Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Gjuha Shqipe
Emri
Fjalėkalimi
Gjuha Shqipe Drejtėshkrimi i gjuhės, barbarizmat, morfologjia, gramatika, sintaksa, dialektet, historia, dhe studimet mė tė fundit nė lidhje me gjuhėsinė.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 24-01-11, 19:51   #1
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Vdiq ish komentatori i Gazetes Bota Sot ... Nazmi LUKAJ

Vdiq ish komentatori i gazetės “Bota sot” Nazmi Lukaj


Sot ne orėt e pasdites ne spitalin ushtarak tė Tiranės vdiq gazetari dhe publicisti i njohur Nazmi Lukaj. Nazmi Lukaj u lind n Pejė nė vitin 1964* ai kreu Fakultetin Filologjik Dega e Gjuhės dhe Letėrsisė shqipe nė Universitetin e Prishtinės. Ai punoi pėr disa vjet si profesor i gjuhės dhe letėrsisė shqipe nė gjimnazin e Pejės.
Nazmi Lukaj punoi pėr disa vjet rresht edhe si korrespodent i gazetės kombėtare “Bota sot” nga Peja* ndėrsa mė pas ishte edhe komentator i gazetės kombėtare “Bota sot”. Nazmi Lukaj shquhej me komente tė tija tė guximshme tė botuara nė gazetėn kombėtare “Bota sot” jo vetėm me zhvillimet politike nė Pejė e rrethinė* por edhe me zhvillimet politike nė Kosovė. I ndjeri Nazmi Lukaj do tė varroset nesėr nė Pejė.


Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 24-01-11, 19:57   #2
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Vdiq ish komentatori i Gazetes Bota Sot ... Nazmi LUKAJ

Ēka je ka thu breeeeeeeeee... Auuuuuuu se prita kete lajm. E kam njofte shume mire ka qene njeri ne ēdo aspekt. Ngushllime familjarve !
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-01-11, 19:59   #3
roadrunner
Shote Galica
 
Avatari i roadrunner
 
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
roadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vdiq ish komentatori i Gazetes Bota Sot ... Nazmi LUKAJ

Ngushllime.
__________________
Nuk kam firme, jam fukara

Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
roadrunner Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-01-11, 23:32   #4
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: Vdiq ish komentatori i Gazetes Bota Sot ... Nazmi LUKAJ

Nazmi LUKAJ


Tė gjithė e kemi gojėn plot me fjalėt pavarėsi dhe shtet. S’ka ditė qė nuk i shqiptojmė. Kudo qė rrimė. Kudo qė punojmė. Po* asnjėherė nuk e pyesim veten se a jemi duke i kontribuar realizimit tė shtetit tė Kosovės me veprimet tona si individė a jo? Qoftė edhe njė minut kush nuk ndalet t’i analizojė veprimet e veta se a janė konform me synimin tonė pėr pavarėsi. Pėr shtet.
E gjithė ditėn e lume s’i heqim goje kėto dy fjalė! Ne duam pavarėsinė. Shtetin. Por* nė anėn tjetėr* formojmė klane. Nė politikė. Nė kulturė. Nė shkencė. Po ku jo? Dhe kėshtu e klanizojmė shoqėrinė tonė. E klanet u bėhen digė njerėzve tė aftė pėr t’u zgjidhur nė ndonjė post shtetėror* partiak* kulturor* shkencor etj. ku do tė pėrfitonte Kosova nga aftėsia e tyre. Pse e bėjmė kėtė* pasi duam pavarėsi? Pasi duam shtet? E bėjmė se duam tė jenė nė ato poste njerėzit e klanit tonė.
Si nuk janė tanėt* atėherė tė tjerėt duhet penguar! Dhe bėjmė ēmos pėr t’i frenuar ata. Dhe bėjmė ēmos qė kudo t’i sjellim njerėzit e klanit tonė. Pavarėsisht se ata qė duam t’i ngrisim nė poste* nuk e kanė aftėsinė e atyre qė duam t’i frenojmė! E prapė gojėn e kemi plot me pavarėsi. Me shtet! A thua* shteti bėhet duke i frenuar tė aftėt* pėr ta bėrė njerėzit e klanit tonė Kosovėn tė pavarur?! Njerėzit tanė qė nuk e kanė potencialin e atyre qė duam t’i frenojmė!
S’ka nevojė t’i bėhet asnjė analizė kėsaj pytjeje. Apo jo? Pse s’ndalemi e tė mendojmė veē pak: po cili i duhet mė shumė Kosovės kudo: filani a fisteku? E* pasi t’i krahasojmė cilėsitė e atyre qė duam t’i frenojmė* me ata qė duam t’i ngrisim nė poste ēfarėdoqofshin* t’i pėrkrahim tė parėt. Pra* t’i pėrkrahim ata qė duam t’i frenojmė* pse nuk janė tė klanit tonė. Por* kush ta bėjė kėtė se? Nuk e bėjmė se duam tė jemi faktorė nė shoqėri. Dhe nuk e bėjmė dot se na bie interesi ynė personal. A s’ėshtė kjo krejt nė shpėrputhje me dy fjalėt qė aq shumė i shqiptojmė. Qė aq shumė i ambiciojmė: Pavarėsi dhe Shtet? Po. Bash krejt.
Sa keq qė tė gjithė duam tė jemi njerėz me peshė nė shoqėri. Po* more* tė gjithė nuk kemi mundėsi ta kemi peshėn njėsoj nė kandar. Ata qė kanė peshė mė tė vogėl* duhet t’ua lėshojnė kandarin atyre qė e kanė mė tė madhe. E* kėshtu* bėhet shteti* bėhet pavarėsia. Ndryshe jo. Veē e klanizojmė shoqėrinė. I bėjmė dėm asaj. I bėjmė dėm procesit tė pavarėsisė. U bėjmė dėm pėrpjekjeve pėr shtet.
Pse s’ndalemi pak* pra* e tė fillojmė tė mendojmė ndryshe. Tė mendojmė se a ėshtė mė e rėndėsishme tė jetė me peshė klani ynė a Kosova? Dhe pasi mė e rėndėsishme ėshtė Kosova* tė mos u bėhemi digė atyre qė janė mė tė aftė se ne. Se prej tyre ka dobi ajo. E jo prej klaneve* se ato e frenojnė zhvillimin e shoqėrinė sonė. Popullin tonė. I frenojnė pėrpjekjet tona pėr pavarėsi. Pėr shtet. Tė aftėt duhet t’i pėrkrahim tė gjithė. E klanet? Klanet duhet t’i shpiejmė nė muze. Pėr tė na pėrkujtuar se si nuk duhet tė veprojmė pėr tė mirėn e Kosovės...
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-11, 20:09   #5
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: Vdiq ish komentatori i Gazetes Bota Sot ... Nazmi LUKAJ

