Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 15-06-11, 21:02   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Librat e historisė sė Shqipėrisė

Kundėr coptimit tė 1913 qė mungon nė librat e historisė





Ėshtė e pafalshme qė nė tekstet e Historisė sė Shqipėrisė, veē mangėsive tė tjera, mungon edhe paraqitja e rezistencės luftarake shqiptare pėrkundėr coptimit tė territoreve e popullsisė shqiptare nga Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr



Ėshtė e pafalshme qė nė tekstet e Historisė sė Shqipėrisė, veē mangėsive tė tjera, mungon edhe paraqitja e rezistencės luftarake shqiptare pėrkundėr coptimit tė territoreve e popullsisė shqiptare nga Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr, si edhe pėrkundėr pushtuesve tė huaj dhe masakrave tė tyre barbare gjatė vitit 1913.

Pas pėrpjekjes diplomatike tė delegacionit shqiptar tė kryesuar nga Ismail Qemali mė 1913 nė disa vende evropiane dhe memorandumeve tė trevave shqiptare qė kishin mbetur jashtė kufijve tė Shqipėrisė, nė shtator tė vitit 1913 shpėrtheu nė Dibėr kryengritja kundėr pushtimit serb, qė u pėrhap edhe nė treva tė tjera shqiptare.

Nga ana tjetėr, kryeministri serb Pashiq u deklaronte autoriteteve qeveritare tė Austro-Hungarisė dhe Italisė se, qeveria e tij ishte e gatshme t'i pranojė vendimet e marra nė Londėr e t'u bindej atyre, ndėrsa nga ana tjetėr urdhėronte pushtetarėt e vet si dhe bandat e ndryshme tė komitėve serbė qė tė depėrtonin nė thellėsi tė Shqipėrisė, ku bėnin masakra tė papara. Ajo ishte ndėrhyrje e pashembullt nė punėt e brendshme tė shtetit tė ri, me qėllim shkatėrrimin e shtetit tė posakrijuar shqiptar

Kryengritja e Dibrės e vitit 1913

Situatė kritike paraqitej sidomos nė lindje tė kufijve tė Shqipėrisė, si nė Dibėr e nė Liqenin e Ohrit. Nė ato anė, tashmė kishin filluar aksionet e ēetave dhe tė grupeve tė tjera tė rezistencės, rreth mesit tė shtatorit tė vitit 1913 filloi kryengritja e rrufeshme. Kryengritėsit shqiptarė i zunė nė befasi forcat ushtarake e policore serbe dhe shumė shpejt aksionet ēlirimtare morėn pamjen e njė ofensive tė pėrgjithshme pėr t'i ēliruar qytetet e rėndėsishme shqiptare. Kryengritėsit shqiptarė ia mėsynė Dibrės, Strugės, Ohrit, Tetovės, Gostivarit, Kėrēovės dhe nė veri Gjakovės e Prizrenit.

Kryengritėsit shqiptarė depėrtuan nė katėr drejtime: sė pari, ia filloi grupi ēlirimtar nga Qafė-Thana pėr Strugė, Ohėr, Resnjė e mė tej; drejtimi i dytė nga Ura e Arasit, Peshkopi, Dibėr, Gostivar; i treti nga Ujmishti kah Bicaj, Vranishti, Prizreni dhe Dukagjini, kurse pjesa e katėrt e kryengritėsve shqiptarė u tubua nga rrethi i Krasniqes dhe i Gashit nė drejtim tė Gjakovės. Forcat kryengritėse arrinin numrin rreth 12 000 vetė. Depėrtimi, sidomos nga Dibra, ishte i fuqishėm dhe i pėrgatitur mjaft mirė nga tė dėbuarit dibranė. Mė 17 (29) shtator 1913, ēlirohet Dibra me rrethinat e saj. Kėshtu, lėvizja e armatosur e cila deri atėherė kishte pasur karakter spontan, pas gjysmės sė shtatorit 1913 mori pėrpjestime tė gjera nga Dibra, ku u hoq flamuri serb dhe u ngrit flamuri shqiptar. Ushtria dhe policia serbe u detyruan tė tėrhiqeshin nga Struga dhe nga Ohri dhe tė pėrballonin furinė e kryengritėsve shqiptarė mbi Tetovė e Gostivar. Forcat kryengritėse, tė cilat e ēliruan Dibrėn dhe qė operonin nė rrethinė, numėronin afėr 3 000 vetė. Pas njė ballafaqimi me kryengritėsit, ushtria serbe dhe nėpunėsit u tėrhoqėn nė panik. Gazeta "Ozbor" e Zagrebit shkruante se, kryengritja si duket ėshtė e organizuar mirė, andaj nė luftimet e Dibrės ka rreth 1 000 tė vrarė, janė zėnė robėr 300 ushtarė serbė dhe material i shumtė luftarak.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 15-06-11, 21:02   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Librat e historisė sė Shqipėrisė

