Eksitimi, fillimi i njė marrėdhėnie qė ka tė gjithė mundėsit tė pėrfundoj mirė. Disave u dridhen gjunjėt, tė tjerėve turbullira nė barė dhe fillojnė tė djersiten qė nė momentin kur shohin njė pjesė lakuriqe tė trupit, derisa tė tjerėve u duhet mė shumė se kaq. Nė cilin grup bėni pjesė?
Femina shkruan se "Studimet e fundit tė realizuara nga Instituti Kinsey (i njohur pėr hulumtimet nė lidhje me seksin, gjininė dhe reproduktimin) kanė treguar se faktorėt e shumtė qė ndikojnė qė dikush tė eksitohet shumė shpejtė mund tė grumbullohen nė tre grupe faktorėsh tė pėrbashkėt, ngatė cilėt vetėm njėri i pėrket eksitimit seksual (nxitjen), ndėrsa dy faktorėt tjerė kanė tė bėjnė me inhibimin (frenimin)".
Njerėzit dallohen si pasojė e shprehjes sė kėtyre dimensioneve, ndėrsa kombinimi i pėrbashkėt i tyre do tė ndikojė nė atė nėse do tė eksitoheni qė nga shikimi i njė skene pornografike ose njė trup joshės, apo ju duhet pėrqendrim mė i madh dhe fantazi dhe kushte tė tjera qė tė maksimalizoni pėrvojėn tuaj seksuale.
Meqenėse kėta faktorė janė tė pavarur, ekzistojnė njerėz tė cilėt shumė lehtė ndizen, por edhe shuhen shpejtė, por edhe tė atillė qė lehtė eksitohen dhe pastaj asgjė nuk mund ti ndalė. Po ashtu, ekzistojnė njerėz qė vėshtirė nxehen, por si tė fillojnė nuk ndalen mė, por edhe tė tillė qė vėshtirė nxehen, ndėrsa shpejtė u humb interesimi.
Faktorin e parė tė inhibimit sekual, ekspertėt e kanė quajtur frikė nga mossuksesi seksual- ai pėrfshin, p.sh. preokupimin pėr ta kėnaqur partnerin, gjė qė ndikon negativisht nė dėshirėn tuaj. Faktorin e dytė tė inhibimit seksual e kanė quajtur frikė nga pasojat- qė pėrfshin, p.sh. shqetėsimin se seksi do tė rezultojė me dhimbje ose me shtatzėni tė padėshiruar.