Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 23-08-08, 14:54   #1
egi
B€QARU§ POW€RU§
 
Avatari i egi
 
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
egi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Komuna e Pejės

POZITA GJEOGRAFIKE

Peja njihet si njė ndėr qytetet mė tė vjetra nė Kosovė dhe pėrbėn njė ndėr qytetet mė tė bukura dhe mė tė pasura me potenciale kulturo-historike dhe bukuri tė rralla natyrore. Komuna e Pejės pėrfshin njė hapėsirė prej 603 km2 ndėrsa vetėm qyteti i Pejės ka njė sipėrfaqe prej rreth 20 km2. Qyteti i Pejės shtrihet nė perėndim tė Kosovės, nė mes 42 e 40 shkallė tė gjėrėsisė veriore gjeografike dhe 20 e 18 shkallė tė gjatėsisė veriore gjeografike. Lartėsia mbidetare nė qytet ėshtė 520 m, ndėrsa maja mė e lartė ėshtė 2552 m. Peja shtrihet pėrgjat dy anėve tė lumit Lumbardhė i cili burron nė Bjeshkėt e Rugovės dhe ka njė gjatėsi prej 63 km deri nė lidhje me lumin e Drinit tė Bardhė. Lumi i Drinit tė Bardhė burimin e ka nė fshattin Radavcė ku krijon ujvarėn mahnitse dhe shumė tėrheqėse pėr vizitor e cila ka gjatėsi prej 30 m.
Vetitė klimatike tė Pejės karakterizohen me klimė tė mesme kontinentale tė modifikuar me komponente tė klimės mesdhetare.

SI MUND TĖ ARRIHET
Pėrmed Maqedonisė mund tė arrihet nė dy anė: pėrmes kufirit nė Han tė Elezit duke ndjekur rrugen magjistrale pėr Prishtinė-Pejė dhe pėrmes kufirit Globoqicė duke ndjekur magjistralen Prizren-Pejė. Lidhja pėrmes Shaqipėrisė bėhet nė dy kufinjė, ajo e Qafės sė Morinės duke ndjekur magjistralen Prizren-Gjakovė-Pejė dhe kufirit tė Qafė Thanės duke ndjekur magjistralen Gjakovė-Pejė.
Pėrmes kufirit tė Kullės pėr vetėm 30 km Peja lidhet me Malin e Zi, si dhe me atė tė Qakorit e cila kalon pėrmes Grykės sė Rugovės mirėpo e cila pėr momentin ėshtė mbyllur pėr qarkullim.
Shfryetėzimi i rrugėve ajrore pėr nė Komunen e Pejės mund tė bėhet pėrmes aeroportit ndėrkombėtar tė Prishtinės i cili ėshtė mė i aferti me Pejėn dhe ka vetėm 70 km prej ku mund tė gjeni taksi apo autobus pėr tė ardhur deri nė Pejė.
Lidhja me rrugė hekurudhore nga Peja bėhet pėrmes Prishtinės prej nga pastaj mund tė kalohet pėr nė Maqedoni pėr tė vazhduar nė vendet tjera tė Evropės.




__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.

Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje …

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga egi : 23-08-08 nė 14:56
egi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 23-08-08, 14:58   #2
egi
B€QARU§ POW€RU§
 
Avatari i egi
 
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
egi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komuna e Pejės