Nga Nazmi LUKAJ

Drejtėsia pėr Kosovėn* ėshtė pavarėsia e saj nga Serbia
1. Serbia* pėr ta zbutur qėndrimin e bashkėsisė ndėrkombėtare* sapo ra nga pushteti Millosheviqi* e dorėzoi menjėherė nė Hagė. Dhe pėr ta rritur gradacionin e zbutjes sė bashkėsisė ndėrkombėtare i dorėzoi* kohė pas kohe* edhe Millutinoviqin* Shainoviqin e disa udhėheqės tė tjerė tė lartė tė ish- nomenklaturės sė lartė pushtetore serbe. Bashkėsia ndėrkombėtare* e kėnaqur me kėtė akt tė pushtetit tė ri tė Beogradit* filloi gradualisht t’i japė hapėsirė Serbisė. Dhe kėshtu e riktheu faktoritetin e saj deri nė atė masė qė tė ulet edhe nė bisedime pėr tė vendosur pėr fatin e Kosovės!!! Ndėrsa disa kriminelė tė tjerė i la qė t’i dorėzojė nė njė kohė tjetėr* atėherė kur ajo tė mendojė se mund tė nxjerrė favore prej tyre nė raport me Kosovėn. Mu pėr kėtė* tash e ka dorėzuar nė Hagė ish-zėvėndėsministrin serb tė policisė* Vllastimir Gjorgjeviqin. Me kėtė potez* e krijoi efektin e parė pėrfitues nė kėtė aspekt- arriti qė ta bindė Karla Del Ponten qė tė kėrkojė tė shtyhet statusi i Kosovės* me arsyetimin se Serbia kėshtu po u zbutka qė t’i dorėzojė kriminelėt!!! Mė vonė* Serbia do tė luajė edhe me kartėn e Karaxhiqit e Mlladiqit* pėr tė kėrkuar nga bashkėsia ndėrkombėtare qė nėse dėshiron t’i dėrgojė nė Hagė kėta* atėherė ajo duhet tė heqė dorė nga pavarėsia e Kosovės!!! Dhe nėse bashkėsisė ndėrkombėtare bie pre e lojės serbe me kriminelėt e vet* atėherė do t’i krijohet vazhdimisht hapėsira kėsaj qė ta realizojė qėllimin e vet antiKosovė. Deklarata e kryeprokurores sė Hagės* Karla Del Pontes* ėshtė faza e parė kah kjo hapėsirė e synuar serbe. 2. Drejtėsia pėr Kosovėn* ėshtė pavarėsia e saj nga Serbia. E arrestimi i kriminelėve serbė* ėshtė obligim i Serbisė pėr krimet e saj nė Kosovė* Bosnjė* Kroaci e gjetiu. Eshtė edhe obligim i bashkėsisė ndėrkombėtare qė* pėrmes arrestimit tė tyre* t’ua bėjė me dije edhe politikanėve tė tashėm serbė* edhe atyre qė vinė nė pushtet nė tė ardhmen* se ēdokush qė ndjek rrugėn e Millosheviqit e kriminelėve si ky* do ta pėrjetojė tė njėjtin fat si tė kėtyre. Pra* kėto janė dy gjėra tė ndara: Kosovės i intereson qė ta ketė fatin e vet tė ndarė nga Serbia* ndėrsa bashkėsisė ndėrkombėtare duhet t’i interesojė qė ta vetėdijėsojė mentalitetin e politikės serbe se logjika kriminale ndaj popujve tė tjerė* gjithmonė do tė hasėn nė ndėshkimin e saj /bashkėsisė ndėrkombėtare/. Prandaj* fati i Kosovės* nė asnjė mėnyrė* nuk duhet tė lidhet me dorėzimin e kriminelėve serbė. Nėse i dorėzon ata* ėshtė ēėshtje e Serbisė. Po deshi tė ketė perspektivė pėr vete* i dorėzon. Nėse jo* pėr mosdorėzimin e tyre duhet tė ndėshkohet me sanksione nga bashkėsia ndėrkombėtare* deri sa tė detyrohet t’i dorėzojė ata. Kėtė gjė duhet ta kuptojė qartė Karla Del Ponte* e jo ta lidhė ēėshtjen e statusit tė Kosovės me ēėshtjen e dorėzimit tė kriminelėve. Po deshi t’i ketė nė dorė ata* Del Ponte duhet tė bėjė presion te bashkėsia ndėrkombėtare qė t’ia bėjė tė qartė Serbisė se* nėse nuk do tė ndėshkohet me sanksione ekonomike a tė ndonjė natyre tjetėr* duhet t’i dorėzojė kriminelėt. Kėsisoji misioni i saj do tė ishte nė nivelin e lartė tė pėrgjegjėsisė qė ka. Ndėrsa ndėrlidhja e statusit tė Kosovės me dorėzimin e kriminelėve* e degradon misionin e Del Pontes. Veē misionit tė saj* degradohet edhe vetė bashkėsia ndėrkombėtare* pėrballė krimeve qė ka bėrė Serbia nė shqiptarė* nė kroatė e boshnjakė. Ēdo dilemė e bashkėsisė ndėrkombėtare* pas deklaratės sė Del Pontes* e shpie kėtė kah pozicioni i startit tė degradimit tė vet. 3. Qė tė mos bie nė kėtė hendek* deklarata e Karla del Pontes duhet t’i shėrbejė bashkėsisė ndėrkombėtare* pėr t’ia tėrhequr vėrejtjen se ka bėrė njė gabim tė rėndė* qė asnjėherė mė nuk do tė duhej ta pėrsėriste. Karla Del Ponte* nėse mendon se do tė bėhet e famshme pasi t’i ketė arrestuar tėrė kriminelėt serbė* duke shkelur mbi statusin e Kosovės* duhet ta kuptojė se fama e saj nuk do tė krijohet nė kėtė mėnyrė. Fama e saj mund tė krijohet vetėm nėse duke bėrė trysni te bashkėsia ndėrkombėtare e kjo tė Serbia* tė detyrohet kjo /Serbia/ t’i dorėzojė tė gjithė kriminelėt* pavarėsisht statusit tė Kosovės. Kushtėzimi i statusit tė saj me dorėzimin e kriminelėve serbė* do ta fundosė gjithė rolin e derisotėm tė Del Pontes si kryeprokurore e Hagės. Prandaj* Del Ponte duhet tė mendojė mirė se kah po e shpie veten* nėse qėllimi i saj nuk ėshtė favorizimi i Serbisė nė raport me Kosovėn…
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-11, 20:13   #6
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: Vdiq ish komentatori i Gazetes Bota Sot ... Nazmi LUKAJ

