Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 01-07-08, 11:16   #1
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Martesa dhe ngjarjet e saj

Martesa dhe ngjarjet e saj

Tek njeriu primitiv, nevojat seksuale duhet tė jenė kėnaqur siē ka qenė e mundur, nė mėnyrė tė parregullt, deri kur u krijua mirė tipi njerėzor; u krijuan grupet ose kopetė e vogla me veti mė tė larta cerebrale tė cilat gradualisht duke u rritur nė numėr filluan luftrat ku fituan e nėnshtruan. Njeriu primitiv sipas Rusoit tek "Kontrata shoqėrore", i shtyrė nga nevojat seuksuale kėrkoi aventurat duke u bashkuar seksualisht me kė tė mundte edhe me kafshėt, deri njė ditė (e qe kjo nisja e vėrtetė e shoqėrisė njerėzore) kur deshi pėr vehte njė femėr tė ngjashme me tė, me tė cilėn u fut nė shpellė. Kjo femėr qė atėherė i qėndroi nė krah e i lindi fėmijė, i shumėzoi forcat pėr gjueti e pėr t'u mbrojtur. Kėshtu burri punoi pėr tė ndėrkohė qė ajo qėndronte nė shpellė shtatzanė e me fėmijė. Kėshtu kemi burrin shumė nė lėvizje, nė gjueti pėr tė siguruar ushqim; dhe gruan pa aktivitet qė i drejtohej botės bimore pėr tė marrė ushqim, e mė vonė edhe kapjes sė kafshėve dhe shtėpijėzimit tė tyre duke i dhėnė ushqim e duke marrė prej tyre vezė, qumėsht, mish dhe lėkurė.

Kėshtu ngadalė gruaja u bė zot i shtėpisė ku burri kthehej vetėm pėr t'u shlodhur e pėr tė plotėsuar nevojat seksuale. Prej kėtej erdhi logjikshėm, ideja e matriarkatit, qė i takon gruas pėr motive biologjike, tė cilat dėshmojnė se ajo ėshtė organizuesja fizike e shpirtėrore e fėmijėve, pra edhe e familjes. Indianėt thonė: "Nėna vlen mė shumė se njėmijė baballarė..." Kėshtu gruaja-nėnė ishte qendra e familjes, rreth saj grupoheshin fėmijėt tė cilėt nuk dinin kush ishte i jati, dhe as ajo si poliandre nuk dinte se cili burrė ishte babai i krijesave tė saj. Kėshtu prindėsia e parė e njerėzimit ishte mėmėsia.

Por nė njė kohė pėr shumė arsye, si simpatia, dhe pėr ta pasur vetėm tė vetėn, burri ja shkėput gruan tė tjerėve me forcė (nis xhelozia si nisje e monogamisė). Edhe femra bėhet xheloze. Kėshtu u institucionalizua bashkimi monogamik qė u shpreh me impulsin e parė ndėrtimin e shtėpive. Njė proverb indian thotė : "Burri ėshtė njė gjysėmnjeri, gruaja gjithashtu gjysėm, vetėm babai e nėna me fėmijėn e tyre pėrbėjnė njė njeri tė plotė". Kėshtu arrimė nė martesėn monogamike e nė familjen e njeriut nė zhvillim.

Gruaja bėhet gjithnjė e mė shumė e lidhur me shtėpinė, nga e cila burri largohet gjithnjė e mė pak ose kthehet mė shpesh. Edhe instikti seksual kthehet nė tendencė seksuale e mė pas nė dashuri. Gjithmonė e mė shumė burri punon duke zhvilluar trupin, muskulaturėn dhe trurin, kurse truri i femrės nuk u zhvillua nė atė nivel. Prandaj tek ajo mendimin e pushton ndjenja qė zmadhohet prej dashurisė e kujdesit pėr fėmijėt, burrin e shtėpinė. Gradualisht me zhvillimin e njeriut erdhi njė moment nė tė cilin ai e ndjeu tė nevojshme tė bėjė tė njohur para shoqėrisė, tashmė me rregulla e ligje, bashkimin me gruan e tij.

Por kushtet ekonomike krijuan tek gruaja e qyteteve konditat e inferioritetit tė zgjedhjes seksuale. Asaj nuk i ėshtė dhėnė gjithmonė mundėsia pėr tė zgjedhur, por ajo duhet tė zgjidhet, tė merret ose tė lihet si njė send. Dhe ajo poqese do tė fitojė konsensusin e njerėzve tė saj e tė quhet vajzė e mirė duhet tė heqė dorė nga ēdo ideal dhe t'i nėnshtrohet fatit. De Traz e pėrshkuan gruan e qytetėruar qė shkon nė martesė si "njė e komanduar", po kėshtu qė mė 1174 kontesha Champagne shkruante: "Nė martesė mungon dashuria e vėrtetė sepse mungon elementi thelbėsor liria". Martesa (bashkimi shoqėror i sekseve) ėshtė njė kontratė, shpesh njė biznes pėr njė nga tė dy ose pėr tė dy. Ajo nuk merrte parasysh prirjet seksuale reciproke e pėr kėtė paraqet njė dhunim tė Natyrės.



