Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 22-02-09, 21:53   #1
Action
 
Avatari i Action
 
Anėtarėsuar: 26-12-08
Postime: 692
Action me shokė shumeAction me shokė shume
Gabim Njė histori tragjike

Njė histori tragjike
Adem Demaēi, nė njė intervistė tė mėhershme tė dhenė gazetės Express mbi rishikimin e dosjeve tė komunizmit, ka pėrmendur rastin e Bajram Lahut nga Podujeva. Nė vdekjen misterioze tė Lahut, Demaēi thotė tė ketė qenė i implikuar Hilmi Zhitia, sot kryeprokuror i Kosovės, asokohe gjykatės hetues nė rastin Lahu. Express ka hulumtuar ngjarjen e para 25 viteve dhe sjell detaje tė dhimbshme tė njė historie tragjike.


Podujevė, 21 shkurt - 26 vjet kanė kaluar, ndėrsa pėr tė gjithēka ėshtė shumė e freskėt. Tashmė nė moshė tė shtyrė, plaku 63 vjeē, Raif Lahu, kujton torturat qė i ishin bėrė atij, nga regjimi komunist i atėhershėm, duke pėrfshirė edhe shqiptarėt, qė nė atė kohė ishin tė pėrfshirė brenda sigurimit serb apo jugosllav.

Tani, 26 vjet mė pas, kur kujtimeve tė kobshme tė asaj kohe u ka rėnė pluhuri, plaku nga fshati Gllamnik i Podujevės, viktima e vetme nė familje qė u ka mbijetuar maltretimeve, rrėfen historinė e dhimbshme tė tij.

Derisa kishte qenė nė burg, i mbajtur pa faj, ai kishte para me sytė e tij se si fėmija i tij pesė javėsh torturohej pėr vdekje nga njerėzit e sigurimit. Makthi pėr tė nuk ka mbaruar me kaq. As futja nė fyt e shkopit tė gomės, nuk e kishte bėrė kėtė person qė tė dorėzohej.

E tėrė kjo kishte filluar pas vrasjes sė nipit tė tij, Bajram Lahut. Ai nuk e kishte vrarė djalin e vėllait tė tij, prandaj nuk e ka pranuar fajin pėr tė cilin akuzohej.

“Na e vranė mė tė mirin, na e vranė Bajramin qė ishte shpresa e familjes tonė. Pėrmes vrasjes sė tij, Serbia dhe tė gjithė argatėt e saj shqiptarė dėshironin tė na vrisnin tė gjithėve. Ata na e vranė e na e shanė Bajramin. Thanė sė familja e vet e vrau, sepse e gjetėn nė punė tė liga. Turp e marre iu qoftė”, thotė plaku Raif.

I gjithė skenari pėr shkatėrrimin e kėsaj familjeje nga ky fshat i Podujevės kishte filluar kur mė 14 nėntor tė vitit 1984, regjimi i atėhershėm ia kishin vrarė familjes Lahu, djalin 24-vjeēar, Bajram Lahun, pėr tė cilin familjarėt thonė se ka qenė pjesėtar i organizatave qė nė atė kohė mendonin pėr bashkim tė trojeve shqiptare.

Bajram Lahu ishte gjetur i vdekur nė njė vend tė quajtur Malet e Shatorit, tri kilometra larg shtėpisė sė tij.
Plaku Raif Lahu tregon se si pas 3 javėsh pėrderisa njė bashkėfshatar i tij kishte shkuar pėr tė prerė dru nė mal, kishte parė kufomėn e Bajramit dhe me kėtė rast ishin lajmuar forcat e policisė nė stacionin e Podujevės.

Pa kaluar njė muaj i plotė nga vrasja misterioze e Bajram Lahut, mė 14 nėntor tė vitit 1984 forca tė mėdha policore, rrėfen Raif Lahu, nė mėnyrė agresive, rreth orės katėr tė mėngjesit kanė rrethuar shtėpinė e familjes Lahu, duke tėrhequr zvarrė gratė, fėmijėt, pleqtė deri nė stacionin policor nė Podujevė. Ata akuzoheshin se kanė vrarė nipin e tyre, Bajram Lahun.

“Filluan tė na rrihnin si kafshė. Kampion tė kėsaj faqeje tė zezė dhe tė gjithė kėsaj dhune ishin Muharrem Spanca, Aziz Hasani, Faik Sinani, Qazim Lloshi, Jetullah Kuqi dhe Ajvaz Rakinica. Qė tė gjithė kėta kolaboracionistė tė atij regjimi”, tregon Lahu.

Ata duhej tė pranonin se kishin vrarė Bajram Lahun.

Derisa pas njė jave familja ishte liruar, Raif Lahu tregon se ai ishte mbajtur dhe torturuar edhe mė tej pėr tė pranuar vrasjen e djalit tė vėllait tė tij, njė vrasje qė nuk e kishte bėrė.

