Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 24-11-11, 15:42   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Vendi i Mjedės?


Ndre Mjeda


Viti 2011 pėrkon me 145-vjetorin e lindjes sė Ndre Mjedės. Aktivitetet pėr tė kanė nuk kanė munguar, por kanė qenė mė sė shumti nisma tė njerėzve qė merren me veprat e tij, se sa shtetėrore. Studiuesi i Mjedės, Mentor Quku, nė njė intervistė pėr “Gazetėn” flet pėr aktivitetet e bėra, por edhe pėr mungesat e shumta. Ndonėse drejtues tė institucioneve shtetėrore kanė marrė pjesė nė pėrkujtimoret pėr klerikun poet, nuk para kanė premtuar ndonjė ndihmė pėr gjetjen e eshtrave tė tija, zhdukur pa gjurmė nė ditėt e ‘mjegullta’ tė viteve 1990. Veprat e tij nė dorėshkrim, janė tė shpėrndara nė universitete e arkiva europiane, por pėr ardhjen e tyre prapė, nuk janė institucionet qė punojnė, por njė studiues si Mentor Quku. Edhe pėr ringritjen e qelės sė tij nė Kukel, u desh njė nismė private prej dashamirėsish. E nė fund, megjithė vitet qė na ndajnė nga komunizmi, kur mohimi i disa emrave qe kthyer nė njė lloj “ligji”, demokracia nuk i ka kthyer sytė drejt tė mohuarve sa duhet.


Viti 2011, pėrkon me 145-vjetorin e Mjedės. Si ėshtė pėrkujtuar ky poet?

Kėsaj radhe merita i takon komunės sė Bushatit, nė juridiksionin tė sė cilės pėrfshihet kompleksi muzeologjik “Mjeda”, dhe nė mėnyrė tė veēantė kryetarit karizmatik tė saj, Zef Hila. Me kėtė rast nė Kukel u organizua njė veprimtari poetike kushtuar jetės dhe veprės sė lirikut tė madh, e cila u mbėshtet nga kompania e projektit “Energji Ashta”, ndėrmarrje e pėrbashkėt 50:50 nė mes tė Verbund dhe EVN. Ėshtė interesante se kjo kompani po punon pėr tė ndėrtuar nė Ashtė, brenda vitit 2012, hidrocentralin mė tė madh Matrix. Ishte njė nismė ambicioze e kėsaj kompanie pėr t’u bėrė partner i ngushtė me komunitetin lokal tė Bushatit, si edhe mė gjerė nė tėrė rajonin. Mori pjesė ministri i Kulturės, Turizmit, Rinisė dhe Sporteve, Aldo Bumēi, kryetari i Komunės Bushat, deputetė, intelektualė, artistė, nga Tirana, Shkodra, Lezha, zona e Bushatit. Ishin mbledhur banorė tė Kuklit e fshatrave pėrreth. Programi u gėrshetua me recitime, kėngė, valle e inskenime nga nxėnės tė shkollave tė Mesme tė Bushatit e Barbullushit. Programi u gėrshetua me recitime tė veprave tė Mjedės, Nolit, nga aktorėt e teatrit “Migjeni”, Bruno dhe Paskualina Shllaku. U dha filmi “Andrra e jetės” kushtuar jetės dhe veprės sė Mjedės, u transmetuan me video-projektor fotografi tė Mjedės. I gjithė aktiviteti u parapri me postera, ndėrsa u zhvillua me njė mjedis skenografik tė fuqishėm. Nė fjalėn e tij, ministri i Kulturės foli pėr karakterin shumėpėrmasor tė kėtij gjeniu tė kulturės kombėtare dhe duke iu drejtuar tė rinjve, theksoi se Mjeda duhet t’u bėhet udhėrrėfyes dhe frymėzues nė jetėn e tyre. Mjeda, Fishta megjithėse me njė fėmijėri tė varfėr, falė talentit dhe punės sė tyre arritėn tė bėheshin ikona tė identitetit kombėtar. U vizitua shtėpia e Mjedės, sė bashku me fotoekspozitėn “Rikthimi i Mjedės nė Kukel”. Nė fund, juria shpalli fituesen sė cilės iu dha si ēmim kolana seriale prej tetė vėllimesh “Mjeda”. Veprimtaria u zhvillua nė njė atmosferė festive dhe entuziaste si asnjėherė tjetėr. Ajo ishte njė hap, pas asaj qė u zhvillua mė 1 gusht tė kėtij viti, duke treguar se ka njė sensibilizim pėr lanēimin e figurave tė tilla tė shquara si Dom Ndre Mjeda. Gjatė aktivitetit u bisedua nė detaje lidhur me realizimin e projektit pėr ngritjen e kompleksit muzeal “Ndre Mjeda”. Po afrohet 1 gushti i vitit 2012, dhe do tė zhvillohen pėrsėri “Ditėt e Mjedės”, qė tashmė do tė jetė njė aktivitet i pėrvitshėm, e qė do tė zhvillohet nė kuadrin e pėrgatitjeve pėr festimet e jubileut tė 100-vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė.

