EULEX konfirmon se do ta nėnshkruajė marrėveshjen me Policinė e Serbisė.
EULEX-i ka konfirmuar se do tė nėnshkruajė njė protokoll bashkėpunimi me policinė e Serbisė. Ndėrkaq presidenti Sejdiu vlerėson se vetėm institucionet e Kosovės janė kompetente tė nėnshkruajnė ēfarėdo marrėveshje pėr Kosovėn dhe interesat e saj. Kėshtu deklaroi pėr radion tonė zėdhėnėsi Xhavit Beqiri, duke komentuar kėtė nismė tė EULEX-it. Edhe Qeveria e Kosovės e ka kundėrshtuar kėtė nismė duke thėnė se i takon asaj tė rregullojė marrėdhėniet me shtete tjera.
EULEX-i ka konfirmuar se do tė nėnshkruajė njė protokoll bashkėpunimi me policinė e Serbisė. Pėrmes njė komunikate EULEX-i thotė se kjo ėshtė njė marrėveshje qė do tė nėnshkruhet edhe me vendet tjera, dhe ka pėr qėllim qė tė shkėmbehen informatat nė nivelin e policisė, pjesė e tė cilave do tė jetė edhe Policia e Kosovės.
Krimi i organizuar, kontrabanda, kalimi ilegal i kufijve dhe trafikimi i njerėzve janė ēėshtje rajonale, jo tė kufizuara brenda kufijve tė ndonjė shteti, dhe, nė pėrpjekje pėr tė trajtuar kėto probleme me sukses, kėrkohet shpėrndarja dhe shkėmbimi i evidencave. Nė kėtė fushė, EULEX-i ka tani njė mandat ekzekutiv tė ndjekė kriminelėt dhe tė sjell ata para gjyqėsisė nė Kosovė, thuhet nė komunikatėn e EULEX-it.
Mė tutje nė komunikatė, EULEX-i kujton se mban disa kompetenca tė cilat janė nė pajtueshmėri me fillimin e misionit, sipas njė letre qė i ėshtė dėrguar Havier Solnės nga Presidenti i Kosovės, nė shkurt tė viti 2008. Ėshtė pjesė e mandatit tonė thotė EULEX-i, ndėrsa ndryshe shprehen nė presidencė.
Zėdhėnėsi Xhavit Beqiri thotė se sa i pėrket marrėveshjeve dhe ēėshtjeve tė cilat prekin interesat kruciale tė Kosovės, kompetente janė vetėm institucionet e Kosovės.
Letra qė presidenti Sejdiu i ka dėrguar BE-sė pėr vendosjen e njė misioni tė saj nė Kosovė, ka qenė pėr mbėshtetjen qė kanė nevojė institucionet nga Bashkim Evropian, nė rend tė parė pėr sundimin e ligjit. Besojmė se EULEX-i edhe funksionon ne kėtė frymė dhe presidenti e ēmon aktivitetin e EULEX-it, ka deklaruar zėdhėnėsi Beqiri.
I pyetur drejtpėrdrejtė nėse presidenti e kundėrshton njė marrėveshje bashkėpunimi mes EULEX-it dhe Beogradit, zėdhėnėsi Beqiri shprehet:
Ne nuk po pėrdorim tash shprehje tė tilla, mirėpo po themi qė presidenti vlerėson se vetėm institucionet e Republikės sė Kosovės, tė shtetit sovran dhe tė pavarur janė kompetente pėr tė nėnshkruar marrėveshje pėr Kosovėn, pėrgjigjet Beqiri.
Qeveria ndėrkaq nė reagimin e saj ka thėnė se nuk ka konsultim paraprak pėr kėtė duke shtuar se ēdo marrėveshje ėshtė e papranueshme pa pėlqimin e institucioneve tė Kosovės. Ndėrkohė, EULEX-i thotė se ēėshtjen e bashkėpunimit e ka diskutuar edhe me homologėt nė Shkup, Tiranė dhe Podgoricė dhe ka arritur marrėveshje preliminare tė cilat do tė procedohen mė tej.