Lufta nė drejtim tė Prizrenit u zhvillua nga 18 (30) shtatori deri mė 22 shtator, gjegjėsisht katėr tetor 1913. Nė ato luftime morėn pjesė rreth 2 000 kryengritės. Tė dy palėt patėn humbje tė konsiderueshme: me qindra tė vrarė e tė plagosur. Ushtria pushtuese serbe u detyrua tė tėrhiqej deri afėr Prizrenit. Nė krye tė kryengritėsve u dalluan, veē tė tjerėve, edhe Ramadan Zaskoci e Qazim Lika. Kryengritėsit shqiptarė shpresuan se do tė ndihmohen mė shumė nga vėllezėrit e tyre nė prapavijė. Sipas shtypit, lėvizje pati edhe nė drejtim tė Tuzit, tė Hotit, tė Grudės dhe tė Gucisė. Kryengritja e vitit 1913, pėr shkak tė pėrmasave tė njė fronti tė gjerė qė kishte, nga shtypi i kohės u quajt edhe Lufta e Tretė Ballkanike.

Pėr rrethanat dhe shkaqet e kryengritjes "Radniēke novine" e datės 29.09.1913 shkruante: "Shkaku kryesor i tė gjitha vėshtirėsive prej tė cilave vuajmė sot dhe prej tė cilave do tė vuajmė shumė nė tė ardhmen qendron nė faktin se kemi hyrė nė tokė tė huaj".

Me rastin e ēlirimit tė Dibrės me rrethinė, ėshtė shkruar njė raport i gjatė prej 44 faqesh nga pėrfaqėsuesi serb, Qirkoviē, ku veē tė tjerash shkruan se me rastin e hyrjes sė kryengritėsve nė Dibėr, organizimi dhe disiplina e tyre ishin pėr lakmi, dhe se kryengritėsit kishin pėrkrahjen e madhe nga populli i Dibrės me rrethinė. Si udhėheqės mė tė njohur tė kėsaj ane pėrmenden: Elez Isufi nga Luznia e Dibrės sė Poshtme, vėllezėrit Kaloshi dhe Dema, Sefedin Pustina, etj. Ndaj tė plagosurve dhe tė zėnėve robėr, kryengritėsit shqiptarė janė sjellė nė mėnyrė humane, konkludonte Qirkoviēi. Nga dokumentacioni i shumtė kuptohet se, kryengritėsit shqiptarė zhvilluan njė luftė, pėr ēlirimin e territoreve tė okupuara, pėr liri e pavarėsi, pse jo edhe pėr ēlirimin e gjysmės tjetėr tė pushtuar nga Serbia e Mali i Zi.

Hyrja dhe ēlirimi i disa qyteteve shqiptare nė Shqipėrinė Lindore nga ana e kryengritėsve, e tronditi qeverinė serbe. U morėn masa tė shpejta nė dėrgimin e ushtrisė prej 20 deri 40 mijė vetash pėr shuarjen e kryengritjes, meqė Serbia shprehu frikė nga zgjerimi i saj nė tė gjitha territoret shqiptare tė pushtuara gjatė Luftės sė Parė Ballkanike. Pėr shkak tė kryengritjes, qeveria serbe i thirri pėrsėri oficerėt qė kishte lėshuar nė pushim dhe ushtarėt e kategorisė sė dytė. Ajo kishte dhėnė urdhėr qė meshkujt nėn moshėn 45-vjeēare tė mos largoheshin jashtė kufijve tė Serbisė.

Kryengritėsit e udhėhequr nga Bajram Curri dhe Isa Boletini zhvilluan luftime tė ashpra me ushtrinė serbe. Pas rreth dy jave luftimesh nė drejtim tė Gjakovės, kryengritėsit u detyruan tė tėrhiqen drejt Malėsisė me humbje tė konsiderueshme, me ē'rast pėsuan sidomos fshatrat dhe popullsia e pafajshme.

