Titulli: Mitrovicė: Shpėrthen dhuna, 6 tė plagosur
Presidenti Sejdiu bėn thirrje pėr ruajtjen e rendit dhe tė qetėsisė
Pas dy eksplodimeve dhe protestave tė dhunshme qė ndodhėn mbrėmė nė Mitrovicė, presidenti i Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu u ka bėrė thirrje tė gjithė qytetarėve tė vendit qė t’u shmangen provokimeve tė ndryshme dhe t’u ndihmojnė institucioneve tė rendit pėr ruajtjen e stabilitetit dhe tė qetėsisė.
“Aktet e tilla tė dhunshme, pa marrė parasysh motivet dhe autorėt qė qėndrojnė prapa tyre, nuk i shėrbejnė perspektivės sė qytetarėve tė Republikės sė Kosovės”, theksoi presidenti Sejdiu.
Gjithashtu, ai i ftoi institucionet pėrgjegjėse pėr sigurinė nė vend, KFOR-in, Policinė e Kosovės dhe organet e hetuesisė qė tė ndėrmarrin tė gjitha masat e nevojshme pėr zbardhjen e kėtij rasti, nė mėnyrė qė personat pėrgjegjės tė dalin para drejtėsisė.
“Institucionet e Republikės sė Kosovės janė tė pėrkushtuara pėr sundimin e rendit dhe tė ligjit, pėr ndėrtimin e njė shoqėrie tė lirė e demokratike qė u krijon mundėsi tė barabarta tė gjithė qytetarėve tė saj dhe nuk do tė lejojnė qė aktet e tilla ta vėnė nė rrezik tė ardhmen euroatlantike tė vendit”, pohoi presidenti Sejdiu, duke u uruar shėrim tė shpejtė zjarrfikėsve dhe qytetarėve tė lėnduar. /Telegrafi/
__________________
O Zot per vete sdua gje jo.. por per prinderit nje nuse te bukur..!
|