Si lindi Ushtria Ēlirimtare pėr rajonin e Rugovės ?

Pjesė nga intervista ekskluzive e Ismail Hajdarajt* ish-komandant i Shtabit Rajonal tė Rugovės e pastaj shef i Operativės pranė Brigadės 136 pėr zonėn e Rugovės .-
Sa luftėtarė u inkuadruan fillimisht nė ushtrinė rugovase ? Me kė kontaktuat prej ushtarakėve qė tė udhėheqė me brigadėn rugovase ?
Kur bėri tentimin e parė Serbia pėr tė hyrė nė Rugovė ? Pse nuk u pėrpoqėt ta krijoni njė unitet nė strukturėn ushtarake rugovase ?
A janė tė vėrteta spekulimet se rugovasit* pas ofensivės sė parė* u kanė dorėzuar armė disa njerėzveqė kanė dalė nė Rugovė ?A ėshtė kjo e vėrtetė* apo dikush kėtė e pėrdor si alibi pėrfitimi ?
Kur dhe si u formua Brigada 136 « RUGOVA ». Pse Komanda e Shtabit e pėrforcuar me ushtarakėt Naim Maloku* Gėzim Ozreni dhe Ali Geci* gjatė ofensivės serbe* nė vend qė t’i pėrforcojnė pikat mbrojtėse* kishin marrė vendim pėr tėrheqje. A ėshtė e vėrtetė se rugovasit nuk kanė bėrė rezistencė ndaj policisė e ushtrisė serbe ? Pėr tė gjitha kėto nė intervistėn ekskluzive pėr gazetarin e mirėnjohur pejan Nazmi Lukaj * flet Ismail Hajdaraj* ish-komandant i Shtabit rajonal tė Rugovės e pastaj shef i Operativės pranė brigadės 136.

NAZMI LUKAJ: Kur u organizuan rugovasit pėr t’i bźrė rezistencė Serbisė?

