Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Personalitete publike
Emri
Fjalėkalimi
Personalitete publike Personalitetet publike nga Kinematografia, Arti, Muzika, Kultura, Letėrsia, Politika, Shkenca, Sporti etj. Tė rejat, mėnyra e tė sjellurit, kontakti me publikun. (Po thojnė...)



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 16-10-11, 09:44   #1
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Rudina Xhunga martohet

Rudina Xhunga martohet

15 October 2011





Ja ku erdhi, mė shpejt se ē’e prisnim, lajmi tjetėr i beftė. Dje, gazetarja e mirėnjohur e emisionit “Shqip” nė “Top Channel”, Rudina Xhunga, kreu ritin zyrtar tė martesės me diplomatin, ish-punonjėsin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme e mė pas analist pėr ēėshtjet ndėrkombėtare, Dritan Hilėn. Ishte menduar tė ishte njė ceremoni e thjeshtė celebrimi, nga ato qė organizohen paraditeve nė Bashki, ku dėshmitarėt dhe ēifti vetė hedhin firmat, i bėjnė premtime njėri-tjetrit dhe shijojnė nė heshtje ditėn e tyre tė lumturisė. Por ja qė protagonistėve edhe kėtė herė u doli situata nga duart. Dėshira pėr ta mbajtur e pėr ta shijuar vetėm mes tė afėrmve e miqsh kėtė lajm, ra sėrish. Nė njė formė apo nė njė tjetėr, ishin sėrish lulet “tradhtaret”. Organizimi paraprak qė po bėhej prej “Geraldina Sposa” nė Njėsinė Bashkiake Nr. 5 ku do tė zhvillohej pak mė pas ceremonia “diskrete”, nuk i la tė pavėmendshėm sytė kureshtarė. E si mund tė ndodhte ndryshe me gjithė ata trėndafila tė bardhė, verė, shampanjė e ėmbėlsira qė po hynin nė Njėsinė Bashkiake Nr. 5. Vetėm ēifti nuk dinte asgjė. Ishte e gjitha njė dasmė e ēuditshme surprizė, qė “Geraldina Sposa” kishte menduar t’i dhuronte Rudina Xhungės nė ditėn e saj mė tė bukur. Sipas burimeve tona pranė kėsaj njėsie, ēudia e radhės ka qenė pikėrisht mimika e fytyrės sė gazetares, habia e pakontrolluar e saj kur pa tė mbledhur aq shumė njerėz tė palajmėruar. E veshur me njė nga fustanet e nusėrisė tė koleksionit tė fundit tė “Geraldina Sposės”, nusja mendonte se do tė gjente aty vetėm tė lajmėruarit, tė afėrmit e saj e tė dhėndrit, si dhe miq tė ngushtė, fytyra tė njohura tė ekranit tė “Top Channel”. Por ja qė nuk ndodhi ashtu. Kamerat dhe muzika e televizionit ku punon, ishin kujdesur qė t’i jepnin pėrmasa edhe mė tė mėdha kėsaj ēudie e emocionesh prej tė cilave gazetarja, siē na u tha, nuk u ēlirua deri nė fund tė ceremonisė. Ne tentuam tė lidheshim vetė me tė, pėr tė mėsuar edhe mė shumė rreth lajmit tė saj tė madh, por pa sukses. Morėm vetėm habinė tjetėr tė saj pėr shpėrndarjen e lajmit. Ashtu sikundėr ndodhi gati njė muaj mė parė, kur mėsuam pėr fejesėn e saj. Vendimi pėr martesė nuk kishte qenė i beftė, ishte marrė nė njė kohė me atė tė parin, por qė “veshėt e gjatė” tė mos mėsonin gjė, ceremonitė ishin ndarė me diferencė tė shkurtėr kohe njėra nga tjetra. Nė fund tė fundit, i rėndėsishėm ėshtė lajmi i bukur qė Rudina Xhunga dhe Dritan Hila u martuan. Pėr tė tjerat, ashtu siē na ka premtuar, po presim edhe pak.
ANI JAUPAJ

Burimi: Panorama Plus



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 16-10-11 nė 09:45
  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:37.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.