Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 27-04-09, 14:08   #1
Scooby-Doo
 
Avatari i Scooby-Doo
 
Anėtarėsuar: 28-02-09
Postime: 81
Scooby-Doo i vlerėsuar jo keq
Gabim Erresirat dhe Drita,pikpamje shkencore,fakte te reja shkencore

Sipas teorive mė tė reja, shkencėtarėt deklarojnė se jeta e universit sillet rreth 13.7 miliardė vite. Kozmosi filloi me njė shpėrthim tė madh e pastaj yjet dhe galaktika nisėn tė formohen. Mirėpo mes shkencėtarėve ka lindur njė problem, ngase shpėrthimi duhet tė ndriēojė kozmosin dhe kozmosi tė nisė me ndriēim direkt. Por zbulimet e reja shkencore tregojnė se kozmosi nė fillimin e tij ka kaluar periudha tė errėta pėr miliona vite! Pas kėsaj yjet dhe galaktikat kanė filluar tė formohen duke pėrfunduar kohėn e errėsirave dhe filloi koha e dritės.

Shkencėtarėt deklarojnė se ata kanė zbuluar njė galaktikė e cila ėshtė larg nesh 13 miliardė vite dritė. Kjo galaktikė konsiderohet prej trupave mė tė largėt nga Toka dhe shkėlqimi i saj mund tė vėrehet vetėm me pėrdorimin e teknikave shumė tė pėrparuara. Njė ekip shkencėtarėsh nga Universiteti i Kalifornisė deklarojnė se atė galaktikė e kanė vėzhguar pėrmes observatorit Keck II, i cili gjendet nė njėrėn prej majave tė vullkaneve tė shuar.

Shkencėtarėt vėrtetojnė se pėrmes zmadhimit tė teleskopit kozmik arritėn tė shohin njė dritė qė del nga galaktikat e formuara para 13 miliardė vitesh dhe kjo kur mosha e universit ishte 550 milionė vjet. Nė atė kohė hapėsira vazhdonte tė kalonte nė periudhėn e errėt kozmike. Astronomėt i shpjegojnė kėto zbulime me fjalėt se ata shfrytėzuan thjerrat tėrheqėse dhe shfrytėzojnė dritėn e galaktikave tė afėrta si thjerrat pėr zmadhimin dhe pėrforcimin e dritės qė del nga kėto yje tė fikura.

Realiteti i vėrtetuar shkencor

Universi ka filluar me periudhėn e errėsirave, e cila ka vazhduar miliona vjet. Pastaj yjet kanė filluar tė formėsohen dhe tė pėrhapin dritė. Si rrjedhim i kėsaj mė parė janė krijuar errėsirat e mė pas ėshtė krijuar drita.

Realiteti kuranor

Nga mrekullitė e Kuranit ėshtė se Allahu i Lartėsuar ka folur rreth fillimit tė krijimit dhe ka pėrmendur errėsirėn para dritės. Allahu i Plotfuqishėm thotė: "Qoftė lavdėruar Allahu qė krijoi qiejt dhe Tokėn dhe bėri errėsirat dhe dritėn. E megjithatė, ata qė nuk besojnė, sajojnė zota tė tjerė si tė barabartė me Zotin e tyre." (En'am, 1)

Nėse i pėrcjellim tė gjitha ajetet e Kuranit tė cilat flasin rreth fillimit tė krijimit, do tė vėrejmė se Allahu i Lartėsuar gjithmonė pėrmend errėsirėn para dritės.

Aspekti i mrekullisė

Kėtu shfaqet njė aspekt prej aspekteve tė mrekullisė. Allahu i Lartėsuar nė kėtė ajet fisnik ka filluar me lavdėrimin e Vetes pėr faktin se Ai krijoi pėr ne qiejt dhe Tokėn: "Qoftė lavdėruar Allahu qė krijoi qiejt dhe Tokėn" pastaj pėr tė na vėrtetuar neve se Ai ėshtė Krijues i qiejve dhe i Tokės na ofroi njė fakt shkencor, mė parė errėsirėn e pastaj dritėn "dhe bėri errėsirat dhe dritėn", megjithėkėtė jobesimtarėt mohojnė Zotin dhe i pėrbuzin dhuntitė e Tij "E megjithatė, ata qė nuk besojnė, sajojnė zota tė tjerė si tė barabartė me Zotin e tyre."

Kjo na jep tė kuptojmė se Kurani ėshtė shumė preciz nė shprehjet e tij dhe nė radhitjen e fjalėve. Meditoni sesi Kurani nuk ka thėnė "dhe bėri dritėn dhe errėsirat", por tha "dhe bėri errėsirat dhe dritėn", sepse errėsira dhe drita janė rezultat i krijimit tė qiejve dhe Tokės. Allahu i Lartėsuar ka krijuar lėndėn e qiejve dhe tė Tokės dhe kjo lėndė ka kaluar nė periudha tė errėta e mė pas ėshtė shfaqur drita.. Gjithashtu, Kurani gjithnjė pėr errėsirėn shprehet nė shumės ndėrsa pėr dritėn nė njėjės. Arsyeja ėshtė se pėrqindja e errėsirės nė kozmos ėshtė mė tepėr se 96%, respektivisht pjesa dėrrmuese e kozmosit ėshtė errėsirė, ndėrsa sasia e dritės ėshtė shumė e vogėl dhe kjo pa dyshim se konsiderohet njė mrekulli tjetėr.

Atėherė tek fjala e Allahut tė Lartėsuar "dhe bėri errėsirat dhe dritėn", kemi tre sinjalizime:

1- Errėsirat dhe drita bashkė janė rezultat i krijimit tė qiejve dhe tė Tokės dhe kjo ėshtė e vėrtetė shkencore.

2- Errėsira ėshtė formuar para dritės dhe kėtė shkencėtarėt po e vėrtetojnė sot.

3- Ajeti pėrmes fjalės "errėsirat" nė shumės dhe fjalės "dritėn" nė njėjės sinjalizon se errėsira ėshtė shumė mė e madhe nė kozmos sesa drita. Kėtė shkencėtarėt po e vėrtetojnė sot. Ata deklarojnė se 96% e kozmosit ėshtė lėndė dhe fuqi e errėt. Themi ashtu siē ka thėnė Allahu i Lartėsuar: "Dhe thuaj: "Falėnderimi qoftė pėr Allahun, Ai do t'jua tregoj; shenjat e Tij e ju do t'i njihni ato!" E Zoti yt, nuk ėshtė i pakujdesshėm ndaj veprave qė bėni ju." (Neml, 93)


__________________
"O biri Ademit! Ti nuk je asgje tjeter vetem se nje grumbull ditesh.Me kalimin e nje dite,kalon edhe nje pjese e jotja"
Scooby-Doo Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:49.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.