Guest
|
Leter e hapur
Ismail Kadare i shkruan letėr tė hapur Lulzim Bashės
Tėrhiqur nga kandidatura pėr kryetar tė bashkisė sė Tiranės
Zoti Lulzim Basha,
I shqetėsuar seriozisht, si shumica e shqiptarėve brenda dhe jashtė vendit, po ju dėrgoj kėtė letėr tė hapur, me shpresė se ndoshta mund tė ndihmojė nė zgjidhjen e kolapsit tė papritur nė tė cilin ėshtė gjendur jo vetėm shteti, por gjithė kombi shqiptar.
Sėshtė nevoja tė zgjatem kėtu pėr pasojat e rėnda tė kėtij kolapsi, qė nis prej tronditjes sė demokracisė dhe kalendarit tė jetės sė brendshme, gjer te rreziku i izolimit tė ri tė vendit, ēka do tė ishte fatale sot pėr tė dy shtetet shqiptarė nė Ballkan.
Nisur nga kjo, shpresoj se do ta kuptoni drejt mesazhin tim, i cili nga kėndvėshtrimi i klasės politike shqiptare mund tė duket i gabuar politikisht, strategjikisht, taktikisht etj.,etj. por nga njė tjetėr pikpamje, nga interesat e larta tź vendit, tė republikės dhe tė kombit do tė ishte i drejtė dhe i saktė.
Si politikan dhe si zyrtar ju jeni gjendur kohėt e fundit, nė qendėr tė njė cikloni, i cili jo vetėm mund tia mbyllė rrugėn pėrparimit tė kombit shqiptar, por ta kthejė atė shumė vite prapa nė histori. Sėshtė nevoja kėtu tju kujtoj se sa e pandreqshme dhe e pafalshme do tė jetė kjo mbrapėshti.
Nisur nga kjo, nė kushtet e njė fitimi ose tė njė humbjeje fare tė paqartė, do tju propozoja njė gjest , qė, sot pėr sot ėshtė i rrallė, gati i pėrjashtuar nga jeta politike shqiptare : tėrheqjen nga kandidimi pėr kryetar bashkie.
Nuk e kam vėshtirė tė marr me mend , nė kėtė rast, reagimet e militantėve tė krahut tuaj politik. E bashkė me tė, hamendjet, dyshimet e gjithė britmat rituale. Do tju thoshja se prej kohėsh ato smė bėjnė asnjė pźrshtypje. Ndėrkaq, meqenėse kanė lidhje me njė pjesė tė popullit shqiptar, do tė doja tju jepja thelbin e mesazhit tim : Me kėtė propozim, pavarėsisht se si do ta kuptoni, unė ju nderoj.
Qė tė jem i saktė gjer nė fund, do tė shtoja se kjo nuk ėshtė ēėshtje preference pėr ju, ēėshtje afėrsije etj. Dhe aq mė pak nuk ėshtė sfidė ndaj kundėrshtarit tuaj politik. Propozimi pėr tėrheqje mund tia bėja secilit prej jush , por mendova se tėrheqja do tė ishte mė e lehtė pėr ju qė jeni nė pushtet, sesa pėr tjetrin , qė ėshtė shef i opozitės.
Prej kohėsh jam i paanshėm dhe ky qėndrim mė shumź se ndonjė meritė apo mosmeritė e imja, ka tė bėjė me profesionin tim. Pėr shkrimtarin gjithė bashkėkombasit janė, nė radhė tė parė, lexuesit e tij, ndaj ai e ka vėshtirė tė jetė me njerėn gjysmė kundėr tjetrės. Ky vizion dikujt mund ti dukej egocentrizėm prej shkrimtari, por nėse kjo do tė gjykohej e fajshme, do ta pranoja kėtė faj apo kėtė cen gjenetik.
Duke ju propozuar tėrheqjen prej kandidimit, desha tju kujtoj se gjeste te tilla janė tė njohura nė historinė e pjesės mė tė emancipuar tė njerėzimit. Janė tė njohura dhe te ēmuara si gjeste tė mėdha tėrheqja nga njė kėmbėngulje, nga njė post, nga njė dyluftim, madje nga njė fron, nėse kėmbėngulja , posti, dyluftimi apo froni shkaktojnė fatkeqėsi. Desha tju kujtoja se themeluesi i shtetit shqiptar, I.Qemali, mė 1912 , ka qenė njėkohėsisht themeluesi i dorėheqjes shqiptare, kur me gjestin e tij madhėshtor, pas kėrkesės sė fuqive europiane, u tėrhoq nga posti i vet, pėr tė mirėn e Shqipėrisė.
Mendoj se Shqipėria nuk duhet ti harrojė kėto shenja tė mėdha tė qytetėrimit tė saj. Ajo duhet ti kultivojė ato, tė tregojė se nuk ėshtė njė shtet tribal, por shtet europian demokratik, pjesė e familjes mė tė emancipuar tė kombeve. Ajo duhet tė tregojė se ėshtė nė gjendje, se mundet, se duhet te jetė anėtare e denjė e familjes.
Gjesti i juaj do tė jetė njė mesazh emancipimi dhe shprese pėr brezin e ri shqiptar, duke pźrfshirė edhe atė tė politikanėve. Cdo gjest i tillė, pėrpara se tź nderojė njė politikan, njė krah apo njė stinė tė politikės, na nderon tė gjithėve.
Jemi mėsuar me shprehjen « turp i pėrbashkėt », qė mirė a keq, e kemi pźrjetuar gjatė shumź viteve, por rrallė herė me shprehjen tjetėr : « nder i pźrbashkėt ».
Le tė shpresojmė se do tė vijė edhe koha e saj.
Miqėsisht, me shpresė,
Ismail Kadare, shkrimtar
|