Ju jeni marrė gjerėsisht me krijimtarinė e tij. Ēfarė nuk dimė ne pėr poetin Ndre Mjeda?

Duhet tė pranojmė se ende sot nuk bėhet sa duhet pėr promovimin e risive e zbulimeve shkencore. Pavarėsisht ndonjė rasti tė shkėputur, tek ne mungon mendimi kritik dhe sidomos kritika shkencore. Bėhet fjalė pėr krijimin e njė klime qė nxit e mbėshtet zhvillimet nė kėtė drejtim. Nuk kishte si tė ndodhte ndryshe edhe me studimet kushtuar Ndre Mjedės. Pėrveē disa kronikave e shkrimeve dhe emisioneve televizive miqėsore, nuk ka njė skanim kritik tė kėsaj esesė monografike, qė ka ngritur shumė probleme, shumė hipoteza, shumė pikėpyetje, ka shtruar pėr diskutim vizione tė reja lidhur me ēaste tė caktuara tė jetės sė Mjedės, qoftė tė metodės krijuese tė tij, qoftė tė risive tė sjella me punimin tone 40-vjeēar. Qė nga viti 2004 ne po botojmė nė mėnyrė konsekutive 11 vėllime me mbi 6 mijė faqe shkencore. Deri mė tani janė botuar 8 vėllime. Brenda kėtij viti, duhet tė dalė vėllimi i ri Mjeda-6/2 (Bibliografia, mbi atė). Pa u ndalur nė vepra, dorėshkrime tė zbuluara, risi tė sjella, apo modele tė prezantuara, mund t’u pėrgjigjem nė mėnyrė direkte: Shumė pak ose aspak dihet nga populli, nga rinia shkollore, qoftė edhe nga rrethet intelektuale, pėr profilin prej reformatori, prej vizionari, prej misionari (nė kuptimin mė tė gjerė tė fjalės), prej politikani e ambientalisti, prej prijėsi edhe prej orakulli. Herė pas here, me raste tė caktuara, nuk do tė mėnoj t’i pėrgjigjem mė nė detaje kėsaj pyetjeje. Vėllimet e botuara nga ana jonė kanė karakter tė rėndė akademik, por premtoj qė brenda vitit 2012 tė botoj vėllimin e njėmbėdhjetė qė do t’u japė pėrgjigje njerėzve nė kushtet e njė shoqėrie qė vrapon tė zėrė trenin e fundit.

Pak kohė mė parė, pėrmes njė shkrimi nė “Gazeta Shqiptare”, ju folėt edhe pėr vepra tė panjohura tė Mjedės. Ku kanė shkuar kėrkimet tuaja pėr to?

Pėr momentin mund tė them se krahas vazhdimit tė botimit tė vėllimeve Mjeda, dhe punės pėr kompleksin muzeal “Mjeda”, po vazhdoj kėrkimet pėr tė futur nė dorė vepra, dorėshkrime e relike tė Mjedės. Vazhdojmė punėn pėr tė futur nė dorė dhe promovuar gramatikėn shqipe nė dorėshkrim tė Mjedės. Kėto ditė pres tė marr dorėshkrime e dokumente qė vijnė nga biblioteka e arkiva tė universiteteve mė tė famshme tė Europės, nė tė cilat punoi Mjeda gjatė 20 viteve tė studimeve jashtė vendit. Tė gjitha rastet do tė vrapoj pėr t’i studiuar dhe publikuar ato, me qėllim qė tė bėhen pronė e publikut tė vėmendshėm.

