Blair: I premtova Rugovės, do ta ndihmoj popullin e Kosovės
Prishtinė, 9 korrik 2010
Duke folur nė njė seancė solemne tė Kuvendit tė Kosovė, tė organizuar pėr nder tė tij, ish-kryeministri britanik Tony Blair tha se pas shpalljes sė pavarėsisė Kosovėn e pret njė sfidė tjetėr - beteja e paqes, por ka siguruar se nuk do t'u mungojė ndihma e miqve tė saj. Nė fjalimin e tij para deputetėve, Bler pasi shihej qartė se ishte nė humor, u shpreh tejet i kėnaqur me mikpritjen e kosovarėve, duke thėnė se nuk e kishte imagjinuar njė pritje tė tillė:
"Ju jeni mė tė sjellshėm me mua se sa ka qenė parlamenti im"!.
Fillimisht Blair rikujtoi takimin me Presidentin e ndjerė Ibrahim Rugova nė Londėr.
"E kujtoj sot takimin me Rugovėn nė Downing Street. Me vete kishte njė gur tė ēmuar qė ma dhuroi dhe tė njėjtin e mbaj edhe sot. Mė foli shumė pėr Kosovėn, nuk bėrtiste ishte shumė i urtė dhe mė foli me sinqeritetin mė tė madh. Mė luti dhe mė tha: 'Mos lejo qė njerėzit e mi tė vuajnė nė Kosovė'. Unė i premtova se do ta ndihmoj".
Nė vijim tė fjalimit tė tij Blair tha se ndihma qė iu ofrua Kosovės gjatė kohės sė luftės ishte ndihmė e Britanisė sė Madhe, NATO s, por mbi tė gjitha, ajo ishte arritje e popullit tė Kosovės.
"Ajo qė bėmė pėr Kosovėn ishte mundėsi e mirė pėr tė krijuar njė kapitull tė ri. Por kėtė kapitull tash duhet ta shkruani ju. Evropa udhėhiqet nga parimet e respektimit tė vlerave dhe lirive tė njeriut dhe e vetmja mėnyrė qė t“i mbrojmė kėto vlera ishte qė t“i ofrojmė Kosovės lirinė dhe pavarėsinė e saj, Pavarėsia e Kosovės ishte e drejtė dhe ajo duhet tė vazhdojė", tha Blair
Me kėtė rast Blair porositi kosovarėt qė tė mendojnė pėr zhvillimin e shtetit, pasi Kosova, siē tha ai, duhet tė jetė shtet me vlera pėr tė gjithė komunitetet qė jetojnė aty. Ai vlerėsoi se dalja e serbėve nė zgjedhjet e fundit ėshtė njė sinjal i mirė pėr Kosovėn. Rruga e shtetit mė tė ri nė botė, tha ai, ėshtė drejt Bashkimit Evropian. Por hyrja nė BE, sipas tij, kėrkon rregulla, dhe ato janė respektimi i ligjit dhe zhvillimi i demokracisė pėr njė rrugė mė tė sigurt drejt BE sė. Po ashtu, Bler tha se luftimi i korrupsionit ėshtė njė parakusht tjetėr drejt zhvillimit tė Kosovės, pasi investitorėt jashtė Kosovės duhet tė binden se Kosova ėshtė vend i sigurt pėr investime.
Gjithashtu Blair shprehu pėrkushtimin e tij pėr Kosovėn me fjalėt: "Ishte krenari imja qė tė jem dikur me ju dhe po ashtu do tė vazhdoj qė tė jem gjithnjė me popullin e Kosovės".
Nė emėr tė Kuvendit dhe popullit tė Kosovės, ish kryeministrin britanik e ka pėrshėndetur kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili shprehu mirėnjohjet mė tė thella pėr Tony Blair, si njė lider qė u angazhua nė kohėn kur Kosova kishte nevojė mė tė madhe.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
|