Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 05-03-10, 16:34   #1
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Disa parime pėr zgjidhjen e problemeve familjare ...

Problemet brenda familjes janė njė e vėrtetė e natyrshme e jetės. Nė pėrgjithėsi mosmarrėveshjet lindin mes problemit qė hasim dhe gjendjes sė dėshiruar.

Dėshirat e njeriut nuk njohin kufi; por meqė dėshirat janė tė pakufizuara dhe mundėsitė tė kufizuara, mė e rėndėsishmja ėshtė fokusimi mbi mė tė rėndėsishmet, moskrijimi i rrugėve pa dalje duke u ndikuar nga problemet dhe zgjidhja e tyre nė mėnyrėn e duhur.
Problemet brenda familjes lindin mė tepėr mbi kėta ēėshtje: Mėnyra e komunikimit mes bashkėshortėve dhe pjesėtarėve tė tjerė tė familjes; Nėse ka vazhdimisht grindje apo diskutime; Marrėdhėniet e pjesėtarėve tė familjes me pjesėtarėt e tjerė dhe ndėrhyrja e tyre; Sjelljet dhe qėndrimi i nėnės dhe babait nė lidhje me fėmijėt apo tė rinjtė; Ndikimi i miqve dhe shokėve tė pjesėtarėve tė familjes; Pėrgjegjėsitė brenda familjes; Gjendja ekonomike e saj; Pakėnaqėsia e pjesėtarėve tė familjes nga dashuria dhe interesi i treguar nga vetė pjesėtarėt nė marrėdhėniet mes njėri-tjetrit.
Pėr tė zgjidhur njė gjendje problematike duhet tė pėrpiqemi tė gjejmė alternativa tė ndryshme nė mėnyrė tė informuar dhe logjike, zgjedhja e zgjidhjes mė tė pėrshtatshme nė mes kėtyre alternativave quhet ‘Zgjidhje e problemit’. Personat tė cilėt janė tė aftė nė zgjidhjen e problemeve kontrollojnė mė mirė stresin. Pikėrisht kėto persona janė tė rrezikuar mė pak nga depresioni. Me zhvillimin e aftėsive qė ndikojnė nė zgjidhjen e problemeve, problemet familjare ashtu si problemet e tjera shoqėrore do tė zgjidhen krejt lehtė.
Rreth kėsaj teme mund tė shfrytėzoni burime tė ndryshme si librat rreth zhvillimit, seminare, ndihma psikologėve etj. P.sh., martesa e njė vajze, e cila nuk ka marrėdhėnie tė mira me njerkun/njerkėn, me njeriun e parė qė i del pėrpara, pa menduar rreth kombinimit mes tyre dhe pa e njohur nga afėr, vetėm duke u bazuar tek kėshillat e shoqeve, mund tė themi qė ėshtė njė mėnyrė zgjidhjeje e pėrshpejtuar dhe e nxituar. Edhe gruaja e cila e shqetėsuar nga mosinteresi i treguar nga bashkėshorti qė sheh vazhdimisht televizor, nė vend qė tė kėrkojė rrugėt e zgjidhjes por preferon tė mendojė “ edhe unė po shoh punėn time atėherė, lėre fare”, nuk ka zgjedhur njė rrugė tė pėrshtatshme pėr zgjidhjen e problemit.

Zgjidhja e problemit ėshtė e lidhur me realizimin e kėtyre pesė proceseve qė ndjekin njėri-tjetrin:


Fokusohuni mbi problemin: Pėr tė pasur njė motivim tė mirė nė zgjidhjen e problemit personi duhet tė jetė i gatshėm pėr tė harxhuar energji dhe kohė duke rritur ndjeshmėrinė ndaj problemit. Dėshpėrimi dhe mėrzitja e lindur nga eksperiencat e hidhura tė jetuara nė tė kaluarėn mund tė pengojnė fokusimin.
Pėrkufizoni problemin: Problemet sociale ashtu si problemet matematikore zgjidhen mė mirė kur mendohen shkallė-shkallė, vlerėsohen tė njohurat dhe tė panjohurat . Prandaj pikė sė pari personi nė fjalė duhet tė njohė dhe vlerėsojė mirė ndjenjat e veta dhe tė pjesėtarėve tė tjerė tė familjes nė lidhje me problemin, sjelljet, suficiencat dhe insuficiencat dhe kufirin deri ku mund tė shkohet.
Gjeni alternativa: do tė thotė zgjedhja e mė tė mirės duke vlerėsuar tė gjitha mundėsitė qė ke pėrpara. Prisni pėr tė marrė vendimin e duhur. Pėr t’u siguruar pėr efektivitetin e zgjidhjes sė gjetur personi pasi tė pėrcaktojė alternativat duhet tė mendojė i qetė pėr pak kohė dhe tė presė.
Bėni njė vlerėsim tė pėrgjithshėm rreth zgjidhjes: duke u marrė me njė situatė problematike shihni sesa efektive do jetė zgjidhja.
Mos hyni nė rrugė pa dalje: Pėrballja me njė situatė tė re, mungesa e njohurive dhe eksperiencės, pavendosmėria nė zgjedhje, mosdallimi nė mes tė drejtės dhe tė gabuarės, tensioni i vazhdueshėm brenda familjes dhe fajėsimi i njė personi, kujtimi i sė kaluarės, ėndėrrimi i tepruar, mendimi i zhytur nė pesimizėm dhe mostregimi i njė pėrpjekjeje pėr zgjidhjen e problemit tė fut nė njė rrugė pa dalje dhe vėshtirėson zgjidhjen e problemit.


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 09-03-10, 13:00   #2
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Disa parime pėr zgjidhjen e problemeve familjare ...

1.Kurr mos i thuaj gruas e ke gabim
2.Kurr mos i kerkoo gruas qe te hekuross
3. Kurr mos i refuzoo kerkesat e gruas
4. Kurr mos jep keshilla (qe do e ndjen veten te fyer)
5. Kurr mos kritiko
6. Kur eshte ajo ne kuzhinee, aty pari mos u sillee
7.
8.
9.




__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:01.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.