Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 21-10-08, 21:38   #1
faruk_01
 
Anėtarėsuar: 21-10-08
Postime: 8
faruk_01 i vlerėsuar jo keq
Gabim Mbreteria e Bashkuar e Shqiptareve 1941-1944,dokumente dhe deshmi ne Arkivin e RM

Mbreteria e Bashkuar e Shqiptareve 1941-1944,dokumente dhe deshmi ne Arkivin e RM

Mbreteria e Bashkuar e Shqiptareve 1941-1944,dokumente dhe deshmi ne Arkivin e RM, jane ne vazhdim disa fakte te dokumentuara dhe te zbuluara nga Une, i sjelli per ju per te ndricuar te verteten gati te haruar edhe nga historiante... nese dikush nuk ka patur rastin ti lexoj ne gazetat e perditcme si FAKTi dhe LAJm ne vitin 2006 i sjelli serish per ju...vijon:

Nga Faruk Havziu

Dokumentet pėr Historinė Shqiptare nė Arkivin Shtetėrorė tė Republikės sė Maqedonisė


Hyrje-
Arkivi Shteteror i RM
Arkivi Shtetėrorė i Republikės sė Maqedonisė ėshtė themeluar mė datė 1 prill tė vitit 1951. Pas kėtij viti deri mė vitin 1961 u themeluan edhe nėntė njėsi rajonale nė mbarė shtetin tė cilėt janė; Arkivi i Qytetit tė Shkupit, Arkivi i Ohrit, Manastirit, Shtipit, Kumanovės, Prilepit, Velesit, Strumicės dhe Arkivi i Tetovės.
Detyrė e Arkivit Shtetėrorė ėshtė qė tė mbledh materialin dhe dokumentet arkivuese, tė mbrojė, tė rregulloj dhe pėrpunoj, tė mjekoj dokumentet e dėmtuara, tė ruaj dhe njėkohėsisht tė mundėsoj pėrdorimin dhe hulumtimin e tyre.
Arkivi Shtetėrorė qendra Shkup ndahet nė 3 sektorė (ku secili sektor mė pas ndahet ne reparte) tė cilėt janė:
1. Sektori pėr ruajtje dhe mbykqyrje tė dokumenteve arkivistike tek poseduesit.rregullimi dhe pėrpunimi I dokumenteve arkivistike .
2. Sektori pėr ruajtje, informata, shfrytėzim dhe publikim tė dokumenteve arkivistike dhe
3. Sektori i Pėrgjithshėm.

