Kosovė- Jo perspektivė per rinin
S' do te behet mire
Nuk zbehet dėshira pėr migrim
Edhe katėr vjet pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, dėshira e kosovarėve pėr tė migruar nė vende tė ndryshme tė botės nuk ėshtė zbehur, thonė qytetarėt kosovarė. Ata konsiderojnė se vitet e shtetėsisė, nuk e kanė ndryshuar gjendjen socio- ekonomike nė Kosovė.
Miloti Belegu, student nė Fakultetin e Ndėrtimtarisė nė Universitetin e Prishtinės, thotė se do tė migronte nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pėr tu avancuar mė tepėr nė profesionin e tij.
Pėrmirėsime ka diēka nė sferat tjera, por pėr momentin, meqė unė ende jam nė fakultet, universiteti ynė kushtet i ka minimale. Kosovėn nuk e kisha lėnė pėr krejt, por pėr tu avancuar nė aspektin profesional kisha shkuar nė Kanada, thotė Miloti.
Edhe Rita Rahmani, thotė se me dėshirė do tė largohej nga Kosova pėr tė jetuar nė Angli:
Nuk janė kushtet e mira pėr jetesė nė Kosovė dhe kurrfarė rregullash nuk ka. Shteti si shtet nuk funksionon dhe pėrfundimisht do ta ndėrroja vendin, do te shkoja nė Londėr pėr tė jetuar pėrgjithmonė.
I riu tjetėr, Gazmend Krasniqi, punon nė sektorin privat. Por, Gazmendi thotė se pėr njė mirėqenie sociale, me dėshirė do ta braktiste Kosovėn.
E kisha braktisur Kosovėn, pasi kushtet janė shumė tė kėqija pėr njė jetė normale. Unė punoj nė sektorin privat dhe kjo nuk ėshtė e sigurt. Pikėrisht pėr kėtė e kisha lėnė vendin e punės, pėr tė gjetur njė jetė mė tė mirė. Ndėrsa, do tė kisha bėrė pėrpjekje pėr tė migruar nė vendet skandinave, pohon Krasniqi.
Agim Paca, njohės i ēėshtjeve statistikore - juridike, konsideron se gjendja ekonomike paraqitet katalizatori dhe nxitėsi kryesor qė tė rinj dhe familje tė shumta tė pėrcaktohen pėr njė perspektivė dhe jetė normale nė ndonjė vend tė Bashkimit Evropian.
Pjesa dėrmuese e kėtyre qė shkojnė janė kryesisht qytetarė, tė cilėt nuk kanė mundėsi qė tė gjenerojnė mjete materiale dhe perspektivėn e shohin ose te mbėshtetja nė ndihma sociale, ose shpresojnė se do tė gjejnė ndonjė vend pune, jashtė vendit dhe tė sigurojnė ekzistencėn pėr vete dhe familjet e tyre, thekson Paca.
Por, ajo qė mbetet shqetėsuese nė kėtė drejtim, sipas profesorit Paca, ėshtė se qytetarėt Kosovėn e braktisin nė mėnyrė ilegale, pasi vendet e Bashkimit Evropian mė nuk pranojnė azil-kėrkues nga Kosova.
Nėse nuk ka lėvizje tė lirė, atėherė qytetarėt zgjedhin edhe format alternative. Po tė kishin mundėsi qė tė qarkullojnė lirshėm nėpėr Evropė, sigurisht se ato rrugė dhe ato alternativa tė rrezikshme, jo tė dėshirueshme, kishin mbetur anash dhe nė mėnyrė legale do tė ishte udhėtuar pėr tė kėrkuar njė perspektivė ekonomike, sqaron Paca.
Ministri i Diasporės, Ibrahim Makolli, mė herėt ka thėnė pėr Radion Evropa e Lirė, se shumė tė rinj kosovarė vizitojnė kėtė institucion, pėr tu interesuar pėr mundėsitė e migrimit nė shtete tė ndryshme tė Bashkimit Evropian. Edhe pse, sipas tij, pėrpjekjet e qytetarėve kosovarė pėr tė lėshuar vendin janė tė kota, pasi, siē ka thėnė Makolli, vendet e Evropės nuk pranojnė mė azilkėrkues nga Kosova.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 18-02-12 nė 15:27
|