Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 10-11-09, 13:03   #1
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kėshilla pėr kohėn e gjumit tė fėmijės tuaj ...

10 kėshilla qė fėmija juaj (dhe ju!) tė bėni gjumė tė mirė natėn.1. Kthejeni gjumin nė prioritet familjar dhe pjesė tė veprimtarive tuaja ditore. Vendosni sa orė gjumė kėrkon ēdo anėtar i familjes tuaj dhe sigurohuni qė ta bėjnė kėtė. Diskutoni me mjekun e fėmijės mbi problemet e gjumėsisė, sepse pjesa mė e madhe e tyre trajtohen lehtėsisht. 2. Mėsoni t'i dalloni problemet e gjumit tek fėmija juaj. Duhet tė vėreni detaje tė tilla, si: vėshtirėsi pėr tė rėnė nė gjumė, zgjim nga ėndrrat e kėqija, gėrhitje, rezistencė pėr tė shkuar nė shtrat, vėshtirėsi nė frymėmarrje ndėrsa flenė. Kėto probleme tė gjumit mund tė lidhen edhe me sjelljen gjatė ditės, si: lodhje jashtė normales, gjendje e pėrgjumur ose sjellje tekanjoze. 3. Punė nė grup. Ėshtė mirė qė ju ta diskutoni nė grup strategjinė dhe tė punoni si skuadėr. Nėse po filloni njė program pėr natėn, pasi keni kaluar vėshtirėsi me fėmijėn tuaj, shpjegojani ēfarė prisni nga fėmija, nėse ai ėshtė i rritur. 4. Kėmbėngulja. Si nė tė gjithė aspektet e mėmėsisė, kėmbėngulja dhe vijueshmėria janė pėrbėrėsit kyē pėr suksesin. Pa ato, ju nuk mund tė prisni qė fėmija juaj tė mėsojė apo tė ndryshojė sjelljen. 5. Vendosni njė orė ekzakte gjumi dhe zgjimi. Kjo gjė vendos njė rregull pėr ju dhe fėmijėn tuaj dhe ju lejon tė planifikoni regjimin e kohės sė gjumit. Pėrndryshe, ju mund tė keni tendencėn tė flini vonė. Pėr mė tepėr kjo ndihmon qė fėmija tė ruajė kohėn e brendshme trupore ose ritmin ditor nė njė cikėl 24 orėsh. Nuk ka njė kohė ideale se, kur duhet tė flejė ēdo fėmijė, sepse nevojat e gjumit dhe regjimi i fjetjes ndryshojnė nė mėnyrė tė konsiderueshme. 6. Regjim, regjim, regjim. Regjimi vendos njė rregull dhe ndihmon nė sjellje; njė regjim i kohės sė gjumit ndihmon fėmijėn tuaj tė mėsojė tė jetė pėrgjumėsh, ashtu siē leximi nė krevat i vė tė rriturit nė gjumė (madje edhe larg krevatit). Struktura e kohės sė gjumit gjithashtu shoqėron dhomėn e gjumit me ndjesi tė mira dhe ofron njė ndjesi sigurie dhe kontrolli. Regjimi heq stresin nga dhoma e gjumit dhe ndihmon qė ajo tė jetė njė kohė speciale, veēanėrisht nėse keni mė shumė se njė fėmijė.Koha e gjumit ėshtė koha qė tė ēlodheni. Kėshtu qė, aktivitetet qetėsuese, si: njė banjo e ngrohtė, njė libėr ose ndoshta njė masazh i kėndshėm janė zgjedhje tė mira. Mbajini televizorėt, kompjuterėt dhe pajisje tė tilla larg dhomės sė gjumit, sepse ato mund tė zgjojnė fėmijėn tuaj dhe t'ju mbajnė zgjuar deri vonė.Mėsojani fėmijės tuaj ēfarė ėshtė regjimi, limitet kohore qė duhen pėrfshirė nė tė dhe fokusohuni pas tyre. Shpesh ėshtė shumė e nevojshme t'i lajmėroni se, koha ka pėrfunduar, si psh: "Kemi edhe tre faqe pėr tė lexuar", por jini strikt dhe mos i tejkaloni limitet tuaja.Pasiguria ushqen tension dhe mund tė ketė edhe debate pas kėsaj. Njė qėllim thelbėsor nė regjimin e fėmijės tuaj ėshtė t'i mėsoni fėmijės tė qetėsohet, tė bjerė vetėm nė gjumė dhe ta zė gjumi vetė gjatė natės kur i del gjumi. Ēelėsi pėr ta arritur kėtė qėllim ėshtė qė, prindėrit t'i lėnė vetėm fėmijėt e tyre pak kohė para se t'i zėrė gjumi. 