QYTETI DHE HISTORIA

Peja, nė tė vėrtetė, pėrbėnė njė qendėr tė vjetėr banimi nė Kosovė. Peja si vendbanim, daton qė nga kohėrat mė tė hershme Ilire dhe ishte qyteti mė i rėndėsishėm i Dardanisė Antike. Nė kėtė lokalitet ėshtė zbuluar njė numėr objektesh arkeologjike, qė na bėjnė edhe mė bindės se kėtu duhet tė ketė qenė njė qendėr administrative municipale e tėrė rrafshit tė Dukagjinit.
Peja nė kohėn Antike dhe nė Mesjetė e deri nė shekullin XI shtrihej pikėrisht nė fushė, duke filluar nga arat e quajtura »Gradinė«, ku janė gėrmadhat e Pejės Antike qė dmth shtrihej nga tyrbja e »Sari i Salltėkut« ku tani gjendet fabrika e baterive nė lindje, e deti te stacioni hekurudhor, mė saktė te kalaja nė perėndim.
Pejėn gjatė historisė e hasim me emra tė ndryshėm si: nė kohėn antike Iliro-Romake ėshtė quajtur Siparantum kurse gjatė mesjetės quhej Pech (Pekė, P(j)ekė), Peka, Pentza dhe Forno. Dokumenti mė i vjetėr i ruajtur ku Peja haset me emrin Latin Pechi ėshtė viti 1202. Sot quhet Peja nė gjuhėn shqipe dhe Peq nė gjuhėn sėrbe.
Nė atė kohė nė Pejė ishte zhvilluar tregtia. Aty ekzistonte Kolonia e Dubrovnikasve.
Peja si Siparant Dardan pėrmendet nė hartėn »Gjeografia« e Ptolemeut nė shekullin III-IV (nėn studimin e Romakėve) civilizimi i tė cilit arrin shkallėn mė tė lartė tė lulėzimit dhe ka pasur statusin e Municipiumit. Peja nė atė peridudhė historike bėhet njė ndėr qytete kryesore tė Dardanisė pas Ulpianės (Prishtina e sotme).
Peja me rrethinė pas betejės sė Kosovės (1389) e deri mė vitin 1462 administrohej njėherė nga Balshajt (1378) e pastaj nga Dukagjinasit. Historia e Pejės ėshtė e lidhur ngushtė me familjen e Dukagjinasve. Nė kohėn e luftės tė Gjergj Kastriotit – Skėnderbeu e deri mė vitin 1462 me kėtė qytet sundonte Lekė Dukagjini III. Peja ndėrkaq, gjendej pėr disa dekada deri nė dyzetėvjetshin e shek. XVI nė suazėn e Sanxhakut tė Shkodrės.
Ėshtė interesant tė pėrcillet ndėrrimi i influencave tė ndryshme etno-kulturore nė vendbanimin e Pejės, prej godinave dardane, romake, bizantine, sllave dhe turko-orientale. Kėshtu, mė tė gjitha vlerat kulturore popullore (arhitektura, skulptura, doket dhe zakonet dardane) tė trashėguara nga antika, bizanti, madje edhe nga mesjeta, qė e gjetėn osmanėt, kohė pas kohe e plotėsuan me ndėrtime tė reja. Ardhja e turqve solli njė influencė shumė tė fortė tė kulturės osmane-islame nė jetėn shqpirtėrore dhe kulturėn materiale tė kėtyre trojeve.
Nė nėntorė tė vitit 1915, gjatė Luftės sė parė botėrore, qyteti ra nėn sundimin Austro-Hungarez. Nė vitin 1919 ra nėn okupimin e mbretėrisė Serbe-Kroate-Sllovene e gjerė nė vitin 1941 kur ra nėn sundimin italian dhe pas dy viteve, nė vitin 1943 ishte nėn administrimin e regjimit tė nazi-fashizmit gjerman. Nė vitin 1945 ishte nėn sundimin e ish Jugoslavisė ndėrsa pas intenvenimit tė NATO-ės nė vitin 1999, Komuna e Pejės ishtė njėsi administrative teritoriale nė pajtim me rregullat e UNMIK (United Nations Mission in Kosovo) tė Rregullores pėr Vetėqeverisje Lokale tė Kosovės nr. 2007/30.

__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.

Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje …
egi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-08-08, 15:22   #3
egi
B€QARU§ POW€RU§
 
Avatari i egi
 
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
egi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komuna e Pejės


POPOULLĖSIA
Qyteti me rrethinė banohet me afėr 180.000 banorė, ndėrsa vetėm nė qytet jetojnė afėr 100.000 banorė.
Nė dekadėn e fundit ka njė koncentrim tė madh tė popullsisė nė qytet pėr shkak tė kushteve mė tė mira pėr tė jetuar dhe pėr tu punėsuar.
Vetė qyteti ėshtė mjaft tėrheqės. Aty mund tė hasni nė kultura tė ndryshme. Popullata ėshtė e pėrzier; ku banorėt shqiptarė pėrbėjnė 90% tė strukturės, ndėrsa malazezėt, boshnjakėt, serbėt, romėt etj..pėrbėjnė 10% tė strukturės sė popullsisė.

POTENCIALI NATYROR DHE EKONOMIK
Nė zhvillim ekonomik tė Pejės rolin kryesor e luajnė aktualisht degė si: turizmi, tregtia, transporti, ekonomia bujqėsore, zejtaria, industria ushqimore dhe ajo e pijeve si dhe ajo e materialit ndėrtimor. Veqanėrisht nė qytetin e Pejės dhe qendrat turistike nė Rugovė ka marrė rėndesi tė veqantė zhvillimi i ekonomisė turistike. Kjo lidhet si me traditen nė kėtė drejtim, poashtu me rėndėsinė qė ka marrė turizmi pas vitit 2000. Kėshtu qė, e gjithė infrastruktura i ėshtė kushtuar zhvillimit tė turizmit. Njė sėrė ndėrtimesh mjaft ambicioze, kryesisht hotele dhe restorante, kanė lulėzuar vitet e fundit, sidomos pėrgjatė rrugės Pejė-Rugovė dhe Pejė-Radavcė.

