Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Tė ndryshme > Sporti
Emri
Fjalėkalimi
Sporti Futbolli, Formula1, Basketboll, Tenis ....



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 06-10-08, 21:11   #1
Paradox_13
 
Avatari i Paradox_13
 
Anėtarėsuar: 06-02-06
Postime: 13,727
Paradox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Luan Krasniqi-intervistoi Flora Suldashi...

Ekskluzive: Intervistė me boksierin Luan Krasniqi


Njė gladiator nė ring, media dhe shoqėri!


INTERVISTOI:
FLORA SULDASHI, HAMBURG


I nderuar, duke pas parasysh interesimin e madh tė opinionit tonė pėr figurėn e personalitetin tuaj, na lejoni qė kėsaj radhe tė zhvillojmė me ju njė bisedė mė tė gjerė, ta themi shumėdimensionale...por mė shumė pėr Luanin e mė pak pėr boksin e tij!
Krasniqi: Ju faleminderit...(Qesh, plot disponim...)


Kemi dėshirė tė dimė ēfarė mbresash u kanė mbetur nė kujtesė nga fėmijėria juaj nė Kosovė..., ēfarė e ka vrarė shpirtėrisht Luanin nė fėmijėri ?...ndonjė kujtim, atje nė Junik tek kulla e Gjyshit....?

Krasniqi: Fillimisht jam mirėnjohės pėr interesin e treguar pėr anėt tjera tė medaljes (qeshet...), por edhe pėr faktin se me kėtė pyetje mė kthyet shumė vite prapa, nė fėmijėrinė time nė Kosovė, tė cilėn e kam parasysh gjithmonė dhe tė cilės mė ngjanė shpesh, qė t’i kthehem e ta kujtojė, si njė kujtim tė bukur. Nė tė vėrtetė, kam pasur jetė tė begatshme nė familje dhe me shokėt e fshatit...! Por kam pasur, ndėrkaq, edhe njė fėmijėri tė cilėn e ka varfėruar shpirtėrisht dhe e ka zbehur shumė, vėrtetė shumė, qenėsisht - mungesa e Bacės! Kėshtu e thėrras babain tim, Bacė ...! Pra pėr mua, dhe nė mua, ka mbetur e balsamosur se babain tim kurbeti e rrėmbeu herėt...! Ishte shumė i munguar nė fėmijėrinė time…!

Cilat ishin ngritjet dhe rėniet, tė cilat e kalitėn LUANIN, mendoj nė ato tė cilat lanė gjurmė nė personalitetin tuaj?

Krasniqi: Jeta qenka interesante, veēanėrisht, me tė gjitha ato ngritjet dhe rėniet. Por nga tė dyja, edhe nga ngritjet edhe rėniet, sikur vetvetiu rridhte apo shembej (si edhe vetė jeta), njė shkollė e veēantė, me shumė bagazhe, e rėndėsi jetėsore. Nga secila kam nxjerr ndonjė mėsim. Kam qenė, apo tė paktėn jam pėrpjekur gjithherė, qė tė jem nxėnės i zellshėm nė kėtė shkollėn e quajtur - Jetė...! Por t’i lėmė detajet, si sukses dhe udhėkryq tė veēantė e konsideroj vendosshmėrinė time pėr kyējen nė sportin e boksit, kėtu nė Gjermani. Mos ta harrojmė faktin, se unė erdha shumė i ri nė Gjermani, dhe ishte njė ballafaqim shumėdimensional. Familjar, shoqėror, kulturor, gjuhėsor e mentaliteti...! Por si do qoftė, si rezultat i vendosshmėrisė dhe vullnetit, disiplinės, talentit e pėrkushtimit, erdhėn edhe sukseset stimuluese e motivuese, deri te pjesėmarrja nė Olimpiadėn nė Atlanta dhe medalja e fituar atje (njė krenari e veēantė)…sukseset e titujt e shumtė tė fituar nė boksin amator, pastaj vijnė radhaz, 34 meēet profesioniste, ēdonjėri me pėrpjekje dhe emocionet unikale. Rėniet....ah! Janė tre meēe tė humbura, por nė fakt (mendohet...)! Po, humbja nga Saleta, ishte si tė thuash njė thyerje qė la gjurmė...! Dhe ashtu sikurse la kjo rėnie gjurmė, edhe mė impresionues, ishte rikthimi i titullit tė Kampionit Evropian, njė nga satisfaksionet mė tė veēanta.