Dokumente dhe deshmi
Arkivi Shtetėror posedon 1 263 fonde arkivore (secili fond nė vete pėrmban numėr tė madh kutish -arkivore ), 5 miljon mikrofilme me materiale arkivore, 10 811 materiale tė digjitalizuara si dhe 1 milon dhe 500 000 kserokopje tė materialeve qė janė hulumtuar nga arkivet e shteteve tjera. Dokumenti mė i vjetėr qė egziston nė Arkivin Shtetėrorė ėshtė ai i shek. XII
Nga gjith ky numėr i madh i dokumenteve dhe materialeve arkivistike qė potencuam mė lartė dhe tė cilat ruhen nė Arkivin Shtetėrorė numri i dokumenteve nė gjuhėn shqipe ėshtė simbolik .
Nga kjo thjesht mundė tė konkludojmė se ato janė zhdukur qėllimisht (pėr tė mos u ndriēuar dhe vėrtėtuar historia jonė e cila ėshtė shumė e lashtė dhe e pasur ) ose rruhen nė vende speciale ku hulumtuesit po edhe vet ne tė punsuarit tė mos mundė nė asnje mėnyrė tė depėrtojmė.
Nga kėrkesa dhe kėmbėngulja ime pėr tė punuar fond nė gjuhėn shqipe mu mundėsua pas disa muajsh.
Fondi nė fjalė me tė cilin do ju jepet mundėsia tė njoftoheni sado pak i takon periudhės prej viti 1941 deri mė vitin 1945 dhe ngėrthen nė vete kohėn e MBRĖTĖRISĖ SĖ BASHKUAR TĖ SHQIPTARĖVE
(Perfekturat e Strugės, Dibrės dhe Kėrcovės ). Periudhė kjo qė pėr shqiptarėt e asaj kohe ka qenė kėnaqėsi dhe mburje pėr arsye se gjithēka ėshtė realizuar nė gjuhen shqipe ku dėshmon edhe njė dokument i datės 03.09.1941 ku thuhet se: “GJUHA SHQIPE ĖSHTĖ GJUHĖ ZYRTARE ANDAJ MUND TĖ FLISNI LIRSHĖM EDHE NE TELEFON)y dokument ėshtė i nėnshkruar nga Prefekti i Prefekturės sė Dibrės z.Leli Koci dėrguar NėnPrefekturave tė Strugės dhe Drejtorisė sė Postės. Poashtu nė njė dokument tjetėr i datės 22.07.1941 thuhet sė:: “TĖ GJITHĖ RRUGĖT DHE EMRAT E SHITOREVE TĖ NDĖROHEN NGA GJUHA SLLAVISHTE NĖ GJUHEN AMTARE SHQIPE” dokumenti ėshtė i nėnshkruar nga Ministri i Shtetit
z.Fejzi Alizoti (Komisari i Naltė Civil pėr Kosovė , Dibėr e Strugė) dėrguar kryetarit tė Bashkisė sė Kėrcovės z. Ahmed Sadiku.
Njė dokument i datės 01.08.1941 i nėnshkruar nga Ministri i Shtetit z. Fejzi Alizoti (Komisariati Civil pėr Kosovė , Dibėr e Strugė) i cili ua dėrgon tė gjithė Prefekturave,Nėnprefekturave dhe Bashkėsive ku thuhet se: “INFORMOHEMI SE SHUMĖ ZYRA PĖRDORIN ENDE VULA TĖ VJETRA NĖ GJUHĖN DHE STĖMĖN SERBĖ ANDAJ POROSITENI QĖ KĖTO VULA TĖ ZAVENDSOHEN ME TĖ TJERA PRA NĖ GJUHĖN SHQIPE DHE ME STEMĖN
E MBRETNIS SHQIPTARE’”
Ekzistojnė edhe shumė dokumente tjera ku informohet popullata pėr festat kombėtare, fetare etj.
Mes tjerash duhet cekur se nė ketė fond egzistojnė edhe dokumente ku dėshmojnė vuajtjet e shqiptarėve tė asaj kohe malltretimet, torturat, vrasjet, plackitjet etj qė janė bėrė nga ana e sllavėve.
Njė dokument i datės 20 korrik tė vitit 1943 ku kryetari i Bashkisė sė Kėrcovės z.Ahmet Sadiku informon Perfefkturat e Mbretėris Shqiptare, i cili nė vetė posedon raport mbi torturimet vrasje dhe malltretimet ndaj
shqiptarėve tė kryer nga sllavėt prej vitin 1912 deri nė vitin 1941, lista e disa shqiptarėve tė vrarė nė mėnyra tė dhimbshme dhe mizore (disa tė therur, disa tė vrarė mė dru, disa tė pushkatuar) poashtu ēka ėshtė pėr tu veēuar sepse egziston edhe lista e atyre sllavėve tė cilat kanė kryer kėto krime nė atė kohė.
Nė raport pėrshkruhen detalisht vrasjet, malltertimet, djegėjet e shtėpive, rahjet, plaēkitjet, burgosjet, dhe shumė vuajtje tė shqiptarėve prej vitit 1912 deri nė vitin 1941.