Pėr qėllimet gjenocidale tė Serbisė ndaj popullit shqiptar merret vesh nga dokumenti i njė komiti serb, qė i drejtohet vetė kryetarit tė Parlamentit, Andre Nikoliēit, mė 30 nėntor 1913, nė tė cilin veē tė tjerash shkruan: "Kam ardhur nga Shqipėria, ku kam qendruar 7 javė me ēetėn prej 26 vetave. Sa i pėrket mundit nuk kemi kursyer asgjė, por i kemi kryer urdhėrat nė mėnyrė shembullore. Njėkohėsisht po ju informojmė se kudo ku ka kaluar ushtria jonė ėshtė djegur ēdo gjė". Kėshtu, vetėm nė Lumė thuhej se janė pushkatuar e masakruar 700 gra dhe fėmijė. Luma kishte gjithsej rreth dymijė tė vrarė gjatė muajve shtator-tetor. Vrasje dhe masakrime ka pasur edhe nė fshatra e qytete tė tjera shqiptare, si nė: Kėrēovė, Strugė, Gostivar, Ohėr etj. Ndėrsa, pėr Dibrėn me rrethinė dhe Lumėn gjatė shtypjes brutale tė kryengritjes, janė lėnė shėnimet pėr dėmet dhe shkatėrrimet e ēdo fshati nė gazetėn "Liri e Shqipėrisė" dhe "Kalendari Kombiar" nė Sofje mė 1914. Kėshtu, p.sh. qyteti i Dibrės, diku me 18-20 mijė banorė, nė fund tė vitit 1913 kishte mbetur vetėm me 2 000 banorė, por edhe ky numėr i vogėl qė kishte mbetur po vdiste nga uria. Ngjarje tė tmerrshme ndodhėn edhe nė Kėrēovė e rrethinė, nė Krushevė, nė Peshkopi e shumė vende tė tjera. Nga dokumentacioni kuptohet se ato ngjarje ishin vėrtetė tė dhimbshme e tragjike. Andaj, shtypja brutale e kryengritjes e shpejtoi krizėn e tendosur ballkanike e evropiane. Berhtoldi, ministėr i Jashtėm austro-hungarez, mė 1 mė 17 tetor 1913 i dėrgoi qeverisė serbe njė notė verbale nė formė ultimatumi, me anėn e sė cilės kėrkohej qė ushtria serbe brenda tetė ditėsh tė lėshonte territorin e Shqipėrisė. Qeveria e Vjenės mori pėlqimin e Gjermanisė dhe tė Italisė pėr njė hap tė tillė. Parashikoheshin komplikime tė reja midis blloqeve kundėrshtare.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-06-11, 21:04   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Librat e historisė sė Shqipėrisė

Ambasadori rus nė Beograd, Hartvig, pati disa takime me Pashiqin dhe pikėrisht pas kėsaj mė 20 tetor, Qeveria serbe e mori vendimin pėr t'i tėrhequr trupat brenda afatit tė caktuar prej tetė ditėve. Po atė ditė, pėrfaqėsuesi i Serbisė nė Vjenė i solli Berhtoldit pėrgjigjen e qeverisė sė tij lidhur me ultimatumin e 17 tetorit, e cila pėrmbante sigurimin pėr tėrheqjen e trupave serbe kėndej vijės kufitare tė caktuar nė Londėr. Ushtria serbe duhej ta pėrfundonte tėrheqjen mė 26 tetor nė orėn 10 paradite. Serbia u detyrua ta tėrheqė ushtrinė pushtuese nga Shqipėria dhe njoftoi njė ditė para afatit tė kalimit tė kohės sė ultimatumin se i kishte tėrhequr tė gjitha trupat nė vijėn kufitare tė caktuar nė Londėr mė 22 mars 1913. Mendohej se ultimatumi dėrguar Serbisė nuk ishte kėrcėnim vetėm pėr tė, por edhe pėr Rusinė dhe fuqitė e tjera qė e pėrkrahėn.

