Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 17-07-09, 19:54   #1
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Post LDK-ja duhet t’i kthehet Rugovizmit

LDK-ja duhet t’i kthehet Rugovizmit




Qė nga vdekja e Presidentit historik tė Kosovės Ibrahim Rugova, themeluesit tė shtetit tė Kosovės, Lidhja Demokratike e Kosovės, partia tė cilėn ai e kishte themeluar e udhėhequr pėr rreth 16 vjet, ėshtė futur nė njė proces tė ashtuquajtur tė “reformimit”. Ky proces i reformimit, i inicuar nga njeriu qė gati as formalisht nuk kontaktonte me Rugovėn, Eqrem Kryeziu, do tė duhej tė kishte synimin pėr ta “rehabilituar” LDK-nė pas vdekjes sė prijėsit tė saj historik. Megjithatė, procesi na doli tė ishte fushatė spastruese nė LDK, e inicuar nga njerėzit qė Rugova ka kohė qė nuk i mbante afėr. Fatmir Sejdiu nuk mund tė konsiderohej bashkėpuntor i afėrt i Rugovės, nė krahasim me Dacin, ku ky i fundit edhe pse nuk ishte nė pozitė udhėheqėse nė LDK apo edhe pse ishte profesor i kimisė (nė krahasim me Sejdiun si profesor i drejtėsisė dhe shkencave politike), u emrua dy herė radhazi nga Presidenti Rugova, si kandidat i LDK-sė pėr postin e kryeparlamentarit. Nė kėtė kontekst, ky grup “reformues” qė erdhi nė krye tė LDK-sė, mund tė themi qė e pėrbente grupin e njerėzve qė janė ndjerė tė “diskriminuar” politikisht e profesionalisht nė kohėn e Rugovės. Kjo madje ėshtė shprehur haptazi nga “kryereformatori” Kryeziu, i cili me gjithė delikatesėn e tij nė tė shprehur, nuk e fshehė papajtueshmėrinė e tij me epokėn e udhėheqjes sė LDK-sė nga Rugova. Madje, vetė emėrtimi i kėtyre reformave nga ana e Kryeziut, si “reforma demokratike”, le tė kuptohet qė nė koncepcionin e Kryeziut LDK-ja nuk ishte demokratike nė kohėn e Rugovės.
Ky proces i “reformimit” i inicuar nga ky grup i tė zhgėnjyerve me udhėheqjen “jodemokratike” tė LDK-sė nga Rugova, ēoi nė pasoja fatale pėr LDK-nė dhe cilėsinė e statusit politik tė Kosovės. Ky proces i “reformimit demokratik”, qė nė fakt ishte proces i deformimit politik tė LDK-sė dhe synimeve politike tė Kosovės, ēoi nė ndarjen e LDK-sė dhe humbjen e turpshme tė zgjedhjeve nga ana e saj, si dhe ardhjen e tė majtės nė pushtet (PDK-sė) dhe “multietnifikimin” politik tė shtetit tė Kosovės. Nė tė gjitha pasojat (dėmet) e kėtij procesi deformues, definohet qartė ēasja antirugoviste e “reformatorėve”. Ta pėrēash partinė, t’i humbasėsh zgjedhjet nė emėr tė saj (madje edhe nė emėr tė Rugovės) dhe t’i devijosh synimet nacionale/politike tė Rugovės/Kosovės nė procesin e negociatave, duke pranuar krijimin e shtetit multietnik ekzkluzivisht jo-shqipar, do tė thotė tė veprosh nė kundėrshtim tė plotė me filozofinė politike/nacionale tė Rugovės, Rugovizmin. Madje, ėshtė poshtėrues fakti kur zyrtarė tė lartė tė LDK-sė, nė deklratat e tyre publike, kur flasin pėr Rugovizmin si filozofi politike tė Ibrahim Rugovės, e reduktojnč atė nė cilėsinė tolerante tė natyrės personale tė Rugovės. Nė fakt kur flitet pėr tolerencėn e Rugovės, duhet kuptuar atė si cilėsi tė njeriut humanist siē ishte Rugova, por asesi si tolerancė tė Rugovės nė kontekstin politik. Nė kėtė aspekt Rugova nuk ishte hiē tolerat, sepse ai nuk toleronte “kompromise tė dhimbshme”, siē toleruan “reformatorėt” e LDK-sė e majtistėt e PDK-sė, gjatė negociatave pėr statusin final, me ē’rast e themeluan shtetin multietnik, nė kundėrshtim me tė gjitha aktet politike/nacionale tė shqiptarėve tė Kosovės (Rezolutėn pėr luftėn ēlirimtare tė popullit tė Kosovės pėr liri dhe pavarėsi, 15 maj 2003, rezoluta pėr rikonfirmimin e vullnetit politik tė popullit tė Kosovės pėr Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran, 17 nentor 2005, si dhe aktet politike/historike/nacionale tė viteve ’90, tė cilat Rugova i rikonfirmoi nė rezolutėn e sipėrme). Pra, veprimtaria politike e LDK-sė pas vdekjes sė Rugovės, bie nė kundėrshtim tė theksuar me filozofinė politike tė prijėsit tė tyre historik, me tė cilėn Kosova udhėhiqej qė nga fillimet e luftės pėr pavarėsi, si filozofi politike nacionale dhe demokratike.
