Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Personalitete publike
Emri
Fjalėkalimi
Personalitete publike Personalitetet publike nga Kinematografia, Arti, Muzika, Kultura, Letėrsia, Politika, Shkenca, Sporti etj. Tė rejat, mėnyra e tė sjellurit, kontakti me publikun. (Po thojnė...)



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 10-05-09, 13:49   #1
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Interpretimi i "rrezikshėm" i Kejsit ...



Kejsi Tola pati dje interpretimin e parė nė skenėn ruse. Nė performacėn e kėngės shqiptare tėrheqin vėmendjen gjėrat e jashtme, takat e larta dhe akrobacitė. Tola, po dje, ka pėrballuar e vetme konferencėn pėr shtyp

Kejsi Tola kėndoi dje pėr herė tė parė "Carry me in your dreams", nė skenėn "Olimpiysky Arena" tė Moskės. Ishte prova e parė zyrtare edhe pėr Slloveninė, Hungarinė, Danimarkėn, Greqinė, Moldavinė, Ukrainėn, Lituaninė, Estoninė dhe Holandėn.

Pas provės ka vijuar konferenca pėr shtyp, ku sipas faqes elektronike tė "Eurovision Song Contest", ka qenė kėngėtarja 17-vjeēare ajo qė mbajti peshėn e gjithė konferencės sė realizuar nė gjuhėn angleze.


E pranishme ka qenė edhe drejtoresha e Radio Tiranės, Zamira Koleci, e cila kryeson delegacionin shqiptar nė kėtė ngjarje muzikore.


Kejsi ka folur pėr videoklipin e kėngės qė ėshtė realizuar nė Mynih dhe ka bėrė disa komente pėr kėngėtaret e reja nė moshė qė kanė pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė "Eurosong", duke shtuar se me njėrėn prej tyre, Olta Bokėn, kishte miqėsi.


"Unė nuk kam karrierė tė gjatė muzikore, por mendoj qė mosha nuk pėrbėn njė problem kėtu",- ka thėnė Kejsi para mediave nė Moskė.


"Carry me in your dreams" do tė kėndohet e 16-ta nė mbrėmjen e dytė gjysmėfinale, qė bėhet nė "Olimpiysky Arena". Por nė faqen elektronike tė "Eurovision Song Contest 2009", jepet diēka pėr atė qė publiku do tė ndjekė gjatė dy mbrėmjeve gjysmėfinale mė 12 dhe 14 maj.


Komenti pėr provėn zyrtare tė Kejsit nė kėtė faqe mban titullin "Taka tė larta dhe figura akrobatike pėr Shqipėrinė". Prova e sė mėrkurės ishte e pėrqendruar vetėm tek vokali dhe koreografia e kėngės. Kėngėtarja kishte veshur pantallona rozė, njė bluzė tė bardhė dhe taka shumė tė larta.


"Duhet tė ketė qenė sfidė shumė e madhe pėr kėngėtaren tė kėrcejė me ato taka",- shkruhet pėr Kejsin nė faqen elektronike.

Koreografia e Julian Bulkut nuk shkon nė njė linjė me ritmet dance tė kėngės sė kompozuar nga Edmond Zhulali, me tekst tė Agim Doēit. Ėshtė po ajo "formulė" qė u prezantua para nisjes sė grupit pėr nė Moskė: kėngėtarja kryesore, tre balerinė dhe diku nė sfond dy vajzat e zėrave shoqėrues.

Nė videon e realizuar gjatė provave tė kėngės shqiptare, koreografia nis me figura orientale dhe mė pas pėrzihet me lėvizje tė breack dance.


Akrobacia nuk ka tė bėjė as me njėrėn dhe me tjetrėn situatė koreografike, por akrobacira mund tė quhen hipjet dhe zbritjet e Kejsit mbi shpinat e balerinėve. Nė njė moment tė tillė, ajo ulet "kėmbė mbi kėmbė" nė brinjėn e njėrit dhe kėmbėt i vendos nė prehrin e tjetrit.


Megjithatė, nuk mund ta marrėsh vesh kush e ka mė tė vėshtirė dhe kush ėshtė mė nė siklet, Kejsi qė qėndron e ulur, apo balerinėt qė duhet tė durojnė takat e holla majė gjilpėre.

Nė provat e pėrgjithshme ekipi ishte veshur si pėrditė, duke i lėnė surprizė pėr nė 14 maj veshjet e realizuara nga Anila Zajmi.


Ajo qė ėshtė komentuar mė shumė nė internet nuk ėshtė performanca apo kėnga e Kejsit, por zėri i saj, qė cilėsohet "i fuqishėm".



Ėshtė e dyta herė qė "Eurovizion" aplikon njė formulė ndryshe pėr konkurrimin dhe votimin e kėngėve. Nėse Anjeza Shahinit ju desh tė klasifikohej me "forcat e veta" nė natėn finale dhe tė siguronte njė vend pėr pasardhėsin e saj, kėtė vit tė gjithė do tė jenė tė barabartė.


Vendet pjesėmarrėse konkurrojnė nė dy net, 12 e 14 maj dhe nė natėn finale, mė 16 maj, dalin mė tė mirėt, si dhe ata kėngėtarė qė pėrfaqėsojnė vendet organizative qė janė pėrherė tė kualifikuara, Franca, Spanja, Britania e Madhe, Gjermania dhe Rusia.

Ndėrsa nė pėrzgjedhjen e kėngės fituese tė "Eurosong Contest 2009", do tė merren dy mendime, ai i jurisė profesionale dhe i publikut. Ky i fundit, si ēdo vit, do tė ketė mundėsinė tė votojė nėpėrmjet mesazheve me celularė pėr cilėndo kėngė qė preferon, pėrveē kėngės sė vendit tė vet.


Franca ka fytyrėn e Patrisia Kaas

I rėndėsishėm apo jo, pėr Festivalin Evropian tė Kėngės, Franca ka zgjedhur tė pėrfaqėsohet as mė shumė dhe as mė pak, por me Patrisia Kaas, njė nga zėrat francezė mė tė njohur nė botė.


"Et s'il fallait le faire" titullohet kėnga qė Kaas interpreton mė 16 maj nė "Olimpiysky Arena", nė Moskė. Nė dhjetor tė 2008-ės ajo u nderua nga Rusia me dy ēmime prestigjioze, duke u konsideruar si njė urė lidhėse mes kulturės franceze dhe asaj ruse.


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:56.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.