Raporti pėrmban dy faqe dhe ėshtė i nėnshkruar
nga Kryetari i Bashkisė sė Kėrcovės i cili i ėshtė dėrguar NėnPerfekturės, dokumenti ėshtė i datės 20 korrik 1943 dhe nė vete pėrmban masakrat qė nga viti 1912 deri 1941.
Raporti fillon duke pėrshkruar detalisht vuajtjet e shqiptarėve tė asaj kohe. Mes tjerash citohet se nė pranverėn e vitit 1913 u rrethuan qytete shqiptare mes tė cilėvė qyteti i Kercovės dhe filluan barbarizmat e tmershme ku burat mereshin nga shtėpit e tyre dhe tė njėjtit ndaheshin nė tre grupe ata tė cilėt do tė rehen deri nė vdekje dhe ata tė cilėt do tė theren dhe ata tė cilėt do tė vriten me pushkė. Tė quajturit Nikaill Brodi dhe Stanko Dimitriu komandant tė ēetave sllavo-ēetnike pasi qė kanė ndarė shqiptarėt nė tre grupe tė njėjtive u kanė caktuar shumat e parave qė do tė paguajnė, dhe pasi qė ua kanė marre parat i kanė vrarė nė mėnyrat mė mizore qė njeh historia dhe janė varrosur nė gropa tė mėdha rreth qytetit. Mė pas citohet se qyteti, burra, gra fėmij, pleqt tė ri tė gjithė po qajshin, kjo ka qenė ditė zie pėr shqiptarėt. Nė ato kohra kur cetnikėt dhe komitėt sllavė kontrollonin dhe bastisnin shtėpit e shqiptarėve grave muslimane u tėrheqshin florit (vathėt) duke iu masakruar veshėt, mė pas kanė marrė unaza, qilima, mobilje dhe gjithcka qė ka pasur vlerė.
Mė vitin 1923 xhamin mė tė mirė nė qendėr tė qytetit Xhamia e Sulltan Bajazitit iu vunė zjarin dhe e dogjėn deri nė themel, mė pas kjo xhami me ndihmėn e popullit shqiptarė tė vendit dhe mėrgimtarėve nga Bukureshti e njėjta u ndėrtua.
Pas vrasjeve, bastisjeve tė shtėpive,djegėjeve tė xhamive dheshtėpive sllavėt cetnik kanė insistuar dhe kanė detyruar shqiptarėttė shperngulen pėr nė Turqi.
Nė pranverė tė vitit 1941 pėrpara se tė fillon lufta Gjermano-Jugosllave dhe Italo- Jugosllave sllavėt filluan njė vrasje serike kėshtu duke vrarė kėta: .................. ( tė nderuar lexues pėr hirė tė familjes dhe pasardhėsve tė tyre nuk do tė publikoj emrat e tyre).
Mė vitin 1912-1913 fshatin Sopė (nė dokumnet thuhet sė ėshtė fshat i cili ndodhet pėreth kufirit Shqiptaro-Bullgarė) sėrbėt e dogjėn thjeshtė tė gjithė cka kishte aty: shtėpia, kasolla, pasuri dhe njerėz pėrvec tė disa familjeve qė kishin arritur tė ikin.
Shumė vuajtje
tė shqiptarėve a thua u erdhi fundi ?!.
Ne tė gjithė e dimė sė sllavėt nuk kanė pasur fare mėshirė ndaj shqiptarėve mu kėtė fakt e dokumentojnė edhe kėto dokumente tė cilat ruhen nė Arkivin Shtetėrorė tė RM tė cilėt ju tė nderuar lexues mund detalisht tė njoftoheni kurr do tė bėhen gati pėr hulumtim
( kah fundi i kėtij viti ) tė cilėt dokumente duhet tė kalojnė nė tė gjitha fazat e rregullimit, pėrpunimit mjekimit etj. Unė veēova vetėm kėto dokumente sa si njoftim pėr opinionin e gjerė tė cilat fakte deri mė tash kanė qenė tė panjohura apo enigmė.

Pėrfundim
Nje mesazh per te gjithe historianet shqiptare, u ftoj te merni pjese aktive ne hulumtintimin e historise tonen te lavdishme, pasi qe te udhetoni ne arkivet tjera mos leni pas dore Arkivin e Maqedonise Ju garantoj se do te gjeni nje histori te bujshme per popullin shqiptare, historinė tonė Kombėtare Shqiptare.



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga faruk_01 : 21-10-08 nė 21:46
faruk_01 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:44.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.