Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 10-11-09, 21:01   #1
AlbaSoft
 
Avatari i AlbaSoft
 
Anėtarėsuar: 28-04-08
Postime: 1,743
AlbaSoft i pazėvėndėsueshėmAlbaSoft i pazėvėndėsueshėmAlbaSoft i pazėvėndėsueshėmAlbaSoft i pazėvėndėsueshėmAlbaSoft i pazėvėndėsueshėmAlbaSoft i pazėvėndėsueshėmAlbaSoft i pazėvėndėsueshėmAlbaSoft i pazėvėndėsueshėmAlbaSoft i pazėvėndėsueshėmAlbaSoft i pazėvėndėsueshėmAlbaSoft i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kumanova, historiku dhe emri i saj

Kumanova, historiku dhe emri i saj

Emri dhe e kaluara e qytetit



Etimologjia e kėtij toponimi ka pėr bazė njė emėr mesjetar kalendarik Kuman, ku sipas disa tė dhėnave, ky emėr qyteti rrjedh nga fisi Kuman, qė nga fundi i shek. XI (1094)[7], prej viseve tė Azisė tė kenė ardhur dhe njė kohė tė kenė qėndruar nė territorin e sotėm tė Kumanovės.

Tė dhėnat e para pėr vendbanimin Kumanovė pėrmenden nė vitin 1519 nga shėnimet e udhėpėr*shkruesve qė gjenden nė arkivat e Turqisė, edhe atė me 52 familje me rreth 300 banorė.

Nė shėnimet dhe dokumentet historike, Kuma**nova pėrmendet nė shek. XVII nga udhėpėr*shkruesi (kronisti) i famshėm turk Evlia Ēelebija.[8]

Sipas tij Kumanova nė vitin 1660 shtrihej nė territorin e Sanxhakut tė Shkupit qė ka patur mė se 600 shtėpi, nė mesin e tė cilėve kishte xhami, teqe, medrese, hane, hamame dhe disa dyqane.

Ballkanologu dhe kronisti freng Ami Bośe, i cili e vizitoi Kumanovėn nė gjysmėn e parė tė shek. XIX, gjegjėsisht me 1836, thekson se Kumanova ka patur 3000 banorė, kurse nė tė dhėnat e konsullit austriak J. G. Han tė vitit 1835, pohon se ky vend ka pasur 650 shtėpi.

Prej fiseve mė tė vjetra turke nė Kumanovė supozohet tė ketė qenė fisi Oxhak[9] , i cili ka pasur mė tepėr shtėpi dhe anėtarė se fiset tjera, por mė vonė mbeti me njė shtėpi dhe ajo u shpėrngul nė Turqi.

Janė paraqitur edhe fise tjera familjare si Kotlelerėt,Tatarėt, qė kanė patur njė lagjeje tė veēantė nė kėtė qytet, por gjatė luftėrave austro - turke kanė migruar nė Turqi.

Prej fiseve shqiptare ishin tė pranishėm Gono, Malokėt [10] dhe si ėmėr familjar pėrmendeshin Spahilerė, kurse sot janė tė pranishėm fiset: Berishė, Gash, Krasniq, Thaē, Sopė, Shalė etj., ku pėrkatėsia fisnore ėshtė harruar dhe nuk pėrmendet fare te tė gjitha shtresat e popullsisė sė kėsaj treve.

Nė tė kaluarėn e largėt historike Kumanova ishte njė zonė qė i takonte krahinės sė Dardanisė dhe e banuar nga fisi ilir-Dardanėt, tezė qė e vėrteton edhe Vasileviqi.[11]

Ėshtė me rėndėsi tė pėrmendim se edhe Ēerkezėt, tė cilėt vendlindjen e tyre e kanė patur nė rajonin e Kaukazit, kishin qenė vendosur pranė stacionit hekurudhor tė Kumanovės, ku sot gjendet fshati me tė njėjtin emėr Ēerkez.

Deri nė vitin 1877-78 nė kėtė qytet, ka patur mė tėpėr mysliman, d.m.th. shqiptarė qė kishin pranuar fenė myslimane, kurse nė mbarim tė shek. XIX me ardhjen e kolonistėve serbė, rritet numri i popullsisė sllave.

Prej lagjeve qė kishte patur nė tė kaluarėn Kumanova ishin: Mehmed Begut, Varoshi, Bari Begut, Endeki, Muhaxherėt, Veleshka, Tatarėve, Bislimve [12], nga fshati Bislim tani i zhdukur, kurse sot ekzistojnė lagjet si Orta Bunari, Lagja trimave, Likovės, Bedinjės , Bahēeja, Serava, Zeleni Rid, Sredoreku ( lagje e romėve).

Objektet fetare, gjegjėsisht xhamitė apo ndonjė objekt tjetėr fetar si kishat, manastiret nė rajonin e Kumanovės datojnė nga periudha e hershme kohore .

Themelet e tyre kryesisht janė nga periudha e sundimit romak, bizantin e osman, ku shumica e objekteve janė rrėnuar me kohėn.

Karakteristikė tjetėr e objekteve fetare - xhamive ėshtė se ato janė emėrtuar sipas toponimeve tė fshatrave.

Xhamia e vjetėr nė Kumanovė njihet me emrin ESKI XHAMIA (xhamia vjetėr), qė gjendet edhe sot, ku Evlia Ēelebija nė shėnimet e tij e pėrmend kėtė xhami.

Kjo xhami ėshtė e vetmja nė kėtė qytet, sepse ajo qė u ndėrtua mė vonė se kjo u shkatėrrua nga luftėrat ballkanike.