A ka ai vendin e duhur sot nė kulturėn e kombit shqiptar?

Pavarėsisht nga studimet dhe kėrkimet e vazhdueshme, Mjeda mbetet ende nė hije, ende i pandriēuar, ende i pazbuluar. Njė njeri modest dhe i tėrhequr, por edhe rebel dhe opozitar siē qe Mjeda, pėr njė njeri qė ka hapur gjithnjė probleme dhe debate, ėshtė fare e kuptueshme qė mos tė pritet vendosja e menjėhershme e tij nė vendin qė i takon nė Panteonin Kombėtar. Mjeda jetoi dhe filloi tė krijonte qė nė moshėn 15-vjeēare. Ai shkroi dhe krijoi nė mėnyrė tė ndalur dhe me intensitet tė madh. Mendja dhe vepra gjeniale e tij i bėnė nder kombit shqiptar; ishte kolos i letrave shqipe, liriku, prozatori, gjuhėtari, pionieri i arsimit kombėtar, arkitekti, artisti, historiani, bujku, mekaniku, veterani i ēėshtjes kombėtare. Nė Hamburg 1902, la pa gojė duke ligjėruar nė latinisht gjuhėtarėt mė tė mėdhenj tė botės, me tė cilėt ruajti letėrkėmbim tė vazhdueshėm. 11 vjeē, mėsuesi Petroviq e cilėson me njė talent tė jashtėzakonshėm, 15 vjeē hartonte poezi origjinale nė latinisht, 18 vjeē shkruan “Vllavrasin”, 20 vjeē “Vajin e Bylbylit”. Profesor nė Filozofi reformoi leksionet pėr teorinė e Thoma Akuinit. Mjafton tė shohim tabelėn kronologjike tė shkurtuar tė ēasteve kryesore tė jetės dhe tė veprave tė Mjedės....

Nė muajt e verės ka nisur puna pėr restaurimin e qelės sė Mjedės, nė Kukėl. Nė ē’fazė ėshtė puna?

Po bėhet njė punė shumė e mirė, e cila ka filluar nga restaurimi i Kishės sė Shėn Shtjefnit. Kėto ditė do fillojė shtrimi me pllaka me ngjyra i dyshemesė sė kishės dhe do tė vendosen vetratat e dritareve me xhama me ngjyra. Shumė shpejt, do fillojė puna edhe pėr restaurimin e shtėpisė sė Mjedės qė ėshtė aty pranė, vepėr e projektuar nga Mjeda dhe ku poeti ka marrė pjesė nė ndėrtimin e saj (1906-1907). Nė mes tė dy ndėrtesave, nė njė hapėsira prej 30-35 metėr katrore do tė vendoset varri monumental i Mjedės, shtatorja prej bronzi e poetit, si edhe njė obelisk pėr tė pėrkujtuar njeriun qė i dha aq shumė arsimit, letėrsisė, shkencės dhe ēėshtjes kombėtare. Me realizimin e kėtij projekti me rėndėsi pėr kulturėn kombėtare, por edhe pėr zhvillimin e turizmit kulturor janė angazhuar, brenda e jashtė vendit, njė rreth i madh njerėzish, artistėsh, krijuesish, biznesmenėsh, institucionesh. Mund tė themi se ėshtė nė fazėn fillestare, por rėndėsi ka qė i gjithė mekanizmi i ngritur po funksionon shumė mirė. Mendohet qė me rastin e festės “Ditėt e Mjedės” nė 1 gusht 2012, njė pjesė e mirė e projektit tė jetė i realizuar.

Njė tjetėr problem qė endet pėrreth figurės sė Mjedės ka tė bėjė me eshtrat e tij. Nė gusht, drejtues tė lartė shtetėrorė qenė nė Kukėl, por a premtuan ata ndihmė pėr kontribute konkrete pėr realizimin e projektit tuaj pėr kompleksin muzeal “Ndre Mjeda”?

