Anėtarėsuar: 31-05-09
Postime: 1,293
|
Si iu dhurua Greqisė hapėsira detare
Studimi sekret, marreveshja me Greqine. Si u fal Ngushtica e Otrantos
» Dėrguar mė: 28/09/2009 - 11:31
Lajme te ngjashme
Marrėveshja, Greqia hyri nė Otranto
Datė: Sep 28, 2009
Tedi Blushi
Marrėveshja shqiptaro- greke pėr pėrcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve shkel hapur sovranitetin kombėtar tė Republikės sė Shqipėrisė, ndaj ajo nuk duhet ratifikuar nga Parlamenti. Ky ėshtė konkluzioni i njė studimi prej 117 faqesh tė ish-drejtorit tė Institutit Tipografisė Ushtarake tė Shqipėrisė, kolonelit Myslym Pasha, njėherėsh profesor me gradėn shkencore Kandidat i shkencave, i lauruar me titullin Mjeshtėr kėrkimesh. Gazeta Shqiptare boton sot ekskluzivisht pjesėn mė pikante tė kėtij studimi, i cili thellon mė tej skandalin qė fshihet nė kėtė marrėveshje, tė depozituar tashmė pėr ratifikim nė parlament. Detajet e kėtij studimi nxjerrin nė pah paaftėsinė e qeverisė shqiptare pėr tė mbrojtur sovranitetin e Shqipėrisė, duke pranuar firmosjen e njė dokumenti qė cėnon ujėrat kombėtare nė detin Jon me rreth 354.4 km2, tė cilat i dhurohen fqinjit tonė jugor. Rezultatet e studimit tregojnė se pala shqiptare nuk ka shtruar asnjė argument dhe nuk ka kundėrshtuar ndonjė tjetėr. Thjesht janė pranuar pa asnjė kusht dhe kundrejt asnjė kontestimi tė gjitha propozimet e kėrkesat e palės greke. Qeveria shqiptare, me vetėdije ose pėr paaftėsinė e ekspertėve tė saj tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe asaj tė Punėve tė Jashtme tenton tani tė ratifikojė me shumicė votash kėtė dokument. Nė datėn 25 qershor, Komisioni Parlamentar i Ligjeve e miratoi kėtė marrėveshje dhe tani pritet qė fjalėn e fundit ta thotė seanca plenare e 19 tetorit. Studimi nė argumentet e tij teknikė, gjeohartografikė, synon si hap tė parė krijimin e njė opinioni mbarėkombėtar, pėr tė mos e ratifikuar kėtė Marrėveshje, - shprehet profesor Pasha.
* * *
STUDIMI
Studimi ka karakter teknik, ai mat, pasqyron, nxjerr rezultate dhe pėrqas. Studimi nė argumentet e tij teknikė, gjeo-hartografikė, synon si hap tė parė krijimin e njė opinioni mbarėkombėtar, pėr tė mos e ratifikuar kėtė Marrėveshje. Studimi ėshtė vetjak. Ai nuk pėrfaqėson ndonjė agjenci, bashkėsi studimore; nuk ka asnjė shtysė politike apo nacionaliste. Ai ėshtė vetėm njė oponencė studimore.
ARKIPELAGU
Nė Marrėveshje, kėrkund nuk pėrmendet termi: "Arkipelag". Vetėm se: "Kufiri detar ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė, do tė caktohet nė pėrputhje me parimin e baraslargėsisė. Nė mėnyrė mė specifike, vija e delimitimit do tė jetė vija e mesme, ēdo pikė e sė cilės ėshtė e baraslarguar nga pikat mė tė afėrta tė vijės bazė (si kontinentale ashtu dhe ishullore) nga e cila matet gjerėsia e ujėrave territoriale detare". Por terma tė tillė nuk gjenden nė UNCLOS (Konventa e Kombeve tė Bashkuara mbi tė Drejtėn e Detit).
RASTI I REPUBLIKĖS SĖ GREQISĖ
Greqia ėshtė njė bashkėsi siujdhesash e pėrzgjatur si dhe ujdhesash, nė detin Egje dhe atė jonian. Ndėr tė mėdhatė e saj ėshtė siujdhesa e Peloponezit, si vijim i tyre dhe arkipelagėt e saj. Nė kėtė gjeografi, me njė dendėsi tė madhe ujdhesore qė njihet prej tė gjithėve, prapėseprapė nuk ėshtė "shtet arkipelag", por nė pėrbėrje tė tij "pėrfshin tėrėsi ujdhesash arkipelagore" si pjesė jetėsore e Republikės sė Greqisė. Kėsisoj, nė nismėn pėr tė ndarė ujorin nė Ngushtesėn Veriore tė Korfuzit, qė ndėrmjetėson tė dy shtetet tona fqinje, vėmendja jonė pėrqendrohet ndaj Arkipelagut tė Ujdhesave Jonianė qė ndodhet nė perėndim. Shqipėria, nė jugperėndimin e saj ndodhet pėrballė me Ujdhesėn e Korfuzit dhe arkipelagun e tij. Shqipėria nuk ėshtė pėrballė me Greqinė kontinentale (gadishullore = siujdhesore), por me njė ENTITET (Arkipelagu i Korfuzit), pjesė e Republikės sė Greqisė. Ajo qė pėrcaktohet nė Marrėveshje: "Kufiri detar ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė, do tė caktohet nė pėrputhje me parimin e baraslargėsisė. Nė mėnyrė mė specifike, vija e delimitimit do tė jetė vija e mesme, ēdo pikė e sė cilės ėshtė e baraslarguar nga pikat mė tė afėrta tė vijės bazė (si kontinentale, ashtu dhe ishullore) nga e cila matet gjerėsia e ujėrave territoriale detare", ėshtė shtrembėrim i plotė.
KUSHTET E UNCLOS
Ujėra qė qarkohen nga vija periferike e cila bashkon ishujt anėsorė:
1. Nė gjirin e Kėrkyrės = 69 km2
2. Nė gjirin e Mesongit = 66 km2
3. Tėrėsia ujore midis ishujve Mathraki, Othoni, Erikuza = 200 km2
4. Gjiri Perėndimor Ermone = 92 km2
5. Ujra Korfuz Paxoi = 120 km2
Gjithsej = 610 km2
Raporti : Ujor : Tokė, 610 km2 : 625 km2 = 0,91
MATJE DHE LLOGARITJE PĖR ARKIPELAGUN E KORFUZIT
UJDHESAT SIPĖRFAQJA km2
KORFUZI 592.877
OTNONOI 10.078
MATHRAKI 5.532
ERIKUZA 4.449
PAKSOI 27.000
ANTIPAKSOI 6.000
LLOGARITJA PĖR ARKIPELAGUN E KEFALLONISĖ
UJDHESAT SIPĖRFAQJA km2
LEKADHA 355.936
ITAKA 117.812
KEFALLONIA 906.500
ZAKYNTHOS 406.000
SIPĖRFAQE
E PĖRGJITHSHME 1606 km2
RAPORTI UJE-TOKĖ, QĖ NUK PLOTĖSON KUSHTET E UNCLOS
Llogaritja e raportit Ujor : Tokė pėr grumbullin e dytė tė ujdhesave qė nuk kanė kufij me Shqipėrinė: Sipėrfaqe e pėrgjithshme: Tokė + Ujorė, nisur nga kufizimi periferik i ujdhesave: 3087 km2. Ndryshimi: 3087 - 1606 = 1481 km2
__________________
love is beautiful and has no price
|