Pra, synimi i udhėheqėsve tė kryengritjes sė vitit 1913, veē tė tjerash ishte pėr ta detyruar diplomacinė evropiane qė tė rikthehej nė vendimet pėr kufijtė meqė shqiptarėt ishin nė ankth pėr humbjen e territoreve tė gjysmės sė Shqipėrisė.

Shpirti i kryengritjes sė muajve shtator-tetor tė vitit 1913 ishin tė dėbuarit shqiptarė tė vilajetit tė Kosovės dhe atij tė Manastirit, nė krye tė tė cilėve ishin Hasan Prishtina, Isa Boletini, Elez Isufi, vėllezėrit Kaloshi, Bajram Curri, etj., tė cilėt synonin bashkimin e Kosovės, tė Dibrės, etj., me Shqipėrinė e Pavarur tė pranuar nė Konferencėn e Londrės. Prandaj, megjithė humbjet e konsiderueshme tė popullit shqiptar, duke bėrė pėrpjekje pėr liri dhe pavarėsi kombėtare, kryengritja shqiptare u bė faktori kryesor qė e detyroi ushtrinė pushtuese tė fqinjėve, tė tėrhiqej nga Shqipėria e pranuar nė Konferencėn e Londrės. Andaj themi se, Kryengritja e vjeshtės sė vitit 1913 ishte ngjarja e fundit e krizave ndėrshtetėrore ballkanike dhe evropiane para se tė fillonte kataklizma e Luftės sė Parė Botėrore.

Me gjithė pėsimet, Kryengritja e vitit 1913 bėri me dije se, tė gjitha ato qytete e fshatra tė pėrfshira nė flakėn e luftės dhe dhjetėfish mė tepėr territore tė mbetura nė prapavijė, ishin tokė historike dhe etnike shqiptare. Deshėn apo nuk deshėn pushtuesit serbė, ēėshtja shqiptare pas kryengritjes sė vitit 1913 u bė edhe mė tepėr ēėshtje ndėrkombėtare. Pra, udhėheqėsit dhe kryengritėsit shqiptarė nė shtator dhe tetor tė vitit 1913 bėnė njė akt patriotik, duke shprehur njė atdhedashuri tė madhe pėr territoret e tyre tė grabitura nga Serbia e Mali i Zi, megjithėse ishte njė moment jo i pėrshtatshėm ndėrkombėtar, pasi qė askush nuk e pėrkrahu.

Kryengritja antiserbe e viti 1913 ėshtė pėrpjekja e parė e organizuar kundėr vendimeve absurde tė Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr, e cila rezultoi me krijimin e kufijve kolonialė pėr shqiptarėt. Ajo e bėri tė qartė para opinionit ndėrkombėtar se kurrė nuk do tė ketė qetėsi derisa tė mos bashkohen gjymtyrėt e shkėputura nga trupi i Shqipėrisė.

Udhėheqėsit e kryengritjes antiserbe nė shtator-tetor 1913 e dinin mirė se bashkimi i territoreve shqiptare nė njė shtet kombėtar ishte njė e drejtė e patjetėrsueshme, tė cilėn e gėzonin tė gjithė popujt e Ballkanit dhe tė Evropės. Rrjedhimisht, nuk kishin pse tė mos e kėrkonte dhe pse tė mos ta gėzonte edhe kombi shqiptar.

Beteja e Petrinjės

Popullsia e fshatrave rreth Liqenit tė Ohrit, u bashkua me kryengritėsit qė vinin nga Dibra. Nė Strugė e rrethina u krijuan ēetat kryengritėse, si ajo e Avdulla Gojėdrinit, Demir Lenės, Riza Ajros e tė tjera. Kryengritėsit mbajtėn njė tubim historik tek vendi qė quhet "Plepat e Teferiēit", ku morėn pjesė pėrfaqėsuės nga Ohri, Prespa e Struga, midis tyre edhe Milan Mato nga Struga, Riza Ajro, Demir Lena dhe Emro Sinani, nga Ladorishti. Komandant u zgjodh Riza Ajro dhe nėnkomandant Demir Lena