I. HAJDARAJ: Rugovasit asnjėherė gjatė historisė nuk ishin nė bisht tė ngjarjeve te mėdha kombėtare* por ata ishin mu nė ballė tė tyre. Ata ishin nė Lidhjen e Prizerenit* ishin mė 18 Nėntor nė Viorėn historike* ishin tė inkuadruar nė Lėvizjen kaēake* ishin nė tė gjitha luftėrat pėrkrah vellėzerve tanė tė Plavės* Gucisė e deri nė Pazarin e Ri. Ishin pjesėmarrės nė Luftėn e Dytė Boterore* ishin aktivė gjatė rezistencės sė viteve tė 50-ta* ishin nė Demonstratat e 1968-ės* tė 1981-shit* ishin mjaft tė zės hėm nė kundėrshtimin e ndėrri meve kushtetutare tė soldateskės serbosllave* ishin mjaft aktivė nė vitet e rezistencės kombėtare tė viteve tė 90-ta.
Ēka ėshtė mė karakteristike* rugovasit e pėrqa fuan rezistencėn e armatosur* duke formuar formacionet ushta rake tė UĒK-sė nė pranverėn e vitit 1998. Disa lėvizje tė kėtilla kishte edhe mė parė* mirėpo nė kėtė kohė dolėm haptas nė Rugovė. Sė pari* filluam me grumbullimin e armatimit tė nevojshėm pėr formacionet usht arake.
Patėm takime me shumė ushtarė tė Rrafshit tė Dukagjinit* sidomos tė fshatit Strellc* pėr tė bashkėpunuar nė fumizimin me armė. Nė fillim* organizuam rojet nėpėr secilin fshat. Rojet e para posedonin armatimin vetanak* i cili nuk ishte i pakėt pėr kėtė formė tė organizmit. Pastaj* morėm edhe konvojin e armatimit tė sjellė nga Shqipėria* tė blerė nga mjetet e tubuara nga bash katdhetarėt tanė nė Gjermani. Kėshtu* lindi Ushtria Ēlirimtare pėr regjionin e Rugovės.

NAZMI LUKAJ: Sa luftėtarė u inkuadr uan fillimisht nė ushtrinė rugovase?

I. HAJDARAJ: Nė fillim* kishte arsye pėr njė konspiracion* ngase shėrbimi sekret serb ishte i orga nizuar rnirė. Mu pėr kėtė* nė fil lim ishim relativisht pak. Mirėpo* me aktivizimin e rojave numri ynė ėshtė rritur gjithnjė. Fillimisht ishim: Demė Dashi* Isa Rr. Nikēi* Selman Lajēi* Fazli Muriēi* Idriz Kurbogaj* Malė Zekaj* Sali Lukaj* Sokol Muriēi* Tahir Cukaj* Rexhep Hajdaraj* Haxhi B. Nikēi. Ramiz Muriēi. Sali R. Lajēi. Nga Selmani kemi kuptuar se edhe vėllai i tij ( Sali B. Lajēi) ishte nė kėto rrjedha. (…)
Pse ndodhi ndarja e shtabit tė UĒK-sė pėr Rugovė?

NAZMI LUKAJ: Disa veta pohojnė se ishin komandantė tė parė tė UCK-sė nė kźtė trevė. CiIa ėshtė e vėrteta?

I. HAJDARAJ: Ne fillim nuk ka pasur asnjė tė tillė tė emėruar. Kėtė emėrim mund ta bėnin vetėm institucjonet e Kosovės* e jo individėt ose grupacionet e ndryshme. Fundi i fundit* emėri mi bėhet duke u bazuar nė profe sionalizėm. E* asnjėri nga ne nuk kishim kėtė profesion (nuk ishim ushtarakė). Nė jetė* rrethanat ndi kojnė nė mėnyrėn e sjelljės. Sulmi i forcave serbe* qė i bėnė Rugovės mė 24 gusht 1998* na shtyri qė t’i emėrojmė koman dantėt ushtarakė.
Mė 26 gusht 1998* nga ushtarėt e shumtė* tė cilėt e kishin veshur uniformėn e UCK-sė* formuam Shtabin Rajonal tė Rugovės* dhe i bėmė kėto emėrimi: unė u caktova komandant i shtabit* Naim Dashi komandant i Operativės pėr Zonėn I* Ramiz Muriēi – komandant i operativės pėr zonėn II* Idriz Kurbogaj* komandant i PU-sė Demė Dashi – kryeshef pėr ēėshtje shėndetėsore. Sali Lukaj (nuk kishtendonjė pėrcaktim)* Sali Lajēi (gjendej nė Shqipėri pėr armatim)* Besnik Lajēi e Sylė Muriēi pėr vėzhgim dhe Selman Lajēi* i cili u emėrua zėdhėnės i shtabit.

NAZMI LUKAJ: Cilat ishin peripecitė e rugovasve?

I. HAJDARAJ: Peripecitė e rugovasve ishin tė shumta. Ishte e ditur se lufta do tė vazhdojė gjatė. Dimėrat janė shumė tė vrazhdė nė Rugovė. Duhej tė sigurohej buka* sė paku pėr 20 000 banorė (momentalisht Rugova banohej me rreth 10.000 banorė).
Na llogariteshim edhe pėr 10.000 tė tjerė tė zhvendosur nga rrafshi i Dukagjinit. Pėrgatitjet duhej tė bėheshin sė paku pėr 10 muaj. Na mungonin edhe ekipet e mjekėve dhe ambulancat. Gjatė tėrė kohės jemi pėrballuar me njė fluks tė madh tė tė zhvendosurve ( me popullatė* por edhe ushtarė* qė nė disa raste ishin edhe dezerterė).
Ekzistonin dy rryma. Rryma institucionale e UCK-sė* tė cilėn e pėrmbaja une dhe shumica e ushtrisė

NAZMI LUKAJ: Pse nuk u pėrpoqėt ta krijoni njė unitet nė strukturėn ushtarake rugovase?

I. HAJDARAJ: Po* kėtė s’mund e arritėm pėr shkaqe tė theksuara mė lart. Ekzistonin dy rryma. Rryma institucionale e UCK-sė* tė cilėn e pėrmbaja unė dhe shumica e ushtrisė. Kėtij koncepti i ishin betuar 312 ushtarė rugovas* me rastin e solemnitetit tė betimit.
Kėtė asesi nuk dėshiroja ta tradhtoja. Rryma tjetėr ishte ajo jashtinstitucionale. Kėshtu qė edhe te ne u paraqit lufta e egėr pėr pushtet. Kėtė rrymė e pengonte pa masė inkuadrimi i anėtarėve tė LDK-sė dhe udhėheqjes sė saj nė radhėt e UCK-sė. Ne* si LDK* gjatė periudhės sė luftės*patėm vėnė moratorium partiak.