__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 01-07-08, 11:25   #2
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Martesa dhe ngjarjet e saj

Nė shumicėn e rasteve martesat bėhen nė mes tė njė vajze tė re dhe njė burri tė moshuar qė ka 15 deri 20 vjet mė shumė se ajo, - dhe kėtu fillojnė problemet. Eshtė e vėrtetė qė gruaja pėr shkak tė lindjeve edhe tė jetės sė vėshtirė bie shpejt nga gjendja e saj fizike e seksuale dhe shumė mė tepėr kur vjen menopauza, kurse burri vazhdon tė ruajė energjinė e tij edhe nė moshė tė avancuar. Megjithatė unė mendoj se diferenca mė e pranueshme do tė ishte 3-5 vjet dhe se ajo nuk duhet tė jetė kurrė mė e madhe se 15 vjet dhe jo mė e vogėl se 3 ose 4 vjet (duke llogaritur se mashkulli arrin pjekurinė anatomo-fiziologjike nė 25 vjeē e femra nė 21 vjeē.) Martesat me diferenca tė mėdha pėrveē qė sjellin probleme nė planin fiziologjik seksual duke lenė tė paplotėsuar dėshirat seksuale tė gruas, duke shkaktuar shpesh prishjen e qetėsisė dhe tė besnikėrisė bashkėshortore, rreziku tjetėr ėshtė nė planin psikologjik qė nė fillim me zhgėnjimin e ėndrrave tė vajzėrisė, me raportin qė krijohet ngaqė vajza e sheh tė shoqin si baba e gjysh e jo si shokun e tė dashurin e saj tė tė njejtės moshė qė gjithmonė ėndėrronte, e nė fund kemi tė bėjmė me dy botė, me dėshira e mendime tė ndryshme pėr shkak tė ndryshimeve tė moshės.
Kėshtu gruas sė re i pėlqen tė shkojė nė kinema, burrit nė moshė tė rrijė nė shtėpi; asaj tė shkojė nė njė vizitė pėr tė biseduar diēka, burrit pėr tė lexuar gazetėn, asaj pėr tė shkuar nė det e pėr t'u larė, atij tė rrijė nė shtėpi (sepse ai i ka kaluar ato qejfe nė moshėn e tij e tashmė vetė mosha i dikton njė jetė tjetėr tė qetė, tė ndryshme me atė qė dėshiron e shoqja shumė mė e re ).

