Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...

Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 14-12-09, 15:04   #1
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim LDK nė balotazh

Nga Shkelzen Maliqi
Nė momentin qė po shkruaj kėtė koment, ende nuk kanė pėrfunduar votimet nė 21 komuna, ku po zhvillohet balotazhi pėr zgjedhjen e kryetarėve tė kėtyre komunave. Vetėm nesėr, e nė disa raste edhe pas disa ditėsh, do tė dihet se cili do tė jetė rezultati pėrfundimtar i zgjedhjeve lokale, me tė gjitha nuancat e sukseseve dhe tė dėshtimeve, gjė qė pastaj edhe mund tė bėhet material pėr analiza mė tė hollėsishme pėr raportin aktual tė forcave dhe zhvillimet e mundshme tė skenės politike nė tė ardhmen. Por, edhe nė kėtė ēast, jam pothuajse i sigurt se balotazhi nuk do tė sjellė ndryshime tė mėdha, nė krahasim me atė qė ka ndodhur mė 15 nėntor. PDK ėshtė e sigurt se do tė mbetet partia mė e madhe dhe me numrin mė tė madh tė komunave qė drejton, edhe nėse eventualisht nuk do t’ia dalė tė pėrsėritė suksesin e vitit 2007, duke humbur njė ose dy komuna. Pėr LDK-nė, po kėshtu, balotazhi nuk do tė prishė shumė pėrshtypjen e stabilizimit dhe tė tendencės sė ripėrtėritjes, edhe nėse balotazhi nuk do tė jetė po aq i suksesshėm sa raundi i parė i 15 nėntorit. AAK-ja, ndėrkaq, me gjasė do tė vulosė edhe me fuqishėm avancimin qė shėnoi njė muaj mė parė, duke rritur numrin e komunave qė do tė drejtojė nė katėr vjetėt e ardhshme. Ndėrkaq, pėr AKR-nė dhe LDD-nė, 13 dhjetori me gjasė nuk do tė sjellė ndonjė kthesė tė madhe, dhe kėto dy parti mbetet tė reflektojnė profilin dhe strategjinė e tyre deri nė zgjedhjet e pėrgjithshme, se si mund tė rifaktorizohen dhe tė bėhen mė imponuese nė nivelin lokal, por edhe nė atė qendror.

Pos kėtyre katėr grupacioneve tė mėdha, ekziston edhe njė spektėr i madh i partive minoritare tė cilat individualisht nuk ēojnė shumė peshė, por mund tė luajnė rol tė madh nė ndėrtimin e koalicioneve qeverisėse, aq mė parė qė edhe kėsaj here ėshtė treguar se nė Kosovė nuk ka njė subjekt politik qė do tė veēohej dhe bėhej bartės i vetėm i pushtetit.

Pas balotazhit, sigurisht se ēėshtja mė intriguese do tė jetė raporti mes tri partive mė tė mėdha, PDK-sė, LDK-sė dhe AAK-sė. Pėrderisa ėshtė e qartė se PDK-ja dhe AAK-ja pas kėtyre zgjedhjeve edhe mė shumė investuan nė thellimin e hendekut mes tyre, dhe tė paktėn AAK-ja decidivisht deklaroi se nė asnjė mėnyrė dhe kontekst nuk ėshtė e gatshme qė tė bėjė koalicion me PDK-nė (te PDK-ja ndėrkaq kishte zėra mė tė arsyeshėm se nuk pėrjashtojnė partneritetin nė koalicion me asnjė subjekt), enigma kryesore e kėtyre zgjedhjeve dhe zhvillimeve tė ardhshme mbetet LDK-ja. Duke qenė pjesė e koalicionit aktual nė pushtet, LDK gjatė fushatės dhe pas 15 nėntorit ka dėrguar vazhdimisht sinjale kontradiktore, herė se ėshtė e pakėnaqur me bashkėqeverisjen me PDK-nė dhe se mė shumė i pėrshtatet tė qenit nė opozitė, e herė duke pohuar se opozitėn e bėn vetėm nė nivelin lokal dhe se nuk e ka ndėrmend qė ta prishė koalicionin nė nivelin qendror.

