Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Gjuha Shqipe
Emri
Fjalėkalimi
Gjuha Shqipe Drejtėshkrimi i gjuhės, barbarizmat, morfologjia, gramatika, sintaksa, dialektet, historia, dhe studimet mė tė fundit nė lidhje me gjuhėsinė.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 06-02-10, 13:59   #1
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Shqiperimi: zanat i veshtire

Rusia kėrkon njė Jaltė tė re
06.02.2010
Brian Whitmore
Njė vit mė parė nėnpresidenti amerikan, Xho Bajden, foli pėr njė fillim tė ri nė marrėdhėniet SHBA-Rusi. Njė vit mė pas korrespondenti i Radios Evropa e Lirė, Brian Whitmore, raporton se si shihet nga Moska politika e re e Uashingtonit.

Vladimir Putini e mbėshteti presidentin Barak Obama kur ky i fundit tha se do tė ndryshonte rrėnjėsisht planin e mbrojtjes raketore.
Por, vetėm pak muaj mė vonė, Putini e bėri Uashingtonin tė mendohej kur iu kundėrvu planit Obama. Nė dhjetor, kryeministri rus tha se plani i ri i mbrojtjes raketore amerikane prish baraspeshėn e fuqisė nė Evropė.
Ky episod ėshtė njė tregues mė shumė i ulje-ngritjeve nė marrėdhėniet SHBA-Rusi gjatė vitit tė fundit. Saktėsisht, njė vit mė parė nėnpresidenti amerikan, Xho Bajden, tha nė konferencėn e sigurisė nė Mynih, se ishte koha pėr njė fillim tė ri nė raportet amerikano-ruso.
Me gjithė disa ndryshime nė tone dhe nė atmosferėn e raporteve mes dy vendeve, ende nuk ekziston shpirti i vėrtetė i bashkėpunimit.
Analistėt thonė se pjesėrisht kjo shkaktohet nga elita aktuale ruse, e nė veēanti nga veteranėt e shėrbimeve sekrete qė rrethojnė Putinin. Ata vazhdojnė t’i shohin Shtetet e Bashkuara si rivalė qė nuk mund t’u besohet.
“Problemi kryesor ėshtė dallimi i rėndėsishėm nė objektivat strategjike mes Shteteve tė Bashkuara dhe Rusisė. Ka boshllėk nė objektivat dhe ideologji, ēfarė e bėn bashkėpunimin jo tė lehtė dhe tė kufizuar”, thotė pėr Radion Evropa e Lirė analisti nė fushėn e mbrojtjes, Pavel Felgenhauer.
Fjodor Lukianov, kryeredaktor i revistės ruse me ndikim “Russia in Global Affairs” thotė se problemi ėshtė edhe mė i thellė se kaq.
“Ka njė dėshirė tė qartė pėr t’i pėrmirėsuar marrėdhėniet, tė cilat kishin arritur nė njė pikė tė vdekur pėrpara se Obama tė merrte detyrėn. Por, ēfarė duan Rusia dhe Shtetet e Bashkuara nga njėra-tjetra nė botėn e sotme? Kjo nuk ėshtė e qartė”, thotė Lukjanov.
Pas propozimit tė Obamės pėr njė fillim tė ri nė marrėdhėniet me Rusinė, synimi ishte qė tė zhvendosej fokusi i Moskės nga ēėshtje tė vėshtira si zgjerimi i NATO-s, apo mbrojtja raketore dhe tė diskutonin pėr ēėshtje ku kishte pėrputhje interesash.
Kėtu futet kontrolli mbi armėt e shkatėrrimit nė masė, lufta nė Afganistan, apo pengimi i Iranit qė tė prodhojė armė bėrthamore. Lukjanov thotė se pjesa dėrrmuese e elitės ruse mendon se Uashingtoni kėrkon shumė nga Rusia derisa vetė ofron shumė pak.
“Ekziston njė dėshirė nga ana e Shteteve tė Bashkuara qė tė zgjidhin problemet e rėndėsishme pėr ta dhe tė fitojnė mbėshtetjen ruse pėr to. Deri tani, kjo qasje nuk ka funksionuar”, thotė Lukjanov.
Rusia kėrkon qė Shtetet e Bashkuara ta pranojnė se ish-hapėsira sovjetike ėshtė zonė e ndikimit rus nė arkitekturėn e re tė sigurisė evropiane. Administrata amerikane nuk ka pranuar ta bėjė njė hap tė tillė.
Felgenhauer thotė se Rusia po pėrpiqet tė pėrfitojė nė hapėsirėn ish-sovjetike diēka tė ngjashme siē mori nė konferencėn e Jaltės, nė shkurtin e vitit 1945, kur Lufta e Dytė Botėrore po i afrohej fundit.
“Njė lloj marrėveshjeje e tillė, ėshtė parė si e mundur nė Rusi, por kushtet janė tė papranueshme pėr perėndimin. Rusia po mendon pėr njė Jaltė tė re qė do t’i jepte kontrollin mbi Euroazinė”, tha Felgenhauer.
Njėherėsh, elita ruse beson se Shtetet e Bashkuara janė dobėsuar si pasojė e krizės ekonomike dhe pėrfshirjes nė luftėrat nė Afganistan dhe nė Irak.
Rusia synon ta pėrdorė kėtė situatė nė favor tė saj. Felgenhauer shpjegon:
“Rusia e shikon Perėndimin dhe Shtetet e Bashkuara si armikun kryesor, politik, ideologjik, ekonomik dhe ushtarak. Kėshtu shihet nga Rusia, por jo dhe nga Perėndimi. Kėto janė dallime shumė serioze qė nuk mund tė tejkalohen duke shtypur butona rifillimi”.
Situata mund tė ndryshojė, por nė Moskė po ndiqen nga afėr raportet mes Shteteve tė Bashkuara e Kinės. Obama edhe ndaj Kinės fillimisht zgjati dorėn e bashkėpunimit, por, sė fundi, deklaratat janė ashpėrsuar.
Lukjanov pohon se Moska po i ndjek me interes tė veēantė zhvillimet nė marrėdhėniet Uashington-Pekin.
“Ka filluar njė periudhė interesante, ku Shtetet e Bashkuara po pėrpiqen t’i demonstrojnė Kinės se Amerika mbetet vendi udhėheqės nė botė. Rezultati i kėtyre pėrpjekjeve do tė ndikojė seriozisht nė marrėdhėniet ruso-amerikane”, thotė Lukjanov pėr Radion Evropa e Lirė. (I.B.)
_______________________________________________

