tė fshehta. Por beteja filloi para se kjo ushtri t’i dilte prapa armikut dhe dardanėt tė mundur u tėrhoqėn nė qytet, i cili nuk ishte veēse dymbėdhjetė milje larg lėmit tė bastarnėve. Fituesit e rrethuan menjėherė qytetin, tė bindur se armiqtė do tė dorėzoheshin qė tė nesėrmen nga frika, ose do ta pushtonin menjėherė me anė tė forcės. Ndėrkohė, ushtria tjetėr e dardanėve, qė e kishte bėrė rrugėn e vet, duke mos ditur humbjen e sė parės, e gjeti pa mbrojtje lėmin e bastarnėve dhe e shtiu nė dorė pa asnjė mundim. Ja se ēfarė shkruhet pėr njė nga betejat qė zhvilloi mbreti i dardanėve me ushtrinė maqedonase, mė tė fortėn e asaj kohe: Tit Livi.....kur dardanėt kthyen flamujt dhe u vendosėn nė radhė tė rregullt pėrballė armikut, beteja u zhvillua si njė luftė e vėrtetė….
……U vranė pak, tė plagosur pati mė shumė, por asnjė nuk u zu rob, sepse nė raste tė rralla dalin nga radhėt e tyre dhe tė shtrėnguar tė gjithė sė bashku luftojnė ose tėrhiqen. Nė kėtė kohė mbretėria dardane ishte mirė e organizuar, gjė qė reflektohet nė disa drejtime. Ekonomia dardane e bazuar nė zejtari, bujqėsi dhe blegtori ishte integruar nė qarkullimin tregtar tė vendeve tė Mesdheut.

Prodhimet bujqėsore dhe blegtorale nė Dardani

Prodhimet bujqėsore apo blegtorale si dhe argjendi dardan ishin shumė tė rėndėsishėm pėr qytetet ilire tė bregdetit Adriatik si, Dyrrahu dhe Apollonia dhe mė gjerė. Rruga qė lidhte dardanėt me ilirėt e bregdetit ishte padyshim ajo e Drinit. Nėpėrmjet saj qytetet ilire tė Scodrės (Shkodrės) dhe Lisit (Lezhės) bėnin tregti me qytetet dardane. Po ashtu tė dhėnat historike pėr kėtė periudhė tregojnė se nė mbretėrinė dardane kishte marr hov rritja e jetės qytetare, si p.sh. nė qytete si Domastioni, Uskana, Draudaku etj. Njėkohėsisht kishte filluar zbatimi i programit tė ndėrtimit tė njė sėrė kėshtjellave, tė cilat do tė mbronin tėrė territorin e mbretėrisė. Natyrisht, programe tė tilla mund tė realizoheshin vetėm nga njė mbretėri e organizuar mirė, e cila administronte resurset natyrore dhe potencialin ekonomik tė shtetit.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-04-08, 17:46   #3
dardan100
 
Anėtarėsuar: 14-11-06
Postime: 257
dardan100 i dashurdardan100 i dashurdardan100 i dashurdardan100 i dashur
Gabim Titulli: Shteti dardan 2400 vjet mė parė

Faleminderit per kete postim!


http://www.youtube.com/watch?v=SDXGwrwZGnA
dardan100 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-04-08, 06:31   #4
vjeshta
Thjeshtė ,njė zė!
 
Avatari i vjeshta
 
Anėtarėsuar: 01-05-05
Vendndodhja: neutrale
Postime: 25,049
vjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shteti dardan 2400 vjet mė parė

vjeshta vbmenu_register("postmenu_1303795", true);

http://www.dardania.de/vb/upload/ima...ine=1207003110

Anėtarėsuar: 30-04-05
Vendndodhja: neutrale
Postime: 16,274


Titulli: Njohja e shtetit tė ri.
Citim:



Euuuu sa e kemi prit ,euuuu sa e kemi prit me na e kthy borgjin ??!!!Por qe kan thene, boregjelis t'keq me mujt me ja nxjerr bishtin e sakices mire eshte ,edhe ne vetem bishtin e sakices jau nxorrem ,asgje ma shume ,besa edhe po duhet me iu falenderu !!!

Po ,po borgj na e kan pas .

Euuu sa po me vjen mire qe mu konfirmu ky postim,edhe pse une e dija .





__________________
Faleminderit qe ekziston !
vjeshta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:21.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.