Andaj, Peja sot renditet nė qendrat mė tė rėndėsishme ekonomike, tregtare dhe turistike tė vendit.
Pjesėn mė tė madhe tė sipėrfaqes sė saj e pėrbėn toka bujqėsore e pėrshtatshme pėr zhvillimin e bujqėsisė, blektorisė dhe pemtarisė; nė bazė tė saj edhe prodhimtarinė e ushqimit tė shėndoshė, duke filluar nga prodhimi i qumshtit dhe prodhimeve tė qumshtit, mishit dhe prodhimeve tė mishit e deri te prodhimi i pemėve dhe pėrpunimit tė tyre. Pėrmes blegtorisė kryesisht (gjedhėt dhe dhentė) dhe shpeztarisė, sigurohen prodhime tė bollėshme pėr tregun e brendshėm.
Gjithė kėto prodhime bujqėsore pėrveq prodhimit pėr nevoja tė popullsisė vendase, mund tė shfrytėzohen edhe pėr konsumim turistik duke plotsuar mė sė miri nevojat e tregut pėr prodhime tė freskėta dhe natyrale.

Zejtaria nė Pejė ka filluar tė zhvillohet qė nga koha antike dhe ajo u transformua varėsisht nga shkalla e zhvillimit ekonomiko-shoqėror. Nė bazė tė materialit arkeologjik tė zbuluar nė Pejė, si: fibula, unaza, gjilpėra, bylyzyku dhe helmeta prej bronzi etj; mund tė konkludohet se nga kjo kohė fillon jeta e zhvilluar ekonomike dhe zanafillet e para tė zejeve. Sipas regjistrimit katastral tė vitit 1582 nė qytetin e Pejės ushtroheshin gjithėsej 56 zeje. Elementi tregėtar pėrbėnte shtresėn kryesore qytetare, ku pėrfshinte 43% tė popullsisė. Zejtaria nė Pejė arriti kulmin e zhvillimit sidomos nė shekujt XVII dhe XIX. Edhe sot simbol i kėtij qyteti ka mbetur tradita e zejtarisė dhe tregtisė, gjindshmėrisė sė tregtarėve dhe mjeshtėrve tė saj, gjė e cila nuk ka penguar qė Peja tė zhvillohet nė qytet tė bukur dhe modern.

__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.

Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje …
egi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-08-08, 22:04   #4
egi
B€QARU§ POW€RU§
 
Avatari i egi
 
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
egi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komuna e Pejės

BURIMET NATYRORE – RESURSET TURISTIKE

Duke u bazuar nė terenin nė tė cilin shtrihet, Peja ka resurse tė mėdha tėrheqėse dhe interesante turistike tė cilat mund ti kėnaqin edhe adhuruesit e natyrės sė egėr tė paprekur por edhe adhuruesit e bukurive idilike fshatare, si dhe hulumtuesit e interesuar pėr gjurmė tė sė kaluarės. Duke u shtrirė nė mes tė rjedhjės sė lumenjve Drini i Bardhė dhe Lumbardhi, Peja ofron njė spektėr mundėsisht pėr peshkatari tė llojeve fisnike tė peshqive tė ujrave tė ėmbla, ndėrsa adhuruesve tė avanturave tė sporteve dimrorė dhe veror do t'ju ndalet fryma nga bukurit e kanioneve, ujvarave dge tereneve tė pėrshtatshme pėr skijim. Familjet me fėmijė dhe tė hareshmit e tė padurueshėm pėr shijimin e shetisė nė fladin natyror do ta gjejnė pushim ideal nė brigjet e freskėta t'e lumenjve nė ditėt e nxehta tė verės.
Hapėsira e Pejės nė pėrgjithėsi ėshtė e mbuluar me male dhe maja tė pasura me pyje gjethėranėse tė gjelbėrta, tė cilat nė vete fshehin pasuri tė paparė pėr gjuetar dhe pėr grumbullues tė bimėve mjekuese. Peja ėshtė e pasur me kushte tė cilat ofrojnė mundėsi pėr zhvillimin e turizmit tė gjuetisė.

Rezervat mė tė njohura tė fondit tė shtazėve janė nė Rezervatin e Rusolisė si:
- Gjahu i lartė: ariu, kaprolli, derri i egėr, dhelpra, cjapi i egėr, rrėqebulli, kunalja e artė, kunalja e bardhė etj.
- Gjahu i ulėt: lepuri, thellėnza, fazani, pula e egėr, gjeli i pyjeve etj.

Bimėt mjekuese qė gjenden nė kėto male janė: kantarioni (hypericum perforatum), lulja e gjehnetit (thymus serpyllum), pustikara (dignalis feruginea), mjekrra e dhisė (arancus silvestris kost), lule boronica, lule aguliqe, lule kamamili etj.. si dhe prodhime malore: boronica, dredhėza, mjedra, kėpurdha, manaferra, thana, lajthia etj..