E shkėputa nga konteksti kėtė fjali :
"Me gjithė disa ndryshime nė tone dhe nė atmosferėn e raporteve mes dy vendeve, ende nuk ekziston shpirti i vėrtetė i bashkėpunimit".
Tingėllon vėrtet shqip fjala "shpirt" ne fjalinė e lartėcituar ?!
Une do e perdorja ose "frymė" , ose "disponim" por jo shpirt. Shpirti i vertete i bashkepunimit nuk tingellon shume shqip.
Ēfare mendoni ju ?
Sillni shembuj tjere te ngjashem dhe sugjerimet tuaja lidhur me zanatin e vjeter te perkthimit.



http://www.evropaelire.org/content/article/1950310.html


__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 06-02-10, 17:18   #2
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Shqiperimi: zanat i veshtire

Citim:
But substantive changes resulted as well, including a marked improvement in the rhetoric, tone, and atmosphere between Washington and Moscow. But while the barbs, bluster, and confrontation that marked much of the past decade have subsided, they have yet to be replaced by a true spirit of cooperation.

Tung Fshatari
Pėrkthimi ėshtė i saktė. Kurse, ajo qė nuk tingėllon mirė nė shqipe, ėshtė krejt tjetėr.
Spirit
, me siguri me prejardhje nga latinishtja, nė realitetduhet tė pėrdoret edhe nė shqip: shpirt.
Pra, megjithėse nė letrat (shkrimet) shqipe pėrdoret mė shpesh shprehja
frymė, nė vend tė shpirt.
Shprehjet shpirt/frymė nė letrat shqipe pėdoren gabimisht, sikurse edhe shumė shprehje tjera nė kėtė drejtim. Mund tė themi se gjuha shqipe nė kėtė aspekt ėshtė jo vetėm e varfėr, por edhe e varfėr totalisht. Thjesht: shumė shprehje janė inekzistente.



Ja ca shembuj nga gjuhėt e huaja:
SQ
Frymė/Shpirt
EN
Spirit/Soul
DE
Geist/ Seele
SK
Duh/Dusha



***


__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga 4peace : 06-02-10 nė 17:19
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:39.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.