Ky dualizėm i LDK-sė do tė mbetet pashmangshėm edhe pas 13 dhjetorit, cilido qė do tė jetė rezultati i balotazheve, sepse rritja e LDK-sė nuk ėshtė e mjaftueshme qė tė faktorizohet deri nė masėn qė tė shkėputet nga tutela e PDK-sė, ndėrkaq qė nuk e ka aq komode as llogarinė e rikthimit tė koalicionit me AAK-nė, pėrderisa as AAK-ja nuk e ka votėn e mjaftueshme, jo vetėm nė Kuvendin aktual tė Kosovės, por edhe nė bazė tė deklarimit tė 15 nėntorit, pėr t’i konkurruar PDK-sė. Nė tė vėrtetė, LDK-ja dhe AAK-ja sė bashku edhe mund t’i konkurrojnė PDK-sė, por nė atė rast duhet tė llogarisin qė edhe PDK-ja do tė lidhė koalicionin me AKR-nė dhe LDD-nė, me ndonjė subjekt tjetėr nga partitė e minoriteteve, ku disponimi dhe vota e pėrgjithshme e 15 nėntorit ėshtė ashiqare nė favor tė kėtij koalicioni potencial PDK-AKR-LDD, qė aktualisht kontrollon rreth 50 % elektoratit, nė krahasim me rreth 42 %, sa i kanė LDK-ja dhe AAK-ja.

Ajo natė e “famshme” e pėrmbysjes fiktive tė koalicionit aktual, e cila u demantua nė mėngjes, me gjasė edhe e ka pasur funksionin qė LDK-sė t’ia bėjė me dije se PDK-ja ka mė shumė hapėsirė manovruese pėr koalicione dhe se koketimi i LDK-sė me AAK-nė mund tė ketė pasoja mė afatgjate.

Pas balotazhit, tensionet mund tė barten tek Qeveria aktuale, qoftė nė kuptimin qė Kryeministri Hashim Thaēi do tė kėrkojė nga LDK-ja njė rikonstruktim serioz tė Qeverisė dhe njė lojalitet tė shtuar programor tė LDK-sė nė periudhėn dyvjeēare deri nė zgjedhjet e ardhshme tė pėrgjithshme, qoftė nė kuptimin e divorcit tė kėtyre partive qė do ta kėrkonte LDK-ja, por edhe PDK-ja. Tė dy variantet sfidojnė para sė gjithash LDK-nė, e cila duhet tė kryej reformėn dhe konsolidimin e brendshėm nė Kuvendin Zgjedhor nė pranverė, duke vendosur edhe pėr raportet me PDK-nė. Njė Kuvend i mėparshėm i LDK-sė qė u mbajt pas vdekjes sė Ibrahim Rugovės, pėrgjysmoi fuqinė e kėsaj partie. Kjo mund tė ndodhė edhe nė Kuvendin e ardhshėm, pėrderisa njė pjesė e protagonistėve tė ēarjes sė mėhershme ende janė nė pushtet, dhe kundėr vetės kanė grupacione tė fuqishme qė ardhmėrinė e LDK-sė e shohin ndryshe.

Nė pyetjen ēka vjen pas balotazhit tė 13 dhjetorit, mendoj se pėrgjigja ėshtė: duhet tė ndodhė edhe balotazhi nė LDK, qė tė dihet nga do tė lėvizė politika kosovare.

__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 14-12-09, 15:28   #2
filxhani
 
Anėtarėsuar: 27-11-09
Postime: 60
filxhani i dashurfilxhani i dashurfilxhani i dashurfilxhani i dashur
Gabim Titulli: LDK nė balotazh

Shkėlzen Maliqi analist i zoti,por jo i paanshėm!Ēdo analizė,koment i tij nuk ka mundėsi tė pėrfundojė pa thumbuar nė drejtim tė LDKsė,nėse jo edhe tė tjerėve,por as edhe njėherė nuk analizon PDKnė;evetmja e metė e tij,e dukshme nė publik (tjetėr as nuk mė intereson),kur dihet se ska tė pėrsosur absolute,sidomos jo nė spektrin politik tė Kosovės.Shkėlzen Maliqit nuk i mungon dija,as hapėsira pėr analiza e komente mė tė gjėra e kuptimplote,por guximi.Pse?E di ai vet!
filxhani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-12-09, 15:55   #3
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: LDK nė balotazh