Rizai u thotė tė tubuarve: "Duhet t'i biem serbit. Dibra e ndoqi deri nė Strugė, ne duhet ta ndjekim mė tutje". Demir Lena, qė kishte mbledhur shumė luftėtarė dhe qė disa prej tyre nuk ishin tė armatosur, iu pėrgjegj: "S'kemi armė dhe fishekė". "Mė duket se u trembe, Demir!"- i tha Rizai. Demiri qė ishte mė tepėr ushtarak dhe e kishte mbajtur kurdoherė dogranė majė krahit, ia priti: "Me serbin nuk luftohet me fjalė. T'i gjejmė armėt njėherė, se pėr kėtė ditė na duhen, mandej nisemi". Dhe kėshtu bėnė. Fshatarėt i nxorrėn armėt e municionet e fshehur, kush njė kollan e kush njė torbė me fishekė dhe u gatitėn pėr luftė. Njėsia e armatosur e mori emrin Taborri i Strugės. Luftėtarėt u hodhėn nė ndjekje tė regjimentit XVI tė ushtrisė serbe dhe ēliruan krejt trevėn e Strugės dhe tė Ohrit.

Serbia mobilizoi forca tė mėdha ushtarake tė regjimenteve IX, XI dhe XVII me mėse 60.000 ushtarė dhe sulmoi nė tre drejtime: Prizren-Lumė; Tetovė-Gostivar-Mavrovė-Dibėr; Manastir-Resnjė-Ohėr-Strugė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-06-11, 21:05   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Librat e historisė sė Shqipėrisė

Shqiptarėt u organizuan pėr mbrojtje. Qeveria e pėrkohshme e Dibrės caktoi komandant tė mbrojtjes nė trevėn e Strugės, Milan Maton. U bėnė disa luftime tė pėrgjakshme. Por beteja mė e madhe ishte ajo e Petrinjės.

Nė kėtė mal zunė vend forcat kombėtare me ēetat e Irfan bej Ohrit, Milan Matos, Riza Ajros, Demir Lenės, Dan Canės e tė tjera. Kėto forca mbėshteteshin nga Prefekti i Elbasanit, Aqif pashė Elbasani. Forcat e ushtrisė serbe sulmuan nė tė gjithė vijėn e frontit, pasi gjuajtėn me artileri. Beteja u zhvillua e ashpėr nga data 28 shtator deri mė 2 tetor 1913.

Luftimet mė tė pėrgjakshme u bėnė nė Qafėn e Bukovės, ku ishte vendosur ēeta e Demir Lenės. Kėtė qafė donin ta merrnin me ēdo kusht serbėt, por Demir Lena dhe luftėtarėt e tij qėndruan trimėrisht pėr pesė ditė e net resht. Ndėrkohė, ushtrisė serbe i erdhi nė ndihmė njė forcė e re. Po Demir Lena me ladorishtarėt nuk u thye. Ēdo plumb i tyre binte nė shenjė. Ditėn e pestė tė betejės, luftėtarėve iu mbaruan municionet. Demir Lena kishte pasur tė drejtė. Ushtria serbe e armatour rėndė mundi ta shpėrthente mbrojtjen nė Petrinjė nė 2 tetor. Luftėtarėt shqiptarė u tėrhoqėn gjatė natės. Prej tyre, mbetėn tė vrarė shtatė burra ladorishtarė:

Baftjar Ajro, Nurimehmet Hoxha, Elez Ajro, Halil Klenja, Bilal Ēollaku, Maksut Ajro dhe Zylyftar Klenja.

U plagosėn: Riza Ajro, Demir Lena, Hamza Coma, Banush Coma e mjaft tė tjerė.

Nga ushtarėt serbė u vranė rreth 500-600 vetė.

Kryengritėsit u tėrhoqėn drejt Strugės dhe zunė vend nė vijėn Vishnje-Belicė-Ladorisht- Rajcė. Demir Lena, i plagosur nė bark, kaloi me mundim me pak shokė nga Shėn Naumi dhe doli nė Pogradec, nė shtėpinė e patriotit tė shquar Jashar bej Starova, ku u mjekua dhe u bashkua sėrish me luftėtarėt e tjerė nė Ladorisht. Mė 2 tetor u zhvilluan luftime afėr Salikes dhe nė fshatin Ladorisht. Ladorishtarėt e vazhduan luftėn deri nė datėn 7 tetor. Gjatė qėndresės u vranė shumė prej tyre. Te Gryka e Merasė, afėr plepave, serbėt therėn shumė banorė tė fshatit dhe i hodhėn nė hendek si Bilal Ēollakun, Maksut Ajron, Zylyftar Klenjėn e tė tjerė. Hajdar Ajron, serbėt e prenė me sopatė nė Strugė. E motra me bashkėshortin e saj, e morėn nė njė thes dhe e varrosėn nė kopshtin e Demir Ajros.