“Sa isha nė stacionet policore, njerėz qė pėrmenda mė lart mė kanė futur shkopin e gomės nė fyt, e deri nė bark vetėm pėr ta pranuar se unė e kam vrarė djalin e vėllait tim”, kujton ai kėtė moment tė rėndė. Pėr kėtė, mė vonė edhe ishte operuar, ngase prej shufrės sė gomės nė atė kohė i ishin pėrzier zorrėt.

Raifi thotė se gjyqtarė hetues nė rastin e vrasjes sė djalit tė vėllait kishte qenė Hilmi Zhitia, i cili tashmė ėshtė kryeprokuror i Kosovės.

Plaku 63-vjeēar tregon se Zhitia kishte pėrdorur mėnyra tė ndryshme tė presionit pėr ta bindur atė qė ta pranojė vrasjen.

“Asgjė nuk ishte e rastėsishme qė ai tė jetė gjyqtar nė kėtė rast. Gjithēka ishte planifikuar nė zyrat politike policore dhe gjyqėsore tė asaj kohe. Prandaj, nuk ishte e rastėsishme qė ky gjyqtar, Hilmi Zhitia tė dilte dhe tė bėnte incizimin e vendit sė vrasjes sė nipit tonė. Ai thoshte se pranoje vrasjen se ju e keni bėrė”, kujton ai.

Dėshmitari i vetėm i mbetur nga kjo familje thotė se Hilmi Zhitia ka qenė i pėrsosur pėr zanatin e dhunės psikike.

“Ai ishte fyes, cinik, prepotent. E kishte tė pėrsosur dhunėn psikike, ndėrsa qė pėr dhunė fizike ishin tė caktuar disa tė tjerė qė ishin me tė, emrat e tė cilėve i pėrmenda mė lart”, rrėfen ai.

Raif Lahu ėshtė mbajtur pesėmbėdhjetė muaj nė paraburgim, i ngarkuar me njė akuzė fyese, siē thotė ai, dhe se gjatė gjithė kėsaj kohe ka pėrjetuar tortura prej mė tė ndryshmeve pėr tė pranuar fajėsinė.

“Mė patėn rrahur e zhveshur komplet, mė kanė rrahur derisa janė lodhur, pas kėsaj mė kanė gjuajtur ujė tė ftohtė dhe kanė filluar sėrish tė mė rrahin vetėm qė ta pranoj fajėsinė”.

Nė momentin qė dėgjon emrat e Hilmi Zhitisė, Muharrem Spancės, Aziz Hasanit, Faik Sinanit, Qazim Lloshit, Jetullah Kuqit dhe Ajvaz Rakinicės, ky plak thotė se pėr njė muaj nuk mund tė ngrihet nga krevati pėr shkak se i parafytyrohen skenat e dhunės dhe torturat qė i ka pėrjetuar prej tyre.

Raifi, i cili ka dy djem, gruan dhe njė vajzė, thotė se pas pesėmbėdhjetė muajsh dhe 12 seancave gjyqėsore, trupi gjykues nė mungesė tė provave e kishte liruar nga akuza.

Gazeta ka kontaktuar edhe kryeprokurorin e Kosovės, Hilmi Zhitia, i cili nuk ka dashur tė flasė, ngase tani tė gjithė gjyqtarėt dhe prokurorėt e Kosovės janė nė procesin e selektimit pėr t’u rizgjedhur nėpėr organet e drejtėsisė.

Kjo familje thotė se ėshtė pėr hapjen e dosjeve, madje plaku i vetėm i mbijetuar i kėtij terrori nga sistemi i atėhershme i quan “dosje tė krimit”.

“Gjithsesi si familje qė na janė vrarė familjarė nė atė regjim, si familje qė kemi hequr shumė nga ai regjim, jemi pėr hapje tė “dosjeve tė krimit”. Institucionet duhet bėrė mė shumė qė tė ēojnė nė vend amanetin e tė rėnėve tė atij regjimi sė paku pėr tė kryer borxhin moral ndaj dėshmorėve dhe martirėve tė kombit”, vlerėson ai.

“Njerėzit, tė cilėt kanė qenė pjesė e atij regjimi, e sot qė janė tė punėsuar nė pozita kyēe nė institucionet e Kosovės, sipas familjes Lahu, duhet tė largohen dhe mė pas tė ndėshkohen pėr veprat qė kanė kryer nė atė kohė.

Familja e Raif Lahut ka ende nė sirtarėt e tyre tė gjitha vendimet e gjykatės sė atėhershme nė lidhje me akuzat qė i janė bėrė atij si dhe shkrimet e gazetės
“Rilindja” qė kanė tė bėjnė me procesin gjyqėsor dhe mėnyrės sė vrasjes sė nipit tė tyre, Bajramit.


Action Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:49.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.