Ėshtė e rėndėsishme prania e bollėshme e ujit. Reshjet vjetore mesatare janė 1000 mm. Pjesa mė e madhe e kėtyre reshjeve bie nė dimėr nė formė dėbore por edhe nė formė tė shiut. Trashėsia e dėborės ofron kushte pėr skijim. Kjo trashėsi shkon 1-2 m, nė lartėsi 1200-2000 m. Prania e ujėrave ėshtė vendimtare pėr qdo turizėm, andaj regjioni konsiderohet si rezervoar ujrash me prurje optimale nga lumenjtė e thellė qė i japin pamje estetike me shumė ujvara, puse dhe gurra, si nė numėr ashtu edhe nė pėrhapje tė konsiderueshme. Uji i tyre ėshtė i kthjelltė si kristal, nė tė shumtėn e rasteve i ftohtė por i pasur me peshkun e shijshėm – Trofta.
Si do qė tė jetė, regjioni i Rugovės mbetet njė vend me klimė tė pėrshtatshme pėr verime; nė pėrgjithėsi me verė tė freskėt ku temperaturat shkojnė deri nė 17-20°C e ndonjėher deri 20-25°C qė favorizon turizmin shtėpijak, atė tė organizuar stacionar, shėrues dhe sportivo-rekreativ si dhe ngjitje, marshim, shėtitje, vizita tė monumenteve kulturo-historike, lėshim me parashutė, notim nė liqenin e Liqenatit dhe lundrim nė lumė. Dimri i ftohtė dhe i pėrshtatshėm favorizon zhvillimin e turizmir dimėror: ski, ngjitje edhe atė stacionar.
Motiv mė tė bukur dhe njėherit tė veqantė paraqet Gryka e Rugovės dhe fusha rreth shtratit tė Lumbardhit tė Pejės pėrmes tė cilit kalon rruga e asfaltuar 24 km qė tė qon prej Pejės nėpėr Qakor pėr nė Mal tė Zi. Hapsira rreth shtratit tė Lumbardhit ka pamje grykore nė gjatėsi prej 20 km, ndėrsa pjesa mė e bukur e tij Gryka e Rugovės ėshtė e gjatė afėr 10 km. Ajo ėsthė e thellė afėr 1000 m dhe ėshtė e klasifikuar nė rendin e kanioneve mė tė thella nė Kosovė dhe nė Evropė.
Para se tė hysh nė pikėn qė e karakterizon kėtė grykė si kanion tipik nė kilometrin e 6-shtė ndodhet ujvara e gjatė 25 km qė buron nė shkėmb nga ana jugore e derdhet nė lumė.
Ky kanion i krijuar nga gėrryerja e ujit dhe largimi i akullnajės sė Pejės, ėshtė tipik dhe i thellė, ku lumi diku diku edhe nuk shihet nga ngushtimi dhe ngritja e shkėmbinjėve tė lartė vertikal tė pjerrėt qė tė ngėrthejnė brenda vehtes, aq sa mund tė frikėsohesh ose krekosesh nga majat qė ndėrtojnė formacionet e shkėmbinjėve gėlqeror dhe konglomerateve me ngjyrė hiri, nė ngritje vertikale, rradhė tė mbuluar me bimė tė ulta dhe Pishėn e shkėmbit, duke u gjetur i rrethuar prej tyre mund tė shohėsh vetėm qiellin e kaltėrt.
Kanioni i Rugovės ose siq quhet »Gryka e Rugovės« duke filluar 3 km larg Pejės deri nė kilometrin e 9-tė ku ngadal fillon tė hapet, herė herė ngushtohet, duke krijuar nė lugajė paksa mė tė butė nė fundin e sė cilės rrjedhė rėmbyeshėm lumi Lumbardhė duke sjellė me vete rėrėn e gėrryer, shushurimėn dhe freskinė e pėr tu ngushtuar prap nė njė gryke tė ngushtė pėrgjatė rrugės nė pėrėndim tė regjionit qė tė shpie nė Qafė tė Qakorit dhe nė Plavė.
Kuota mesatare e luginės ėshtė 650-1000 m dhe cila banohet kryesisht nė anėn e majtė tė saj, por edhe nė tė djathtė sidomos gjatė muajve tė verės dhe ka njė bukuri tė rrallė qė e bėjnė edhe mė tė shėnuar nga kreshtat dhe majat nė tė dy anėt e saj.


Burimi tek Gryka e Rugovės
__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.

Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje …
egi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-08-08, 17:41   #5
gjini
 
Avatari i gjini
 
Anėtarėsuar: 13-11-04
Vendndodhja: Midis Europes
Postime: 3,086
gjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komuna e Pejės

egi. te lumt per kete teme qe ke hapur per kete vend kaq te bukur
gjini Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-08-08, 13:00   #6
egi
B€QARU§ POW€RU§
 
Avatari i egi
 
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
egi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komuna e Pejės