Hakmarrja serbe kundrejt luftėtarėve dhe familjeve tė tyre ishte e tmerrshme. Njė genocid i pėrgjakshėm dhe njė spastrim etnik i paparė. Nė ditėt e para tė tetorit 1913, mbreti i Serbisė, Pjetri, lėshoi njė dekret qė meshkujt shqiptarė nga 7-70 vjeē tė likuidoheshin pėr pjesėmarrje nė kryengritje.

Nė Ohėr, 40 qytetarėt mė tė njohur, i therrėn dhe i hodhėn nė pusin e kalasė, qė u quajt "Pusi i gjakut". Fshati Bukovė u zhduk nga faqja e dheut. Nė Strugė vranė e burgosėn pa gjyq me qindra shqiptarė, qė kishin marrė pjesė nė kryengritje, por edhe njerėz tė pafajshėm. "Dora e zezė" dhe "Narodna Odbranes" bėnė kėrdinė tek shqiptarėt e pambrojtur.

Ja ē'shkruan nė njė letėr drejtuar familjes njė ushtar serb:

"Kėtu ndodhin gjėra tė tmerrshme. Mua mė rriqethėn flokėt dhe gjithnjė pyes veten: a mund tė jetė njeriu kaq barbar? Kjo ėshtė e lemerishme. S'guxoj dhe nuk kam kohė tė shkruaj mė gjerėsisht. Kudo kufoma, hi dhe pluhur. Ka fshatra me 100, 150 e 200 shtėpi, ku nuk ka mbetur njeri i gjallė. I mbledhin njerėzit grupe-grupe dhe i masakrojnė me bajoneta…"

Sipas tė dhėnave statistikore qė jep Komisioni Ballkanik, shpėrnguljet e dhunshme tė shqiptarėve nga trojet e tyre janė alarmante. Vetėm pėr nė Selanik u shpėrngulėn 135.000 vetė. Pėr nė Shqipėri e Turqi edhe mė shumė. Pėr nė Bullgari 50.000. U shkretuan 180 fshatra me 10.934 shtėpi.

Koloneli austro-hungarez, Mitzel, anėtar i komisionit tė caktimit tė kufijve lindorė e verilindorė, nė ditarin e tij tė datės 29 tetor 1913, shkruan: "Nė fshatin Ladorisht, komisioni pėr caktimin e kufijve u ndal aty nga mesi i tetorit 1913, kur para syve tė anėtarėve tė komisionit u shfaq njė pamje e tmerrshme: Nga 320 shtėpi qė ka pasur Ladorishti, 300 prej tyre ishin djegur nga serbėt dhe nga 1500 banorė qė ka pasur ky fshat, kishin mbetur vetėm 100 vetė" (nga Ditari i kolonelit Mitzel, dt. 29 tetor 1913. AIH.)

Pjesa mė e madhe e luftėtarėve tė Taborit tė Strugės kaluan nė Shqipėri. Demir Lena me shokė shkuan nė Bėrzeshtė tė Librazhdit dhe u vendosėn nė shtėpinė e atdhetarit Shaban Blloshmi, mik i Demir Lenės. Ndėrsa, Riza Ajro emigroi nė Turqi, ku edhe vdiq nė vitin 1938. Theksojmė kėtu edhe rolin tradhėtar tė Esat Toptanit, mbėshtetės i pushtuesve serbė, me tė cilėt ishte nė marrėveshje. Ai ktheu 13 burra nga treva e Strugės, qė kishin kaluar nė Shqipėri dhe ua dorėzoi autoriteteve serbe, qė pasi i torturuan, i dogjėn tė gjallė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-06-11, 09:34   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim BB: Ja ēfarė duhet tė ndreqė arsimi shqiptar

BB: Ja ēfarė duhet tė ndreqė arsimi shqiptar






Banka Botėrore ka publikuar njė raport tė titulluar “Rezultatet e edukimit, drejtimi i shkollave dhe kėrkesa e prindėrve dhe pėrgjegjėsia” ku pasqyrohen tė dhėnat e dala nga vėzhgimi i shkollave tė mesme.
Raporti e mbėshtet kėndvėshtrimin nė tri pika: situatėn dhe gjetjet e studimit, faktorėt qė ndikojnė dhe ajo ēka duhet tė pėrmirėsohet, me njė fokus nė infrastrukturė, burime njerėzore dhe studim demografik dhe psikografikė qė ndikojnė nė ecurinė e nxėnėsve nė mėsime.

