Megjithatė, vazhdojnė
Tensioni i njė nate mė parė, kthehet nė qetėsi. PDK dhe LDK vazhdojnė bashkė koalicionin. Dashuri mes tyre nuk ka, por ka marrėveshje pėr mė tej. Ambasadori Amerikan Christopher Dell, me gjasė, i ka bindur Presidentin Sejdiu dhe Kryeministrit Thaēi se, megjithatė, ata e duan njėri-tjetrin
PDK dhe LDK prapė do tė bashkėjetojnė nė Qeveri.
Nuk ka zgjatur mė shumė se 12 orė lajmi se koalicioni qeveritar po shkatėrrohet. Mėngjesi i sė premtes i ka zgjuar drejtuesit e kėtyre partive me pozicione tė njėjta, siē ishin krijuar njė natė mė parė, por diēka e rėndėsishme ndodhi nė orėt nė vijim.
Tensioni ndėrmjet partnerėve tė koalicionit ka nisur tė enjten pasdite, pas lajmeve se LDK pėr raundin e dytė tė zgjedhjeve po lidhė marrėveshje koalicioni me AAKnė.
Por, PDK pretendon se LDK nuk ka tė drejtė ta bėjė kėtė gjė. Si argument, partneri i madh i koalicionit ofron marrėveshjen pėr koalicion tė janarit tė vitit 2007. Nė kėtė marrėveshje thuhet se PDK dhe LDK nė zgjedhjet lokale tė vitit 2009 dhe nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare (obligohen) tė garojnė si tė vetme dhe pa ndonjė koalicion paraprak.
Burime tė Express thonė se kanė qenė diplomatėt ndėrkombėtarė ata qė e kanė shpėtuar koalicionin nga shpėrbėrja, atėherė kur kjo dukej e pamundur. Shpėtimi ka ndodhur madje qysh nė orėt e hershme tė mėngjesit.
Sipas burimeve, dy udhėheqėsit kryesorė kosovarė, Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaēi, kanė nisur ditėn e punės me njė takim me Ambasadorin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Kosovė, Christopher Dell.
Burimet shpjegojnė se Ambasadori Dell ka qenė i vendosur pėr ta ndėrprerė ēdo diskutim pėr prishje tė koalicionit tė nisur njė natė mė herėt.
Nė ndėrkohė, Ministrat e LDKsė nė Qeveri dukej se kishin filluar ti merrnin gjėrat e tyre personale nga zyrat duke u pėrgatitur pėr largim nga Qeveria.
Kur ėshtė larguar Dell nga zyra, Sejdiut e Thaēit u kishte mbetur vetėm tė gjejnė formulimet e pranueshme nga tė dyja palėt (PDK e LDK) pėr tė njoftuar opinionin.
Mė pas, Kryeministri Thaēi ka qėndruar pėr disa orė brenda ndėrtesės sė Kuvendit duke ecur ndėrmjet zyrės sė Presidentit dhe asaj tė Kryetarit tė Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Ai ka dalė nga kjo ndėrtesė rreth orės 11 pėr tė shkuar nė zyrėn e tij.
Pak minuta mė pas, nė ndėrtesėn e Qeverisė sė Kosovės ėshtė parė tė ketė hyrė edhe Shefi i Zyrės Civile Ndėrkombėtare, Pieter Feith.
Pas kėtyre takimeve, e para qė ka lėshuar deklaratėn ka qenė Partia Demokratike e Kosovės.
Nė tė, PDK thotė se mbetet fuqimisht e pėrkushtuar pėr stabilitetin funksional tė institucioneve qendrore tė Republikės sė Kosovės dhe procesin e shtetndėrtimit.
Sipas PDKsė, Zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit, tė lira, fer dhe demokratike dhe me gjithėpėrfshirje, nuk do tė mund tė ndikojnė nė funksionimin e mirė tė institucioneve qendrore tė Kosovės.
Partneriteti i koalicionit nė nivel qendror mbetet i konsoliduar dhe i pacenueshėm e funksional, nė pajtim me Kushtetutėn dhe ligjet e Republikės sė Kosovės dhe marrėveshjen e koalicionit deri nė zgjedhjet nacionale tė vitit 2011, thotė deklarata e PDKsė, sipas sė cilės, PDK do tė vazhdojė pėrkushtimin nė filozofinė e shtetndėrtimit dhe unitetit nė prag tė procesit tė Republikės sė Kosovės nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė dhe pritjes sė njohjeve tė reja dhe proceseve integruese euro-atlantike.
Pak minuta mė vonė, Kryesia e LDKsė thirri njė konferencė pėr shtyp ku drejtues tė saj lexuan njė deklaratė me qėndrimin zyrtar tė partisė, tė parin qėkur kishin nisur tė qarkullonin zėrat pėr prishjen e koalicionit.
