Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 17-02-09, 02:00   #1
Orfe@
 
Avatari i Orfe@
 
Anėtarėsuar: 28-11-08
Vendndodhja: Te zemra e N.
Postime: 65
Orfe@ i vlerėsuar mirė
Gabim Njė Shtet Nė Shekull - Kosova!

Nezir Myrta / NJĖ SHTET NĖ SHEKULL – KOSOVA








Nė Ditėn e Pavarėsisė tė Kosovės, 17 Shkurt, 2008!





Ditėt Historike Shqiptare, derisot ishin shumė tė rralla, nganjėherė nė
shekull! Kongresi i Manastirit 1908 dhe Pavarėsia e Kosovės 2008, janė Dy Datat
mė tė rėndėsishme Historike Shqiptare! Viti 1908, shenon pėrgatitjen e nismėn pėr kryengritjen
shqiptare, Luftėn e Kaēanikut (1910), kundėr ushtrisė turke, menjėherė pas Kongresit
tė Manastirit, tė drejtuar nga Idriz
Seferi, Isa Boletini...’’Kaēanik ty tė raftė pika / nandė sahat tu u pre me
thika’’ ...’’ka ra kali me not n’gjak’’, njė shekull gjak, kundėr dy pushtuesve
ma tė egjėr turk e sllav, deri mė 2008, me shpalljen e Pavarėsisė tė Kosovės, e
sotetutje: me Kosovėn Lindore ende tė pushtuar, Me Shqipėrinė Lindore, deri nė Manastir
e Prespė, e deri tej Janinės, Arbania Shqiptare, ende nėn pushtimin grek, e me
Malcinė e Mbishkodres, deri nė Tivarin Historik, ende nėn pushtimin malazias!


Viti Historik 1908, i priu viteve
tjera historike, atij 1911, Kryengritja e Malcisė, shpallja e Flamurit Kombėtar
Shqiptar nė Deqiē, nga Kelmendasit heroik, e Dedė Gjon Luli, ku mund tė merret
Shpallja e Pavarėsisė tė Shqipėrisė edhe nė pamundėsi tė realizimit historik,
nga shtypja e invazionit sllav mbi tokat shqiptare – njė vit ma vonė, 1912, nga
Ismail Qemali, nė Vlorė, u bė Shpallja e Pavarėsisė tė Shqipėrisė! Ky iswhte
Shekulli ma Historik Shqiptar, duke mos anashkaluar as shekujt e maparshėm, atė
Shekullin Tragjik tė Toplikut e Abllanikut, zhbimjen e shfarosjen e gjithė
popullėsisė shqiptare nga vatrat stėrgjyshore, deri nė Citibardhin e Bardhyllit
parahistorik, Luftėrat ma tė pėrgjakshme nė Toplik e Abllanik (1874-1876), kur
u vendosen ardhacakėt rashkėt (rusėt), dhunshėm nė territoret shqiptare (vonė
me emrin, etninomin serv) dhe u pushtua Dardhania antike! Atė shekull e bėn
madhėshtor, Lidhja e Prizreni (1878-1881), ku u shtyp dhunshėm pėr Dy Krahėsh
armiq, e nuk mundi tė mbetet Prizreni Historik - Shpallja e Pavarėsisė tė
Shqipėrisė, nga Abdyl Frashėri, Ymer Prizreni, Sylejman Vokshi...qė duhej tė
ishte me tė drejtėn historike shqiptare!


Molla e Kuqe - Guri i Shpuar,
tek Naissa (Nishi), mbetet kufiri shqiptaro-serv, nga Vilajeti-Krahina e
Shkupit (qė tevona u ndryshua, si vilajeti i Kosovės), e mbeti vetėm emri i njė
krahine titiste – Kosova e sotme, ku pas tė gjitha gjakderdhjeve historike
shqiptare, mė 17 Shkurt, 2008, shpalli pavarėsinė, me inisiativen e Luftės
Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), e ndihmen e botės demokratike perėndimore,
kryesisht amerikane, pas veprimeve ushtarake tė NATO-s dhe ēlirimit tė Kosovės
– 12 Qershor, 1999!


Kėto fakte mbahen mend fortmirė, e
duhet kuptuar drejtė historinė, e tė drejtėn pėr ribashkimin t tokave
shqiptare, deri nė realizimin e plotė – njė shtet shqiptar nė Ballkan, ku
pėrkundėr interesave politiko-diplomatike tjera, e drejta e vetėvendosjes tė
kombit shqiptar, ėshtė e patjetėrsueshme dhe nuk mund tėketė Ballkan tė lirė e
tė qetė – pa kombin e lirė e tė ribashkuar shqiptar!