Cila ka qenė lufta mė e ashpėr me vetvetėn? Padyshim se nė nivelet nė tė cilat veproni, kėrkohet nga ēdo Kampion, pra edhe nga Ju, qė tė fisnikėroni vetėn, me virtyte gjithherė e mė tė larta...? Me reforma, revidime, korrigjime tė pa-kuptueshme ndonjėherė, apo mė drejtė - pasurime...!

Krasniqi: Lufta mė e ashpėr me vetėn ishte kur e humba duelin nga Brovster! Atėherė, nė fakt mė shpėtoi nga duart - titulli i Kampionit botėror. Aty, ku ngjau suksesi im mė i madh....aty ku isha vėrtetė superiorė, deri nė “para-fundin e fundit...”aty, mė shpėtoi nga duart, ėndrra ime...! Tek arsyet qė mundėsuan tė “ngjajė” ajo qė ngjau, kam punuar dhe vazhdoj tė punoj..., me veten dhe botėn qė mė rrethon...

Z. Krasniqi, Ju e kuptoni se shumė tė rinj mes lexuesve tanė janė sportistė boksier, atletė, karateistė e xhudistė, etj. Tė rinj qė poashtu pretendojnė majat botėrore...! Dua tė shfrytėzoj nga ky rast i shkėlqyeshėm, qė t`ju pyes diēka si informatė e kėshillė pėr kėta tė rinj tė cilėt natyrisht se kanė parė filma si Rocky me Silvester Stalone etj...por, si duket nė fakt pėrditshmėria e njė boksieri nė pėrgatitet pėr tė fituar titullin e Kampionit Botėrorė nė kategorinė e rėndė... njė titull qė kishte Muhamed Ali? Po aq tė rėndėsishme sa ato fizike, duket se janė edhe pėrgatitjet psikike...mentale etj, pra si duken ato...si koordinohen...kush janė ndihmėsit, asistentėt! Analizat strategjike...videot e kundėrshtarit...dilemat...vendimet e fundit! Na pėrshkruani Ju lutem, ta zėmė, periudhėn kur pėrgatiteshit pėr meēin me Broster deri te hyrja nė ring?

Krasniqi: Si ēdo sportist, ushtrimeve trupore u kushtoj kujdes tė veēantė dhe kėto i aplikoj nė mėnyrė permanente e intensive, e jo vetėm kur paralajmėrohet meēi. Ato i pėrcjell njė program i organizuar, tė cilin e sendėrtoj me disiplinė tė lartė. Sakrifikoj edhe termine tė rėndėsishme pėr tė pėrmbushur obligimet sportive. Ndėrkaq, posa tė caktohet meēi, mė pret njė organizim i nivelit edhe mė serioz. Natyrisht, fjalėn kryesore e ka trajneri, ko-trajneri (vėllai im Agimi), por aty janė edhe Firat Arsllan, shoku im i mirė dhe tė tjerė tė cilėt mė shoqėrojnė gjatė gjithė fazės sė pėrgatitjeve. Natyrisht, qė gjithė kjo bėhet me koordinim dhe seriozitet e disiplinė maksimale. Tė gjithė kėta, por edhe shok e miq tė shumtė, aderues tė boksit, mė motivojnė dhe japin forcė pėrmes punės sė pėrditshme, letrave, thirrjeve telefonike.....U jam mirėnjohės tė gjithėve pėr mbėshtetjen qė mė japin. Natyrisht, qė fazės pėrgatitore i bashkėngjitet edhe vlerėsimi i kundėrshtarit, luftės sė tij, taktikės etj. Ēasti i ngjitjes nė ring, ėshtė, si tė thuash , stuhi para rrėmujės, ėshtė sa solemn aq edhe nxitės pėr tė ngadhėnjyer, ose motivim i fundit para luftės. Kėshtu ishte edhe nė meēin qė e pėrmendėt.

Si duken ēastet kur jeni nė ring, para milionė spektatorėve. Ēfarė ju shkon nėpėr mend? A ndjeni ndonjė obligim se duhet tė ngadhėnjeni edhe pėr hir tė fansave?