Por, paraprakisht, dera e Zyrės sė Presidentit ėshtė frekuentuar shumė nga zyrtarė tė lartė tė LDKsė.
Aty ėshtė parė tė hyjė e dalė Nėnkryetari i parė, Eqrem Kryeziu si dhe anėtarja e Kryesisė, Sanije Aliaj. Mė vonė nė ndėrtesė kanė hyrė edhe anėtarė tė tjerė tė Kryesisė tė ardhur nga komunat tjera tė Kosovės pėr mbledhje urgjente.
Nėnkryetari Kryeziu ka lexuar deklaratėn nė tė cilėn LDK angazhohej pėr vazhdim tė bashkėpunimit me PDKnė nė koalicionin qendror.
LDK-ja do tė vazhdojė tė angazhohet me pėrgjegjėsi pėr funksionimin dhe zbatimin e obligimeve shtetėrore qė dalin nga partneriteti nė nivel qendror, e qė ėshtė e rėndėsisė parėsore pėr funksionimin e institucioneve qendrore shtetėrore tė Republikės sė Kosovės, Presidencės, Parlamentit dhe Qeverisė, nė pajtim me Kushtetutėn dhe ligjit, ka thėnė Kryeziu.
Nė kėtė deklaratė, LDK, pavarėsisht vėrejtjeve tė PDKsė, shprehet e vendosur tė vazhdojė koalicionet pėr balotazh tė lidhura nė disa komuna me partitė tjera opozitare, veēanėrisht me Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės.
LDK-ja nė balotazh do tė krijojė partnerė tė ndryshėm lokalė sipas specifikave tė secilės komunė, ka thėnė Eqrem Kryeziu.
Kur ėshtė pyetur se si e vlerėson situatėn e krijuar deri nė momentin e rikonfirmimit tė koalicionit, Kryeziu ka thumbuar me buzėqeshje.
Po ka qenė njė aventurė interesante, ka thėnė ai.
Sejdiu e Thaēi nuk komentojnė
Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaēi nuk kanė dashur tė komentojnė rreth turbullirės. Duke dalė nga ndėrtesa e Kuvendit, gazetarėt e kanė pyetur Presidentin pėr fatin e koalicionit qeveritar. Pyetni partnerėt e koalicionit. Nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme ata e kanė pėrgjigjen, ka thėnė ai.
Ndėrsa Kryeministri Thaēi nuk ka dashur tė dalė pėrtej asaj qė ėshtė shkruar nė deklaratat zyrtare tė partive. Deklaratat e dy partive janė valide, ka thėnė shefi i Qeverisė sė Kosovės.
Tension nė Kuvend
Kur u duk se u sqarua gjithēka pėr koalicionin, tensioni nga zyrat e liderėve politikė u bart nė sallėn e Kuvendit. Atėherė kur pretendoi se u qetėsua gjithēka, nė mesditė, Kryeministri Thaēi hyri nė seancė tė Kuvendit pėr tė prezantuar para deputetėve draftin e buxhetit pėr vitin 2010. Por njė numėr i deputetėve te radhėt e ulėseve tė LDKsė e pengoi kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi pėr ta prezantuar pikėn e rendit tė ditės. Krasniqi e pėrfundoi disi prezantimin e vet, por kur Thaēi doli nė foltore, u duk i pamundur vazhdimi i seancės.
Deputeti Fatmir Rexhepi u ngrit nė kėmbė dhe kėrkoi nga Kryeministri qė tė japė sqarime pėr situatėn e krijuar nė 12-orėshin e fundit.
Zoti Kryeministėr, ēdo vendim do ta respektoj.... shtetin e Kosovės e keni rrėzuar mbrėmė, ėshtė dėgjuar tė thotė Rexhepi i LDKsė, i cili kandidon pėr Kryetar tė Gjilan dhe ka arritur balotazhin kundėr kandidatit tė PDKsė, Qemajl Mustafa.
Seanca e Kuvendit tė Kosovės nė tė cilėn diskutohej pėr buxhetin e vitit 2010, e thirrur pėr orėn 10, ėshtė shtyrė pėr dy orė. Pas reagimit tė deputetit Fatmir Rexhepi, Kryeparlamentari ka ofruar gjysmė ore pauzė dhe ka kėrkuar nga shefat e grupeve parlamentare qė ti qartėsojnė qėndrimet me deputetėt e tyre. Por seanca nuk vazhdoi mė. Ajo u shty pėr tė hėnėn me marrėveshje mes PDKsė dhe LDKsė.
Gazeta expres