Egziston njė legjendė: vajza kėrcen nga guri qė tė mos u dorėzohet grabitėqarėve tė ardhur qė e kishin populluar zonėn mbi kishėn e Pejės dhe pikėrisht nė kilometrin e 3-tė ndodhet njė gurė i veqantė, si tillė paraqet monument tė traditės duke e prezantuar femren shqipėtare si tė paepur pėr tė mbrojtė dinjitetin e sajė. Ky gurė paraqet njė monument natyror.
Duke vazhduar mė lartė ndeshemi me shkėmbinjtė e ngjitur si shtatore, ujvara qė burojnė nga kėta shkėmbinje, dy tunele tė shkurtra dhe strehė shkėmbinjėsh pėrmbi rrugėn gjarpore qė tė qonė nė luginė duke u hapur horizonti i tė parit nė male e kodrina pėr tė vazhduar mė tejė nė fshatrat qė ndodhen nė anėn e majtė tė lumit.
Nė hapėsirat e tyre tė rrafshta dhe shumė tė bukura pitorekse mund tė gjenden shtėpit e shumta malore tė cilat janė tė hapta pėr secilin dashamirės tė natyrės. Bukurit natyrore tė cilat askend nuk do ta lejnė indiferent, nė tė gjitha stinėt e vitit joshin shėtitėsit qė tė drejtohen rrugėve tė njohura dhe tė kalojnė momente tė paharrueshme nė pikniqe nė afėrsi tė qytetit. Skijatorėve gjatė dimrit u qėndrojnė nė disponim terrenet ideale pėr skijim qė qendrėn turistike nė fshatin Boge.
Bukuritė qė tė magjepsin janė bjeshkėt tė cilat shtrihen nė veri dhe nė verilindje tė Lumbardhit tė Pejės: Zhlepi me majėn e Rusolisė (2380 m), Hajla (2400 m), Shtedimi (2272 m), Bjeshka e Cigės me majėn e Hasanit (1871 m), Bjeshka e Begut me majėn e Vjelakut (2015 m), Peklena (1376 m), etj. grupin tjetėr e pėrbėjnė bjeshkėt nė mes tė Lumbardhit tė Pejės dhe tė Deqanit: Kopraniku me shkėmbin e Qefėrles (2460 m), bjeshka e Lumbardhit (2335 m), me Gurin e Kuq (2522 m), Liqenati (2341 m), Starac (2426 m) dhe Marjash (2530 m). kėto male pėr shkak tė bukurive tė pakrahasueshme tė pejsazhit janė bėrė destinacion i bjeshkatarėve por edhe i qytetarėve tė cilėt dėshirojnė tė pushojnė prej pėrditshmėrisė sė zbehtė dhe monotone.
Nepėr qytet kaloni lumi Lumbardhė i cili me rrjedhėn e vetė gjarpėrore e ndanė qytetin nė dy pjesė duke i dhenė njė bukuri tė veqantė, ndėrsa brigjet e tij tė gjelbėrta janė shetitore mė tė preferuara tė Pejanėve. Nė ditėt e nxehta tė verės Pejanėt me kėnaqėsi dalin tė freskohen nė ujin e Lumbardhit, nė vendet e njohura siq janė: Burimi i ujit tė zi afėr shpellės sė Demajve, nė kilometrin e tretė tė afėr shpellės sė Princeshės e gjerė. Pesė kilometra prej qytetit gjendet pishina me dimenzione olimpike e cila nė ditėt e nxehta ėshtė pėrplotė me vizitorė tė tė gjithat gjeneratave, e posaqėrisht tė rinjtė tė cilėt kėnaqen nė ujin e freskėt, apo thjeshtė nėn flas pijnė pije tė ftohta.
Nuk ėshtė vetėm kjo pasuria e Rugovės, janė edhe shpellat si monumente natyrore nė zonė dhe pėrgjat kanionit si: shpella e Karamakazit, shpellat e vogla tė Princeshės, shpella e Radacit, shpella pėrgjatė Gėrles sė Koshutanit, shpella afėr Gurrės sė Rutės dhe nė shpatin pėrballė nė Drelaj. Nė kilometrin e pestė gjenden shpellat e Jerinės, kurse diq mė poshte shpella e Demajve.
__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.

Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje …
egi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-08-08, 13:41   #7
egi
B€QARU§ POW€RU§
 
Avatari i egi
 
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
egi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komuna e Pejės