Krasniqi: Unė boksoj para sė gjithash ngase boksi mė bėn kėnaqėsi. Spektatorėt, ndėrkaq, mė japin gjithnjė forcė tė veēantė me mbėshtetjen e tyre... Synoj tė ngadhėnjej, edhe ngase dua qė tė falėnderohem nė kėtė formė gjithė atyre tifozėve tė mijė, tė cilėt tradicionalisht mbushin sallat, kurdo e kah do qė boksoj...por pa harruar edhe atė armatė milionėshe tė fansave, qė pėrmes ekraneve televizive i ndjekin meēet e mia…! Por mė lejoni Ju lutem, qė tė shfrytėzoj kėtė rast tė shkėlqyeshėm qė tė falėnderoj nga zemra, tė gjithė pėrkrahėsit, tė gjithė spektatatorėt e mijė shumė besnikė, tė cilėt nuk mė kanė lėnė asnjėherė vetė...! Mė kanė pėrcjellė vėrtetė kėmba kėmbės! Nga salla ne sallė! Nga meēi nė meē! Nga fitorja nė fitore – dhe nga humbja nė rėnie! Pse tė mos e them me kėtė rast se: Unė dhe tifozėt e miė, kemi njė bilans tė shkėlqyer! 30 fitore nė pėrpjekje tė arritjes sė titullit tė Kampionit botėrorė, pra gjithėherė nė meēe qė zhvilloheshin, nė majat e majave tė boksit internacional, dhe vetėm tri humbje! Kur je rrugėtarė nė “Udhė tė Madhe”, siē e thotė njė proverb i yni popullor, tė nxenė shiu dhe breshėri, dielli dhe hėna...! Falė zotit...ne kishim shumė, shumė mė shumė diell sesa breshėr...dhe ishim dhe mbetemi pushtues tė suksesshėm, tė majave mė tė larta...! Dhe natyrisht se mbetemi pretendues tė pushtimit tė Olimpit!

Majat janė adrenalinė - 100%! Por po e bėjmė njė intermexo qė tė ndėrrojmė temėn. Njė chill-out, me muzikė! Jeni i pasionuar pas muzikės Soul! Si lidhet romanca me boksin,... a dmth kjo qė nė shpirt Ju flenė butėsia, sado qė nė boks-meē jeni Luan...?

Krasniqi: Edhe disiplina e boksit ėshtė art nė vete. Rrallėherė zemėrohem...ngase butėsinė e parapėlqej. Thuhet se tė gjithė njerėzit e mėdhenj i ka skalitur butėsia, fisnikėria. Dhe kjo mė frymėzon nė sportin tim...Ai qė ėshtė agresiv nuk mund tė jetė kurrė i suksesshėm. Unė nė pėrballjen e bokserėve, tė boksit, nuk jam agresiv, por e kultivoj njė formė tė veēantė tė taktikės luftarake, nė kėtė mjeshtri fisnike, siē jo rrallė ngjanė tė quhet me eufemizėm boksi. Prandaj edhe kam arritur kėtu ku jam. Unė sportit i jam pėrkushtuar me shpirt, muzika, ndėrkaq, qė t’i kthehemi temės, mė jep forcė dhe motivon, mė relakson...

Kemi kaq shumė aspekte pėr tė biseduar, qė tė plotėsojmė kėrshėrinė e lexuesit...! Tė dalim pak te angazhimet tuaja shoqėrore, ato kombėtare rreth Kosovės si dhe ato nė Gjermani, ku keni njė angazhim vėrtet admirues: Ju kemi parė nė aktivitetet pėr Kinderdorf nė Kosovė e gjetiu...?

Krasniqi: Nė aksione humanitare angazhohem gjithėherė kur mė krijohet hapėsirė efektive, dhe angazhohem me tė njėjtin elan e energji sikur edhe nė ring, e quaj pėr nder kur mė krijohet rasti qė tė bėjė aq sa mundem pėr mirėqenien sociale tė tė pėrvuajturve, e kuptoj si tė natyrshme dhe si detyrė njerėzore...
SOS Kinderdorfi ka bėrė dhe po bėn shumė pėr fėmijėt, ėshtė institucion tejet serioz dhe i rėndėsishėm. SOS Kinderdorf u mundėson fėmijėve qė ka marrė nė pėrkujdesje, afėrsisht atė jetė, qė do ta kishin nė njė familje normale. Andaj, jam krenar qė kam mundėsi qė pėrmes SOS Kinderdorft, nė formė pro-aktive, tė jem nė mbėshtetje tė atyre fėmijėve.

vijon....


Paradox_13 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:59.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.