Pavarėsia e Kosovės (17. Shkurt,
2008), ėshtė shtet njėherė nė shekull, njė shtet nė shekull, njė shtet i ri
shqiptar, qė pėrkundėr fėrkimeve politike tė ditės, ku qėllimet shihen hapur,
anipse pėr dikend duken tė nėndheshme – vetėm pėr t’i harruar tokat tjera nėn
pushtimin sllav: Preshevė, medvegje e Bujanoc – Shqipėri Lindore nėn fallson
irjm – Malcinė e Mbishkodres, e deri tek Ēameria – pėr tė harruar dy fjalėt:
Tivar e Prevezė!


Kosova shtet sovran dhe i pavarur,
po kalon ditėt tranzitore tė shtetėsisė, pėrkundėr njė pushteti tė brishtė, nėn
mbikėqyrjen ndėrkombėtare, e vendosur dhe e plotfuqishme, e pakontestueshme,
anipse nėn divergjencat e njė shteti tė ri multietnik (duke vendosur njė rend
demokratik bashėkohor dhe duke treguar njė siguri pėr pakicat, qė kryesisht, e
gabimisht sikur sigurohet veē pakica serve me as 5% tė Kosovės)! Nė kėtė vijė
politike, Kosova po ecėn me tė gjitha vėshtirėsitė e brėndshme e tė jashtme, me
ndihmen e botės demokratike, derisa tė bėhet plotėsisht e zonja e vetvetes –
por, decentralizimi dhe eksterritorialiteti, janė dy pika tė kontestueshme pėr
Kosovėn, sepse ose tė ketė pėr tė gjitha etnitė, ose pėr asnjė! Kjo e rėndon
situatėn, qė ndanė vendin, e bėn pakicėn serve 5 % njė hegjemoni, e nė tė
njetėn mėnyrė, nxitė Kosovėn, qė edhe ajo tė lidhet me Shqipėrinė, nė tė
njejten kohė dhe pyetja ėshtė: ku e ēon Kosovėn decentralizimi e
eksterritorialiteti vetėm pėr servėt pakicė, qė po zbatohet nė vitin e parė tė
pavarėsisė sė saj? Pėrgjegjen e din
secili shqiptar, me vetėdije tė plotė kombėtare!


Viti i Pavarėsisė tė Kosovės,
17.Skurt,2008-17.Shkurt,2009, Viti Historik i Kosovės, ėshtė vazhdimėsi e
mundshme historike, duke treguar historikisht – kaq bėmė dhe kemi edhe shumė
pėr tė bėrė, ėshtė ofshamė e bukur edhe
pėr trevat tjera shqiptare ende nėn pushtim e okupim, ende nė pamundėsi ta gėzojnė tė gjithė shqiptarėt njė shtet – njė
komb ballkanik! Urime Kosovė Shtetėsinė njėvjeēare, je Djepi i Dardhanisė dhe
fat e bashkim kombit shqiptar! Shpresojmė tė mos pėrsėritet ma shumė historia!



Njė shtet nė shekull –
Kosova!

14. Shkurt, 2009.



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 17-02-09 nė 12:07
Orfe@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 22-03-09, 16:23   #2
Pupi
 
Anėtarėsuar: 11-02-07
Postime: 2,518
Pupi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Njė Shtet Nė Shekull - Kosova!

Ky shkrim mė lart i pėrgjigjej pėrmrekulli Temės qė unė thash ta hap lidhur me Shtetėsin e kosovės. Rrepsektivisht Pavarsin e sajė tė plotė, njohjen nė OKB dhe pa i shkėputur asnji pjes tė sajė.


Pėrkunder emocionėve qė nuk kanė munguar, dhe nuk janė duke munguar edhe sot e kėsaj dite ndėr shqiptarėt, sepse neve pėr nga Natyra jemi popull emocional dhe optimist tė tepruar.
Nė terren realiteti flet ndryshe, I pari i OKB-s tha disa fjalė qė timin do tua qet neser, kerambon flet nga Beogradi pėr tė drejtat e Kosovarve sipas ligjeve tė Seerbis.
Ktu i vie era diēkah, nuk e dijė sakt se ē'erė ėshtė kjo, por e kėndshme nuk ėshtė aspak.


__________________
Miqėsi por edhe Armiqėsi tė pėrhershme nuk ka !
Pupi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:32.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.