Kundėr tolerimit qė Qeveria ua bėri zgjedhjeve tė Serbisė
Sot, me 15 gusht 2009, aktivistėt e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! nė Prishtinė dhe nė disa qendra tė tjera tė Kosovės kanė ngjitur qindra posterė dhe kanė shpėrndarė mijėra fletushka kundėr tolerimit qė udhėheqėsit politikė kosovarė ua bėnė mbajtjes sė zgjedhjeve tė Serbisė nė Kosovė. Me kėtė rast, Albin Kurti, para gazetarėve tė shumtė qė po e pėrcillnin kėtė aktivitet, deklaroi:
Mosveprimi i Qeverisė sė Kosovės ėshtė hapėsirė pėr veprimin e Serbisė. Heshtja dhe pasiviteti i shtetit tė Kosovės ėshtė leje dhe inkurajim pėr zgjedhjet e Serbisė nė Kosovė. Njė vit e gjysmė pas shpalljes sė pavarėsisė Qeveria nuk e bashkoi Mitrovicėn dhe nuk e integroi veriun e Kosovės. Tash, ajo po e lejon hegjemoninė e situatės veriore, po e lejon qė ajo situatė tė zbresė edhe nė qendėr tė Kosovės, edhe nė lindje, nė jug e nė perėndim tė saj. Ēėshtjet qė duhet ti takojnė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, Hashim Thaēi me sjelljen e tij po ia bart Ministrisė sė Punėve tė Jashtme. Shteti i Kosovės, pėr shkak tė Qeverisė qė ka, po heq dorė prej territorit tė enklavave.
Nuk mund tė jetė edhe Kosova sovrane edhe tė mbahen zgjedhjet e Serbisė. Dikush po gėnjen. Ėshtė e qartė kush krerėt politikė tė Kosovės, tė cilėt reagojnė vetėm atėherė kur iu cenohen bizneset apo iu rrezikohen votat, por jo edhe kur cenohet a rrezikohet Kosova.
Gjatė kėtij viti, Qeveria e Kosovės e pat ndaluar nja dy herė ministrin e Serbisė pėr Kosovėn, Goran Bogdanoviq, qė tė hyjė nė Kosovė. Mirėpo, ajo nuk i dha urdhėr kėsaj radhe Policisė sė Kosovės qė ti ndalojė anėtarėt e Komisionit Zgjedhor tė Serbisė qė tė hyjnė nė Kosovė dhe as qė tua konfiskojė materialin pėr zgjedhjet e Serbisė qė e kanė sjellur ata. Kur Qeveria kishte vullnet politik ajo mund tė ndėrmerrte diēka por kėtė herė ky vullnet mungoi tėrėsisht. E gjithė kjo tregon se mosveprimi i Qeverisė sė Kosovės kėsaj radhe ka qenė nė marrėveshje direkte ose indirekte me Serbinė.
Nė vijm ėshtė dhėnė pamja e posterit si dhe teksti i fletushkės:
Zgjedhjet e Serbisė nė Kosovė
Sot po mbahen zgjedhjet e Serbisė nė Republikėn e Kosovės.
Kėto zgjedhje po zhvillohen me miratimin e atyre qė ēdo ditė na thonė se Kosova ėshtė e pavarur, sovrane dhe e bashkuar.
Ashtu sikur qė e patėn lejuar mbajtjen e zgjedhjeve tė Serbisė mė 11 maj tė vitit 2008, pra tre muaj pas shpalljes sė Planit tė Ahtisaarit, sot Hashim Thaēi e Fatmir Sejdiu po pajtohen qė Serbia tė organizojė zgjedhje lokale nė Kosovė.
Qėndrimet e tyre ndaj Serbisė dhe strukturave paralele nuk kanė ndryshuar fare kėto struktura veprojnė njėjtė sikur nė kohėn e UNMIK-ut.
Sepse pothuajse asgjė nuk ka ndryshuar nė Kosovė, pėrveē xhepave tė politikanėve: ata janė bėrė mė tė thellė.
Nė zgjedhjet e Serbisė qė po mbahen nė Kosovė, do tė zgjedhen ata njerėz tė cilėt nė programin e tyre politik pikė mė tė rėndėsishme e kanė shkatėrrimin e sovranitetit tė Kosovės, luftimin e pavarėsisė sė atdheut tonė dhe kthimin e Kosovės nėn Serbi.
Politikanėt qė e lejojnė mbajtjen e zgjedhjeve tė Serbisė nė territorin e Kosovės punojnė kundėr Kosovės.
Serbia e ka pushtuar Kosovėn, e ka shtypur, e ka shpėrngulur, e ka shkatėrruar, e ka masakruar, kurse sot e lufton pavarėsinė e saj, e mohon vullnetin e popullit tė Kosovės dhe nuk e njeh pavarėsinė e shtetit tonė.
Serbia shtetin tonė e lufton nėpėrmjet strukturave paralele.
Hashim Thaēi e Fatmir Sejdiu i ndihmojnė asaj pėr tė organizuar zgjedhje nė Kosovė, nė mėnyrė qė kėto struktura tė Serbisė tė marrin pushtet politik.
Lėvizja VETĖVENDOSJE!