Termet ne KOSOVE
Kosova ėshtė goditur, sot rreth orės 14:40, nga njė tėrmet rreth pesė ballėsh sipas shkallės sė Richterit.
Dridhja e tokės, qė ėshtė ndjerė nė tėrė territorin e vendit, ka shqetėsuar qytetarėt, ndėrkohė qė nuk ka njoftime pėr dėme materiale.
Epiqendra e tėrmetit ka qenė nė Rrafshin e Dukagjinit, afėr qytetit tė Pejės, ka njoftuar Zyra pėr Sizmologji, qė vepron nė kuadėr tė Ministrisė sė Energjisė dhe tė Minierave (MEM).
Fuqia e tėrmetit ishte rreth 5 shkallėsh tė Richterit, tha pėr Express Naim Zeqiri, drejtor i Zyrės pėr Informim nė MEM.
“Tėrmeti ėshtė ndjerė nė tėrė territorin e Kosovės. Tani pėr tani, nuk ka tė dhėna pėr dėme materiale”.
Kohėzgjatja e tėrmetit ishte rreth 5 sekonda.
Ndėrkohė, sikur raporton B92, sipas Institutit Sizmologjik tė Serbisė, epiqendra e tėrmetit ishte diku nė rajonin e Zubin Potokut, nė veri tė Kosovės.
Edhe sipas kėtij instituti, tėrmeti thuhet se ishte i fuqisė rreth 5 ballėsh tė Richterit.
Rrjetet telefonike janė paralizuar pėr disa minuta, duket pėr shkak tė ngarkesės.
Ka njoftime se shumė shkolla i kanė lėshuar nxėnėsit nė shtėpi, edhe pėr shkak tė rrezikut tė pėrsėritjes sė dridhjes.
*********************************************
Sizmografėt e Rrjetit Sizmologjik tė Kosovės kanė detektuar sot nė ora 14:38 minuta, njė tėrmet me epiqendėr gjashtė kilometra nė juglindje tė Istogut.
“Magnituda e tėrmetit ishte M=5.2 shkallė tė Rihterit, ndėrsa intensiteti nė epiqendėr VII ballė, sipas MCS-64 thellėsia 5.2 km”, thuhet nė njė njoftim tė Zyrės pėr Sizmologji, e cila vepron nė kuadėr tė Ministrisė sė Energjisė dhe tė Minierave.
“Tėrmetin e kanė ndier banorėt e rrethit tė gjerė tė Pejės, Istogut dhe tėrė territori i Kosovės. Ende nuk dihet pėr dėme nė njerėz dhe materiale”, pėrfundon komunikata e lėshuar nga Zyra pėr Sizmologji.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Giovanni : 10-03-10 nė 16:44
|