tipi engjellor
Anėtarėsuar: 30-03-10
Vendndodhja: aty ku jeton dashuria
Postime: 14,540
|
Frika e humbjes sė tjetrit e kthen xhelozinė nė sėmundje
Xhelozia ėshtė njė emocion, edhe pse nė tė shumtėn e herėve i padėshirueshėm, qė shfaqet kryesisht pėrmes tri karakteristikave: nevojė pėr ekskluzivitet, posedim, apo frikė nga braktisja. Megjithatė, trajtimi i xhelozisė nuk mund tė kuptohet jashtė kontekstit nė tė cilin ndodh. Ajo ēfarė ėshtė shqetėsuese nuk ėshtė xhelozia nė vetvete, por pasojat e saj, pasi nė tė shumtėn e herėve ajo shkakton stres dhe dhimbje tek personi. Ashtu si nė rastin konkret, shpesh individi nuk ėshtė i vetėdijshėm pėr forcėn e saj shkatėrruese. Ky emocion lind si njė reagim i ardhur jo gjithmonė nga njė kėrcėnim real, por edhe imagjinar, nė njė marrėdhėnie tė rėndėsishme. Xhelozia mund tė jetė normale kur bazohet nė realitet dhe dezluzione, kur ajo vjen thjesht si pjellė e fantazisė. Nė kėtė kontekst nganjėherė ajo mund tė konsiderohet si e shėndetshme: nė ēdo ēift qė ėshtė i ngjizur prej dashurisė ekziston ankthi i fshehtė i humbjes sė tjetrit. Pak xhelozi, me kusht qė tė mos bėhet persekutuese, duket se e kėnaq partnerin, pasi tregon interes pėr tė.
Frika e braktisjes shkakton xhelozi
Frika e braktisjes bėn pjesė nė inventarin psikik tė ēdo njeriu. Por nėse pjesa mė e madhe e mendimeve tona vėrtitet rreth idesė sė humbjes sė tjetrit, atėherė xhelozia mund tė kthehet nė sėmundje. Padashur ajo mund tė tė krijojė ankth, dyshim qė kthehet edhe nė makth, prej tė cilit gjeneron njė agresivitet persekutues ndaj partnerit. Nė raste tė tilla kemi tė bėjmė me xhelozi patologjike. Kjo lloj xhelozie, qė vjen nga tė menduarit delirant, shpesh shfaqet e shoqėruar edhe me tė tjera shqetėsime si depresioni, alkoolizmi e tė tjera, qė kanė lidhje me personalitetin. Karakteri i xhelozisė formohet qysh nė fėmijėri nė fakt, kur fėmija fillon tė ndjehet i pėrjashtuar nga lidhja me prindin me seks tė kundėrt. Shumė njerėz mund tė kenė konflikte tė brendshme tė pazgjidhura, tė mbartura nga fėmijėria. Dhe i pėrjetojnė kėto konflikte si dobėsi, pasiguri dhe frikė, ndaj kur befas bien nė dashuri, e cila ėshtė reciproke, dobėsia, frika dhe pasiguria sikur zbehen: ndjehen tė dashuruar, edhe pse nuk janė tė perfeksionuar. Pra, ėshtė dikush qė i pranon. Ndjehen tė realizuar, tė sigurt. Por kur kjo dashuri u kėrcėnohet, frika dhe pasiguria qė mendonin se i kishin flakur pėrgjithmonė kthehen me forcė prapė tek ata. Nėse personi qė ata dashuronin, personi qė mendonin se i donte dhe ia pranonte me gjithė tė metat e tyre i braktis pėr njė tjetėr, pastaj u duket sikur ska mė shpresa pėr ta, nuk mund tė ndjehen mė sėrish tė sigurt, as nė ato gjėra qė mė parė i pėlqenin tek vetja.
