BQARU§ POWRU§
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
|
Letėrsia Shqiptare Te Sllovenėt
Matej Rode
LETĖRSIA SHQIPTARE TE SLLOVENĖT
Kur flasim pėr fatin e ndonjė letėrsie te njė popull tjetėr, duhet tė kemi parasysh shumė komponente qė mund tė ndikojnė nė kėtė fat. Njėra nga komponentet kryesore sigurisht ėshtė tradita. Ajo ka ndikim te tradita e letėrsisė pėrkatėse, si dhe te tradita e letėrsisė sė popullit pranues. Sa mė e vjetėr tė jetė tradita, ekziston mundėsi mė e madhe pėr recepcion. Komponenta e dytė ėshtė gjithsesi ekzistimi i njohėsve, njerėzve qė e njohin gjuhėn pėrkatėse dhe letėrsinė e saj. Dhe si komponentė e tretė, edhe pse jo e fundit, nė fatin e ndonjė letėrsie mund tė ndikojė edhe vetė iniciativa, dėshira e pjesėtarit tė ndonjė kombi qė njohjėn e letėrsisė sė vet t'ua transmetojė edhe kombeve tė tjera. Si qėndrojne punėt nė rastin tonė, nė rastin e letėrsisė shqiptare te sllovenėt?
Sa i pėrket komponentės sė parė tradita e tė dy letėrsive, letėrsisė shqiptare dhe sllovene, ėshtė mjaft e re. Kjo s'ka dyshim, deri nė njė masė tė caktuar zvogėlon mundėsinė, pėr ndonjė depėrtim tė thellė tė letėrsisė shqiptare te sllovenėt. Por, nuk mund t'i harrojmė disa fakte, qė flasin se njėfarė tradite prapėseprapė ka ekzistuar. Sllovenėt mjaft herėt kan filluar tė interesohėn pėr shqiptarėt. Posaqėrisht pėr gjuhen e tyre. Pėr shqiptarėt dhe gjuhen e tyre qysh nė shekullin e XVIII pėr shembull, ka shkruar Anton Toma (lexohėt Tomazh) Linharti, fillėstar i histografisė sllovene. Nė fillim tė shekullit XIX gjuha shqipe e intereson edhe gramatikologun e madh slloven, Jernej Kopitarin. Gjuhėtari i njohur slloven, Fran Mikloiči (lexohet Miklloshiqi) bile ka shkruar disa libra pėr qeshjtėn e gjuhės shqipe. Nė fillim tė shekullit XX sllavisti Rajko Nahtigal ndihmon albanologun Pekmezi me rastin e shkrimit tė gramatikės deskriptive tė gjuhės shqipe. Edhe nė periudhėn mes dy luftėrash interesimi pėr gjuhėn shqipe te sllovenėt nuk ėshtė shuar. Indoevropianisti i njohur slloven, Karel Otir (lexohet Oshtir), nė mėnyrė intensive merret me studimin e gjuhės shqipe, posaqėrisht me gjenezėn e saj.
Mė lejoni qė me kėtė rast si kuriozitet tė pėrmendi edhe njė tė dhėnė, e cila flet pėr interesimin e sllovenėve pėr shqipėtaret. Fjala ėshtė pėr novelėn e shkurtėr »Izdajstvo in sprava« (Tradhtia dhe pajtimi) tė cilėn e ka shkruar shkrimtarja sllovene Josipina Turnograjska dhe e cila ėshtė botuar nė rėvisten »Slovenska čbela« nė vitin 1851. Nė tė nė mėnyrėn romantike ėshtė pėrpunuar motivi i Skėnderbeut dhe luftės sė tij kundėr turqve. Edhe pse ky shembull ėshtė mjaft i vetmuar, meriton vėmendje, sepse tregon se interesimi pėr shqipėtarėt te sllovenėt i ka kaluar kufijtė e interesimit pėr gjuhėn shqipe.
Interesimi pėr shqiptarėt, e posaqėrisht pėr letėrsin e tyre, u shtua veqanėrisht nė periudhen menjėherė pas Luftės tė Dytė Botėrore. Tė pėrmendim vetėm njė emėr. Ky ishte gazetari i njohur Drago Komerl (lex. Koshmerll)
Fatkeqėsisht, e tėrė kjo traditė dhe i tėrė ky interesim pėr shqiptarėt, gjuhėn dhe kulturėn e tyre, nuk ka mund tė vijė nė shprehje pėr shkak tė mungesės sė komponentės sė dytė, pra pėr shkak tė mungesės sė pėrkthyesve. Sepse vetėm pėrkthimet e veprave tė ndonjė letėrsie janė fakt se kjo letėrsi ka depėrtuar nė vetėdijen e popullit qė e pranon atė. Kjo, mungesa e njohėsve tė gjuhės shqipe, sigurisht ėshtė pika mė e dobėt nė marrėdhėniet shqiptaro-sllovene. Nėse shėrbehemi me fakte qė na ofron »Slovenski leksikon novejega prevajanja« (»Leksikoni slloven i pėrkthimeve tė reja«), nė tė cilin gjenden emrat dhe tė dhėnat se nga cilat gjuhė pėrkthejnė mė shumė se 2500 pėrkthyes, tė cilėt kanė pėrkthyer gjatė kohės sė pasluftės, kėtu mund tė vėrtetohemi se drejtpėrsėdrejti nga gjuha shqipe ka pėrkthyer vetėm njė pėrkthyes, e ky ka vdekur nė vitin 1963!
Ėshtė interesante edhe e dhėna se nė librin reprezentues »Shqiptarėt«, i cili dul nga shtypi nė Ljubljanė dhe, siq kujtohet, nxiti mjaft polemika, krahas dėshirės sė madhe qe ky libėr tė jetė sa mė komplet, sa mė informativ, nė tė nuk ka pas kapitull pėr letėrsinė shqiptare. Kjo, s'ka dyshim, flet edhe pėr atė, se te sllovenėt nuk ka ekspert qė mund tė shkruajė pėr kėtė problem.
__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.
Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje
|