* * *

Ne pretendojmė virgjėrinė tek vajza dhe besnikėrinė tek gruaja, por padrejtėsia fillon kur morali i shoqėrisė dėnon tepėr rėndė gruan, pa u kujtuar qė nė tė njejtėn fushė - i lejon burrit, bile e rrethon me njė aureolė lavdie pėr ēdo femėr tė re qė fut nė dorė. Pėr ēudi kėto meshkuj shihen me simpati edhe nga gratė. Burrat janė poligamė, por dashuria e virtuti i gruas mund t'i bėjė monogamė. Mantegazza shkruan: "Natyra e ka bėrė burrin poligam, ėshtė misioni sublim i gruas ta bėjė monogam".
Problem tjetėr ėshtė beqaria e femrave dhe meshkujve, qė ėshtė edhe njė nga arsyet e prostitucionit. Leckj nė librin e tij "Historia e moralit europian" shkruan: "Prostituta ėshtė tipi i vesit e ėshtė mbrojtėse e virtutit: ajo ėshtė priftėresha e pėrherėshme e njerėzimit, sakrifikuar pėr mėkatet e popullit". Sipas shumė statistikave tė ndryshme beqarėt jetojnė mė pak se tė martuarit. Dhe se martesa ėshtė mė e domosdoshme pėr meshkujt.
Mėmėsia ndriēon jetėn e ēdo femre. Alfredo Oriani vėren: "Amėsia ėshtė njė instinkt atėsia ėshtė ndjenjė: femra ėshtė nėnė para se tė jetė grua, mashkulli nuk bėhet baba veē pasi ka qenė njė kohė tė gjatė burrė". Gruaja ėshtė nėnė qė kur fillon tė luajė me kukulla, e tillė shfaqet nė ēdo manifestim tė ndjenjave tė saj, e kėshtu edhe kur rritet ėshtė jo vetėm kundrejt fėmijėve tė saj e tė tė tjerėve, por edhe me tė dashurin, burrin, njeriun tė cilin do dhe pėrkėdhel me lajka amėsore. Ajo ėshtė gjithmonė pak nėnė me tė gjithė; me vėllezėrit e motrat; bile edhe me kafshėt e tė vegjėlit e tyre. Gruaja thellon amėsinė nė ēdo veprim, edhe kur pėr fatin e keq nuk i ėshtė dhėnė mundėsia e gėzimit tė madh tė lindjes sė fėmijėve, ajo ka sensin e amėsisė shpirtėrore e shoqėrore. Ndjenja e amėsisė ėshtė e zhvilluar edhe tek beqaret nė moshė apo tek murgeshat. Amėsia ėshtė njė shfaqe e seksualizmit qė tek njeriu merr formėn e psikoseksualizmit qė nė rastin tonė pėrbėn lindjen, rritjen, zhvillimin e edukimin e njerėzimit. Ky ėshtė misioni mė i lartė shoqėror e biologjik. Zemra e nėnės ėshtė e shprehur magjishėm poetikisht nga Fernando Russo: ... kur djali plangprishės i ngul thikėn sė ėmės nė zemėr e ndėrkohė qė do t'ia nxjerrė zemrėn nga vendi, gjakos dorėn... Nėna mes gjakut e zemrės qė i rreh pėr herė tė fundit, ndėrsa metali i mprehtė gėrmon nė gjoksin e saj, i thotė tė birit gjakatar me ankthin e pėrhershėm tė nėnės: A u vrave bir?!
"A u vrave bir" nė kėto fjalė tė dhėna nga shkrimtari i madh ėshtė sinteza, kėtu pėrmblidhet gjithė jeta, filozofia e psikologjia e Nėnės, familjes dhe njerėzimit.
Nė kuptimin e amėsisė hyn edhe qumėshtimi, pra ushqimi i fėmijės, kėshtu edhe organi qė e kryen qė ėshtė gjiri me thithėzat. Gjiri ka njė funksion tė madh seksual, stimulues, erotik, por me qumėshtimin merr karakter mėmėsor. Qumėshtimi nuk ėshtė vetėm detyrė por edhe nevojė pėr gruan. Tė mos i japėsh fėmijės pėr tė pirė, (siē ndodh ndonjė herė pėr tė mos prishur bukurinė e linjėn, do tė thotė tė rebelohesh ndaj njė ligji biologjik, ėshtė antibiologjike, prandaj dhe e dėmėshme, kur kjo nuk ndodh organike, pra kur gjėndrat japin rregullisht prodhimin e tyre. A ka gjė mė tė bukur se nėna kur i jep gji fėmijės. Ky simbol i fuqishėm u gjet tek ulkonja romake qė ushqen me gji dy fėmijėt, duke paraqitur shprehjen mė tė bukur tė amėsisė.
Icard tregon se si njė grua qė donte tė ngelte shtatėzanė vetėm pėr tė provuar kėnaqėsinė e tė dhėnit qumėsht fėmijės.
Lombroso na bie njė tabelė tė kohėzgjatjes sė qumėshtimit nė popuj tė ndryshėm: 10 muaj normal, 2 vjet nė Rusi e Persi, 2-4 vjet nė Kinė e Mongoli, 7 tek Eskimezėt, 14-15 nė Malejzi. Zakonisht qumėshtimi tek kafshėt dhe njeriu zgjat sa shtatzania, aq sa zgjat koha nga njė lindje deri nė fillimin e menstruacioneve. Pra ėshtė njė kohė e llogaritur nga Natyra pėr tė mbrojtur fėmijėn, e qė gruaja nuk mund tė mbesė shtatzanė.
Ndėrkohė ėshtė pėr t'u theksuar superioriteti i padiskutueshėm i qumėshtit tė gjirit para ēdo ushqimi tjetėr pėr pėrmbajtjen e tij e harmonizmin, pra pėr rėndėsinė qė ka se ėshtė nga i njejti organizėm qė ka krijuar vetė fėmijėn. Ai ėshtė njė ushqim fizik dhe shpirtėror. Vetė qumėshtimi lidh edhe mė shumė raportet fėmijė-nėnė.



Ky shkrim eshte ndare/ eshte pjese e librit :

Autori: Ferdinando De NAPOLI
Titulli i origjinalit: Sesso e Amore nella vita degli uomini e degli animali
Titulli i botimit shqip: Seksologjia


__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:56.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.