NAZMI LUKAJ: Forcat serbe u detyruan tė tėrhiqen nga Shtupeci i Madh* mė 28 tetor 1998. Kush dhe kur erdhi nė Rugovė pėr tė komanduar me UCK-nė* dhe kush e dėrgoi atė?

I. HAJDARAJ: Meqė ushtria e UCK-sė nė Rugovė ishte e ndarė nė dy taborre (ėshtė ndarė mė 28 tetor* 1998) ishte mėse e nevojshme tė ribashkohet. Andaj kėrkuam nga Ministria e Mbrojtjes qė tė dėrgojė pėrforcim me kuadėr profesional.
Kjo Ministri* mė 27 dhjetor 1998* dėrgoi nė Rugovė ushtarakun Florim Ēelaj. Ai ishte i mirėseardhur nga ushtarėt e Shtabit Rajonal* qė e pėrbėnin 172 ushtarė* dhe nga tė gjitha shtabet lokale.

NAZMI LUKAJ: Pas bisedave dyjavore* arritėt qė mė 14 janar 1999 tė bėni promovimin e Brigadės 136 “RUGOVA”. Patėt sukses nė kėtė drejtim?

I. HAJDARAJ: Pas formimit tė Brigadės* numri i ushtarėve rriti shifrėn nė 2005. Ky numėr ishte kaq* sepse shtabi tjetėr kishte pėrafėrsisht 30 ushtarė. Pėr komandant brigade u emėrua Florim Qela* kryeshef i Shtabit Sali B. Lajēi* kryeshef i Operativės Ismajl Hajdaraj* dhe kėshtu me radhė. Me rėndėsi ėshtė se u formuan tė gjitha njėsitė e domosdoshme tė Brigadės. (…)
NAZMI LUKAJ: Flitet e pėrflitet se Rugova nuk rezistoi. Cili ėshtė komenti yt lidhur me kėtė?

I. HAJDARAJ: Rugovės dhe ushtrisė sė saj nuk iu dha shansi pėr tė luftuar mė shumė. Kjo ndodhi pėr arsye se iu bė hile* me qėllim qė tė mos dėshmohet Rugova si trevė. Rugova dhe rugovasit* respektivisht ushtarėt e saj* ishin lidhur me institucionet e Kosovės dhe i njihte ato.
Me kėtė* lidhet hilja e zotėrinjve Naim Maloku* Bislim Zyrapi dhe alamet ushtarakėve tė tjerė. Pėrkundėr kėsaj* Ushtria Clirimtare e Rugovės pėr njė kohė shumė tė gjatė mbajti tė lirė territorin e Rugovės* dhe e bėri tė pamundshėm lidhjen e Serbisė me Malin e Zi.
Po ashtu* mundėsoi tėrheqjen e dhjetėra mijėra tė ikurve nga tė gjitha pjesėt e Kosovės* mundėsoi furnizimin me armatim* bėri bartjen e tė plagosurve nga frontet e luftės* mundėsoi strehimin dhe tėrheqjen e ushtarėve nga Rrafshi i Dukagjinit. Kėto ishin tė bėrat e Rugovės. Mjafton qė ajo iu bashkangjitluftės kundėr Serbisė edhe kėsaj radhe. Dihet se ēfarė luftėrash kanė bėrė rugovasit edhe nė luftėrat e tjera kundėr Serbisė dhe pushtuesve tė tjerė.

Intervistoi: Nazmi Lukaj

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Peja-Boy : 25-01-11 nė 20:14
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-11, 20:16   #7
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: Vdiq ish komentatori i Gazetes Bota Sot ... Nazmi LUKAJ