Imazhet romantike
Tė gjithė kemi prirje tė krijojmė imazhe romantike pėr zgjedhjen e tė dashurit tonė. E zhvillojmė kėtė imazh shumė herėt nė jetė, bazuar nė eksperiencat tona gjatė fėmijėrisė dhe mėnyra se si na kanė trajtuar qė fėmijė ndikon shumė nė kėtė zhvillim. Arsyeja ėshtė se kėto trajtime mbeten shpesh ende ēėshtje tė pazgjidhura brenda nesh. Si tė rritur ne kėrkojmė njė person qė tė pėrshtatet me imazhin tonė romantik dhe kur e takojmė atė, pėrpiqemi ta projektojmė imazhin tonė tė brendshėm tek ai/ajo. Ja pse themi shpesh kur biem nė dashuri mė duket sikur kam njė jetė qė tė njoh. Ndaj suprizohemi kur pasioni, apo obsesioni pėr tė mbaron, thua se ne nuk kemi parė personin e vėrtetė, por projeksionin e imazhit tonė nė fakt.
Ndikimi i marrėdhėnieve tė vjetra
Edhe cilėsitė e marrėdhėnieve qė vendosen jashtė zonės seksuale janė shumė pėrcaktuese, pra mėnyra e tė jetuarit tė lidhjes emocionale tė dashurisė, aftėsia pėr ti besuar tjetrit, pėrkundja nė intimitet, harrimi nė ndjenja dhe pasion e tė tjera si kėto. Nė dukje ngjajnė me diēka krejt tė ndryshme nga dėshira, por ajo nuk ėshtė vetėm produkt trupor dhe ėshtė shumė lehtė e modifikueshme prej tė gjitha ndjesive. Janė tė rėndėsishme edhe arsyet qė, edhe pse jo seksuale, shtyjnė nė sjellje seksuale, si: ankth, trishtim, ndjenjė vetmie, afeksion, nevojė pėr intimitet emocional, nevojė pėr tė shkarkuar tensionin ose pėr tė pasur avantazhe. Qėndron edhe fakti se nuk mund tė shkėputesh lehtė nga e kaluara. Lidhjet e vjetra, pozitive ose negative, ndėrtojnė njė bagazh pak a shumė tė rėndė, qė merret nga pas gjatė gjithė jetės.
Ushqimet qė ndikojnė nė jetėn seksuale
Njė prostatė problematike mund tė zvogėlojė mundėsinė pėr tė pasur ereksion, duke u bėrė pengesė e madhe nė jetėn seksuale. Prostati, pezmatimi i rėndė i prostatės, ndonjėherė i shoqėruar me dhimbje dhe dobėsim, mund tė mbahet nėn kontroll nga ushqime si arra, fara apo mielli integral, nėnprodukte tė thekrės. Kėto prodhojnė hormone bimore si vajra dhe substanca tė tjera qė ulin pezmatimin e prostatės. Farat e kungullit, nė veēanti kanė vajra qė lehtėsojnė ndjesinė e sikletit dhe trysninė nė legen tė shkaktuar nga fryrja e prostatės. Mund tiu ndihmojė edhe dieta orientale: nėnproduktet e sojės, orizi dhe lakra kineze, mund tė ulin efektet e dihidrosteronit, njė nėnprodukt i testosteronit i ardhur nga hipertrofia prostatike. Uthulla ka cilėsi shumė tė mira mjekėsore, por ajo mund tė shkaktojė tė vjella, impotence temporale mbasi ftoh gjakun.
Nxitėsit dhe impulsi i imagjinatės
Afrodiziak ėshtė ēfarėdolloj substance apo aktivitet qė ngjiz dėshirėn pėr dashuri. Disa kanė pikėnisje shkencore, por tek shumica e tyre vepron impulsi i imagjinatės. Ēdo kulturė dhe secili nga ne vepron pėrpara tyre, por sipas mėnyrės sė tij. Gjatė mijėra vjetėve njerėzimi ka krijuar mundėsi nga mė tė ndryshmet nė kėrkim tė aromave tė ndryshme, nė kėrkim tė ngasjes sė pornografisė dhe krijimit tė artit erotik. Ndryshimi mes tyre varet nga gustot e gjithsecilit, ajo qė ėshtė erotike pėr njėrin mund tė jetė pornografi pėr tjetrin. E ngrėna dhe e shijuara seksuale varen mė pak nga sistemi tretės dhe seksual se sa nga truri, pasi gjithēka qė na rrethon ėshtė mė tepėr njė ėndėrr, iluzion, gėnjeshtėr. Duke ju referuar ushqimit dhe seksualitetit, natyra posedon njė minimum shumė tė thjeshtė i destinuar pėr individin dhe specien. Imagjinata ėshtė njė demon i qėndrueshėm dhe ka shumė rėndėsi nė botėn seksuale.
|