Pėrsa i pėrket pėrgjegjėsisė dhe cilėsisė sė mėsimdhėnies, raporti i paraqet shkollat e zonave urbane mė mirė se ato tė zonave rurale, mbėshtetur kjo nė rezultatet e nxėnėsve nė provimet finale tė gjuhės dhe matematikės, megjithėse numri i nxėnėsve qė duhet tė pėrsėrisnin vitin ishte mė i lartė nė zonat urbane.

Raporti theksonte se mungesa e gjėrave elementare dhe infrastruktura e dobėt e shkollave, pothuajse e tė gjithave atyre qė u vėzhguan, ndikon drejtpėrdrejt nė mėnyrėn si paraqitet pėrgatitja e nxėnėsve.

“Nė mesatare, 95% e klasave tė pėrfshira nė vėzhgim nė shkolla tė ndryshme nė vend, nuk ishin nė nivele normale pėr t’u pėrdorur nė kushte tė vėshtira moti, dhe kėto shkolla kishin probleme me kufizimin e dritave rreth 4 ditė nė muaj. Shkollat nė zonat rurale ishin tipike shumė tė vogla, pa telefon fiks, me ndėrprerje tė energjisė elektrike dhe pa njė bibliotekė”, thuhet nė raport.

Pėr sa i pėrket raportit mėsues-nxėnės, numri mė i madh i nxėnėsve pėr mėsues ishte nė zonat urbane, megjithėse nuk mungonin rastet edhe nė zonat rurale.

Raporti thekson se megjithėse mėsuesit e zonave urbane shfaqin njė kualifikim mė tė mirė arsimor , kanė mė shumė eksperiencė dhe paguhen pak mė mirė se mėsuesit e zonave rurale, ata nuk shfaqin ndonjė motivim mė tė madh.

Lidhur me kontrollet e organeve mbikqyrėse, raporti vėren njė ndryshim tė madh tė shpeshtėsisė sė kėtyre kontrolleve, ku shkollat rurale kishin shumė mė pak shanse t’i nėnshtroheshin njė kontrolli tė tillė se ato tė zonave urbane. Pėr t’u theksuar ėshtė edhe fakti se, sipas raportit, nė 20 pėr qind tė shkollave drejtorėt e tyre nuk bėheshin subjekt i ndonjė sanksioni apo vlerėsimi nėse shkolla kishte performancė tė keqe, raportoi e pėrditshmja Panorama.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-06-11, 12:38   #6
Daglasi
 
Anėtarėsuar: 17-07-10
Postime: 4,923
Daglasi i pazėvėndėsueshėmDaglasi i pazėvėndėsueshėmDaglasi i pazėvėndėsueshėmDaglasi i pazėvėndėsueshėmDaglasi i pazėvėndėsueshėmDaglasi i pazėvėndėsueshėmDaglasi i pazėvėndėsueshėmDaglasi i pazėvėndėsueshėmDaglasi i pazėvėndėsueshėmDaglasi i pazėvėndėsueshėmDaglasi i pazėvėndėsueshėm
Smile Titulli: Librat e historisė sė Shqipėrisė

Librat e historise se Shqiptareve,ngjarjet e verteta nuk do mesohen kur,
ish-komunistat nuk e lejuan,tash (demokratet)nuk e lejojn,e nuk do ta lejojn,qe te shkruhet e te mesohet e verteta e historise....
__________________
Nga te gjithe pasionet dashuria esht me e fuqishmja.
Daglasi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-06-11, 14:10   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Librat e historisė sė Shqipėrisė

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Daglasi Shiko postimin
Librat e historise se Shqiptareve,ngjarjet e verteta nuk do mesohen kur,
ish-komunistat nuk e lejuan,tash (demokratet)nuk e lejojn,e nuk do ta lejojn,qe te shkruhet e te mesohet e verteta e historise....
A ke shkru ti ndonje e tu ka refuzu (nuk tu ka leju) ?


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:27.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.