Nga:Nazmi LUKAJ
1. Kėto ditė* disa zėra nga skena jonė politike kanė kėrkuar qė sivjet tė mbahen zgjedhjet nė Kosovė* pa e analizuar mirė se sa e dėmshme do tė jetė pėr tė mbajtja e tyre. Ose i kanė analizuar mirė* por ambicia pėr t’u ngjitur nė pushtet ua kanė errėsuar sytė para pasojave qė do tė sillte mbajtja e tyre* qė automatikisht nėnkupton shtyrjen e statusit tė Kosovės. Rrjedhimisht* shtyrja e statusit pėr vitin tjetėr* do tė thotė shtyrje e tij edhe pėr disa vjet tė tjera. Pse edhe pėr disa vjet tė tjera?
Sepse ky mobilizim i bashkėsisė ndėrkombėtare pėr ta zgjidhur sivjet statusin e Kosovės* vitin tjetėr do tė jetė shumė mė i zbehtė. E vit pas viti do tė jetė gjithnjė e mė i dobėt. Kjo ėshtė pasoja e parė qė do tė sillte mbajtja e zgjedhjeve sivjet* pa u pėrcaktuar statusi i Kosovės. Pasoja tjetėr katastrofale pėr Kosovėn ėshtė se ato do tė mbaheshin nėn rezolutėn e njėjtė tė Kombeve tė Bashkuara* e cila nuk e ka paraparė Kosovėn jashtė Jugosllavisė. Me rezolutėn qė ėshtė ende nė fuqi* Kosova ende ėshtė pjesė e Jugosllavisė* alias Serbisė* qė* sipas saj(rezolutės 1244)* kjo e fundit mban tapitė e nocionit Jugosllavi. Mbajtja e zgjedhjeve* pa u ndėrruar rezoluta nė fjalė* do tė thotė qė shqiptarėt ta vulosin me dorėn e vet mbetjen nėn Serbi. Se po qe se sivjet do tė mbaheshin zgjedhjet pa u pėrcaktuar statusi i Kosovės* tė gjitha pėrpjekjet e politikės sonė nė tė ardhme pėr ta pavarėsuar vendin* do tė ishin tė kota. Pse? Sepse do tė merrte pėrgjigjen nga bashkėsia ndėrkombėtare se vetė shqiptarėt e vulosėn keq fatin e tyre me dorėn e vet* andaj s’ka mundėsi tė tjera qė kjo t’ua realizojė ambiciet pėr pavarėsi.
2. Prandaj* ajo pjesė e politikės sonė qė synon mbajtjen e zgjedhjeve pėr sivjet* duhet ta analizojė mirė se ku e shpiejmė Kosovėn me to. Zgjedhjet janė vetėm njė hapėsirė qė do t’i jepet bashkėsisė ndėrkombėtare( kuptohet se kėtė qėllim nuk e kanė tė gjitha shtetet qė e pėrbėjnė)* pėr t’u liruar ajo nga obligimi qė ka pėr ta pavarėsuar Kosovėn. Zgjedhjet* pra* nėnkuptojnė qė tė fajėsohesh nesėr nga bashkėsia ndėrkombėtare se ne vetė e kemi dėmtuar procesin pėr pavarėsinė e Kosovės. Edhe shteteve mė mike tė Kosovės* ose* thėnė ndryshe* qė duan drejtėsisht ta zgjidhin ēėshtjen tonė* e qė do tė mund tė jepnin sygjerime* ose qė kanė dhėnė pėr mbajtjen e zgjedhjeve sivjet* politika jonė duhet t’ua shpjegojė pasojat pėr Kosovėn. Edhe ajo pjesė e politikės qė nuk e ka analizuar mirė dėmin qė sjellin zgjedhjet nė fjalė* ose qė pėr ambicie pushtetore kėrkojnė mbajtjen e tyre* duhet ta kuptojė se pėrveē dėmit qė do t’i shkaktohej Kosovės nė arenėn ndėrkombėtare* kėto nuk do tė ndikonin aspak pėr t’u ndėrruar konfiguracioni politik aktual* sepse sėrishmi LDK-ja do tė dilte partia mė e madhe* pėr shkak se kjo nuk ka humbur simpatinė e vet nė elektorat* pasi pėrgjegjėsinė pėr statusin e Kosovės nuk e ka vetėm LDK-ja. Pėr mosrealizimin e statusit tė Kosovės deri mė tani* nuk mund tė fajėsohet vetėm kjo parti* por tė gjitha partitė e rėndėsishme te ne. Me krijimin e Grupit tė Unitetit* pėrgjegjėsia lidhur me statusin e Kosovės* ėshtė shpėrndarė nė tė gjitha partitė tona tė rėndėsishme politike. Simpatia ose antipatia ndaj tyre krijohet nėse realizohet ose jo pavarėsia e Kosovės sivjet* siē ėshtė thėnė e thuhet jo vetėm nga politika jonė* por edhe nga mjaft qarqe politike ndėrkombėtare. Nėse nuk zgjidhet statusi i Kosovės sivjet* tė gjitha partitė politike do tė pėsojnė nė elektorat. E* nėse kėtė njė pjesė e politikės sonė e ka kuptuar* dhe nga kjo frikė dėshiron t’i mbajė zgjedhjet* pushteti qė synohet te merret prej saj* do tė jetė pushtet qė Kosovėn e shpie nėn Serbi* sepse do tė jetė pushtet i zėnė nė zgripc* prejt tė cilit asnjė shtet yni mik nuk do tė mund ta shpėtonte pėr t’ia dhėnė mundėsinė e realizimit tė pavarėsisė sė Kosovės. Ēdo parti politike* qė synon tė vijė nė pushtet* pa i llogaritur pasojat negative qė do tė mund ta godisnin rėndė Kosovėn* do tė vijnė nė njė pushtet tė nėnpushteshėm. Thėnė ndryshe: pėr 4-5 vjet* pushteti ynė do tė ishte nėnpushteti i Serbisė. Prandaj* nė kėtė pikė politika jonė duhet t’ia parashtrojė vetes njė kujdes tė veēantė* qė tė mos na rrėshqasė pavarėsia nga duart me fajin tonė

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Peja-Boy : 25-01-11 nė 20:16
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-11, 20:20   #8
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: Vdiq ish komentatori i Gazetes Bota Sot ... Nazmi LUKAJ

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga valiii Shiko postimin
Ēka je ka thu breeeeeeeeee... Auuuuuuu se prita kete lajm. E kam njofte shume mire ka qene njeri ne ēdo aspekt. Ngushllime familjarve !
Kanceri spo Pyet ...edhe pse e ka pas terpain e fundit kete nuk ja doli ta kaloj me sukses ...
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-11, 20:23   #9
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: Vdiq ish komentatori i Gazetes Bota Sot ... Nazmi LUKAJ