Nje koment qe ,sikur tha edhe Filxhani ,e din vet pse ka harru shumecka!
Ai 50 % i njeres dhe ai 42%i tjetres ,krejt bashk bejne vetem afer 35%ose 40% te votueseve ne Kosove qe kan drejte vote!
Nuk na e ka thene asnje fjale te kujt jan keta dhe pse jan shumeice!
Nuk na e ka thene as mundesine e nje "Balotazhi"edhe brenda Partive tjera qe ,me sa duket ,eshte i pashmangshem!
Ky koalicion ne nivelin qendror ishte eshte dhe do te mbetet koalicion i interesave te ngushta individuale e asesesi koalicion i inetereseve partiake e edhe me pak shtetrore!
Cilit do qe do te marr guximin te dali jasht rendit i premtohet nje vend ministri dhe te nesermen vjen me "kmishe"tjeter!
Ketu shteti eshte jasht loje ,edhe interesi i partise edhe inetersi i qytetarit.
Ketu pushteti eshte ne loje,inetersi i individit dhe klanit e edhe interesi i forcave tjera qe Kosova te mbetet nene TUTE -ELEN e nje politike te ngatrruar dhe te acaruar ne mes te atyre qe pushtetin e politiken i mbajn bashk e inetereset ndahen ne baze te forces por jo asaj te votes se lire por te votes se improvizuar dhe qe perdoret per te hedhe hi syve!!
Ceshtja shtrohet : Votuesi a do te pranoj te ecen i verber apo do te detyrohet te gjeje rrugen neper te cilen don te ecen dhe per te cilen eshte sakrifikuar deri ne prag te zhdukjes!!
Forca politike qe do te kete guximin te ofrohet me kete 65% apo70% qe nuk votuan do te jete forca politike e cila i duhet Kososves!Sepse kjo eshte pjesa me e vuajtur dhe pjesa qe ka ,me se shumti, cka te thot.
Kjo pjese eshte harruar nga politika plotesisht por jan shume per t'i marre HARRASA!!
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga GURI SYLAJ : 14-12-09 nė 18:09
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-11-10, 20:44   #4
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: LDK nė balotazh

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga GURI SYLAJ Shiko postimin

Si duket ,qe para nje viti ,kam pas te drejte!!
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-11-10, 21:00   #5
teutaA
Born To Be Wild !!!
 
Anėtarėsuar: 06-01-08
Vendndodhja: Aty ku vlersohet njeriu ,,,
Postime: 11,686
teutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: LDK nė balotazh

kurr spo di qka eshte kah bahet a u met naj nje i mir ne ket parti a u qerediten edhe keta si tona tjerat

kush nime e meriton me u votu ne keto zgjedhje ?
__________________
Santa,,,,I'have Been Good ! :P
teutaA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-11-10, 21:19   #6
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: LDK nė balotazh

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga teutaa Shiko postimin
kurr spo di qka eshte kah bahet a u met naj nje i mir ne ket parti a u qerediten edhe keta si tona tjerat

kush nime e meriton me u votu ne keto zgjedhje ?

Isa Mustafa
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga GURI SYLAJ : 06-11-10 nė 21:20
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-11-10, 22:50   #7
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: LDK nė balotazh

LDK-ja dhe ndarja e fundit,
Jo !
LDK-ja dhe shanca e fundit.

Nėse arrin Fatmir Sejdiu tė mbajė postin e Kryetarit tė LDK-s, ku nė ekipin e tijė do tė kishte Isa Mustafėn, Skender Hysenin, Eqrem Kryeziun....
Pa Bujar Bukoshin e tė manipuluarin e tijė Ukė Rugovėn (djalin e ish liderit tė ndjer, ma qo menen si me pas morrė pej bullicav e me shti n'politik).

LDK-ja e ka nė dorė,

Po thu jo ?
Hajt se flasim prap !
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga murrizi : 06-11-10 nė 22:57
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-11-10, 02:22   #8
Etnical
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 376
Etnical i pazėvėndėsueshėmEtnical i pazėvėndėsueshėmEtnical i pazėvėndėsueshėmEtnical i pazėvėndėsueshėmEtnical i pazėvėndėsueshėmEtnical i pazėvėndėsueshėmEtnical i pazėvėndėsueshėmEtnical i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: LDK nė balotazh

Veq Isa Mustafa...

Etnical Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt

1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:22.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.