Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Skėnderbeu mes strategėve tė mėdhenj
Dorėshkrimi i rrallė ėshtė shkruar nga njė mik i afėrt i Mediēėve, i pėrket vitit 1451 dhe ruhet nė Firence
Emri i Gjergj Kastriotit mes atyre tė Belisarit, Atilės, Guiskardit e Timur Lengut
Nga Anisa Papleka
Numri i veprave tė botuara nė gjuhė tė ndryshme qė bėjnė fjalė pėr kryeheroin tonė ėshtė shumė i madh, megjithatė, bibliotekat dhe arkivat e ndryshėm tė Evropės ruajnė dorėshkrime tė pabotuara dhe tė panjohura, nė tė cilat, autorė tė njohur e anonimė kanė lėnė dėshmi dhe fakte tė gjalla me vlerė tė jashtėzakonshme qė na mundėsojmė tė ndriēojmė dhe tė njohim rrethanat shoqėrore-ekonomike, funksionimin e shtetit, organizimin politiko-ushtarak, veprimtarinė e kancelarisė diplomatike, tė drejtėn zakonore; por edhe tė kaluarėn dhe biografinė e pėrgjithshme tė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut.
Nė Bibliotekėn Kombėtare Qendrore tė Firencės, (La Biblioteca Nazionale Centrale di Firenze), ruhet njė vėllim me dorėshkrime, me titull: "Vite duomini illustri antichi e moderni" /Jetė njerėzish tė ndritur tė lashtė e bashkėkohorė/, nė mesin e tė cilėve ėshtė edhe njė dorėshkrim - biografi, pėr Skėnderbeun. (Pėr kėtė dorėshkrim ka shkruar L. Marlekaj, L. Malltezi, M. Ahmeti etj).
Nė fund tė faqeve, anash, por edhe nė mes tė rreshtave, ka korrigjime e shėnime tė ndryshme, (veēanėrisht tė shumta, nė biografinė e Giovani Corvinos), tė bėra nga persona tė panjohur, shkrimi i tė cilėve dallohet nga ai i autorit, ngase ėshtė i dobėt, e nė disa raste edhe i palexueshėm, derisa shkrimi i autorit ėshtė i qartė, i bukur dhe lexohet lehtė, gjė qė vėrehet edhe prej kopjes sė origjinalit nga fleta 141r, tė cilėn po e botojmė ne, si ilustrim.
Dorėshkrimi i biografisė /jetės/ sė Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut ėshtė i renditur i shtati. Numri i rreshtave nė faqe nuk ėshtė i njėjti, ai varion nga 23 nė 27, pėr faqe. Nė gjithė dorėshkrim ka shėnime anėsore (margina), por edhe mes rreshtash, nga njė dorė e dytė, e panjohur. Shėnimet kryesisht janė pėrmirėsime gabimesh drejtshkrimore, e vetėm nė dy raste ndreqje emrash. Nė tėrėsi, dorėshkrimi lexohet lehtė dhe pa vėshtirėsi. Sipas zakonit tė kohės, ka iniciale (nistore) dhe shkurtesa tė shumta. Nė dorėshkrim, nuk ka vizatime e as zbukurime.
Vepra e Anonimit, "Vite duomini illustri antichi e moderni" /"Jetė njerėzish tė ndritur tė lashtė e bashkėkohorė"/, mund tė datohet nė bazė tė njė tė dhėne shumė tė rėndėsishme, e cila ndodhet nė faqen e parafundit, nė tekstin e dorėshkrimit tė biografisė sė Skėnderbeut, (faqe 149r nė dorėshkrimin origjinal), ku autori ynė Anonim shkruan: "As pas lumturisė sė pafundme e tė papėrshkrueshme tė shtėpisė sė Otomanėve nga viti MĒCLIII /1353/, (sipas tė gjitha gjasave, kėtu kemi tė bėjmė me njė lėshim tė autorit, ngase mendojmė se, bėhet fjalė pėr vitin 1453, data e rėnies sė Konstantinopolit, e jo siē ėshtė shėnuar nė dorėshkrim, viti 1353), e deri mė sot, MDXLI /1541/, nuk gjendet dikush, nė historinė e vėrtetė, qė nėn emrin e krishterė, me aq pak forca e ndihma, tė ketė luftuar Turkun e Madh, sa i ndrituri Skėnderbe (...)", pra sipas kėtij shėnimi, biografia e Skėnderbeut ėshtė shkruar nė vitin 1541! Datė kjo, qė sipas mendimit tonė, pėrbėn edhe fundin e shkrimit tė tė gjitha biografive tjera.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|