Pas Ligjit, do kėrkojmė tė drejtat e bashkėjetesės'
Aleanca Kundėr Diskriminimit tė personave LGBT nė Shqipėri, ka leshuar sot nje Deklarate per Media, ne te cilen thuhet:
'..Aleanca Kundėr Diskriminimit tė personave LGBT nė Shqipėri dėshiron tė informojė tė gjithė opinionin publik se ditėn e djeshme (e hėnė, 25 janar 2010) Komisioni parlamentar pėr Punėn, Cėshtjet Sociale dhe Shėndetėsisė shqyrtoi nė mbledhjen e fundit projektligjin pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Duam tė sqarojmė se ky projekligj i cili do tė kalojė gjatė ditėve tė para tė muajit shkurt nė seancė plenare, ėshtė njė hap thelbėsor qė Shqipėria bėn drejt krijimit tė tė gjithė infrastrukturės ligjore pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut.
Komuniteti LGBT (Lezbike, gej, biseksualė dhe transgender) ėshtė vetėm njė prej kategorive tė pambrojtura tė shoqėrisė qė pėrfiton nga miratimi i njė ligji tė tillė.
Kategoritė e tjera janė tė gjithė ata individė tė cilėt diskriminohen pėr shkak tė prejardhjes sė tyre, pėr shkak tė etnisė, pėr shkak tė besimit fetar (perfshi edhe komunitetin musliman qe kerkon mbajtjen e ferexheve per vajzat ne ambientet e shkollave publike), pėr shkak tė ngjyrės sė lėkurės, pėr shkak tė aftėsive tė kufizuara fizike, etj.
Pėr kėtė arsye, ftojmė tė gjithė median dhe klasėn politike shqiptare qė ta shikojnė kėtė nismė ligjore si njė ndėr hapat mė tė rėndėsishme qė shoqėria shqiptare ndėrmerr nė mbrojtje tė drejtave tė njeriut tė shprehura dhe nė kushtetutė dhe nė aktet e tjera ndėrkombėtare nė mbrojtje tė tė drejtave tė njeriut tė cilat Shqiperia i ka ratifikuar me ligj.
Kujtojmė se projektligji nė fjalė nuk ka tė bėjė aspak me martesėn brenda gjinisė. Megjithatė, komuniteti LGBT nė Shqipėri do tė kėrkojė, pas miratimit tė kėtij ligji tė drejta tė barabarta edhe pėrsa i pėrket njohjes sė tė drejtave ligjore pėr kėdo person tė kėtij komuniteti i/e cili bashkėjeton me njė partner/e tė sė njėjtės gjini.
Projektligji Pėr mbrojtjen nga Diskriminimi ėshtė njė lajm i mirė dhe njė hap pėrpara i Shqipėrisė, drejt integrimit tė familjes europiane, e cila vlerat njerezore dhe tė drejtat e kujtdo qytetari i ka prioritet, mbi prioritetet...'