Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 07-09-11, 20:51   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Shqiperia dhe Kosova ne arkivat ruse

Promovohet libri “Shqiperia dhe Kosova ne arkivat ruse ”






Prishtine, 7 shtator - Te merkuren ne ambientet e Bibliotekes Kombetare dhe Universitare u promovua libri “Shqiperia dhe Kosova ne Arkivat Ruse (1946-1962)”, me autore Ethem Ceku dhe Hamit Kabashi. Libri permban raporte, vendime dhe dokumente te botuar, por edhe ato qe botohen per here te pare te marre nga arkivat ruse lidhur me Kosoven dhe Shqiperine.


Recensenti Marenglen Verli ka thene se vellimin me dokumente ruse qe lidhen me marredheniet shqiptaro-sovjetike te periudhes 1946-1962 eshte nje nisme e mireseardhur qe ploteson nje boshllek te konstatuar prej kohesh, raporton Kosovapress.


“Dokumentet permbajne material te seleksionuar me shume vlere per historine e Shqiperise per periudhen e pas Luftes se Dyte Boterore. Kjo vlere buron nga fakti se autoret kane hetuar raporte, vendime e dokumente qe kane burimin ne produktin e organeve te personaliteteve me ta larte ne te dy vendet si ne rrafshin partiak edhe ne ate shteteror diplomatik. Permes dokumenteve te paraqitura mund te shihet edhe pesha qe shihet ne Ballkan, vecanerisht Ballkanin Perendimor ne kuader te strategjise se superfuqise lindore”, ka thene Verli.


Njeri nga autoret e librit Hamit Kabashi ka thene se arkivat e ish- Bashkimit Sovjetik permbajne materiale mjaft te rendesishme per historine tone kombetare.


“Ne kete vellim jane perfshire dokumente te botuara nga autoret ruse dhe dokumente te pabotuara, te vjela prej nesh ne arkivat ruse, por raporti eshte i zhdrejte, jane shfrytezuar disa vellime qe nuk jane botuar me pare- faktori sovjetik ne Evropen lindore jane dy vellime. Po keshtu, eshte shfrytezuar nje vellim tjeter qe eshte nga me te rinjte, por mjaft i rendesishem sidomos per historine e Shqiperise, por edhe te Kosoves, politika sovjetike ne vitet 50, fillimi i viteve 60, eshte botuar ne Selanik te Greqise ne gjuhen ruse. Shpresoj dhe besoj se ky vellim do te sjelle nje kontribut te rendesishem ne shkrimin e historise”, ka thene Kabashi.


Sipas tij, dokumentet per Kosoven nuk jane ne ate mase sa jane per Shqiperine dhe se ato perfshijne dokumente mjaft te rendesishme sidomos per vitet 1946-48, por edhe ne periudhat e mevonshme.


Autori tjeter i librit Ethem Ceku ka deklaruar se me dokumentet e zgjedhura te publikuara, studiuesve iu krijojne mundesi per ta pare dinamiken e zhvillimeve brenda shqiptare, dinamiken e marredhenieve brenda bllokut komunist dhe ne vecanti trekendeshit Shqiperi-Jugosllavi-BRSS.


“Ne vitet e fundit jane hapur shume debate mbi ceshtjen se cili ishte roli i shtetit shqiptare per ceshtjen e Kosoves ne fazen e fundit te Luftes se Dyte Boterore. Dokumentet e publikuara tentojne te japin nje pamje rreth asaj ceshtjeje per historiografine e Kosoves. Sigurisht keto dokumente ofrojne deshmi me te plota, ndersa interes te vecante paraqesin stenogramet e takimeve te Stalinit me Titon dhe qendrimi i ketij te fundit per ceshtjen e Kosoves”, ka thene Ceku.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:04.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.