
Nė prag tė zgjedhjeve lokale nė Kosovė tė cilat do tė mbahen me 15 nėntor, disa prej subjekteve politike nė vend kanė nisur tė deklarojnė profilizimet e tyre partiake. Njė hap tė tillė tashmė e ka ndėrmarrė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės.
Kjo parti e cila para disa ditėsh ka nėnshkruar marrėveshje bashkėpunimi me Partinė Demokratike tė Shqipėrisė, paralajmėroi marrėveshje bashkėpunimi edhe me partitė e sė djathtės nė Kosovė pėr formimin e njė koalicioni qė do tė mund tė udhėheqė vendin nė mandatin e ardhshėm qeverisės.
Kryetari i kėtij subjekti politik, Ramush Haradinaj theksoi se qeverisja e ardhshme do tė jetė e drejtuar nga ai. Ai tha se AAK-ja do tė ndryshojė politikat aktuale ekonomike duke u dhėnė atyre orientim tė djathtė.
Kryetari i AAK-sė tha se subjekti qė ai drejton synon tė formojė koalicion i cili do tė dalė fitues nė zgjedhjet e ardhshme dhe do tė ndėrrojė sidomos politikat ekonomike. Ai nuk pėrjashtoi mundėsinė e njė koalicioni me LDK-nė e LDD-nė.
Haradinaj deklaroi edhe njėherė se synon tė jetė kryeministėr i ardhshėm i vendit.
Deri me tash Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės marrėveshje tė tilla bashkėpunimi pėrveē me Partinė Demokratike nė Shqipėri, ka realizuar edhe me Ballin Kombėtar tė Kosovės, Partinė Demokratike Shqiptare nė Preshevė dhe Partinė Demokratike Shqiptare nė Maqedoni.