Nė kilometrin e tetė, nė anėn e majtė tė kanionit, 50-60 m pėrmbi lumė, nė thembrėn e njė shkembi gjigant, me njė lartėsi rreth 350 m nė njė formė tė burimit tė ngritur ujor, gjendet hyrja e shpellės qė quhet Gryka e Madhe e cila ėshtė studiuar dhe me gjatėsinė prej mė shumė se 10 km radhitet nė njė ndėr mė tė gjatat nė Ballkan. Kjo shpellė qė nga hyrja e saj pėrmbi burimin e lumit nėntokėsor fillon tė ngjitet nė lartėsi tė vazhdueshme. Nga ngjitjet e vėshtira nėpėr ngushticat e saja dallimi nė lartėsi ėshtė 310 m (+296 m, -14 m). Kjo ėshtė ajo qė e bėnė kėtė shpellė unike dhe poashtu mė tė lartėn nė Ballkan. Njė pjesė e veqantė dhe unike e shpellės ėshtė edhe i ashtuquajturi – Tobogani, njė sifon i pjerrėt origjinal-freatik.
Pas gjysėm sifonit tė ashtuquajtur tė Milicisė, shpella ėshtė pėr mrekulli e dekoruar me tė gjitha llojet e mundshme tė speleo-dekorimeve. Kėtu ka shtylla tė mėdha dhe tė larta dhe tė gjata deri nė disa metra, shkopninjė tė sodės, stalaktite dhe perde tė gjata apo drapėri, stalagmite tė grumbulluara, penda tė vogla nga shkėmbinjtė, liqenjė me kristale dhe margaritare nga kalciti. Njė gjė tjetėr e papėrshkrueshme janė edhe govatat me ujė tė mbuluara me kristale tė kalcitit dhe grupe tė gjėra tė kristaleve.
Poashtu ėshtė interesant edhe rėra e ngurtėzuar nė njė formė dhe madhėsi tė topave, lartė mbi nivelin e ashtuquajtur Harku i Ylberit. Nė kalimet hyrėse tė ashtuquajtur kalimi i Leopardit janė disa pika dhe leqe tė shpėrndara tė vermikultit nė formė tė lėkurės sė leopardit (prej nga ka marrė edhe emrin ky kalim), me siguri tė mbetura kėtu nga vėrshimet fosilite tė ujit.





Motiv tė veqant turistik i cili karakterizohet me veti kurioziteto-estetike paraqet shpella e Radacit dhe ujėvara e burimit tė Drinit tė Bardhė e cila gjendet afėr fshatit Radavcė, rreth 11 km larg qytetit tė Pejės nė drejtim tė qytetit tė Rozhajės nė pjesėn verilindore tė vargmaleve tė Bjeshkėve tė Nemuna. Ėshtė e thelluar nė shkrepa tė cilat e pėrbėjnė majėn e Rusolisė me lartėsi mbidetare 2381 m ndėr tė cilat shtrihet fusha e Drinit tė Bardhė. Karakterizohet me stoli nėntokėsore, hallat, liqenjė dhe ndoshta me kaskadat mė unikate nė botė. Ajo ėshtė pa dyshim shpella mė e madhe nė regjionm ndonėse e paeksploruar shumė, ajo ėshtė shpallur monument natyror bashkė me burimin e Drinit tė Bardhė.





Nė Liqenat ėshtė ndėrtuar Fshati turistik »Guri i kuq« me objekte turistike me kapacitet rreth 200 veta tė cilat janė vizituara njėsoj gjatė tėrė vitit. Nė Goruzhdė (Shtypqe i madh) ka pishina me kapacitet prej 150 veta, Moteli »Gryka« dhe Restorani »Bjeshka« ku mund tė shijohet mikpritja tradicionale familjare sė pari me »bukė, kripė e zemėr« e pastaj tė knaqeni me ushqimin autokton e origjinal, tė freskėt prej qumshti, djathi, kosi, maza, mjalti, qaj mali, lakror, fli, kaqamak, djath tė zier, leqenik dhe bukė tė shėndetėshme tė grurit dhe tė misrit tė pjekur nė furrė dhe qerep.
Hapėsira e Parkut Nacional ka mjaft raritete nytarore, kėshtu qė pėrmbajtja e pejsazhit ėshtė e llojshme dhe e begatshme. Kėto janė para se gjithash bjeshkėt e larta tė cilat i pėrbėjnė majet e bjeshkėve, shpatijet e gjelbėruara me barė, luginat e shumta pyjore, grykat dhe kanionet atraktive, lumenjtė e pastėr tė shkumbėzuar, ujėvarat, burimet dhe liqenjtė janė pėrmbajtja e pejsazhit tė Alpet Shqipėtare.
Tėrėsi tė posaqme atraktive tė pejsazhit janė sipėrfaqet me pyje dhe vegjetacion tė barit. Zonat pyjore janė tė pėrbėra nga ahishat, rropujtė, molika, bredhi, dėllinja dhe llojet tjera tė cilat zėvendėsohen me zonat e vegjetacionit tė barit.
Nė livadhet e maleve lokale nė pranverė lulėzojnė lule tė llojllojshme tė bjeshkės duke i dhėnė pejsazhit bukuri tė jashtėzakonshme atraktive, kurse hapėsirės aromė tė posaqme dhe freskinė e natyrės sė pastėr. Pėrjetim tė jashtzakonshėm vizuel tė bukurisė natyrore malet lokale ofrojnė nė kohėn e vjeshtės, nė kohėn e krijimit tė pejsazhit kalimtar bjeshkatar kur tėrė territori derdhet nė spektrin e ngjyrave mė tė llojllojshme. Pėrjetim mė tė madh ofrojnė pamjet nė pranverėn e vonshme kur nė viset e ulta gufon vegjetacioni bimor duke mbuluar tėrė territorin me ngjyrė tė gjelbėrt kurse majet e larta tė maleve lokale ende janė me mbulesė tė trashė tė borės.



