Anėtarėsuar: 31-05-09
Postime: 1,293
|
ja dhe nje mendim nga diaspora mbi takimin beograd -tirane
Nje ftese krejt e dyshimte!
Serbet vertete jane trimeruar dhe po presin me ankth rikthimin e Kosoves nen Serbine...
Natyrisht edhe nese ata arrijene te blejne gjykaten e Hages,nepemjet nje "plani in extremis" rus, Kosova vritet dhe te vret dhe lirine e fituar kurre me s'e jep!...
Sidoqofte, eshte fakt qe Tadiē e pret me interes dhe besim "fitoren" dhe, nese gjykata e Hages do te vendos padrejtesisht,(sepse s'dime se ēdo te vendos)mosnjohjen e Pavarsise se Kosoves, Tadiē rrezik te ngreje dolli, me Berishen, ne Tirane; nese ai vendim do te perkoje me ardhjen e tij ne Shqiperi!...
Te ben vertete pershtypje kjo ftese megallomane edhe per dy arsye:
Se pari ajo behet "idiotisht" (nese pranojme qe kemi shtetare debile,)kur dihet qe Serbia ka ngritur akuze...pra ka akuze,o shqiptare te nderuar, kunder Kosoves dhe,se dyti,kur edhe Greqia fqinje po pret po nje vendim gjykate, por te Gjykates Kushtetuese shqiptare,per te marre troje te reja ne jug...
Eshte tejet e dukshme loja e fqinjeve kunder nje shteti qe ka nje nivel te larte vetkombetarizimi,por nje qeverisje plotsisht ne sherbim te te huajve...
Duket qe tej se jane interesa te tjera,ato qe nxisin kete "ftese" shqiptare,per serbet, kur ata kane paditur Kosoven dhe, natyrisht, duan ta rimarrin ate,paqesisht,me nje vendim gjykate.
Mendja te shkon menjehere tek agjenturat serbogreke te cilat kane kohe (dhe njerez te blere, gjer ne qeverisjen shqiptare) qe punojne me sforco, per te kunderten tone.
Berisha, eshte etiketuar me kohe, si nje sherbetor i bindur dhe,duket,i kalkuluar mire,per situata te veshtira serbogreke...
Pseudonimet e tij te shumta agjenturore, te shpallura gjer ne parlament nga deputete vertete kombetare si, "Penecilina" apo "rezidenti",jane nje arsye me shume te besojme se gjithshka eshte "loje" antikombetare, sllavogreke, per te "minimizuar" ate qe mund te minimizohet, nese dy gjykatat vendosin ne favor te fqinjeve grabitqare...
Ftesen, dikush me naivitet kombetar, mund ta quaj si nje "marrje pervoje" per lirine e heqjes se vizave, kur ata ishin te izoluar,nen embargo,paqendrueshmeri dhe lufte,ndersa ne ishim,sipas Berishes, shume me perpara...
Kjo nuk qendrn madje asnje arsye nuk eshte justifikuese, perderisa Serbia ka padi dhe nuk njeh Kosoven...
Loja e "penecilines" duket nje rebus qe, gjithsesi, zberthehet lehte perse behet; nese nuk biem ne pusin e zi te "mirkuptimit fqinjesor" kur ne,pra ne dhe shqiptaret e Kosoves, jemi ne padi nderkombetare, prej vet Tadiēit.
Rebusi merr forme "figurative" sa naive,aq megallomane,; kur qofte edhe ne menyre simbolike jepen para per rikthimin e serbeve ne Kosove,gje qe, matematikisht, por dhe politikisht,gjalleron rikolonizimin serb dhe, te kuptohemi, jo se serbet nuk kane te drejte te rikthehen,por kjo eshte vetem ēeshtje e tyre private, se ku mund ta ndertojne jeten dhe, kurrsesi, nje ftese me para prej qeverise shqiptare qe, detyrimisht, rendon ndergjegjen tone kombetare...
Ato para,nderkohe, se pari mund te dhurohen per spitalet dhe shkollat e shkaterruara kosovare, prej serbeve, ose per familjet e deshmoreve te lirise qe jane ne veshtiresi ekonomike...
Teorite e gabuara te "fqinjesise se mire" ME GISHT NGA PRAPA,nuk jane te denja per asnje komb,aq me teper per ne shqiptaret.
Edhe deshira "per te na pare Europa se po afrohemi" nuk eshte e moralshme,kur i ftuari na ka hapur proēes gjyqesor dhe pret me te gjitha menyrat,kokeuljen tone prej gjykates se Hages.
Do te ishte ndryshe,nese Tadiē do te deklarohej se njeh lirine e Kosoves dhe ai se pari, pas kesaj deklarate te merrte mundimin te ftonte shqiptaret drejtues te Kosoves dhe te Shqiperise se bashku dhe atehere do te quhej nje kapitull i keq i mbyllur i se kaluares dhe nje drite e re,mirkuptimi dhe vllazerimi,ketej e tutje se bashku ne BE.
Por kjo nuk ka ndodhur dhe, mesiguri, nuk ka gjasa qe Serbia te njoh shpejte lirine e pamohueshme te Kosoves, ndaj dhe ftesa e Berishes eshte plotsisht e "urdheruar" nga ustllare qe punojne nate e dite kunder kombit tone qe tashme eshte zgjuar dhe kerkon e do te kerkoje, gjer ne fund, te drejtat e tij te neperkembura.
Aktualisht, fqinjet tane po kalojne vertete krize besimi, dhe rreshqitje me shqiptaret... te cilet
Shqiptaret, ne shumice e dine se te ardhmen e perbashket,normale,dinjitoze, vllazerore, me fqinjet e kane ne BE...
E keqja e shqiptareve sot eshte qeverisja e tyre qe punon edhe ajo "non stop" per fqinjet grabitqare te cilet s'duan kurrsesi "rreshqitjen" nga duarte te asaj qe moren me 1913 padrejtesisht!...
Kjo ftese "trimeron" dhe me shume jo popullin serb,por serbomdhenjte, ne Serbi, Kosove dhe, tmerresisht, ne krye te qeverise shqiptare!
Luan Shmilli, gazetar dhe Drejtor per sektorin e jashtem ne Agjencine e shtypit Europa 1, Genova, Itali.
Luan Shmill
__________________
love is beautiful and has no price
|