Sipas J.H.Vasileviqit, i cili nė veprėn e cekur mė lartė ka theksuar se kjo xhami ėshtė ndėrtuar nė vitin 1751, nga njė tatar i quajtur Said Begu, por sipas tė dhėnave qė gjenden nė arkivin e kėsaj xhamie thuhet se xhamia ėshtė ndėrtuar me 1532 nga tatar Sinan Pasha.

Njė nga xhamitė mė tė vjetra dhe mė e njohura nė Kumanovė e rrethinė ėshtė ajo e Tabanocit e ndėrtuar pėr herė tė parė nė vitin 1380. Por fatkeqėsisht sot nė kėtė fshat nuk ka popullatė tė konfesionit islam, por ka vetėm popullatė sllave dhe kjo xhami ėshtė nė shkatėrrim .

Nė Kumanovė ekzistojnė shtatė teqe, katėr prej tyre gjenden nė lagjen e Sredorekit (lagje e romėve).

Pėrpjekjet pėr kultivimin e gjuhės, pėrhapjen e shkollave dhe arsimimin shqiptar tė popullatės sė kėtij rajoni, kishin filluar qysh gjatė periudhės sė lavdishme tė Rilindjes sonė kombėtare, veēanėrisht nė kohėn e Lidhjes sė Prizrenit.

Nė kėtė drejtim ishte formuar “Klubi shqiptar i Kumanovės”, i cili u hap nė janar tė vitit 1909, nėn udhėheqjen e atdhetarit, mėsuesit Jashar Erebara .

Ky klub hartoi abetaren e njohur “ ABECEJA SHQIPE “ e Kumanovės, ku mėsohej shkrim-leximi.

Sot nė Kumanovė kemi katėr qendra tė shkollimit tė mesėm dhe dy qendra tė shkollimit fillor, kurse ēdo fshat ka shkollėn fillore tetė vjeēare.

Toponimia e rajonit tė Kumanovės ėshtė me burim leksikor tė shqipes, por pėr shkak tė lidhjeve tė shumta qė ka patur popullsia shqiptare nė tė kaluarėn , por edhe nė kohėn e sotme me popullatėn sllave dhe jetesa nėn sundimin shekullor turk, ka ndikuar qė nė tė folmen e kėtij rajoni nė pėrgjithėsi dhe nė leksikun toponimik nė veēanti tė depėrtojnė fjalė tė kėtyre gjuhėve.

Njė pjesė e toponimeve janė me origjinė nga gjuhėt sllave jugore si tė maqedonishtes, tė serbishtes dhe tė gjuhės turke.

Pėr ta parė ndikimin e kėtyre gjuhėve nė toponimi po japim disa nga apelativat toponimike.

Trlla-nga maq. trllo-vathė bagėtish.

Ograde-nga ograda-rrethojė , vend i rrethuar qė gjendet afėr katundit i rrethuar me gardh pėr tė mos hyrė kafshėt.

Kamenicė - nga kamen-gur dhe sufiksi-icė ; vend i mbushur me gurė.

Selishte-nga selo-katund dhe sufiksi - ishte, qė ka kuptimin e njė vendi dikur i banuar.

Kraisht-nga kraj-skaj, qosh dhe suf. - ishte.

Maēi gllav-nga maēi-maca dhe gllava-kokė, koka e maces.

Gradina-nga grad-qytet dhe suf. ina ; ara qė gjenden afėr shtėpive.

Zhablak - nga serb. žabljak-kėnetė bretkosash.

Trnicė-nga trnje - ferrė dhe - icė, ara qė kanė patur shkurre.

Karadere -nga turq. kara-i zi dhe dere-pėrrua.

Bajraki - nga turq. bayrak-flamur, flamurtar

Dumuzlia - nga dumuz-derr dhe suf.–lia.

Kajnak-nga kaynak-burim.

Sarimesh-nga sari-verdh.

Kala /ja-nga turqishtja qė d.m.th. fortesė.

Isar-nga hisār-objekt i ndėrtuar me gurė nė formė tė kullės

Hoduti - fjalė me kuptimin kufi.

Ēeshma kadis-nga fjala ēeşme-burim dhe kadi-gjykatės nė kohėn e sundimit osman.

Hamami i Llopatit-nga turq. hamam-banjė, vend ku janė larė ushtarėt turq.

Nė leksikun toponimik tė rajonit tė Kumanovės ėshtė pranishėm edhe elementi latin dhe ai grek.

Shullan-nga lat. solanum-diell; vend qė e zė dielli.

Palt-antroponim shqiptar me prejardhje nga lat. paulus-i vogėl.

Drumi-nga greq. drohmos-rrugė.

Nė pėrgjithėsi nė toponiminė e rrethit tė Kumanovės ėshtė i pranishėm dhe dominues elementi iliro-shqiptar.

Bellanoc-nga antroponimi Bellan.

Likovė-nga antroponimi shqiptar Lik/ a, ilir Liko.

Goshincė - nga antr. Shqiptar Gos/Goshin.

Patlishan - nga emrat e pėrveēėm Pat dhe Lis/ Lish.

Arbanashk - nga etnonimi Arbanas.

Vorri i Toskes-nga etnonimi Toskė.

Proni Dakave-topoleksemė me bazė antropo*ni*mike dhe patronimike qė shfaqeshin tek shqiptarėt Daka, Daku, Dakolli.


http://kumanova.li/modules/staff/


__________________
99% t'bukuris t'1 femnes munesh me fshi , me 1 Pallom t'lagt !
AlbaSoft Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:33.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.