7. Vishini dhe kujdesuni pėr temperaturėn e dhomės. Sėrish, nuk ka rregulla absolute, por njė gjė ėshtė e sigurt: visheni fėmijėn tuaj siē visheni edhe vetė, duke pasur parasysh qė fėmijėt e vegjėl zbulohen shpesh gjatė natės dhe nuk janė nė gjendje tė mbulohen sėrish. Njerėzit zakonisht flenė mė mirė nė njė dhomė tė freskėt (por jo tė ftohtė), sesa nė njė dhomė tė ngrohtė.8. Objektet kalimtare. Koha e gjumit do tė thotė ndarje dhe kjo mund tė bėhet mė e thjeshtė me njė objekt kalimtar, si psh: kukull, arush me push, batanije ose diēka e tillė. Kėto objekte ofrojnė njė ndjesi sigurie dhe kontrolli qė rehaton dhe siguron fėmijėn tuaj.9. Dhoma dhe ndarja e krevatit. Disa prindėr ndiejnė se, ndarja e dhomės sė tyre tė gjumit apo e krevatit me fėmijėn, ėshtė mė e natyrshme, sesa tė kenė dhoma tė ndara; dhe ky fakt ėshtė i rėndėsishėm pėr zhvillimin emocional tė fėmijės.Duke marrė nė konsideratė disa ēėshtje sociale dhe psikologjike, zakonisht tė ndash krevatin nuk ėshtė njė ide e mirė. Sė pari, ēdo njeri fle mė mirė vetėm; do tė thotė qė ka mė pak shqetėsime gjatė gjumit dhe gjumi mund t'i dalė mė pak herė.Fėmijėt nė tė njėjtin krevat apo dhomė gjumi mund tė mos mėsojnė tė flenė vetė dhe kanė tendencėn tė kenė probleme me gjumin. Mbytja e fėmijėve, kryesisht atyre tė vegjėl ėshtė gjithashtu njė problem gjatė fjetjes nė tė njėjtin krevat.Njė fėmijė nė krevat me ju mund tė ketė pasoja serioze nė jetėn tuaj intime dhe seksuale; ta lini fėmijėn me dadon gjithashtu mund tė jetė njė problem. Sa mė gjatė tė flejė me ju nė krevat fėmija, aq mė e vėshtirė bėhet ndarja kur ai apo ajo duhet tė shkojė nė dhomėn e tyre.Tė fjeturit ndarazi ėshtė gjithashtu i rėndėsishėm tė ndihmojė njė fėmijė tė mėsojė tė nda*het pa ankth dhe tė formojė identitetin e vet. 10. Njė gjė tė fundit. Fėmijėt gjithmonė do tė lėnė diēka pėr nė fund: tė puthurėn, pėrqafimin, njė gotė me ujė apo tė shkuarin nė banjo. Ata shpikin shumė gjėra. Bėni maksimumin qė t'i paraprini kėto kėrkesa dhe t'i keni bėrė pėrpara se tė shtrihen nė krevat. Dhe ... mėsojuni fėmijėve se, nga momenti qė ata janė nė krevat, nuk duhet tė lėvizin mė prej tij.Si t'ia bėni mė tė mirė gjumin fėmijės (dhe vetes tuaj!)Pavarėsisht moshės, oraret e rregullta dhe regjimi i kohės sė gjumit ndikojnė tė kemi njė gjumė tė mirė dhe tė shėndetshėm; e njėjta gjė vlen edhe pėr fėmijėt, madje edhe mė shumė. Tė vendosėsh e tė ruash zakone tė mira gjumi ndihmon fėmijėn ta zėrė gjumi, tė rrijė nė gjumė dhe tė zgjohet i freskėt e i ēlodhur, duke parandaluar problemet e gjumėsisė nė tė ardhmen. Zakonet e mira tė gjumit jo vetėm qė ju largojnė stresin nė kohėn e gjumit, por ndihmojnė qė ta kthejnė atė nė kohėn mė tė veēantė pėr ju dhe fėmijėn tuaj. Nuk ka rregulla tė vėshtira pėr sjelljen e gjumit dhe si gjithmonė ka variacione tek individė tė veēantė. Fėmija juaj ėshtė unik. Nėse regjimi funksionon, atėherė kjo ėshtė mė e mira pėr ju. Kjo do tė thotė qė, disa mėnyra funksionojnė mė mirė se tė tjerat dhe kėshillat e mėposhtme jepen qė tė jenė tė efektshme.


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Jana : 10-11-09 nė 13:05
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:37.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.