Shėn Lucia njohu shtetin e Kosovės
Shėn Lucia ka njohur edhe zyrtarisht pavarėsinė e shtetit tė Kosovės. Lajmi pėr njohjen nga ky shtet, ėshtė bėrė i ditur nė njė konferencė pėr gazetarė nga kėshilltari pėr media i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Kosovės, Artan Behrami.
Shėn Lucia ėshtė shtet nė ishujt e Karaibeve anėtare e Komonuelthit. Ka njė siperfaqe prej 620 km katrore me njė popullesi rreth 173,765.
Me kėtė njohje, numri i vendeve qė kanė pranuar shtetėsinė e Kosovės shkon nė 81.
Kėtė javė shteti i Kosovės ėshtė njohur edhe nga Guinea, Nigeri dhe Benini.
------------------
Zyrtare: Nigeri dhe Guinea njohin Kosovėn
Nga Express mė 16 gusht 2011 nė ora 14:06
(E plotesuar)Zyra e Behgjet Pacollit ka dėrguar para pak ēastesh edhe notat verbale tė dy shteteve qė kanė njohur Kosovėn, Republika e Nigerit dhe Republika e Guinea Conacry.
Republika e Nigerit ndodhet nė Afrikėn Perėndimore. Ėshtė vend gjymėpresidencial. Ka 1,267,000 km2 sipėrfaqe tokėsore dhe 15,306,252 banorė.
Republika e Guinea’s po ashtu ndodhet nė Afrikėn Perėndimore, kryeqytet ka Conakry’n, ka 245,857 km2 sipėrfaqe tokėsore dhe 10,057,975 banorė. Kufizohet me Guinea Bissau, Senegalin, Mali’in, Sierra Leone’n, Liberia’n dhe Bregun e Fildishtė.
Nigeri dhe Guinea njohėn Kosovėn, sipas Pacollit
Zėvendėskryeministri Behgjet Pacolli, pėrmes njė njoftimi pėr media, tha se Kosova ėshtė njohur nga dy shtete.
“Ju njoftojmė se Zėvendėskryeministri i Parė i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, z.Behgjet Pacolli konfirmon zyrtarisht nga kontinenti i Afrikės se Republika e Guinesė Conacry dhe Republika e Nigerit, janė shtetet e radhės tė cilat e kanė njohur pavarėsinė e Republikės sė Kosovės", thuhet nė komunikatėn e Zyrės sė Pacollit.
Kėto dy njohje, sipas komunikatės vijnė pas aktivitetit tė dendur lobues tė Zėvendėskryeministrit Pacolli.
"Brenda ditės ju njoftojmė pėr detajet e kėtyre njohjeve”, vazhdon komunikata e Zyrės sė Pacollit.
Zyrtarisht, deri mė tash Kosova ėshtė njohur nga 77 shtete. Bashkė me shtetet qė Pacolli thotė se na kanė njohur, atėherė shkon nė 79 numri i shteteve qė njohin realitetin e krijuar nė Kosovė mė 17 Shkurt 2008.
-----------------
Republika e Beninit njeh Republikėn e Kosovės
Zėvendėskryeministri i parė i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, Behgjet Pacolli, ka konfirmuar zyrtarisht njohjen e 80 pėr shtetin e Kosovės, nga Republika e Beninit.
“Njohja nga Benini i ėshtė dorėzuar sot, zėvendėskryeministrit tė parė tė Qeverisė sė Kosovės, z.Behgjet Pacolli nga Presidenti i Beninit Yayi Boni gjatė takimit zyrtar”, thuhet nė njė komunikatė tė Zyrės pėr informim tė zv/kryeministrit Pacolli.
Kjo njohje, siē theksohet mė tej, ”ėshtė rezultat i aktiviteteve tė vazhdueshme lobuese tė zotit Pacolli nė kuadėr tė diplomacisė sė tij nė shtetet veē e veē”.
Republika e Beninit kufizohet me Togon, Nigerinė, Burkina Fason dhe Nigerin.
Kryeqyteti i Beninit ėshtė Porto Novo me njė sipėrfaqe prej 110 mijė kilometrash dhe me rreth 9 milion banorė.
Aktivitetet lobuese tė Pacollit, theksohet mė tej nė komunikatė, do tė vazhdojnė edhe nė ditėt nė vijim. /Zėri/