OKB; Skender Hyseni ua bėn tetė me hiē, (8:0) Tadiēit e Jeremiēit
Nju Jork, 6 Korrik, NOA - Presidenti serb Boris Tadiē, bashkė me ministrin e Jashtėm serb, Vuk Jeremiē, janė larguar nga mbledhja e Kėshillit tė Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara nė shenjė rebelimi ndėrsa po fliste kryediplomati kosovar, Skėnder Hyseni.
Pasi shkėmbyen replika me njėri-tjetrin, pėrfaqėsuesit e delegacionit serb, tė cilėt ishin nė fakt edhe kėrkuesit e kėtij takimi tė lartė tė OKB-sė, kanė vendosur ta bojkotojnė atė.
Kosova nuk ėshtė shtet, nuk ka sovranitet dhe ky nuk ėshtė vetėm qėndrimi i Serbisė por edhe i Kėshillit tė Sigurimit dhe ministri i Jashtėm kosovar duhet ta pranojė njėherė e pėrgjithmonė kėtė realitet, u shpreh presidenti i Serbisė, Boris Tadiē nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit.
Por deklarata tė tilla, duket se e kanė nxitur ministrin Hyseni tė jetė edhe mė i ashpėr me qėndrimin e tij nė OKB, duke i bėrė tė qartė delegacionit serb se Kosova nuk mund tė shpėrblejė ata qė shkaktojnė dhunėn.
Ne do tė ishim tė fundit qė do tė mbronin dhunėn pasi i jemi nėnshtruar dhunės pėr 1 shekull dhe e dimė saktėsisht se kush e ka shkaktuar kėtė dhunė", tha ai duke nėnkuptuar palėn serbe.
Fill paskėtaj, pėrfaqėsuesit e delegacionit serb janė ngritur dhe e kanė lėnė nė mes fjalėn e Hysenit, ndėrsa ai po vazhdonte tė thoshte se Kosova do tė punojė pėr tė plotėsuar tė gjitha kėrkesat dhe ankesat e popullsisė sė saj serbe etj.
n.e/NOA
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|