Prishtinė* 25 janar 2011 – Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės* dr. Isa Mustafa i dėrgoi njė telegram ngushėllimi familjes Lukaj* e cila humbi mė tė dashurin e saj* gazetarin dhe publicistin e dalluar* Nazmi Lukaj.
Nė vazhdim po e japim tekstin e kėtij telegrami:
E nderuara familje Lukaj*
Me dhembje tė thellė morėm lajmin e hidhur pėr shkuarjen nė amshim tė z. Nazmi Lukajt* publicist yni i shquar* i cili vite me radhė punoi me zell tė madh pėr informimin e drejtė tė qytetarėve tė vendit pėr tė gjitha zhvillimet politike* shoqėrore* sociale e kulturore.
Nazmi Lukaj ka shtjelluar me pėrgjegjėsi dhe konstruktivitet tė pėrhershėm tema tė shumta* duke u dalluar sidomos me gjykimin e matur tė proceseve politike nėpėr tė cilat ka kaluar vendi ynė.
Veprat e tij publicistike* komentet dhe analizat e shumta qė ai ka botuar nė shtypin shqiptar i kanė siguruar Nazmiut njė vend meritor nė panteonin e vlerave bashkėkohore tė publicistikės sonė.
Nazmi Lukaj do tė kujtohet gjithmonė me nderim nga tė gjithė lexuesit dhe miqtė e tij tė shumtė* tė cilėt pėrherė e vlerėsuan penėn e tij.
Shpirtėrisht dhe nė lutje jemi me Ju nė kėto ēaste pikėllimi!
Zoti e bekoftė Nazmi Lukajn dhe familjen e tij!
Me respekt*
Dr. Isa Mustafa* Kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-11, 20:31   #10
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: Vdiq ish komentatori i Gazetes Bota Sot ... Nazmi LUKAJ

Nga Nazmi Lukaj

Pse nuk realizohet iniciativa pėr rivarrosjen e eshtrave tė ministrit tė mbrojtjes* Ahmet Krasniqit?



Shtypi i djathtė nė Kosovė ka bėrė mirė qė edhe njėherė e ka riaktualizuar zbulimin e vrasjes sė Ahmet Krasniqit. Dhe kėtė ēėshtje duhet ta trajtojė vazhdimisht* pėrderisa kriminelėt dhe urdhėrdhėnėsit e tyre tė arrestohen e tė dėnohen pėr krimin qė kanė bėrė. Nė Shqipėri e Kosovė kjo temė kurrė s’duhet tė ndalet* sepse ajo ishte njė vrasje shumė e rėndė* se ajo vrasje pati tronditur tėrė Kosovėn* kur ajo po ecte nė tehun e thikės milosheviēiane


Kanė kaluar disa vjet qė kur nė Tiranė u vra komandanti i Forcave tė Armatosura tė Kosovės* Ahmet Krasniqi. Ai u vra nga grupet kriminale* pėr t’i shuar pėrpjekjet e forcave qė i komandonte ai* nė luftė pėr ēlirimin e Kosovės* dhe qė kjo luftė tė udhėhiqej nga tė preferuarit e kėtyre grupeve. Edhe vrasėsit e Ahmet Krasniqit vazhdojnė tė shėtisin tė lirė. Nuk dihet vetėm nėse jetojnė nė Shqipėri a nė Kosovė. Janė pėrmendur si vrasės tė mundshėm tė tij disa emra. Madje* pėr ta* ėshtė shkruar disa herė edhe nga gazetarėt e “Bota sot”. Variante tė ndryshme se kush ka qenė i implikuar nė vrasjen e komandant Krasniqit* kanė shpalosur edhe mediat e djathta nė Shqipėri. Vrasja e tij ishte njė oguri i zi* qė paralajmėroi vrasje tė reja* tė cilat edhe ndodhėn nė Kosovėn e pasluftės* e qė i organizoi e njėjta dorė vrastare. Ata qė kishin dhėnė urdhrin pėr vrasjen e tij* e kishin festuar kėtė akt tė shėmtuar. Dhe e kishin arsyetuar me argumentin e rrejshėm se “ky e kishte penguar luftėn” (!!!). Ndėrsa ky nė Shqipėri kishte shkuar pėr ta organizuar atė dhe pėr tė qenė ajo sa mė efikase. Kėtė “arsyetim” e shoqėruan edhe me njė varg thashethemesh tė tjera* ashtu siē di ta projektojė truri i thashethemxhinjve. Nuk u kėnaqėn qė e vranė fizikisht* por donin t’ia vrisnin edhe kontributin kombėtar* vetėm pse ai luftėn donte ta organizonte profesionalisht* dhe vetėm pse ishte komandant i Forcave tė Armatosura tė Kosovės. Thua se urdhėrdhėnėsit dhe vrasėsit e tij nuk mund ta bėnin luftėn kundėr Serbisė* pa i luftuar edhe forcat e FARK-ut!!! Para se ta vrisnin kriminelėt* ai u ēarmatos nga forcat e rendit tė Shqipėrisė* kur nė pushtet ishin socialistėt. Varri i Ahmet Krasniqit mbeti ndėrgjegje e vrarė e atij pushteti.
Eshtrat e Ahmet Krasniqit “prehen” ende nė vendin ku iu shua jeta* nė Tiranė. Disa herė u shkrua e u morėn iniciativa qė eshtrat e tij tė rivarrosen nė Kosovė* pėr lirinė e sė cilės ishte pėrpjekur ai dhe tė parėt e tij. Por* iniciativa pėr kėtė* nuk u realizua ende. Tash mė nė pushtetin e Shqipėrisė nuk janė socialistėt. Atje u bėnė tri vjet qė populli e riktheu njeriun qė e shkatėrroi komunizmin nė Shqipėri* dr. Sali Berishėn. Demokracia u rikthye atje* duke ua zėnė frymėn grupeve kriminale qė vrisnin nė Kosovė* e gjenin strehim atje. Kjo rrugė u ėshtė mbyllur. Prandaj edhe krime politike nė Kosovė* s’ka mė. Nė kėto rrethana* ku demokracia ka zėnė rrėnjė tė thella andej e kėndej kufirit qė ndan tė njėjtėn tokė* nė Shqipėri e Kosovė* janė krijuar kushtet qė eshtrat e Ahmet Krasniqit tė rivarrosen me nderime tė larta. Dhe t’i ngrihet pėrmendorja kėtu* pėr t’u pėrjetėsuar kontributi i tij kombėtar. Ata qė e morėn iniciativėn pėr rivarrosjen e eshtrave tė kolonel Krasniqit nė Kosovė* tash* sa mė shpejt* duhet ta realizojnė kėtė ide. Varri i tij do tė jetė ndėrgjegje e vrarė e atyre qė ia shuan jetėn. Ndėrsa pėrmendorja - krenaria e kėtij kombi* qė nxori njė atdhetar si Ai.

