Piktura e Enver Hoxhės shitet pėr 3500 euro
POGRADEC- Nė njė nga sallat kryesore tė restorantit tė vilės ART, atje ku dikur ka qenė rezidenca e Enver Hoxhės, fare pranė oxhakut ku qėndronte Hoxha, ka qėndruar pėr mė shumė se njė vit njė pikturė e njė piktori pogradecar. Kjo vepėr arti, e cila kishte nė qendėr Enver Hoxhėn dhe Nexhmijen duke shėtitur nėpėr Drilon nė njė format 60 cm me 40 cm, ėshtė shitur pak kohė mė parė.
Tė gjithė klientėt u befasuan kur panė tė ekspozuar Enver Hoxhėn dhe bashkėshorten e tij nė njė nga kėndet kryesore tė restorantit. Por kur i afroheshin pikturės aty shihej nė cep edhe ēmimin e autorit tė pikturės Vangjo Vasili, 3500 euro. Padyshim qė ky ėshtė rasti i parė pas viteve 1992 qė ekspozohet nė njė ambient publik dhe lihet aty paafat deri sa tė shitet portret i diktatorit Hoxha dhe i bashkėshortes sė tij.
Burime tė informuara nga vila ART kanė thėnė se piktura u shit pėr 3500 euro dhe Driloni ėshtė ēliruar pėr herė tė dytė nga diktatori Hoxha. Ende nuk tregohet blerėsi, por burime brenda vilės ART thanė se piktura ėshtė blerė nga njė turist i huaj.
(e.n/GSH/BalkanWeb)