a thua si do te arsyetohemi ne zgjedhjet e ardhshme qe pa tjter duhet me i vizitue varrezat e deshmorve
qka do tna premtojn politikanet per tersin teritoriale te kosoves
po si kjo qeveri do ta akuzoj luften pacifiste ,e me qka don me argumentue popullin se kjo qeveri e tashme ka udh,heq luften aktive luften e armatosur
qfar do tju thot familjeve te deshmoreve ,deri me tani ka than se po e kryjna amanetin e deshmorve
po tash qfar premtimesh ka me dhan pasi qe amaneti i 150000 shqiptarve nuk po realizohet edhe pas 10 viteve
------------------------------------------------------------------------------------------
Bruksel, 7 korrik – Bashkimi Evropian ėshtė i gatshėm pėr bisedime rreth statusit tė veēantė pėr veriun e Kosovės nė pėrpjekjet pėr tė gjetur njė kompromis pėrfundimtar ndėrmjet Beogradit e Prishtinės, shkruan “EU Observer”, tė cilin e transmetojnė mediet e Beogradit. Bisedimet rreth kėsaj ēėshtje do tė mund tė fillonin posa tė marr vendimin Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė mbi legalitetin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.
Zgjidhja e problemit nė veriun e Kosovės, pėr cilin angazhohen diplomatėt evropianė, do t’u bėnte tė mundur serbėve tė atjeshėm njė lloj statusi special, tė ngjashėm me atė tė aplikuar nė Tirolin Jugor, dhe nė Irlandėn Veriore, por pa hapur negociatat rreth statusit ose ndarjes sė Kosovės.
“Autoritetet nė Beograd do tė duhej tė demonstronin qėndrim konstruktiv ndaj Kosovės, por pa detyrimin tė njohin pavarėsinė”, shkruan “EU Observer”, duke theksuar se veriu i Kosovės, pėrkatėsisht rreth 10 % e territorit nė veri tė Ibrit, nuk do tė ndahej plotėsisht ashtu siē ėshtė ndarė Republika Srpska nė BeH.
Megjithatė, serbėt nė veri tė Kosovės do tė gėzonin autonomi tė plotė, mė tė madhe nga ajo e paraparė me planin qė e ka hartuar ish-presidenti finlandez Marti Ahtisari, kurse garantues tė asaj autonomie do tė ishin Prishtina dhe Beogradi.
Nė matematikėn e komplikuar, qė e kanė prezantuar diplomatėt perėndimorė, Serbia nuk do tė ishte e detyruar tė njoh pavarėsinė e Kosovės, por do tė duhej tė mbante qėndrim konstruktiv ndaj pjesėmarrjes sė Prishtinės nė organizatat rajonale, tregti...si kundėrshpėrblim Serbisė do t’i ofrohej rrugė e lehtėsuar pėr anėtarėsim nė BE.
“EU Observer” thekson se Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe tashmė ia kanė tėrhequr vėrejtjen Serbisė se pėrpjekjet qė tė rifillojnė negociatat mbi statusin e Kosovės nuk do tė hasin nė pėrkrahje, duke propozuar qė Beogradi dhe anėtarėt e BE-sė tė hartojnė njė projektrezolutė tė pėrbashkėt pasi tė publikohet mendimi i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė mbi legalitetin e pavarėsisė sė Kosovės.
“Pala serbe e ka hedhur poshtė kėtė propozim dhe ka vendosur tė hartojė vet projektrezolutėn, tė cilėn nė shtator do ta prezantojė para Asamblesė sė Pėrgjithshme tė KB”, shkruan “EU Observer”, duke theksuar se anėtarėt e BE-sė ia kanė tėrhequr vėrejtjen Beogradit se “fushata nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė KB kundėr BE-sė pėr Kosovėn do tė kenė pasoja tė pashmangshme pėr fatin e aplikimit tė Serbisė pėr anėtarėsim nė BE”.
Mirėpo, nėse Serbia nuk do tė lobojė me agresivitet dhe tė shmangė fushata tė zjarrta, dhe nėse toni i rezolutės do tė jetė i pranueshėm pėr anėtaret e BE-sė, Londra, Parisi dhe Berlini janė tė gatshme qė nė tetor tė nisin procedurėn e kandidimit tė Serbisė pėr anėtarėsim nė BE, pėrfundon shkrimi.