Nė gusht, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kurse tani, nė nėntor, ministri i Kulturės, Aldo Bumēi, ishin tė pranishėm nė veprimtaritė pėrkujtimore, kulturore qė u organizuan nė Kukel. E vlerėsoj shumė prezencėn dhe angazhimin e tyre pėr tė ndihmuar nė kėtė projekt gjigant dhe shumėpėrmasor. Pėr ēėshtjen e eshtrave tė Mjedės, kemi krijuar njė grup intelektualėsh, i cili mbledh tė dhėna pėr kėtė problem tė ndjeshėm. Kėrkimet vazhdojnė, por ende deri mė sot nuk kanė njė rezultat konkret. Shpresojmė qė tė mos kenė pasur fatin e keq, qė njė dorė mizore t’i ketė zhdukur fare. Nėse kjo nuk ka ndodhur, atėherė mendoj se eshtrat e Mjedės herėt a vonė do tė kthehen nė vendin ku e ka lėnė testament vetė Mjeda me gjallėri tė ti: Tė varrosej nė Kukel, aty ku jetoi, punoi e meshoi pėr 30 vite. Tani presim qė Ministria e Kulturės ta shpallė monument kombėtar. Kjo do u hapė rrugė realizimit tė masave tė tjera. Unė besoj se tashmė strukturat e shtetit, shoqėria shqiptare e nė pėrgjithėsi rrethet intelektuale e shkencore janė angazhuar pėr realizimin e kėtij projekti ambicioz, qė pėrveē tė tjerave do ta kthejė kėtė Kuklin nė njė vend pelegrinazhi pėr tė huajt e vendasit.

Komunizmi iu mori shumė, shkrimtarėve, artistėve dhe klerikėve. A ua ka kthyer ato demokracia?

Diktatura komuniste u ka borxh shumė etėrve shpirtėrorė tė shqiptarėve: shkrimtarėve, artistėve dhe klerikėve. Ishte vetė sistemi diktatorial qė nuk lejonte lirinė e fjalės dhe atė tė besimit. Bile pretendonte tė kontrollonte edhe mendimet e njeriut shqiptar. Ndėrsa me klerin i lau duart shpejt sepse i mbylli institucionet e tij dhe luftoi deri nė absurd prirjen e njeriut shqiptar pėr tė besuar, me letėrsinė dhe artin pėrdori taktikė tjetėr. Mbasi penalizoi, luftoi dhe zhduku elitėn, mori frenat nė dorė, dhe krijoi kastėn e shkrimtarėve dhe artistėve proletarė qė kishin pėr detyrė t’i kėndonin hasana, sistemit dhe kreut tė saj. Nė kėtė proces tė gjatė, komunizmi pėrdori njė rrjetė tė tėrė filtrash qė mos tė lejonin qė tė depėrtonin nė kėto fusha, bijtė e tė “deklasuarve”. Bile edhe njė shkrimtar si Mjeda u censurua, u redaktua. Mjeda nė ndonjė rast u pranua pėr gjysmė, nė njė rast tjetėr u luftua me gjysmė. Tregues janė veprat e Mjedės tė redaktuar, por edhe fakti qė sot prej dy dekadash nuk dihen ku kanė pėrfunduar eshtrat e tij. Pati edhe disidencė, pati edhe pėrpjekje pėr origjinalitet, por shumė vetė qė i hynė kėsaj rruge mbeten nė rrjetėn e organeve tė diktaturės, u vranė, u burgosėn apo u internuan. Parė nga sot, mendoj se ai art dhe ajo letėrsi duhet pranuar si njė realitet, sepse edhe asaj kohe pati pėrpjekje pėr art, pėr origjinalitet. Por gjithsesi u krijua njė gropė e madhe qė edhe sot nuk mendoj se ėshtė e mbushur. Ai realitet, ato krijues qe i shėrbyen kastės sė oborrit, sot nuk mund t’i pranojnė mentalitetet, metodat dhe zakonet e reja, qė synojnė njė letėrsi dhe art tė vėrtetė. Ata bėhen pengesė nė njė mėnyrė a njė tjetėr pėr lulėzimin e njė plejade tė tėrė artistėsh e krijuesish tė rinj e tė talentuar.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:36.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.