Ky devijim i LDK-sė nga Rugovizmi, qė ēoi nė pėrēarjen e partisė, nė humbjen gati shkatrruese tė zgjedhjeve, nė pranimin e njė propozim-statusi pėr Kosovėn “multietnike”, qė ishte nė kundėrshtim me proeksionet e Rugovės dhe etėrve themelues tė idesė sė Kosovės sė pavarur si shtet i dytė shqiptar nė Ballkan ( apo si kompromis ndaj kėrkesės pėr bashkim kombėtar, thoshte Rugova), si dhe akte tė tjera antirugoviste, e kanė katandisur sot LDK-nė nė parti gati pa identitet. Krejt kjo katandisje ka ardhur si pasojė e mos-pranimit tė pėrgjegjėsisė sė “reformatorėve” se de-format e tyre ishin shkatrruese pėr LDK-nė dhe Kosovėn, si dhe insistimin e tyre pėr ta vazhduar kėtė deformim me qėllim tė betonimit tė pushtetit tė tyre, qė nė esencė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me Rugovizmin. Goditja e fundit shkatrruese qė “reformatorėt” ia dhanė LDK-sė ėshtė hyrja nė bashkėqeverisje me tė majtėn, pėrkatėsisht qeverisjen nėn diktatin e PDK-sė. Madje, me demagogji disa zyrtarė tė LDK-sė shprehen se ky koalicion ėshtė bėrė pėr interes tė Kosovės, duke mos kuptuar se vetė devijimin antirugovist i LDK-sė i ka sjellč dhe do t’i sjellė dėme Kosovės.
Lidhja Demokratike e Kosovės, e ndodhur nė kėtė gjendje tė shpėrfytyruar politike dhe e distancuar totalisht nga parimet politike/nacionale tė Rugovizmit, do ta ketė tė pamundur t’i mbijetoj agresionit politik tė Partisė Demokratike tė Kosovės, e cila duke qenė nė pushtet realisht, ka vėnė nė dispozicion tė saj tė gjithė mekanizmat shtetėror e financiar pėr tė garantuar qeverisjen e vet jodemokratike. Nė kėtė situatė, LDK-sė i mbetet shansi i vetėm, rikthimi masiv i elektoratit rugovist, tė cilėt e abstenuan mbėshtetjen ndaj LDK-sė nė zgjedhjet e fundit, pikėrishtė si shenjė revolte ndaj veprimeve antirugoviste tė “reformatorėve demokratė” tė kryesisė sė kėsaj partie. Duhet rikujtuar gjithashtu se, pjesa e aktivistėve dhe elektoratit qė formuan Lidhjen Demokratike tė Dardanisė, pėrbėn njė pjesė tė rėndėsishme tė elektoratit tė pėrgjithshėm mbėshtetės tė Rugovizmit, kjo edhe pėr faktin se disa nga aktivistėt e LDK-sė qė kaluan nė LDD, ishin liderė lokal nė komunat qė Rugovėn e votinin nė shumicė absolute, apo disa nga kėta aktivistė ishin tė degėve tė diasporės qė e mbėshtesin financiarisht aktivitetin politik/diplomatik tė Rugovės gjatė e pas viteve ’90-tė.
Pėrfundimisht, duhet kuptuar se mundėsia e vetme qė i ka mbetur LDK-sė pėr tė shpėtuar vetveten dhe pėr ta rikthyer namin e saj, ėshtė rikthimi i domosdoshėm nė identitet, ose rikthimi kah Rugovizmi. Vetėm nė kėtė mėnyrė Lidhja Demokratike e Kosovės mund tė pretendoi ta rikthejė elektoratin e saj tė dikurshėm, i cili e votonte atė pėr shkak tė Rugovės dhe filozofisė sė tij politike, Rugovizmit. Njė gjė tė tillė LDK-ja mund ta bėj jo duke vazhduar me “reformat demokratike” tė Kryeziut, nė emėr tė Sejdiut, por duke synuar kthimin e vet nė formė dhe nė origjinė. LDK-ja nuk duhet tė frigohet qė ta pėrshėndes fitoren e Sali Berishės nė zgjedhjet e 2009, nuk duhet tė frigohet tė marrė pjesė nė inaugurimin e autostradės Durrės-Kukės, nuk duhet tė frigohet tė shkėputet nga koalicioni me PDK-nė, nuk duhet tė frigohet tė denoncoi situatėn e pėrkeqėsuar politike tė shkaktur nga njė marrėveshje e keqe pėr statusin e Kosovės dhe nga keqqeverisja politike e saj nga e majta. LDK-ja nuk duhet tė frigohet t’i ndėrmarrė kėto dhe veprime tė tjera qė do t’ia rikthenin dinjitetin asaj dhe Kosovės, edhe nėse tė gjitha kėto veprime bien nė kundėrshtim me aspiratėn e Hashim Thaēit pėr ta betonuar pushtetin e tij jodemokratik nė Kosovėn multietnike.


__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:11.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.