__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.

Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje …

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga egi : 25-08-08 nė 13:45
egi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-08-08, 14:22   #8
egi
B€QARU§ POW€RU§
 
Avatari i egi
 
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
egi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komuna e Pejės

QFARĖ TĖ VIZITOHET

Bajrakli (Qarshi) Xhamija ėshtė njėra nga objektet mė tė rėndėsishme sakrale arkitektonike tė periudhės osmane nga gjysma e dytė tė shekullit XV-tė. Ky ėshtė ndėrtim njė hapėsinor i pėrfunduar me kupolė, minare dhe pjesėn pėr rreth.
Xhamia e Fatih Sultan Mehmet Hanit e njohur nga qytetarėt e Pejės me emrin Bajrakli-Qarshi Xhamia ėshtė ndėr monumentet me arkitekturė tė vjetėr tė njohur osmane dhe ėshtė ndėr xhamitė me kuben (kupolėn) mė tė lartė nė Pejė. Sipas tė dhėnave nė disponim dėshmohet se Fatihi kėtė xhami e ka ndėrtuar nė kohėn kur Peja ka qenė qendėr e flamurit e Sanxhakut.
Xhamia ka njė kompleks varresh pėrreth sajė nga tė cilat shumica jnė me mbishkrime. Midis kėtyre varreve gjenden ato tė shekujve XVI, XVII, XVIII, XIX. Brenda kėtyre varrezave nė anėn e djatht gjindet varri i patriotit tė madh kombėtar Haxhi Zekės, varri i Haxhi Mustaf Beut dhe Ali Pash Gucis.


Hamami i Haxhi Beut ėshtė vepėr monumentale me karakter shoqėroro-publik i ndėruar nė periudhėn 1462-1485 me donacion nga Haxhi Beu nga Peja, nė kohėn e Sanxhakut tė Dukagjinasėve.


Konaku i Tahir Beut – paraqet llojin mė tė bukur tė shtėpive tė vjetra tė qytetit tė tipit asimetrik nė Pejė. Kėtė llojė ndėrtimi e karakterizon kurora e kulmit e punuar nga druri, dritaret harmonike dhe divanaja e sipėrme. Konaku gjendet afėr sheshit »Haxhi Zeka« nė tė cilin ėshtė i vendosur Muzeu Etnografik Kombėtar ku mund tė shihen tė ekspozuara nė galeri tė ndryshme: artizante tradicionale kombėtare dhe veshje karakteristike tė Rugovės e tė Rrafshit tė Dukagjinit.


Nė afėrsi tė sheshit gjendet Kulla e Pashės (Haxhi Zekės) nė muret e sė cilės mund tė shihni punimet karakteristike tė mjeshtėrve tė asaj kohe si: luani, ylli i Davidit etj. Ka njė arkitekturė karakteristike tė shekullit XVIII dhe XX, ėshtė dy katėshe e ndėrutuar prej guri dhe me dritare e frengji tė punuara me pėrkushtim tė madh nga mjeshtrit e kėtij vendi.
Kulla e Pashės


Nė afėrsi tė kainakut mund tė vizitohet kulla e Gockajve nga shek.XIX nė tė cilėn ėshtė vendosur Instituti regjional pėr mbrojtjen e monumenteve kulturo-historike. Kullat janė objekte qė e karakterizojnė arkitekturėn e veqantė tė ndėrtimeve dhe zanatin e mjeshtėrve nė gėdhenjen e gurit. Kullat duhet parė edhe nė brendinė e tyre, sidomos odėn e miqve me oxhak karakteristik, me rafte e kapakė tė dollapėve dhe me tavan, tė gjitha tė veshura me dru tė gėdhendur-punim dore tė qendisura me shumė mjeshtri.
__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.

Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje …

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga egi : 25-08-08 nė 14:24
egi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-08-08, 14:43   #9
egi
B€QARU§ POW€RU§
 
Avatari i egi
 
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
egi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komuna e Pejės

Konaku i Jashar Pashės – paraqet tipin mė karakteristik tė ndėrtimit tė shtėpive tė vjetra pėr banim nga shekulli i kaluar. Nė brendi tė ndėrtesės posaqėrisht theksohen: hamamet, dollapet, raftet, dritaret si dhe tavanat jashtėzakonisht tė dekoruara nė pikėpamje artistike nė oda.

Si monument historik i mesjetės preferohet tė vizitohet Kisha ortodokse e cila e ka statusin e Patriarkanės pėr besimtarėt ortodoks. Patriarkana gjendet disa qindra metra nga qendra e qytetit nė rrugėn qė qon kah Gryka e Rugovės. Ėshtė e rėndėsishme tė ceket se bukuria dhe rėndėsia e kėtij Manastiri ėshtė pranuar nga UNESCO, i cili e ka shpallut kėtė vend si pasuri nØderkombėtare kulturore. Mbrenda nė kishė ka ikona dhe freska nga shekulli XI dhe XII por gjithashtu dhe nga periudhat mė tė vonshme.