Tash po flitet e po shkruhet gjithnjė e mė shumė pėr zbulimin e kėtij rasti tė shėmtuar. A kishte rast mė tė shėmtuar se tė tė vritet ministri i Mbrojtjes nė Shqipėri* nė tokėn shqiptare* qė Ahmeti e deshi aq shumė. Shtypi i djathtė nė Kosovė ka bėrė mirė qė edhe njėherė e ka riaktualizuar zbulimin e vrasjes sė Ahmet Krasniqit. Dhe kėtė ēėshtje duhet ta trajtojė vazhdimisht* pėrderisa kriminelėt dhe urdhėrdhėnėsit e tyre tė arrestohen e tė dėnohen pėr krimin qė kanė bėrė. Nė Shqipėri e Kosovė kjo temė kurrė s’duhet tė ndalet* sepse ajo ishte njė vrasje shumė e rėndė. Se ajo vrasje e pati tronditur tėrė Kosovėn* kur kjo po ecte nėpėr tehun e thikės millosheviēiane - tė jesh a tė mos jesh. Kur Kosova kishte shumė nevojė pėr njerėz si Ahmet Krasniqin. Por* sė pari* duhet tė kthehen eshtrat e tij nė Kosovė dhe tė varrosen me nderime tė larta kombėtare* sepse Ahmet Krasniqi* me veprimtarinė e tij kombėtare* kėtė e meriton. Dhe eshtrat e tij duhet tė kthehen urgjentisht* ndėrsa shkrimet pėr tė duhet tė vazhdojnė nė kėrkim tė zbulimit tė akterėve tė krimit. Pėr kthimin e eshtarve tė tij* duhet tė angazhohen tė dy qeveritė- edhe e Kosovės* edhe e Shqipėrisė. Ky ėshtė njė obligim qė duhet ta realizojnė kėto qeveri* pėr hir tė Kosovės dhe pėr hir tė shqiptarisė nė pėrgjithėsi…

Nga Nazmi Lukaj

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Peja-Boy : 25-01-11 nė 20:32
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-11, 22:09   #11
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vdiq ish komentatori i Gazetes Bota Sot ... Nazmi LUKAJ

Eshte shume per keqeardhje humbja e Nazmiut ne kete moshe te re!
Do te mbetet ne kujtese per guximin dhe kontributin e tij ne sherbim te se vertetes ne fushen e gazetarise* e te tillet fatkeqesisht i mungojne shume* shume fjales se shkruar per dallim nga zhgarravitesit e 50 ojrave* qe te bejne hero sa here tu thuash!

Lavdi i qofte jetes* pendes dhe verpres se tij te guximshme ne sherbim te se vertetes* e njeherit ngushellime familjareve* te afermeve dhe miqeve te tij!
__________________
Unė nuk jam i pari, por jam Nr.1 !kėte qė po e shkruaj e din edhe ti !!!

...sikur une te isha ti, me miliona here do i lutesha Zotit te jam une !!!

http://www.youtube.com/watch?v=HV5GQkDbKpM
Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-11, 22:44   #12
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Vdiq ish komentatori i Gazetes Bota Sot ... Nazmi LUKAJ

ngushtllime familjes te ndjerit

i leht i qoft dheu i i kosoves
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-01-11, 18:59   #13
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Vdiq ish komentatori i Gazetes Bota Sot ... Nazmi LUKAJ

" Marr rastin ti shpreh ngushllimet me te sinqerta familjes rugovase Lukaj*me banim ne PEJ!
Zoti ju dhashte kurajo per ti perballua kesaj dhimbje shum te rend.Ju keni humbur me te shtrenjtin*birin*bashkshortin*si dhe baban e femijve*ne kohen kur me se shumti ju eshte dashur ta keni pran.
Por jeta i ka keto fatkeqsi* te cilat te godatin pertej mase*dhe atehere kur si presim*valle!

Ndaj*Nazmiu u prehte ne paqe* veprat e Tij u befshin drite per Kosoven.LAVDI


Me nderime
Natyra-rugovase.


natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:57.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.