Kisha ortodokse


Kisha katolike »Shėn Katarina« si ndėrtesė ėshtė e kohės sė re (1928). Si famulli kisha e Shėn Katarinės ekziston qė nga Kocili i I-rė i Arbėrit (1703) i udhėhequr nga Papa Klemente. Shumė interesante dhe tėrheqėse pėr qdo vizitues tė huaj ėshtė »Qarshia e gjatė« me dyqanet krakteristike orientale. Aty ende mund tė hasni nė shitore origjinale tė artizanateve tė ndryshme duke filluar nga qeleshgjintė, zgjunagjinjtė, rrobaqepėsit e ndryshėm, leshėlnurėsit, punuesit e sexhadeve, saraqėt, kėpucėtarėt, orėndreqėsit, argjentarėt e mirėfilltė etj..Pjesa mė e ruajtur e »Qarshisė sė gjatė« ėshtė pjesa e sajė e quajtur »rrethishtja« nė mes tė cilės gjendet fontana e vjetėr.


Kisha e "Shėn Katarinės"

Mulliri i Haxhi Zekės ėshtė muliri i parė nė Kosovė dhe regjion i cili ka pasur njė teknologji mė tė pėrparuar tė sjellur nga Austria. Me kėtė mulli ka filluar ekonomia industriale nė kėtė vend, andaj dhe ėshtė mjaft interesant pėr ta vizituar.

__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.

Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje …
egi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-08-08, 17:53   #10
egi
B€QARU§ POW€RU§
 
Avatari i egi
 
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
egi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komuna e Pejės

Veshja popullore
Pjesėt mė tė zbukuruara tė veshjeve nė veshjet e grave kryesisht janė kėmishat, mbulesat e kokės, pėrparjet, brezat dhe qorapėt, ndėrkaq nė veshjet e burrave brezzat dhe qorapėt.
Pėrveq veshjeve edhe punimet e tekstilit janė mjaft interesante. E veqanta e tekstileve kėtu nuk qėndron vetėm nė teknikėn e punimit por ėshtė njė kompleks i tėrė faktorėsh si: ngjyrat, motivet nėpėrmjet sė cilės gratė e kėtij rajoni prezantohen si endėse dhe si piktore tė shkėlqyera. Ato me zgjuarsi e mjeshtri arritėn tė krijojnė shpeshherė objekte tė pėrkryera.
Nė fshatrat e Rugovės ende bartet me krenari veshja kombėtare, ndėrsa nė muzeun kombėtar dhe nė galeri tė ndryshme, ekspozohen veshje dhe artizante tradicionale kombėtare tė kėsaj ane.
Tė veqantat e Pejės nė traditėn e veshjes dhe objekteve tjera tė kulturės popullore mund ti gjeni duke vizituar Muzeun Etnografik i cili gjindet nė sheshin Haxhi Zeka.
__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.

Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje …
egi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-08-08, 19:43   #11
luckyman
 
Anėtarėsuar: 18-03-07
Postime: 3,373
luckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komuna e Pejės

Egi,e paske harru Ramiz Takulin dhe Palen! ata te dyt jan logo e Pejes.
luckyman Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-08-08, 20:16   #12
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komuna e Pejės

Peja me pelqen se me duket se eshte Qyteti i dyte i bukur pas Prizrenit ne Kosove ,kam pas rastin ta vizitoj vetem nje here.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-08-08, 21:03   #13
gjini
 
Avatari i gjini
 
Anėtarėsuar: 13-11-04
Vendndodhja: Midis Europes
Postime: 3,086
gjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komuna e Pejės

Linka. edhe pse kom nje debulese per prizrenin dhe nje nostalgji prap se prap peja ja kalon prizrenit per bukurit e saj qe i ka peja dhe rrethina e pejes.
Pra peja eshte nje vend qe meriton kujdes ma te madhe per nje turizem ma te gjere .-
gjini Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-08-08, 17:01   #14
Amina
Miss Buzeqeshja
 
Avatari i Amina
 
Anėtarėsuar: 16-10-06
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 4,846
Amina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komuna e Pejės

Egi flm per kaq shume informata, per vendin tone te dashur dhe te bukur.
Shihemi te Burimi i Drinit heheheh
__________________
"Someone like You....."
Amina Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-08-08, 10:17   #15
gjini
 
Avatari i gjini
 
Anėtarėsuar: 13-11-04
Vendndodhja: Midis Europes
Postime: 3,086
gjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komuna e Pejės

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Amina
Egi flm per kaq shume informata, per vendin tone te dashur dhe te bukur.
Shihemi te Burimi i Drinit heheheh

Amina, a doni edhe mue me mprite te drekojm bashke me egin , se me duket te gjithe aty rrotuul po sillemi kah drini i bardh dhe rreth bjeshkeve te nemuna.

une isha njo tri kater here sivjet te burimi i drinit dhe peshkun qe aty e shijova se kom shijue askund.
pra nese shkon pa mue ka me ra shi ate dite......!


gjini Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:30.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.